Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhet në Athinë ku zhvilloi takimin e radhës me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. • Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se vota e diasporës është e rëndësishme për të ardhmen e vendit si dhe për rrrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së. • Ai më tej shtoi se me votat e diasporës mund të realizohet ëndërra për tu bërë pjesë e Evropës.• Siç ka theksuar edhe herë të tjera Rama tha se më këtë hap vendi ynë do të këtë përfitime dhe shqiptarët do të jenë të barabartë me qytetarët evropianë. • Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të gabojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste për të realizuar objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027. • Ai ka theksuar se dera e BE-së nuk do të jetë e hapur gjithmonë dhe se këtë hap të rëndësishëm nuk mund të bëjë çdo kush. Rama tha se në tryezën evropiane do të ulemi si shqiponja. • Rama më tej vuri theksin në lidhje me marrëveshjen e pensioneve që prej kohësh po diskutohet me qeverinë greke. • Ai ka theksuar shpesh se është një marrëveshje e vështirë për tu arritur ndërsa tha se njohja e pensioneve mund të arrihet përmes anëtarësimit në BE. • Sipas tij përmes anëtarësimit në BE, pasaporta jonë do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportën greke. • Rama tha se më anëtarësimin në BE pasaporta greke nuk do tu duhet më shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë pasi do të jenë qytetarë evropianë. • Kryeministri edhe për vizitën e BE-së më 15 maji në Tiranë. • Rama u shpreh se pas BE-së në Tiranë do të vijnë edhe liderët e Evropës që nuk janë në BE. • Ai theksoi se shqiptarët duke votuar në zgjedhjet e 11 majit për PS-në do të dërgojnë mesazhin se duan të futemi në BE. • Rama ngriti edhe një skenarë tjetër atë të rikthimit të opozitës në pushtet theksa tha se imagjononi që liderët e vendeve të kenë bashkëbisedues Berishën të cilin e quajti bufi i kënetës. • Rama ka komentuar edhe deklaratat e opozitës së qeveria nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për 300 mijë vendet e punës. • Ai u shpreh se të dhënat tregojnë se janë regjistruar 1 327 000 të punësuar. • Teksa po fliste me shifra dhe të dhëna, Rama nuk ka nguruar të ironizojë opozitën. Kryeministri vuri theksin te problemet e opozitës me aritmetikën të cilat i ka cilësuar si probleme të rënda të rivalëve të tij.
13 artikuj për këtë temë.
ATHINË - Gjatë një vizite në Athinë, kryeministri Edi Rama shigjetoi partitë e vogla në skenën politike shqiptare, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj tyre. Ai i cilësoi si “shitës të vegjël qilimash” dhe deklaroi se ato nuk kanë ndryshuar në thelb, por vetëm në pamje dhe moshë.
Në fjalën e tij, Rama tha se këto parti mbështeten tek institucionet e drejtësisë për të rrëzuar Partinë Socialiste, por sipas tij, ky është një iluzion. “Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë, është që SPAK dhe Gjykata Speciale do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre”, u shpreh ai.
Kryeministri shtoi se "këto parti nuk sjellin asgjë të re në politikën shqiptare, duke akuzuar drejtuesit e tyre për nepotizëm dhe përfshirje të familjarëve në listat zgjedhore. “I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, duke i akuzuar se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për qytetarët."
Ai nënvizoi gjithashtu se Partia Socialiste nuk e sheh pushtetin si një punë të zakonshme, por si një mision për të çuar Shqipërinë drejt integrimit evropian. “Ne nuk jemi në një punë, por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane”, përfundoi ai.
ATHINË- Kryeministri Edi Ramanë takimin me emigrantët në Athinë, iu përgjigj një zonje e cila i shprehu shqetësime për administratën publike dhe për dokumentet e tokës së saj. Emigrantja u shpreh se administrata është zero teksa i tregoi eksperiencat e saj. Rama tha se shumë shërbime mund t’i marrin përmes platformës online e-Albania dhe nuk kanë nevojë për të ardhur në Shqipëri për të paguar para ose për të futur mik.
Ai shtoi se gjithashtu nuk ka nevojë të ketë kontakt me amdinistratën. Rama u shpreh se nëse administrata është zero atëherë, BE nuk do të thoshte se duhet që të futemi në union.
"Ju deri dje për të marrë një copë letër, duhet të vini në Shqipëri. Sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime drejtpërdrejt në platformën e Albania. Kështu që pjesa dërrmuese e shërbimeve nuk ka nevojë të vish në Shqipëri, të takosh administratës, të japësh lekë apo të fusësh mik. E vërteta duhet vendosur aty ku është, nuk po them se nuk ke të drejtë. Po të ishte zero nuk na thoshte BE hajdeni. Me administratën zero, negociatat me BE janë këto.
Momenti kur BE hajde futu, do të thotë se ke shtet që funksionon si BE. Mos më thoni se në Greqi është perfekt çdo gjë. Kur fillova këtë punë i kisha flokët të tëra të zeza dhe dhëmbët i kisha të miat. I kam të bukur, por nuk janë të mitë. Paketa ka këtë, e kemi bërë për të gjithë ata që kanë tokën në fshat, e të parëve por nuk kanë dokumentet. Atëherë në fshat e di që është toka jote. Paketa e maleve ka shumë njerëz që janë në zona të caktuara në veri apo në jug që e kanë tokën, por nuk kanë konflikt për tokën, nuk e kanë pranuar 7501. Këta nuk marrin dot leje për të zhvilluar diçka, kredi në bankë sepse nuk kanë hipotekën. Nëse futen te paketa, mjafton që këshilli bashkiak t’i japë një dëshmi që kjo është toka e këtyre që janë zotërues por nuk kanë letrat, merr atë dëshmi, ne i japim lejen e zhvillimit, merr kredinë e butë në bankë, paguan 1 euro dhe kur mbaron investimin, toka bëhet 100 përqind me hipotekë," tha Rama.
ATHINË - Kryeministri Edi Rama, nga Athina, ka përdorur ton ironik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke parashikuar reagimet e tij pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama tha se më 11 maj Berisha do të shpallë fitore, por më 13 maj, pas shpalljes së rezultateve, do të pretendojë një manipulim masiv të votave.
“Në 11 maj bufi do thotë fitore. Në datën 12 pasdite do shihni që nga këneta do fryjë ajo era dhe më 13 në mëngjes do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave. Ne e dimë këtë, por pas zgjedhjeve ajo që neve na intereson, është çfarë do bëjmë për të ndihmuar qytetarët”, u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë prezantoi gjithashtu “Paketën e maleve”, një skemë e cila, sipas tij, do të mundësojë investime pa taksa dhe pa TVSH për 10 vjet radhazi për 500 aplikantët e parë.
“Çfarë ka vërtet rëndësi janë projektet që i shërbejnë zhvillimit ekonomik. Me 'Paketën e maleve', ne u japim mundësi 500 investitorëve të parë të punojnë pa asnjë barrë fiskale për 10 vjet. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se qeveria do të vijojë me projekte të reja për të nxitur investimet dhe zhvillimin ekonomik, pavarësisht debateve politike që shoqërojnë fushatat zgjedhore.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët në Athinë i është përgjigjur pyetjes së një të riut nëse do të ketë një program për kredi të buta dhe apartamente nëse kthehen në Shqipëri. Rama u shpreh se ai nuk i thotë askujt së çfarë të bëjnë por u bëri thirrje emigrantëve të shohin dhe të vlerësojnë Shqipërinë.
Ram tha se kanë planifikuar 300 milionë euro për strehimin. Ai shtoi se kanë planifikuar të mbështesin emigrantët pasi sipas tij në këtë mënyrë besojnë se do krijojnë mundësi dhe për çiftet e reja.
"E para njëherë unë nuk i them askujt çfarë duhet të bëj, secili mendon atë që duhet të bëj. Unë nuk hyj tek ata që t’i them të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë për jetën e tyre. Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni mundësinë që të ktheheni. Të paktën kur i hapni televizorët në darkë sigurohuni që mos t’i keni fëmijët se aty dalin lajme me gjysmë të vërteta.
Realiteti i jetës së përditshme ka probleme. Ja u thashë që në Shqipëri punonin 1 milionë vetë sot punonojnë 1 milionë e 327 mijë vetë. Mbi të gjitha kini parasysh se këtu nuk ju mban njëri me strehim kur punoni në turizëm, plus taksat e keni të larta. Në këto vite praktikisht kemi ndërtuar nga e para dhe kemi mbështur për efiçencën e energjisë 65 mijë shtëpi. Kemi planifikuar 300 milionë euro për strehimin dhe kemi planifkuar të mbështesim emigrantët dhe në këtë mënyrë ne besojmë se do krijojmë mundësi dhe për çiftet e reja," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka pikasur "dashurinë" mes dy të rinjve në stolat e sallës ku po mbahej takimi i tij me emigrantët në Athinë. Rama nuk ka nguruar të nxjerrë në pah se pëlqimi mes dy të rinjve është i qartë teksa i dha kurajo të riut t'ia shprehte ndjenjat vajzës dhe ta nxirrte për kafe.
Kryeministri vijoi batutat duke i thënë të riut që të mos kursehet po ti japë një lëng portokalli vajzës dhe pse jo të dalin edhe për darkë. Ai më tej i dha shpresa edhe djalit teksa i tha se vajza do ta pranojë atë pasi i duket në sy.
"Ti i martuar je përshembull? Nuk je i martuar. Po e dashuron atë vajzën që ke në krah apo nuk ja ke thënë akoma. Mirë gjeje kurajon, thuaja. Ja ajo tani po kthen kokën andej dhe thotë shyqyr që ta thashë unë ty, se ajo ka kaq kohë që po pret dhe thotë thuaje, thuaje. Thuaja. Dilni për një kafe. Mos ji koprac. Jepi një lëng portokalli, pastaj ashtu si padashje thuaj do shkojmë për darkë. Ajo do pranojë se e shoh nga sytë që mezi po pret dhe nëse në fund nga gjithë ky proces ju do jeni çift i ri do përfitoni nga këto kredi të lehtësuara," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Athinë ka folur në lidhje me vizitën e BE-së më 15 maji në Tiranë. Rama u shpreh se pas BE-së në Tiranë do të vijnë edhe liderët e Evropës që nuk janë në BE.
Ai theksoi se shqiptarët duke votuar në zgjedhjet e 11 majit për PS-në do të dërgojnë mesazhin se duan të futemi në BE. Rama ngriti edhe një skenarë tjetër atë të rikthimit të opozitës në pushtet theksa tha se imagjononi që liderët e vendeve të kenë bashkëbisedues Berishën të cilin e quajti bufi i kënetës.
"Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s.
Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve shqiptarë në Athinë foli në lidhje me reformën në drejtësi dhe hapat e ndërmarrë deri më tani. Rama u shpreh se ka rezerva dhe habitet kur ka raste të lajthitjeve të pushteteve të tjera. Ai theksoi se tani shqiptarët e njohin kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas Ramës Dumani më parë nuk kishte thirrur një politikan pasi shpatën e drejtësisë e kishte bufi kënetës. Rama theksoi se ai e mbate shpatën e drejtësisë për të futur në burg Fatos Nanon. Kryeministri shtoi se e çmon punën e SPAK.
"Kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje. Që liria individuale mos të diskutohet më dhe barazinë para ligjit duhet Mjafton të dëgjoni bufin që thotë në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrijë spakun. Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte.
Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi kënetës për të futur në burg Fatos Nanon. Ne sot e cmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të radhës me emigrantët në Greqi nuk ka "harruar" të kujtojë Lulzim Bashën. Rama gjatë fjalës së tij e ka cilësuar Bashën si dashuria e tij teksa kreun e PD-së Sali Berisha e ka quajtur bufi i kënetës. Ai u shpreh se Basha dhe Berisha nuk e donin reformën në drejtësi dhe se donin ta votonin reformën dhe vettingun e SPAK.
Rama theksoi se PS ka një mision që ta bëjë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. Ai shtoi se duke i dorëzuar shpatën drejtësisë ajo shpatë mund të bjerë edhe mbi kokat e tyre. Rama theksoi se nuk është i penduar teksa tha se është krenarë për këtë hap të arritur.
"Më 11 maj është ftesë për tu bashkuar të gjithë në trenin e historisë. E dini mirë se Shqipëria sot po ndryshon edhe në një aspekt, në aspektin e barazisë para ligjit. Për herë të parë që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, njerëz të lidhur me pushtetin politik, figura me fuqi po shkojnë para drejtësisë. Prokurorisë dhe gjykatës të pavarur po i marrin në pyetje, po hetojnë, akuzojnë dhe dënojnë.
Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje.
Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista.
Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për të bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Athinës u ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë numrin 5 për Partinë Socialiste. Rama më tej vuri theksin në lidhje me marrëveshjen e pensioneve që prej kohësh po diskutohet me qeverinë greke.
Ai ka theksuar shpesh se është një marrëveshje e vështirë për tu arritur ndërsa tha se njohja e pensioneve mund të arrihet përmes anëtarësimit në BE. Sipas tij përmes anëtarësimit në BE, pasaporta jonë do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportën greke. Rama tha se më anëtarësimin në BE pasaporta greke nuk do tu duhet më shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë pasi do të jenë qytetarë evropianë.
"Deri dje kishte vetëm një rrugë që të negociohej me qeverinë greke me të cilën sot kemi marrëdhënie shumë të mira dhe të bëjmë atë që bëmë me italianët, që na morën frymën me vite të tëra. Por, ka edhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5 dhe njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE, sepse në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportë greke që nuk do u duhet fare.
Kini parasysh që pasaporta greke mund t’iu duhet vetëm nëse ndonjëherë apo ndonjëra do ketë ambicie të bëhet deputet në parlamentin grek. Me pasaportën shqiptare të BE, mund të kandidojnë për kryetarë bashkish, këshilltarë bashkiak në Greqi dhe të gjitha vendet e BE. Me atë pasaportë, më 11 maj, Shqipëria futet në një proces që në pak vite bëhet e madhe sa BE dhe Be bëhet e vogël sa Shqipëria dhe të shkosh nga Greqia në Portugali apo Suedi dhe shkon me të njëjtën lehtësi," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët e diasporës në Athië ka folur në lidhje me rëndësinë e votës së tyre për rrugëtimin e mbetur për tu anëtarësuar në BE. Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të gabojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste për të realizuar objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027.
Ai ka theksuar se dera e BE-së nuk do të jetë e hapur gjithmonë dhe se këtë hap të rëndësishëm nuk mund të bëjë çdo kush. Rama theksoi se në tryezën evropiane do të ulemi si shqiponja.
"Sot ju i duheni vendit më 11 maj për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që çdo prind në të gjithë botën jashtë kufijve të Shqipërisë i ka fëmijëve të vet, që t’u japë pasaportën europiane dhe t’u thotë mësoje gjuhën greke, kulturën, mësoi të gjitha gjuhët e Europës, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde që je shqiptar. Duke u bashkuar me Edi Ramën dhe PS ke mundësi të shkon në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si Europian mes europianëve.
Greqia është vendi që keni punuar, por nuk ka nevojë që Shqiponjën ta ndërroni, apo ta harroni. Me pasaportën Europiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Europës si Shqiponja. Në të gjitha tryezat ku mblidhet Europa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë, ashtu do të jetë përfaqësuesi i shqipes dhe do të flasë shqip dhe të gjithë të tjerët vënë kufjet për të dëgjuar se çfarë thotë shqiptari. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë, nuk duhet të mendojnë se dera e hapur do të jetë aty e hapur gjithmonë. Përballë këtij treni të historisë që ka ndaluar, nuk duhet të mendojnë se këtë gjë mund ta bëjë çdokush," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët në Athinë ka komentuar deklaratat e opozitës së qeveria nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për 300 mijë vendet e punës. Rama u shpreh se të dhënat tregojnë se janë regjistruar 1 327 000 të punësuar.
Teksa po fliste me shifra dhe të dhëna, Rama nuk ka nguruar të ironizojë opozitën. Kryeministri vuri theksin te problemet e opozitës me aritmetikën të cilat i ka cilësuar si probleme të rënda të rivalëve të tij.
"Sot kemi vënë plotësisht nën kontroll borxhin, dhe me 55 % renditemi sot në nivelin e vendeve europaine. Sot kreditë e këqija janë nën 5 %. Për të gjithë ata që kanë nisur ta shohin Shqipërinë si vendin ku duna të kthehen por ngurrojnë e janë të pasigurt nëse do të gjenë aty të paktën atë që kanë këtu, unë ju them që kush ka kurajën të kthehet ka mundësinë që të ketë nesër më shumëse çdo të ketë nëse do të qendrojë këtu.
Sot paga mesatare është 830 euro, në mandatin e 4 do ta çojmë 1 mijë euro. Me siguri dëgjoni ata që na përqeshin dhe bazohen tek pasqyrat e moçaleve që fatkeqësisht edhe ju jeni të detyruar t’i shihni kur hynni në ekrane t e telefonave kur shihni lajme nga Shqipëria. Ndër shumë përqeshjet është qëkur morëm detyrën premtuam 300 vende pune dhe sipas tyre nuk e kemi mbajtur. Por nëse sheh statistikat, sot në regjistrin e pagave rezultojnë 1327000 të punësuar. E dimë të gjithë që këneta ka probleme të rënda me artimetikën. Por aritmetika thotë se janë pak më shume se 300 mijë diferencë që janë sot të punësua," tha Rama.
ATHINË- Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin e radhës me emigrantët në Athinë është shprehur se Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet dhe nuk është në mëshirën e askujt. Më tej Rama bëri një pasqyrim sesi ishte vendi ynë në momentin kur mori detyrën teksa theksoi se Shqipëria ishte e zhytur në borxhe.
Sipas tij bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Ai tha se 25% është një shifër alarmante. Sa i përket arritjeve të tij Rama u shoreh se paga mesatare nga 320 euro që ishte kur mori detyrën sot është 830 euro. Ai më tej u premtoi emigrantëve se në mandatin e katërt do ta çojnë pagën mesatare në 1 mijë euro.
"Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet dhe nuk është në mëshirën e askujt. Sot fati ynë është në dorën tonë. Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte e zhytur në borxhe. Spitalet nuk kishin as furnizim me ilace, planet për infrastrukturë kishin mbetur rrugëve. Kompanitë ishin ndalur sepse qeveria nuk u kishte paguar detyrimet dhe ata rrezikonin falimentim.
Sot Shqipëria e ka vënë nën kontroll borxhin. Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, 25 % është një shifër alarmante. Paga mesatare në ato kohë ishte 320 euro, sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro," tha Rama.
ATHINË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhet në Athinë ku po zhvillon takimin e radhës me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se vota e diasporës është e rëndësishme për të ardhmen e vendit si dhe për rrrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.
Ai më tej shtoi se me votat e diasporës mund të realizohet ëndrra për tu bërë pjesë e Evropës. Siç ka theksuar edhe herë të tjera Rama tha se më këtë hap vendi ynë do të këtë përfitime dhe shqiptarët do të jenë të barabartë me qytetarët evropianë.
"Arsyeja përse zgjodhëm këtë sallë duke pasur parasysh edhe rrezikun që një pjesë mund të mos hyjnë brenda, është se unë do të doja të merrja edhe disa pyetje nga ju dhe t’u përgjigjesha. Pas zgjedhjeve ju jap fjalën që do vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh dhe për t’ju thënë që votat nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja duam të vapojmë së bashku për të realizuar ëndrrën që të jemi pjesë e Europës," tha Rama.