LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuza për ngacmim dhe bullizim ndaj stafit! Jep dorëheqjen zëvendëskryeministri në Britani të Madhe, Raab: Kërkoj falje

• Zëvendëskryeministri Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi një raport që hetonte akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmim, iu dorëzua kryeministrit Rishi Sunak. • Raab tha se kishte premtuar të jepte dorëheqjen nëse hetimi do të zbulonte prova se ai kishte ngacmuar dhe bullizuar stafin e tij. • Ankesat për sjelljen e Raab nga disa nëpunës civilë u hetuan nga avokati i lartë Adam Tolley KC. • Kolegët e Raab, të cilët nuk janë përfshirë në hetim, kanë thënë se ai mund të jetë "shumë nënçmues" në disa raste, madje disa herë ka bërë një anëtar të stafit të qajë. • Wes Streeting i Laburistëve më herët e akuzoi Sunak si të dobët pasi mori kohë për të shqyrtuar raportin dhe nuk veproi menjëherë. • Por, Sekretari i Transportit Mark Harper mbrojti kryeministrin, duke thënë se donte të informohej me të gjitha detajet. • Dhjetra njerëz, përfshirë vetë Raab, dhanë dëshmi për hetimin, i cili filloi nëntorin e kaluar.• Për dorëheqjen Raab ka shkruar një letër, ku thotë se ndihet ‘i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit’, teksa thekson se raporti nga Adam Tolley KC ‘i hodhi poshtë të gjitha, përveç dy prej pretendimeve të ngritura kundër tij. • Pas akuzave për 'ngacmim' të stafit, në letrën e tij Raab ka shprehur keqardhje dhe ka kërkuar ndjesë për çdo ofendim drejtuar punonjësve.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pas akuzave për 'ngacmim' të stafit, Raab kërkon falje: Më vjen keq për çdo ofendim të paqëllimshëm...

Akuza për ngacmim dhe bullizim ndaj stafit! Jep dorëheqjen
Dominic Raab

BRITANI E MADHE- Dominic Raab kërkon falje pas akuzave për 'ngacmim' të stafit. Raab gjatë dorëheqjes së tij të publikuar në Twitter ndër të tjera iu ka kërkuar falje punonjësve nëse ndonjëherë janë ndjerë të ofenduar, shruan BBC.

Gjithashtu në një pjesë tjetër të letrës së tij të dorëheqjes ai ka ritheksuar se raporti verifikoi se në katër vjet si zëvendëskryeministër ai nuk i ka bërtitur askujt.

"Më vjen sinqerisht keq për çdo stres apo ofendim të paqëllimshëm që ndonjë punonjës ndjeu. Por asnjë herë, në katër vjet e gjysmë, nuk i kam bërtitur dikujt, aq më pak të kem frikësuar fizikisht dikë, as nuk kam ngacmuar qëllimisht dikë",-thuhet në letrën e dorëheqjes.

Akuzat në lidhje me Rabb u shfaqën në nëntor, me akuzat e ngritura nga ish-stafi që pretendonte se ai krijoi një "kulturë frike" në departamentet e tyre. Rabb i mohoi akuzat dhe kërkoi një hetim për veten e tij pas dy ankesave zyrtare. Me kalimin e javëve, më shumë akuza dolën në dritë, me një raport që sugjeronte se ishin bërë deri në 24 ankesa.

3 VITE ME PARE

Dorëheqja e Raab/ Akuzohet për 'vonesë' të vendimit, Sekretari i Transportit mbron kryeministrin: Sunak ka të drejtë të shqyrtojë gjatë akuzat

Akuza për ngacmim dhe bullizim ndaj stafit! Jep dorëheqjen
Dominic Raab dhe Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Sekretari i Transportit Mark Harper ka mbrojtur kryeministrin, Rishi Sunak pasi u kritikua nga konservatorët e lartë për "vonesë". The guardian raporton se sipas Harper, Sunak ka të drejtën për të vonuar vendimin për raportin e bullizmit të Raab.

Sipas Harper kryeministri britanik po shqyrton një raport të gjatë në akuzat se zëvendësi i tij ka ngacmuar stafin dhe kërkon kohë të majftueshme.

"Gjëja e duhur për kryeministrin është të lexojë raportin për të kuptuar faktet. E gjithë çështja se pse Adam Tolley iu kërkua të bënte hetimin ishte të vërtetonte faktet, të dëgjonte ankesat, të fliste me Dominic Raab dhe me njerëz të tjerë të përfshirë në proces. Është raporti që do të përcaktojë faktet dhe mbi bazën e atyre fakteve ai mund të ecë përpara,”- është shprehur Harper në një deklaratë për mediat.

Kryeministri Rishi Sunak, i cili mori raportin dje ende nuk ka komentuar hetimin prej pesë muajsh mbi pretendimet e zbuluara se Raab ka ngacmuar stafin.

3 VITE ME PARE

Dominic Raab jep dorëheqjen si zëvendëskryeministër: I detyruar të pranoj rezultatin e hetimit

Akuza për ngacmim dhe bullizim ndaj stafit! Jep dorëheqjen
Dominic Raab

BIRITANI E MADHE- Zëvendëskryeministri Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi një raport që hetonte akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmim. BBC raporton se Raab me anë të një postimi në Twitter ka bërë publike dorëheqjen e tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Raab thotë se ai ndihet "i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit", por gjithashtu ai kundërshtoi gjetjet, duke i quajtur ato "të meta" dhe duke pretenduar se "krijojnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e një qeverisjeje të mirë".

'Hetimi do të ketë një efekt drithërues mbi ata që nxisin ndryshime në emër të qeverisë tuaj dhe në fund të fundit të popullit britanik."- shkruan Rabb.

Akuzat në lidhje me Rabb u shfaqën në nëntor, me akuzat e ngritura nga ish-stafi që pretendonte se ai krijoi një "kulturë frike" në departamentet e tyre. Rabb i mohoi akuzat dhe kërkoi një hetim për veten e tij pas dy ankesave zyrtare. Me kalimin e javëve, më shumë akuza dolën në dritë, me një raport që sugjeronte se ishin bërë deri në 24 ankesa.

dominic raab

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet