LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni, kërkesa ndaj Kinës: Duhet të bindni Rusinë t'i japë fund luftës në Ukrainë!

•Samiti i G7 ka bërë bashkë liderë nga vende të rëndësishme të botës. •Në ditën e dytë të samitit i pranishëm ka qenë edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy i cili ka nisur takimin me liderët botërorë. •Ai është fotografuar duke marrë pjesë në takime të veçanta me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy ka falenderuar Scholz për ndihmën e Gjermanisë ndaj Ukrainës.  •Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i bëjë presion Rusisë për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. •Në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e G7 theksuan se nuk donin të dëmtonin Kinën dhe po kërkonin marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme me Pekinin. Pas para nisjes së taki•meve, liderët botërorë kanë pozuar foto së bashku në Hiroshima, aty ku prej dy ditësh po zhvillohen takimet maratonë. Udhëheqësit pozuan gjithashtu një foto në grup pasi vendosën kurora me lule gjatë një vizite në Parkun Memorial të Paqes si pjesë e samitit në qytetin perëndimor japonez.• Kyreministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluarnjë takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Në fokus të bisedimeve mes dy liderve ka qenë kalimi në mënyrë të paligjshme i emigrantëve përmes Kanalit Anglez.• Rusia i është përgjigjur sanksioneve nga Uashington duke ndaluar hyrjen e më shumë se 500 amerikanëve, përfshirë edhe ish-presidentin Barack Obama. •Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme. •Presidenti i SHBA-së Joe Biden po përgatitet të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën pas takimit që do të zhvillojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Japoni. •Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë më shumë predha artilerie, mjete të blinduara dhe armë antitank, me të cilat Perëndimi tashmë ka furnizuar Ukrainën. •Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA.  

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Samiti në Hiroshima, Zelenskyy takohet me liderët e G7

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Volodymyr Zelenskyy takohet me liderët e G7

JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka nisur takimin me liderët e G7 në samitin që po mbahet në Hiroshima. Ai është fotografuar duke marrë pjesë në takime të veçanta me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy ka falenderuar Scholz për ndihmën e Gjermanisë ndaj Ukrainës. 

"Mbështetja e Francës për koalicionin e avionëve luftarakë dhe pjesëmarrja e saj në misionin e trajnimit për të trajnuar pilotët ukrainas është e rëndësishme", shkruan Zelenskyy. 

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i bëjë presion Rusisë për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e G7 theksuan se nuk donin të dëmtonin Kinën dhe po kërkonin marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme me Pekinin. 

3 VITE ME PARE

Beteja në Bakhmut/ Ukraina hedh poshtë pretendimet e Prigozhin: Situata është kritike, por rusët nuk e kanë marrë në kontroll ende

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Bakhmut

RUSI- Ukraina i është përgjigjur kreut të grupit 'Wagner', Yevgeny Prigozhin i cili më herët pretendoi se kishte marrë në kontroll të plotë qytetin lindor, Bakhmut. 

Qyteti lindor i Ukrainës ka qenë në qendër të betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës. Ushtria ukrainase e ka mohuar pretendimin.  Serhiy Cherevatyy, zëdhënës i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës se deklaratat nuk janë të vërteta dhe se ushtarët ukrainas po luftojnë ende për të mbrojtur territorin, shrkuajnë mediat e huaja. 

Në lidhje me luftimet e rënda në Bakhmut, zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se situata është kritike.

 

3 VITE ME PARE

Beteja në Bakhmut/ Prigozhin pretendon se e ka marrë në kontroll qytetin lindor

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Yevgeny prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, pretendon kontrollin e plotë të qytetit ukrainas të Bakhmut, fokusi i betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës, shkruajnë mediat e huaja. 

Sot, në orën 12 të mesditës, Bakhmut u mor plotësisht.Ne morëm plotësisht të gjithë qytetin, nga shtëpia në shtëpi”, tha Prigozhin.

Ai tha se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut nga 25 maji për pushim dhe ritrajnim. Shpërthime të largëta mund të dëgjoheshin në sfond ndërsa Prigozhin fliste gjatë videos. Deri më tani nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina. 

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Zelenskyy takohet me Sunak, përshëndeten me një përqafim, mesazhi inkurajues për liderin ukrainas: Ti ia dole

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy

JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak janë takuar tani në Hiroshima të Japonisë, ku do të mbahet samiti i G7. Sunak e përshëndeti Zelenskyy-n me një përqafim të ngrohtë duke e inkurajuar: "Ti ia dole".

Po ashtu Zelenskyy u takua më herët edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Kryeministri britanik postoi gjithashtu një foto të takimit me liderin ukrainas me mesazhin se Britania do ta mbështesë gjithmonë Ukrainën.

"Ukrainë, ne nuk do të shkojmë askund", shkruan ai në postimin në Twitter.  

3 VITE ME PARE

Liderët e G7 kërkesë Kinës: Duhet të bindni Rusinë t'i japë fund luftës në Ukrainë

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Liderët e G7

JAPONI- Liderët botërorë kanë nisur takimin në Hiroshima. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i bëjë presion Rusisë për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e G7 theksuan se nuk donin të dëmtonin Kinën dhe po kërkonin marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme me Pekinin, duke njohur rëndësinë e angazhimit të sinqertë dhe shprehjen e shqetësimeve në Kinë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj ushtarak dhe të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat e saj nga Ukraina. Ne inkurajojmë Kinën të mbështesë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në integritetin territorial dhe parimet dhe qëllimet e Kartës së OKB-së, duke përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta me Ukrainën”, thuhet në deklaratë. 

Grupi i G7 tha se bashkëpunimi me Kinën është i nevojshëm duke pasur parasysh rolin e saj global dhe madhësinë ekonomike, duke apeluar për të punuar në sfidat si ndryshimi i klimës, biodiversiteti, borxhet dhe nevojat financiare të vendeve të cenueshme, shqetësimet globale të shëndetit dhe stabiliteti ekonomik. 

3 VITE ME PARE

Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joseph Biden po përgatitet të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën pas takimit që do të zhvillojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Japoni. 

Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë më shumë predha artilerie, mjete të blinduara dhe armë antitank, me të cilat Perëndimi tashmë ka furnizuar Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi vjen pasi presidenti amerikan tha se do të lejonte dërgimin e avionëve amerikanë F-16 në Ukrainë nga vende të tjera, duke u thënë kolegëve të tij të G7 se do të mbështeste një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë. 

3 VITE ME PARE

Rusia hakmerret për sanksionet/ Ndalon hyrjen për 500 shtetas amerikanë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Barack Obama

Rusia i është përgjigjur sanksioneve nga Uashington duke ndaluar hyrjen e më shumë se 500 amerikanëve, përfshirë edhe ish-presidentin Barack Obama. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme. 

“Në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të vendosura rregullisht nga administrata Biden, hyrja në Federatën Ruse është e mbyllur për 500 amerikanë”, tha ministria e jashtme, duke shtuar se Obama ishte në mesin e atyre në listë. 

Të premten, Shtetet e Bashkuara shtuan qindra kompani dhe individë të tjerë në listën e zezë të sanksioneve teksa zgjeruan përpjekjet për të mbytur ekonominë e Rusisë për shkak të ofensivës së Ukrainës.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë hap i vetëm armiqësor kundër Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Ministria e Jashtme. 

Në listë ishin prezantuesit e televizionit Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Seth Meyers. Prezantuesja e CNN Erin Burnett dhe prezantuesit e MSNBC Rachel Maddoë dhe Joe Scarborough ishin gjithashtu të përfshirë, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia tha se futi në listën e zezë senatorë, kongresmenë dhe anëtarë të grupeve të mendimit të përfshirë në përhapjen e qëndrimeve rusofobike dhe falsifikimeve dhe krerët e kompanive që furnizojnë Ukrainën me armë.  

Në të njëjtën deklaratë, Rusia tha se i kishte mohuar një vizitë konsullore gazetarit të arrestuar amerikan Evan Gershkovich, i arrestuar në mars me pretendime për spiunazh.

3 VITE ME PARE

Pak para drekës së punës me liderët e G7/ Sunak futet në kuzhinën japoneze, gatuan petulla

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Rishi Sunak

JAPONI- Pak para takimit të samitit të G7, kryeministri britanik Rishi Sunak është fotografuar në kuzhinën japoneze duke gatuar petulla, veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. 

