Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar dy takime paraditen e sotme, një takim me qytetarët e Peqinit dhe një takim me qytetarët e gramshit. • Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet nuk do të ketë pension nën 200 euro. • Kryedemokrati gjithashtu theksoi se ky qytet është bërë i pajetueshëm jo vetëm për pensionistët, por edhe për bizneset, që sipas Berishës, ndrydhen dhe gjobiten nga të katër anët. • Ndër të tjera Berisha tha se Mali i Zi është një territor i vogël, por pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër. • Gjithashtu Berisha premtoi pesëfishim të subvencioneve në bujqësi, duke theksuar se Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Evropë. • Ai tha se 11 Maji, është votë për mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, votë për mirëqenien e çdo biznesmeni dhe të qytetarëve në tërësi. • Sipas tij tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë euro që janë sot në 180 mijë euro. • Ndër të tjera ai theksoi se çdo i ri që do punësohet dhe shteti do i paguajë sigurimet shoqërore për një vit. • Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini. • Lideri i opozitës theksoi se kryeministri Edi Rma tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie. • Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte. • Ndërsa gjatë fjalës së tij në Gramsh, Berisha tha se Gramshi ka nevojë për një ndërhyrje emergjente dhe theksoi se rrugët e këtij qyteti kanë mbetur të njëjta siç qeverisja demokrate i la, ndërsa shtoi se shëndetësia është kthyer si në vitin 1960. • Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet e buxhetit publik duke vjedhur 130 mln euro për një projekt si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. • Ndër të tjera Kryedemokrati tha se lider të njohur evropianë “i binin ballit me dorë” ngaqë nuk e besonin se kjo mund të ndodhte.
6 artikuj për këtë temë.
GRAMSH- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Gramsh u shpreh se edhe vetë Partitë Popullore Evropiane folën qartë për shqiptarët, duke u bërë thirrje që të votojnë PD dhe jo armikun e votës së lirë, PS. Kreydemokrati tha gjithashtu se nëse duam të shkojmë drejt Europës, pasaporta e Edi Ramës përfundon në kosh të plehrave. Ndër të tjera ai theksoi se 82 parti politike të Europës votuan në unanimitet për të denoncuar Edi Ramën si një njeri që shtyp opozitën.
"Miq, një javë ka mbetur. Le ta shndërrojmë këtë javë në javën e kuvendit më të madh të historisë tonë kombëtare. Në javën në të cilën ne me zemër në dorë të diskutojmë, të paraqesim këtë projekt me çdo qytetar të Gramshit dhe Shqipërisë. Sepse 11 Maji ndan epokat. Me 11 Maj çdo shqiptar të mos mendojë se voton për karrigen e pushtetit të Sali Berishës. Jo, voton në radhë të parë për veten e tij, për vatrën e tij familjare, për biznesin e tij, për të moshuarit e tij, për kujdesin shëndetësor të tij. Voton për një Gramsh tjetër, voton një ndryshim epokal. Ndaj dhe të bashkohemi me 11 Maj.
Unë isha para dy ditësh në Kongresin e 82 partive politike më të fuqishme të Europë, PPE, në të cilin merrnin pjesë udhëheqësit kryesorë të Europës. Miqtë e mi, aty me unanimitet u miratua një rezolutë. Ajo rezolutë damkosi Edi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve. E damkosi Edi Ramën si një njeri që shtyp pluralizmin njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë. Si një njeri që shtetin e ka shndërruar në sipërmarrje të përbashkët me krimin. Si një njeri që plaçkit qytetarët e tij. 82 parti politike të Europës votuan në unanimitet për të denoncuar Edi Ramën si një njeri që shtyp opozitën.
Si një njeri që manipulon zgjedhjet. Si një njeri që nuk respekton asnjë standard demokratik. Ata i bënë thirrje Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të vëzhgoni me lupë Edi Ramën dhe zgjedhjet. U bënë thirrje shqiptarëve të votoni PD-në, mos votoni armikun e votës së lirë. Mos votoni armikun e pluralizmit. Mos votoni atë u vjedh dhe u varfëron. Mos votoni atë që ka lidhje me krimin dhe u shtyp të drejtat tuaja me bandat si ajo e Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe me radhë. Miq, lexoni rezolutën. Rezoluta kërkon që çdo gjë të kushtëzohet. Rruga e Shqipërisë drejt Europës të kushtëzohet.
Pra, në qoftë se duam të shkojmë drejt Europës, pasaporta e Edi Ramës përfundoi në kosh të plehrave. Tunde po të duash Edi prapë, po e ke në kosh të plehrave. Ndaj miq, është një ndarje e madhe me 11 Maj. Ndahemi me një të shkuar shumë, shumë të hidhur. E kemi në dorën tonë të votojmë për veten tonë, të votojmë për të ardhmen e Shqipërisë, të votojmë për rikthimin në Shqipëri të qindra mijëra bijve dhe bijave që u larguan. Të votojmë që këta të rinj të ndërtojnë këtu në Shqipëri ëndrrën e tyre më të bukur, përndryshe historia do jetë e pamëshirë. Çfarë ndodh sot miqtë e mi? Pyesni pak të gjithë, socialistë e çfarë janë, si ka mundësi që ka qeverisur 12 vite dhe nuk del njëherë para jush, nuk del këtu.
Hajde ulemi këtu në Gramsh Edi Rama, këtu para tyre, t’u themi pak, t’i dëgjojmë, të na pyesin, t’u përgjigjemi.
Urdhëro. T’u japim llogari. Nuk vjen dot se nuk justifikon dot para jush 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, të zhdukura, i ka futur në konto bankare. Nuk justifikon dot sarajet dy herë më të mëdha se të Enver Hoxhës, i cili për hir të të vërtetës nuk i regjistroi në emër të vet. Nuk vjen dot se në martesën e tij të pestë i doli edhe një pallat në pajë. Nga doli pallati pa asnjë faturë? Mbi pallati. Ajo thotë u bë me pare gjaku, pastaj u thotë me paratë e Kurbanit, ky thotë se ka punuar në emigracion.
Po si nuk ke një faturë të vetme për të treguar? Nuk vjen sepse ata njerëzit e tij nga nëna, sipas rrëfimit të Spiro Kolekës, kishin tre derra dhe katër dhi, ishin të varfër, kurse tani na dalin me 224 mijë metër katrorë tokë pa asnjë dokument kadastral. Asnjë dokument konfiskimi. Ndaj dhe nuk vjen para jush dhe përpiqet t’u mashtrojë ju me Lamborghinin e Noizit. Ai ta gëzojë, po megjithatë ju keni pensionet, rrogat, këto janë problemet tuaja. Rrugët. Përpiqet t’u mashtrojë duke bërë takime si në vitet ’50, veçmas gratë, veçmas burrat. Dhe përpiqet që me banalitete të mbulojë vjedhjet. Prapa çdo buzëqeshje, prapa çdo zgërdhirje të tij ka një vjedhje. Prandaj miq me 11 Maj të bashkohemi dhe të votojmë fitoren. Fitorja është e jona. Rroftë Gramshi, rroftë fitorja!" tha Berisha.
GRAMSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit në Gramsh u premtoi qytetarëve se do të jenë prioriteti kryesor nën qeverisjen e PD. Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Berisha tha se 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se minimumi jetik do jetë 200 euro për çdo shqiptar.
"Ndaj dhe ne kemi paratë qytetarëve. Do t’u kthejmë paratë ju dhe në këtë kontekst zotohem se nuk do ketë pension nën 200 euro 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Rrogë minimale 500 euro. Nafta do zbresë 40 përqind për çdo shqiptar. Ilaçet do rimbursohen 100 përqind sipas listës së ilaçeve të republikës italiane. Karta e konsumatorit për çdo rrogëulët dhe pensionist, do blejnë 20 përqind më lirë se të tjerët. Po, do i fshijmë ne njëherë e mirë lotët e ftohta të mjerimit nga pensionistët tanë. Këta tejkalojnë çdo lloj kriteri, çdo lloj ndjenje, çdo lloj standardi. Kishte 8 miliardë në tavolinë dhe ndau për 760 mijë pensionistë, 16 milionë euro. Gjëja më e pashpirt.
Po për të rritur rrogat, për të bërë një rrogëtar me rrogë maksimale me një rrogë maksimale sa 50 pensione, nuk ka vend në botë, përveç Shqipërisë. Këto janë çnjerëzi dhe këto ne i fshijmë 100 ditët e para dhe i arkivojmë në historinë e turpit të atyre që krijuan këtë situatë. Miqtë e mi, kthehem prapë tek Kodheli. Tha se Gramshi është emergjencë. Po, është vërtet emergjencë. Në të gjitha rrethet që di unë, Gramshi është më emergjence se të tjerat sepse Gramshi i ka potencialet e bllokuara. Nuk ka rrugë, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike. Ndaj u garantoj, e kam shpallur përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, rrugën Shkodër-Milot. Kurse si do garantoj se Gramshi do jetë përparësi absolute.
Me Armaldon të gjithë projektet me përparësi me emergjencë. Po ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në frutikulturë dhe është krim ta zhbësh Gramshin. Fermerët e Gramshit do kenë pesëfishin e subvencioneve që kanë sot. Sot 380 mijë fermerë të Shqipërisë kanë subvencion 32 milionë euro. 32 milionë herë turp për Edi Ramën. 32 milionë euro, punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, japin rreth 20 përqind të prodhimit të vendit. Atëherë çfarë do bëjmë ne? Ne nga 32 milionë do i çojmë në 230 milionë, do i barazojmë me Maqedoninë, me Kosovën, me Malin e Zi. Tjetër, ne do mbrojmë prodhimet e tyre. Prodhimet e fermerëve shqiptarë në sezon do mbrohen plotësisht. Ballkani i Hapur në kosh të plehrave javën e parë. Ne njohim vetëm standardet europiane.
Ja ku janë, buzë liqenit pa vaditje. Po pse do rrinë ata? Do ikin. Mbi ujë, por ujë nuk kanë. 70 milionë euro do investohen çdo vit për vaditje, kullim dhe mirëmbajtje të tokës. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Do ulen taksat nga 23 përqind në 10 përqind tatim fitimi. TVSH do ulet nga 20 në 15 përqind. Energjia elektrike për biznesin do ulet nga 18 në 6 lekë. Nuk do mundet kurrë bashkia të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, do jenë 5 vite pa asnjë taksë. Do mbështeten me kredi të buta dhe grante për strehim, për biznes, në mënyrë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri. Për të rinjtë, do hiqet çdo lloj pengese për shkollën e lartë. Do hiqet mesatarja. Modernizimi i arsimit është synim kryesor.
Nuk do ketë mësues që të marrë nën 1500 euro. Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohet rroga. Miqtë e mi, në qoftë se ka një vend për sipërfaqe me potencial energjie se Shqipëria, nuk ekziston kërkund. Ujore, diellore, era, ne në 4 vitet që vijnë u garantoj çdo gjë që rrezet e diellit t’i shndërrojmë në energji për familjet shqiptare, në mënyrë që pas tre vitesh ata ta kenë falas energjinë elektrike," tha Berisha.
GRAMSH - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gramshit. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës the se Gramshi ka nevojë për një ndërhyrje emergjente dhe theksoi se rrugët e këtij qyteti kanë mbetur të njëjta siç qeverisja demokrate i la, ndërsa shtoi se shëndetësia është kthyer si në vitin 1960. Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet e buxhetit publik duke vjedhur 130 mln euro për një projekt si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Ndër të tjera Kryedemokrati tha se lider të njohur evropianë “i binin ballit me dorë” ngaqë nuk e besonin se kjo mund të ndodhte.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Gramshit, banorë të mrekullueshëm të këtij rrethi, një përshëndetje të përzemërt ju që jeni sot në këtë takim dhe të gjithë banorëve të këtij rrethi kudo që janë sot, në Gramsh, në Shqipëri dhe jashtë vendit. I përshëndes dhe përulem me nderim të madh para tyre. I dashur zoti Tomorr Alizoti, udhëheqës politik për qarkun e Elbasanit, i dashur kryetar PD për Gramshin, zoti Kodheli, kryetarë të degëve të tjera, të dashur kandidatë për deputetë, i dashur tenori ynë i madh, Armardo Kllogjeri, jeni krenari për Gramshin, Elbasanin dhe mbarë vendin. Të dashur miq, vij këtu tek ju me një ndjenjë të thellë keqardhje dhe Kodheli e tha bukur, Gramshi është një emergjencë.
Unë e njoh jo pak këtë vend, por e vërteta është se Gramshi si asnjë rreth tjetër ka nevojat më emergjente.
Para se të vija këtu, një mik i imi, Besnik Kala, më bën një mesazh, më thotë: Rruga e Kodoviatit mbeti aty ku e latë në vitin 2013. Janë me dhjetëra fshatra të cilat as rrugët e qerreve nuk i kanë më siç i kanë pasur. Ndërkohë Gramshi në të vërtetë është një rreth me pasuri shumë të mëdha. Është një rreth me njerëz shumë punëtorë, të përkushtuar. Është një rreth në të cilin është një kopsht i vërtetë me dru frutorë. Të gjitha pemët rriten dhe të cilësisë më të mirë. Është një rreth me potencial malor të madh turistik.
Është një rreth që sot ka një nga liqenet më të bukura, liqenin e Banjës. Por të gjitha këto potenciale të mëdha nuk i gëzojnë gramshiotët, nuk shndërrohen në pasuri për familjet dhe banorët e Gramshit. Të gjitha këto pasuri nuk begatojnë familjet në Gramsh dhe qytetarët, por i detyrojnë vetëm të largohen. Nga 50 mijë banorë, Gramshi sot ka gjithsej 16 mijë. Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë. Këtu para dy vitesh një mjeke e nderuar më tha se ishte mjeke në një zonë me 8 mijë banorë në fshatra. Një heroinë e vërtetë sepse mjekët ikën, ikën dhe vetëm ikën. Sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE.
Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë. Në vitin 2013 pensionisti në Gramsh merrte pak, por merrte më shumë se pensionisti më Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari. Në vitin 2013, rrogëulëti në Gramsh merrte pak, por prapë merrte më shumë se sa rrogëulëti në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari.
Në vitin 2013, rumunët kishin një rrogë prej 167 eurosh, kurse shqiptarë kishin një rrogë minimale 220 euro. Sot rumuni ka një rrogë minimale 800 euro. Sot malazezi që kishte një pension 138 mijë lekë, ka një pension 450 mijë lekë. Sot serbi që kishte një pension 140 mijë lekë, ka një pension 405 mijë lekë.
Sot maqedonasi që kishte një pension 130 e ca mijë lekë, ka një pension 390 mijë lekë. Çfarë ndodhi miqtë e mi? Injorim i plotë dhe poshtërim i pensionistëve dhe qytetarëve. Por mos harroni një gjë tjetër që është akoma më tmerrshme. Në qoftë se në vitin 2013, blije për shkak të çmimeve, dy herë e gjysmë më shumë se sot. Inflacioni i ka rritur çmimet e ushqimeve 250 përqind. Dhe për të përballuar këtë rritje të çmimeve, pensionisti duhej të kishte pensionin 390 mijë lekë sot. Kjo është e vërteta. Pse malazezi kalon nga 138 mijë lekë në 450 mijë lekë?
Sepse qeveria që zgjidhet nga populli, e ka detyrim absolut, kushtetues, ligjor, që paratë e buxhetit t’ua kthejë qytetarëve rroga dhe pensione. Arsim, shëndeti, etj me radhë.
Kurse këta çfarë bëjnë këta? Këta kanë vjedhur miliarda nga rrogat dhe pensionet tuaja o miq. Këta i kanë kaluar në rrugë, të cilat i ndërtojnë me çmime 10 herë më të larta se në Europë. Para tre vitesh në Kroaci, kush të dojë të kërkojë në Google, autostrada Manastir-Bjeliosek, kushtoi 1.6 milionë euro kilometri. Kurse këtu Rruga e Arbrit kushtoi 11 milionë euro kilometri. Ajo 27 metra e gjerë, kushtoi 1.6 milionë euro, kjo 10 metra e gjerë, kushtoi 11 milionë euro. Rruga tjetër, 20 milionë euro. Unaza e Tiranës, 17 milionë euro. Këta nuk ua japin pensione, nuk ua japin rruga, këta i kalojnë tek rrugët dhe i vjedhin në mënyrë të çmendur dhe të papërmbajtur.
Por ka edhe më keq, këta prokurojnë ndërtimin e djegësit e Tiranës 130 milionë euro dhe djegësi nuk ka as nam e as nishan. Miq, isha në Kongresin e PPE, ngjarja më e madhe politike vjetore e Europës. I pranishëm kancelari gjerman dhe presidentja e KE. Kur unë u shpjegoja zhdukjen e djegësit të Tiranës, nuk mbeti njeri që nuk i binte ballit. Nuk mbeti njeri që nuk u detyrova t’ia shpjegoj tre herë se dilte jashtë çdo imagjinate. Por unë e bëra këtë. U mbrojta ju. E bëra këtë për të mbrojtur çdo shqiptar nga këta hajdutë pa moral," tha Berisha.
PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini. Lideri i opozitës theksoi se kryeministri Edi Rma tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie. Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.
"Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro.
Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden.
Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit. I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.
Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte. Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë.
Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij. E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja. Votoni njishin. Të gjithë jeni njisha. Rrofshi ju, rroftë Peqini, rroftë Shqipëria!" tha Berisha.
PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, në Peqin premtoi pesëfishim të subvencioneve në bujqësi, duke theksuar se Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Evropë. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se 11 Maji, është votë për mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, votë për mirëqenien e çdo biznesmeni dhe të qytetarëve në tërësi. Sipas tij tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë euro që janë sot në 180 mijë euro. Ndër të tjera ai theksoi se çdo i ri që do punësohet dhe shteti do i paguajë sigurimet shoqërore për një vit.
"Të dashur miq, me 11 Maj me votën tuaj bëni një ndryshim që e tejkalon shpesh herë edhe imagjinatën sepse pas 11 Majit, të gjithë pensionistët dhe rrogëulëtit do marrin kartën e konsumatorit, me të cilën do blejnë bukën, sheqerin, vajin, orizin, mishin, qumështin, vezët, 20 përqind më lirë. Do fitojnë në vit 450 euro vetëm nga kjo kartë. Me 11 Maj me votën tuaj ju bëni një ndryshim shumë të madh sepse fermeri shqiptar do ketë jo më 32 milionë euro siç pati në buxhetin 8 miliardë euro të Edi Ramës subvencione. Histori turpi. Fermerët japin 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Fermerët punësojnë 500 mijë shqiptarë dhe ai ndau 32 milionë euro për ta. U garantoj se kjo shumë do të pesëfishohet dhe do subvencionoheni për çdo fidan të mbjellë, pesë herë më shumë se sot.
Do subvencionoheni për çdo kokë bagëti dhe njësi prodhimi pesë herë më shumë se sot. Dhe çdo kriter i vendosur se duhet të keni 10 lopë apo kaq hektarë tokë, bie. Për çdo kokë, për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi do jetë subvencionimi. Miq, ju besoj e keni dëgjuar gjendjen tmerrësisht të dhimbshme në spitalet tona.
Ju e keni dëgjuar të sëmurët me sëmundje të rënda lihen në mëshirë të sëmundjes dhe pa ilaçe. Kjo sepse ata që prokurojnë ilaçet, i vjedhin lekët, nuk prokurojnë ilaçe dhe të sëmurët rrinë pa ilaçe. Kjo është një gjendje që ngjitet në nivelin e krimeve kundër njerëzimit, sepse të lësh tjetrin të vdesësh nga sëmundja, ky është krim kundër njerëzimit.
E njohu Edi Rama këtë, por e tha se e bëjnë mjekët. Jo, mashtroi si ordiner, sepse mjekët nuk i bëjnë prokurimet dhe tenderimet, ato i bën ministria. Po tjetër? Farmacitë tona janë të mbushur me ilaçet Nushi-Doshi, të cilat janë pa asnjë vlerë mjekësore. Këtu çfarë nuk shitet. Merr fund. Qytetarët shqiptarë në 100 ditët e para do kenë të rimbursuar 100 përqind listën e barnave që rimburson republika italiane. Po, nuk premtojmë ne as rrogat e italianëve, as edhe nivelin e tyre, po ilaçet e tyre po. Ato do i kenë shqiptarët për t’u mjekuar njëlloj si ata.
Pra, vota me 11 Maj është një votë për shëndetin tuaj, është një votë për njerëzit tuaj të sëmurë, është një votë për dinjitetin tuaj. Të dashur miq, vetë INSTAT publikoi para dy javësh një të dhënë sipas të cilës shqiptarët shpenzojnë nga xhepi i tyre për kujdesin shëndetësor 820 milionë euro në vit.
Unë ftoj ndërgjegjen e çdo shqiptari të kujtojë se a nuk erdhi Edi Rama në pushtet me premtimin se shëndetësia do jetë falas. Kurse sot shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për shëndetin tuaj se çdo qytetar evropian dhe ndoshta se çdo qytetar në botë. Vota juaj me 11 Maj do të jetë votë për të kursyer xhepat e shqiptarëve 800 milionë euro dhe kjo nuk është pak se kjo kthehet në të mira për shqiptarët dhe familjet e tyre. Të dashur miq, Peqini madhështor është Peqini i bizneseve që zgjerohen dhe lulëzojnë, që mëkëmbën dhe pasurohen nga muaji në muaj dhe viti në vit. Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para jush se bizneset e vogla do e kenë energjinë 3 herë më lirë, nga 18 në 6 lekë.
Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë euro që janë sot në 180 mijë euro.
Hapësira publike do pjesëtohet me pesë. Tarifa e ujit do përgjysmohet. Të dashur miq, hapësira të reja për biznesin janë mundësi të reja punësimi, mundësi të reja pasurimi për qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe vota më 11 Maj është votë për mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, është votë për mirëqenien e çdo biznesmeni dhe të qytetarëve në tërësi. Garantoj bizneset e mëdha se Shqipëria do jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë dhe më shumë në Shqipëri. Se tatimi mbi fitimin do jetë 10 përqind. Se TVSH do zbresë nga 20 në 15 përqind.
Dhe se energjia do u shitet 3 herë më lirë. Çdo i ri që do punësohet, shteti do i paguajë sigurimet shoqërore për një vit. Pra, vota e juaj dhe e punëtorëve tuaj me 11 Maj për ndryshimin është votë për zgjerimin, është votë përsuksesin më të madh të sipërmarrjeve tuaja," tha Berisha.

PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Peqinit, në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet nuk do të ketë pension nën 200 euro. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se ky qytet është bërë i pajetueshëm jo vetëm për pensionistët, por edhe për bizneset, që sipas Berishës, ndrydhen dhe gjobiten nga të katër anët. Ndër të tjera Berisha tha se Mali i Zi është një territor i vogël, por pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër.
"Mirëdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ju banorëve të Peqinit në këtë shesh dhe kudo që ndodheni sot, në Peqin, në Elbasan, në Shqipëri dhe jashtë vendit. Përulem me nderimin më të madh para jush, mirënjohjen më të thellë. I nderuar zoti Tomorr Alizoti, udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit për PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. I dashur zoti kryetar i PD për Peqinin, të dashur kandidatë për deputetë në Kuvend, përfaqësues dinjitozë me të cilët ne jemi krenarë, krenar është Elbasani, krenar është e gjithë Shqipëria me këtë ekip, që do jetë avokat i pamposhtur i kauzave tuaja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
Të dashur miq, ne vijmë sot për të paraqitur para jush programin e Peqinit madhështor, Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore.
E vërteta është se Peqini po të vështrosh në historinë e tij, është një diamant me një histori madhështore mijëravjeçare. Ai ka pasuri të pafundme, ka toka ndër më pjelloret, ka lumin, ka kodrat dhe njerëzit e mrekullueshëm punëtorë. E megjithatë nga Peqini këto vite ikin, ikin dhe vetëm ikin bijtë dhe bijat e saj.
Ka një gjë themelore që nuk shkon në këtë vend, ky largim masiv i shqiptarëve nuk vjen se ata nuk duan Peqinin, nuk vjen se ata nuk kanë lidhje malli dhe zemre me familjen e tyre, nuk vjen se ata nuk e duan vendin e tyre, por kjo vjen se para tyre janë vendosur mure papunësie. Para tyre është vendosur varfëria. Në këtë mënyrë, në mënyrë të heshtur dhe haptas, prindërit u thonë fëmijëve të tyre, ndiq fatin, ndiq rrugët e botës se këtu nuk mjafton.
E vërteta është se ky Peqin, kjo Shqipëri është bërë e pajetueshme. Është bërë e pajetueshme sepse pensionistët, që kanë shkrirë jetën e tyre, sot trajtohen në mënyrën më të pashpirt, sot trajtohen me një pension mesatar 172 euro, i cili para 12 vitesh ishte 143 euro. Me një pension që sot krahasuar me 13 vite më parë, blen 2 herë e gjysmë më pak. Me një pension që për të blerë sa blihej në vitin 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë.
Nuk arrijnë të jetojnë këtu se bizneset ndrydhen dhe gjobiten nga të katër anët. Kurse fermerët kanë tokat nga më të mrekullueshmet, por problemi është se kanë mbështetje mizerabël dhe nuk konkurrojnë dot me fermerët e Maqedonisë, Kosovës apo Serbisë, sepse ata marrin mbështetje pesë herë më shumë se fermerët e Peqinit.
Të gjitha këto bëjnë që fermeri ynë të mos konkurrojë dot me fermerin maqedonas apo serb. Prodhimet tuaja të mbeten në ara, të hidhen në lumë ose toka të mbetet djerrë.
80 përqind e të gjitha frutave dhe zarzavateve që shiten në dyqanet tona janë importi, ndërkohë që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm sa asnjë vend tjetër. Në këto kushte ne kemi një program i cili nuk është një program i shpikur. Jo, ky program bashkon praktikat më të mira të vendeve përreth dhe vendeve të tjera. Ky program vendos t’u kthejë paratë qytetarëve shqiptarë. Çdo pensionisti i kërkoj njerëzisht vetëm një gjë. T’i shtrojë vetes pyetjen: si ka mundësi që pensionisti malazez, që në vitin 2013 merrte 138 mijë lekë pension mesatar, sot merr 450 mijë lekë. Pse, çfarë ndodhi? Plasi nafta apo floriri në Mal të Zi. Jo mo jo. Mali i Zi është një territor i vogël, por pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër.
Çfarë ndodhi me pensionistin malazez? Ndodhi ajo që qeveria e Malit të Zi, e zgjedhur nga qytetarët e saj, kthen paratë e taksave tek qytetarët. Taksat që ua merr, ua kthen atyre në rroga dhe pensione. Edi Rama solli këtë vit buxhetin 8 miliardë euro. Kishte lënë gjithsej për pensionistët 16 milionë euro. Për 760 mijë burra dhe gra vetëm 16 milionë euro. Kur ne kërkuam të vendosim minimumin jetik 200 euro, kjo, tha ai, na çon në humnerë.
Po a shkoi Mali i Zi në humnerë që i rriti pensionet? A shkoi Maqedonia në humnerë? A shkoi Serbia në humnerë?
Kujt ia thotë ky këto? Ky tallet me nënat, baballarët, gjyshet, gjyshit e këtij vendi. Po rrogat e larta si u bënë në Shqipëri? Sot zyrtarët shqiptarë marrin rrogat më të larta në Ballkan.
Sot diferenca mes rrogës minimale dhe rrogës më të lartë është 14-15 herë, sa asnjë vend tjetër në planet. Mund të ketë ndonjë sulltan apo ndonjë mbret, por vend që vendos të tillë hendek mes rrogës së lartë dhe të ulët si këtu nuk ka. Ndaj dhe jam sot këtu për të kërkuar nga të gjithë ju, nga të gjithë qytetarët e Peqinit, të gjithë fermerët e Peqinit, të bashkohemi për të votuar ndryshimin. Me votën tonë ne mund të bëjmë jo një ndryshim, por një ndryshim epokal. Sepse në 100 ditët e para u siguroj se nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro.
Dhe sot me pension nën 172 euro janë 57 përqind e të gjithë pensionistëve. U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro," tha Berisha.