LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin molotov drejt godinës, Këlliçi: Nëse Veliaj nuk largohet, protestat nuk përfundojnë

• Qytetarët kanë mbajtur sot protestën e radhës para bashkisë Tiranë. • Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur koktejl molotov drejt godinës së Bashkisë. • Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. • Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve. • Deputeti demokrat Asllan Dogjani është shprehur se për shkak të kësaj situatë dhe kësaj qeverie, qytetarët dhe të rinjtë po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi. • Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ka hasur probleme për shkak se është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka bërë që fonia të mos punojë dhe qytetarët të mos mbajnë dot fjalimet e tyre. • Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet. • Këto protesta kanë ardhur pas arrestimit të drejtorëvë të bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D. 

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Përplasje në tubimin kundër Veliajt, protestuesi i gjuan me shqelm gruas (VIDEO)

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Pamje nga sherri

TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandalit “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Kjo është protesta e tetë që mbahet para godinës së Bashkisë, dhe ashtu si tubimet e mbajtura më herët edhe protesta e sotme është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

 

Por një incident është regjistruar jashtë gardhit metalik të vendosur para Bashkisë mes dy protestuesve. Një grua është konfliktuar si fillim verbalisht me një protestues mashkull, dhe më pas sherri ka degruar deri në përplasje fizike. Nuk dihet ende pse dy protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërkohë siç mund të shihet edhe në video në një moment burri i gjuan me shqelm gruas e cila rrëzohet në tokë. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të kuptuar arsyen e konfliktit, ndërsa skena ka shkaktuar shqetësim edhe tek protestuesit e tjerë.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa protesta e radhës u thirr të martën e ardhshme në orën 11:00.

 

2 VITE ME PARE

“Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha se në Afrikë”, Këlliçi: Dokumentet do t'i publikojmë në vijim

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Protesta

TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve. Nga protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi tha se vjedhjet në bashkinë e Tiranës kanë qenë më të mëdha se në Afrikë. Po ashtu, Këlliçi tha se ata nuk do tërhiqen nga protestat pa e çuar Veliajn në vendin që meriton.  

“Erion Veliaj do të mbahet mend si simboli i vjedhjes dhe i hajdutërisë. Pra meje dolën shumë qytetarë. Unë në emër tuaj do të doja të kishit mbajtur një minutë heshtje për Tanush Mulletin, nipi i Qazim Mulletit. Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në bashkinë e Tiranës është më e madhe se në Afrikën e Jugut. Dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku ka marrë 700 milionë euro, Kujtim Qefalia 55 mln euro tendera për familjarët e tij. A e imagjinoni se sa para ka marrë Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa e çuar Veliajn aty ku e meriton. Ti vërtetë sot ke halle, por po të bëhet një hetim pasuror ty nga SPAK dhe për familjarët e ty, ti që rrahe gjoksin dhe the se ke punësuar 11700 punonjës. Të gjithë hajdutët janë në bashki," tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta te Bashkia Tiranë, Dogjani: Këta hajdutë kanë bërë që qytetarët shqiptarë të largohen

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Asllan Dogjani

TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Tiranës për shkak të korrupsionit dhe vjedhjet nga drejtorët e Bashkisë Tiranë. Në protestë ka marrë pjesë dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë. Dogjani është shprehur se për shkak të kësaj situatë dhe kësaj qeverie, qytetarët dhe të rinjtë po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi.

"Dua t’ju falënderoj juve që dilni këtu për të protestuar. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës që për shkak të frikës të kësaj diktature që po instalohet nuk kanë mundësi për të ardhur sepse kërcënohen nga shteti dhe pushteti. Këta janë hajdutë që e shikoni që me hajdutërinë e tyre kanë bërë që qytetarët e Tiranës të largohen, por jo vetëm, të largohen edhe  gjithë shqiptarët. A e shikoni se çfarë moshe jemi ne këtu, shikoni moshën mesatare, Ku janë djemtë tanë. Ku është rinia, ku janë vajzat dhe djemtë tuaj. Janë larguar për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën në vendin e vet. Prandaj ne jemi këtu, për të protestuar kundër këtyre hajdutëve. A e dini se sa vuan një qytetar i Tiranës. A e dini se prona vidhet. A e dini se qytetarët e Tiranës kur dalin në mëngjes janë nën kërcënimin e kësaj diktature. Në në Tiranë jemi në pamundësi për të marrë shërbimet e përditshme, prona vidhet, qytetarët nuk kanë mundësi që të marrin shërbimin shëndetësor. Qytetarët nuk kanë mundësi të marrin arsimin. Nuk ka mbetur një copë tokë pa u vjedhur, pa u bërë ndërtim," tha Dogjani.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

2 VITE ME PARE

"Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat," Teliti: Do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Teliti

TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës, Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protests e radhës përpara Bashkisë së Tiranës nuk do ndalet kurrë.

Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protestat nuk ndalen se fiken dritat. Ai më tej shtoi se një ditë do ia dalin me mjete demokratike të mosbindjes civile dhe të qënrdojnë të fortë e të bashkuar.

“Protesta nuk do të ndalojë kurrë. Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat. Nuk ndalon protesta se ju mundoheni të shtypni me këmbë të drejtat e protestuesve. Nuk ndalon protesta se ju përfaqësoni sot diktaturën e vitit 2024. Ne do protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë. Një ditë do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile.

Të gjithë të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar. Forcën e protestës demokratike nuk ka as polici, as ushtri që ta ndalojë. Përkundrazi do jetë policia dhe ushtria që do bëhet me protestuesit dhe qytetarët se ne jemi me të drejtën dhe të vërtetën,” tha Teliti.

2 VITE ME PARE

Shkëputet energjia elektrike në protestë, protestuesit hedhin flakadanë drejt Bashkisë

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ka hasur probleme për shkak se është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka bërë që fonia të mos punojë dhe qytetarët të mos mbajnë dot fjalimet e tyre. Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Malkaj: Policët mbrojnë lezbiket! Populli të çohet në protesta të mëdha për këto skandale

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës së opozitës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se policët para bashkisë janë për të mbrojtur çiftin e lezbikeve.

Malaj theksoi se duhet që të reagohet ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, të mbushur me skandale. Ai shtoi se populli është i shtrirë barkas dhe se kryeministri i shkel dhe shqiptarët nuk dëgjohen dhe nuk protesotjnë. Ai bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protestë kundër këtyre skandaleve. 

"Tani e kuptoj pse janë gjithë këta policë. Policët janë në mbrojtje të çiftit të lezbikeve. Po të ishte ky popull trim, kryeministri nuk do ishte sot në detyrë. Është skandal që njëra nga vajza lezbike kishte një fëmijë në dorë. Si nuk u çua dikush për këtë skandal?

Ne jemi popull shtrirë barkas, që na shkel kryeministri me këmbë dhe ne nuk ndihemi. Njerëz, mbushni xhepat me gurë kur të vini këtu. Jemi populli më qesharak në botë, nuk protestojmë. Ndonjëherë ne zihemi me veten, jo me këta, që çfarë nuk po na bëjnë. Populli të çohet në protesta të mëdha për këto skandale," tha ai.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Me portokalle, mollë e vezë, me çfarë janë pajisur protestuesit para bashkisë Tiranë

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Protesta

TIRANË- Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë Tiranë kundër korrupsionit të dosjes 5D. Qytetarët kanë marrë me vete si gjithmonë, mollë, portokalle dhe vezë, të cilat i kanë gjuajtur në godinën e bashkisë. Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit kanë shpërndarë ujë për policët e vendosur përpara Bashkisë së Tiranës. Duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe situatën që është krijuar në Bashki, protestuesit kanë zgjedhur që të blejnë shishe me ujë dhe t'ua japin efektivëve të policisë që ndodhen në vijë të parë. 

 

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

2 VITE ME PARE

"Protestat nuk mbarojnë derisa të largohet hajduti", Këlliçi: Kemi zbuluar fakte për dy administratorë të ish-komunave të Tiranës, do ti kallëzojmë në SPAK

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Foto ilustruese

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protstën e radhës së opozitës. Para protestës Këlliçi foli për mediat ku ka denonciar sërisht rastet të cilat janeë zbuluar fakte për dy administratorë të dy ish komunave të Tiranës.

Këlliçi u shpreh se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti dhe se shpesh dëgjohet se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen derisa hajduti i bashkisë të largohet.

"Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK. Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë." tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Protesta

TIRANË- Protesta para bashkisë Tiranë ka nisur fuqishëm ditën e sotme. Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur koktejl molotov drejt godinës së Bashkisë. 

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

2 VITE ME PARE

Opozita sërish sot në protestë para bashkisë së Tiranës

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para Bashkisë Tiranë, hedhin
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme ditën e sotme pritet që qytetarët të mblidhen para bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj.

Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme e cila do të mbahet rreth orës 11:00 në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta. Këto protesta kanë ardhur pas arrestimit të drejtorëvë të bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D.

 

proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi