LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Djali vret babanë në Mallakastër, arrestohet pas disa orësh! Kryeplaku: Ishte i sëmurë

• Djali vret babanë në Mallakastër. •Mariglen Muhametaj, 37 vjeç, qëlloi me sende të forta për vdekje të atin Qemal Muhametajn, në Greshnicë të Mallakastrës. • Vrasja ka ndodhur në prani të mamasë së tij të paralizuar dhe të bërtiturat janë dëgjuar nga komshinjtë. •Kryeplaku i fshatit të Greshicës në Mallakastër, Kastriot Hysenaj ka treguar se 37-vjeçari ishte person i qetë dhe nuk kishte krijuar asnjëherë probleme mirëpo pohon se ishin në dijeni se ai ishte i sëmurë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Vrau babain me sende të forta, ky është 37-vjeçari nga Mallakastra

Djali vret babanë në Mallakastër, arrestohet pas disa
Mariglen Muhametaj

MALLAKASTËR- Personi në foto është Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari i cili vrau me sende të forta mbrëmjen e djeshme të atin, Qemal Muhametaj. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas disa orësh ndjekje nga policia.

Autori është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej. Ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë. Mësohet se babë e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas ngjarjes ai është larguar nga vendi për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm.

3 VITE ME PARE

Vrau me sende të forta babain në Mallakastër, arrestohet pas disa orësh ndjekje 37-vjeçari

Djali vret babanë në Mallakastër, arrestohet pas disa
Policia

MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në Greshnicë të Mallakastrës është vënë në pranga. 37-vjeçari me probleme të shëndetit mendor vrau babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç duke e goditur me sende të forta. Ngjarja u regjistrua një natë më parë, për motive ende të paditura. Autori do të hetohet për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

3 VITE ME PARE

Djali vret babanë në Mallakastër, kryeplaku: E dinim që ishte i sëmurë, por s'ka pasur probleme

Djali vret babanë në Mallakastër, arrestohet pas disa
Kryeplaku

MALLAKASTËR- Kryetari i fshatit, Kastriot Hysenaj ka treguar për mediat se 30-vjeçari i cili vrau të atin, Mariglen Muhametaj edhe pse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete

'“Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm t vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka qenë djali gjatë. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit. E ëma është e paralizuar. Patën edhe një zonjë të punësuar. Në momentin që iku e ëma e hoqën. E përballonin vetë. Kaq di unë. Në momentin që kam ardhur unë këtu çdo gjë kishte mbaruar. I ati ishte njeri i vetë, punëtor, nuk ngatërrohej me njeri. Na duket absurde. Gjendja ekonomike e vështirë është. Njeri s’na ka thënë që ai ka mbetur pa bukë e pa gjellë. Djali rrinte vetëm”, thotë kryeplaku.

Forca të shumta policore janë në kërkim të 30-vjeçarit, Mariglen Muhametaj i cili vrau mbrëmjen e kaluar të atin, 73- vjeçarin Qemal Muhametaj në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Policia dyshon se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

3 VITE ME PARE

E rëndë në Mallakastër, djali vret babanë, shpallet në kërkim

Djali vret babanë në Mallakastër, arrestohet pas disa

MALLAKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër. Mësohet se djali ka vrarë babanë e tij 73-vjeçar me sende të forta.

Dyshohet se djali 33-vjeçar është me probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë: 

Mallakastër/Informacion paraprak Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

mariglen muhametaj djali vret babane ne mallakaster

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet