LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD: Mazhoranca po bën gjueti shtrigash, Ballkani i Hapur drejtohej nga Soros dhe Lavrov

• Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. • Takimi në selinë blu nisi në orën 9:15, në sallën “Pjetër Arbnori”. • Kryedemokrati Sali Berisha diskutoi me deputetët demokratë një sërë çështjesh që janë bllokuar nga mazhoranca në Kuvend. • Berisha në fjalën e tij ka deklaroi se një nga çështjet që ka bllokuar mazhoranca është edhe ligji i lustracionit. • Po ashtu Ballkani i Hapur përfaqësonte George Soros dhe Sergei Lavrov dhe se për këta u bllokua rezoluta për gjenocidin serb në Kuvend. • Berisha akuzoi mazhorancën se po bënte gjueti shtrigash.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Ballkanin e Hapur e mbështeste vetëm Soros dhe Lavrov. Bllokuan rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD: Mazhoranca po bën gjueti
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar mbylljen e nismës së Ballkanit të Hapur. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se këtë proces e mbështeste vetëm George Soros dhe Sergei Lavrov. Berisha theksoi mazhoranca në mënyrë që të mbështeste Vuçiç, bllokuan rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.

"Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament. Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit. Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë. Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të inegruar tërësisht në territorin e Serbisë. Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se: ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj. Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shtetevë sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus. I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën," tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha me deputetët: Nismat ligjore të opozitës bllokohen nga maxhoranca me urdhër të Ramës, ata duan gjueti shtrigash

Berisha mbledh grupin parlamentar të PD: Mazhoranca po bën gjueti
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për një sërë çështjesh ditën e sotme para nisjes së seancës plenare në Kuvend. Në mbledhjen e Grupin Parlamentar të PD-së, Berisha ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e nismave të deputetëve të grupit të PD-së, siç është dhe ligji për lustracionin. Berisha ka theksuar se qeveria po kërkon të bëjë gjueti shtrigash. 

"Rregullat parlamentare bllokohen pa arsye ligjore, por kryekëput politike për të opozitën në Parlament. Siç e dini, janë një sërë nismash të grupit parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi 6 muajsh ne kemi dërguar në Kuvend ligjin e Lustracionit. Ai ligj jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, nga detyra i atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ky ligj është aplikuar në vitin 1996. Në vitin 97 nuk është hedhur poshtë ky ligj. Në vitin 2008 ne rikthyem në Kuvend ligjin e Lustracionit. Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Ramës e hodhi poshtë ligjin në mënyrë antikushtetuese. Lustracioni, apo largimi i ish-sigurimsave u sanksionua në Kushtetutë. Çfarë duan të bëjnë? Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave sepse nuk pranojnë ligjin e Lustracionit, që është i plotë, gjithëpërfshirës. Ata duan të vendosin amendamente vetëm në kodin zgjedhor, në ligjin e dekriminalizimit. Duan që të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë ikur, që vettingu do i nxirrte nga shërbimi”, tha Berisha.

sali berisha grupi i pd 3 korrik 2023

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës