Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët ndërsa ka folur në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish- deputetit të PD, Ervin Salianji. • Berisha gjatë fjalës së tij shprehet se ky është një akt i pashembullt dhe i paprecedent i urdhëruar nga kryeministri Rama. • Berisha shton se ky akt i shëmtuar politik dëshmon dhe njëherë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. • Kreu i PD-së tha se ndryshimi me përsëritje të shortit në prag të seancës së gjykimit, duke i dorëzuar shortin Sokol Binajt dhe caktimi i tij jashtë çdo lloj parashikimi dhe procedure, duke ndryshuar shortin me short, tregon tmerrin që kanë klani Xhafaj dhe klani Rama ndaj denoncimit të Ervin Salianjit. • Sipas tij Salianji është një martir i gjallë i fjalës së lirë. • Më tej Berisha shtoi se Rama këto ditë ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga ai që nga viti 2012 deri në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur. • Sipas tij ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Berisha shtoi se Rama nuk lë gjë pa vjedhur por ai nuk do lodhet duke denoncuar vjedhjet e tij. • Ai gjithashtu foli edhe për kontrollin e fundit në garazhin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro. • Ai shtoi se apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të Dabullëve. • Berisha shtoi se Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi. • Ai theksoi se nuk e di a janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim këto para. • Kreu i PD-së tha se ka një axhendë dhe do të fillojë disa takime me emigrantët që jetojnë jashtë vendit të cilat do ti njoftojë. • Berisha në konferencën e sotme në selinë blu është pyetur nga gazetarët lidhur me procesin e Primareve. Berisha u shpreh se rregullorja, ndërsa tha se kanë tre variante, por do të vendosin për atë që është më i arsyeshmi. • Ai theksoi sërish se një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. • Sipas tij kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me diasporën. Ai shtoi se shumë drejtues qëndrorë dhe lokale si dhe shumë deputetë janë të shpërndarë në të katër anët e dheut në takime me diasporën.
Kreu i PD-së tha se dje janë zhvilluar 3 takime në Itali, në Belgjikë, në Greqi, në Kanada dhe Gjermani. Ai tha se po përpiqen të ndihmojnë emigrantët që të regjistrohen. Sipas tij është diaspora është shumë entuziaste.
Fjala e Berishës:
Takimet me diasporën ne po i vazhdojmë, siç keni parë ju. Po i vazhdojmë rregullisht. Dhe realisht, shumë nga drejtuesit tanë qëndrorë dhe lokale, shumë nga deputetët tanë janë të shpërndarë në të katër anët e dheut në takime me diasporën. Dje për shembull janë zhvilluar 3 takime në Itali, në Belgjikë, në Greqi, në Kanada dhe Gjermani.
Tani, kryesore, çfarë po bëjmë? Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë në regjistrim dhe janë hapur një seri zyrash, të cilat përsëri janë pak. Por po hapen zyra nga mbështetësit tanë, se ne nuk i përballojmë, ku ofrohet ndihmë për të gjithë ata që kanë vështirësi në regjistrimet si votues në portalin e KQZ. Pra, ajo që mund të them unë është diaspora është shumë entuziaste me këtë të drejtë që iu është konsakrua, por kërkon në unanimitet që dokumentet e tyre biometrike të vendit ku jetojnë të jenë të vlefshme.
Merrni po të doni Kosovën, e cila njeh pa asnjë lloj komenti të gjitha dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë shqiptarët. Pra, duhet të marrë fund kjo alergji dhe fobi nga diaspora dhe duhet të sanksionohet menjëherë njohja e dokumenteve biometrike.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme në selinë blu është pyetur nga gazetarët lidhur me procesin e Primareve. Berisha u shpreh se rregullorja, ndërsa tha se kanë tre variante, por do të vendosin për atë që është më i arsyeshmi.
Ai theksoi sërish se një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Sipas tij kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Rregullorja është bërë gati. Diskutim do ketë për këtë. Ka tre variante. Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare. Tani, të them të vërtetën, secili variant ka argumentet dhe pluset e veta. Por lista kombëtare, e cila tingëllon bukur, ka një problem se aplikohet në një sistem që është rajonal dhe jo kombëtar.
Por, unë nuk marr përsipër të anësoj nga asnjëri variant, veçse do diskutohen variantet dhe do vendoset varianti më logjik.
Rregullorja është përpunuar...
...Në pamje të parë, po më shtyn të prononcohem. Sigurisht lista kombëtare është listë kombëtare, por gjersa sistemi është rajonal unë besoj se je i detyruar të respektosh sistemin rajonal.
A mund të shartohen dhe të përdoret votë e dyfishtë?
Nuk mund ta them këtë, duhet ta mendojmë me ekspertë dhe specialistë... ...Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë degësh dhe kjo nuk është një shifër përfundimtare.
Dhe kjo përbën një detyrim statutor në mënyrë që dega e PD, votimi dhe të gjitha të jenë distante me të gjithë kandidatët.
Një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Kryetari i degës që duhet të hyjë në primare, duhet të respektojë statutin.
Kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ai ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë, ndërkohë drejtimi i partisë merret nga një person i komanduar, i cili si rregull duhet të jetë nënkryetar se zgjedhje nuk bëhen dot tani...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij foli në lidhje me kontrollet e zhvilluara në garazhin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës ku janë gjetur 300 mijë euro. Ai u shpreh se ka informacione se spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni, i cili punon në OSHEE.
Berisha shtoi se Nesti Angoni herë të tjera punon në Këshill të Ministrave ndërsa thekoi se është njëlloj si Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes. Ai shtoi se ka të dhëna që janë gjetur në kasafortën e garazhit. Ai theksoi se nuk e di a janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim këto para. Kreu i PD-së vuri theksin se fakti që paratë e gjetura nuk u njoftuan është shqetësuese.
Fjala e Berishës:
Çfarë kam unë informacione se spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni, i cili herë punon në OSHEE, herë të tjera punon në Këshill të Ministrave, është njëlloj Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes. Është kryevepër. Pra, këto kam të dhëna. Kam të dhëna se janë gjetur në kasafortën e garazhit.
Por nuk kam të dhëna se a janë regjistruar, si janë regjistruar dhe sa u regjistruan. Por fakti që nuk u njoftuan është shumë shqetësues. Nuk u njoftuan që u gjetën. Më duket se nuk është njoftuar as kontrolli. Janë eurot mbrapa. Urdhëro.
Kur u kontrollua Harabeli, u bë komunikata. Kurse kur u kontrolluan 300 mijë eurot, nuk u bë komunikata. Ku janë? Mund të jetë teprim kjo se ndoshta janë numëruar një më një dhe janë sistemuar diku. Fakti që nuk u bë njoftim, kërko paratë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh në Gjermani është i ftuar si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU. Ai shtoi se kongresi është njëditor ku janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore.
Berisha tha se donte të organizonte një takim me shqiptarët në tënjëjtën ditë me kongresin por sipas tij nuk premton koha. Ai shtoi se do të shkojë një herë tjetër për të organzizuar një takim me emigrantët në Gjermani. Kreu i PD-së tha se ka një axhëndë dhe do të fillojë disa takime të cilat do ti njoftojë.
"Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU.
Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë. Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë di të shkoj të marr pjesë.
Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani. Kam një axhendë, do filloj në disa takime. Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh në kontrollin e fundit në garazhin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës janë gjetur 300 mijë euro. Ai shtoi se apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të Dabullëve.
Berisha shtoi se Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi. Ai theksoi se nuk e di a janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim këto para. Sipas tij ata që i shohin edhe i përvetësojnë ose ia lënë të zotit paratë.
Fjala e Berishës:
Së fundmi, dua të informoj qytetarët se në kontrollin e fundit që iu bë Velicës, minierë floriri është.
Po! Në garazh u gjetën 300 mijë euro të fjetura aty. Dhe ai apartamenti top sekret ishte i regjistruar në emër të Dabullëve, Albanit apo Besnikut, sqarojeni vetë ju. Pra, apartamenti top sekret i Lalë Vjedhësit dhe Velicës në Sky Toëer ishte i regjistruar në emrin e Dabullëve, merreni me mend ju sa pasuri kanë ata me Dabullët, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtësi. Dabullët me dokumente janë krahu politik i Hakmarrjes për Drejtësi.
Janë Dabullët që dërgonin arka me minerale kur e kërkonin Shytët, etj. Pra, janë gjetur 300 mijë euro, u regjistruan apo nuk u regjistruan, këtë nuk mund të vë dorën në zjarr. A janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim, këtë nuk e di. Sepse ndodh prore që ata që i shohin edhe i përvetësojnë ose ia lënë të zotit. Ka ndodhur. Sa erdhën me Toyota Yaris? 5 milionë, 3.2 milionë janë shënuar aty. 1.8 milionë u vodhën pa dalë nga porti. Pra, 300 mijë u gjetën në kasafortën sekrete të Velicës. Kasaforta gjendej në garazh. Këto kisha unë dhe shumë të tjera do ketë në ditët në vijim.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh do të denoncojë çdo vjedhje të kryeministri, Edi Rama. Kreu i PD-së shtoi se Rama këto ditë ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga ai që nga viti 2012 deri në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.
Sipas tij ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Berisha shtoi se Rama nuk lë gjë pa vjedhur por ai nuk do lodhet duke denoncuar vjedhjet e tij. Ai tha se midis kopjes dhe origjinalit, çdo qytetar i këtij vendi, kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.
Fjala e Berishës:
Së dyti, të thuash se Edi Rama është hajdut, nuk përbën lajm dhe jam i sigurt se ju nuk ia transmetoni qytetarëve, jo nga frika e tij, edhe ajo është, por nuk ua transmetoni se nuk përbën lajm. Megjithatë, unë do ta denoncoj Ramën në çdo vjedhje të tij. Këto ditë ai ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga Sali Berisha nga viti 2012 gjer në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.
Dhe ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Këtu i keni disa prej titujve, që informojnë publikun për vendimin e Sali Berishës, premtimin e tij për Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Unë e kuptoj se akuzat për vjedhje për Edi Ramën nuk bëjnë lajm se janë standard normal. Por unë nuk do lodhem duke denoncuar këtë hajdut që nuk lë gjë pa vjedhur. Vetëm një gjë i them, midis kopjet dhe origjinalit, çdo qytetar i këtij vendi, kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.
Prandaj, sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 majin se absolutisht do marrësh atë që meriton. Si mundet një kryeministër, pa u skuqur, pa u zbehur, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit. Pra, nuk mund të mos e denoncoja këtë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij shprehet se dje udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko zhvilloi zgjedhjet jo me një, por disa eksponentë të opozitës në burgje. Sipas tij Lukashenko njëlloj si Edi Rama thanë se kanë hapur vetë dyert e burgjeve pasi kanë folur kundër tyre.
Ai shtoi se ata burgosin opozitën pasi flasin kundër tyre gjë e cila ndodh edhe për Metën. Berisha tha se me një akt politik të shëmtuar, kriminal, Edi Rama nuk ka shanse në këto zgjedhje. Kreu i PD-së theksoi se garanton se krimet politike do marrin ndëshkimin më të rëndë.
Fjala e Berishës:
Dje, diktatori i Bjellorusisë zhvilloi zgjedhjet jo me një, por disa eksponentë të opozitës në burgje. I cili, njëlloj si Edi Rama, deklaroi se ata kanë hapur vetë dyert e burgjeve. Sepse kishin folur kundër tij, sepse kishin qëndruar kundër tij. Pikërisht për këtë arsye është në burg Ilir Meta, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit.
Në një akt politik të shëmtuar, kriminal, Edi Rama nuk ka shanse në këto zgjedhje. Por garantoj se krimet e tij politike do marrin ndëshkimin më të rëndë. Dhe si të tilla nuk do konsiderohen vetëm burgosjet dhe persekutimi i kundërshtarëve, por krim kushtetues politik do konsiderohet çdo dhunim i kodit zgjedhor, serinë e të cilëve ai e vazhdon pandërprerë.
Kjo ishte çështja më kryesore që unë desha të sjell para medieve sot në një ditë shumë të veçantë, pasi nuk ka ndodhur kurrë që të ndryshohen gjykatësit në prag të procesit gjyqësor, në mënyrë që të sigurohet vendimi që do Edi Rama.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët ndërsa ka folur në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish- deputetit të PD, Ervin Salianji. Berisha gjatë fjalës së tij shprehet se ky është një akt i pashembullt dhe i paprecedent. Ai shtoi se këto ndryshime i ka udhëruar kryeministri, Edi Rama.
Berisha shton se ky akt i shëmtuar politik dëshmon dhe njëherë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Ai thekson se dëshmon lidhjet e tmerrshme të Ramës me klanin Xhafaj. Sipas tij klani Rama dhe klani Xhafaj janë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë, të rajonit dhe Europës, pasi janë dy klanet që kontrollojnë me të gjithë pushtetin ekzekutiv dhe të tjera, trafiqet kriminale në këtë vend.
Kreu i PD-së tha se ndryshimi me përsëritje të shortit në prag të seancës së gjykimit, duke i dorëzuar shortin Sokol Binajt dhe caktimi i tij jashtë çdo lloj parashikimi dhe procedure, duke ndryshuar shortin me short, tregon tmerrin që kanë klani Xhafaj dhe klani Rama ndaj denoncimit të Ervin Salianjit. Sipas tij Salianji është një martir i gjallë i fjalës së lirë. Berisha tha se ai qëndron në qeli vetëm e vetëm pse paraqiti prova të pakontestueshme se Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij kriminel, trafikant, që e merrte në mbrojtje, drejtonin trafiqe të tmerrshme.
Fjala e Berishës:
Në një akt të pashembullt, të paprecedent, Edi Rama urdhëroi ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë, që shqyrton dosjen e deputetit të PD, Ervin Salianji. Ky akt i shëmtuar politik dëshmon dhe njëherë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Dëshmon dhe njëherë lidhjet e tij të tmerrshme me klanin Xhafaj, dhe se klani Rama dhe klani Xhafaj janë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë, të rajonit dhe Europës, pasi janë dy klanet që kontrollojnë me t gjithë pushtetin ekzekutiv dhe të tjera, trafiqet kriminale në këtë vend.
Ndryshimi nga Rama-Xhafaj me përsëritje të shortit në prag të seancës së gjykimit, duke i dorëzuar shortin Sokol Binajt, një militant i vjetër i PS, i shumënjohur si i tillë, pasaardhës i një ish-xhelati të diktaturës komuniste, dhe caktimi i tij jashtë çdo lloj parashikimi dhe procedure, duke ndryshuar shortin me short, tregon tmerrin që kanë klani Xhafaj dhe klani Rama ndaj denoncimit të Ervin Salianjit. Nuk ka ndodhur kurrë, kjo ndodh vetëm në gjykatat e Edi Ramës, të Lukashenkos dhe të ajatollahëve të Teheranit. Ervin Salianji është një martir i gjallë i fjalës së lirë.
Ai qëndron në qeli vetëm e vetëm pse paraqiti prova të pakontestueshme se Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij kriminel, trafikant, që e merrte në mbrojtje, drejtonin trafiqe të tmerrshme.
Se Olsi Rama me Geron Xhafën, siç oshëtinte e gjithë Vlora, ishin zotërit e lojërave të fatit dhe ndanin pra larjen e parave. Ervin Salianji nuk ka bërë kurrë një padi në jetën e tij përveçse padisë publike, atë që duhet të bëjë çdo deputet në parlamentin shqiptar. Ai ka lexuar regjistrimin që një gazetar guximtar, Jetmir Olldashi, i bëri famëziut trafikant, të cilët me shumë të drejtë presidenti Donald Trump ka ndërmend t’i shpallë kartelet e drogës si grupe terroriste. Ato të tilla janë.
Pra, një denoncim që i bëri vëllait të ministrit se drejtonte sasi të mëdha trafiqesh nga Vlora.
Ngarkesa për të cilën bëhej fjalë ishte 13 ton e 300 kg. Duke mbajtur në burg një politikan të ri guximtar, Edi Rama dëshmon se ka frikë dhe tmerr nga krimet që ka kryer.
Unë dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar. Këtë akt kriminal të mbajtjes së një njeriu të pafajshëm prapa hekurave. Dhe meqenëse trupa gjykuese duket se nuk gjente dot asnjë lloj motivi për të pranuar këtë vendim politik të gjykatave të shkallëve të tjera, dhe i bëri të qartë Edi Ramës se nuk do mund të vendoste sipas dëshirave të tij, ajo u ndërrua dhe u shtua famëzi Sokol Binaj, një militant i verbër i PS. Gjithashtu unë i shpreh solidaritetin tim të plotë dhe total Ervin Salianjit dhe e siguroj se PD do bëjë gjithçka që klani mafioz Rama-Xhafaj të marrë përgjigjen e merituar.