Dy ditë më parë ai është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, takim i cili poashtu u bë viral, kjo për arsyen se të gjithë kanë komentuar çorapet e Sunak ngjyrë të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp. Carp është një ekip profesionist japonez bejsbolli me bazë në Hiroshima dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është një tifoz i madh.

  

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë përparimin në luftën në Ukrainë gjatë samitit tre-ditor që filloi të premten. Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA. 

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Samiti në Japoni, liderët botërore pozojnë foto 'familjare' përpara takimeve

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Liderët botërorë

JAPONI- Pas para nisjes së takimeve, liderët botërorë kanë pozuar foto së bashku në Hiroshima, aty ku prej dy ditësh po zhvillohen takimet maratonë. Udhëheqësit pozuan gjithashtu një foto në grup pasi vendosën kurora me lule gjatë një vizite në Parkun Memorial të Paqes si pjesë e samitit në qytetin perëndimor japonez.

Nga e majta, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, Presidenti i SHBA Joe Biden, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Britanisë Rishi Sunak morën pjesë në foton familjare.

3 VITE ME PARE

Samiti i G7/ Sunak takohet me Macron, diskutojnë për kalimet e paligjshme në Kanalin Anglez

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron

JAPONI- Kyreministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e G7 në Japoni. Mediat e huaja raportojnë se në fokus të bisedimeve mes dy liderve ka qenë kalimi në mënyrë të paligjshme i emigrantëve përmes Kanalit Anglez. 

“Kryeministri dhe Presidenti Macron theksuan përparimin në punën e përbashkët për të trajtuar migracionin e paligjshëm në Kanal, duke u mbështetur në Samitin e suksesshëm MB-Francë në fillim të këtij viti. Ata u angazhuan për të ofruar të gjithë elementët e paketës ambicioze të rënë dakord në mars për të ndihmuar në ndalimin e anijeve dhe të trajtojë kontrabandistët e njerëzve që grabitin të pambrojturit", tha një zëdhënësi i Doëning Street. 

Një zëdhënësi i Downing Street tha se udhëheqësit përshëndetën unitetin e fortë të qëllimit në G7 për çështjet duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës dhe qasjen kolektive ndaj kërcënimit ekonomik të paraqitur nga Kina. 

3 VITE ME PARE

Biden në Hiroshima! Shtëpia e Bardhë: Mezi pret të takohet me Zelenskyy-n

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Biden dhe Zelenskyy

HIROSHIMA - Presidenti i SHBA-ve Joe Biden "pret me padurim të takohet" me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Hiroshima, tha Shtëpia e Bardhë, duke konfirmuar informacionin se të dy politikanët do të takohen në samitin e G7.

"Është e sigurt që Presidenti Biden do të takohet me të," tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, por nuk dha detaje se kur do të zhvillohet takimi. "Presidenti po pret mundësinë për t'u takuar [me Zelensky] ballë për ballë," shtoi ai.

Sipas mediave lokale, presidenti ukrainas duhet të mbërrijë në Japoni sot, pas një ndalese të mëparshme në Arabinë Saudite. Pjesëmarrja befasuese personale e Zelenskyy-t në takimin e shtatë vendeve më të përparuara të botës vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë shpalli përfundimisht se nuk do t'i pengojë vendet aleate të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve që të ofrojnë avionë modernë për të zëvendësuar flotën e saj të vjetëruar dhe të shkatërruar nga lufta e kohës sovjetike. Megjithatë, Biden deklaroi më parë se SHBA nuk do të lejonte transferimin e tyre. Uashingtoni ka shprehur shqetësimin për provokimin e Moskës dhe përfshirjen më të drejtpërdrejtë në luftë.

Duke iu përgjigjur kritikave se Shtetet e Bashkuara pritën shumë gjatë për të lejuar aleatët të dërgonin F-16-ët e tyre në Ukrainë, Sullivan tha se ukrainasve nuk u duheshin avionët për të zmbrapsur rusët në javët e ardhshme. 

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë përparimin në luftën në Ukrainë gjatë samitit tre-ditor që filloi të premten. Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Samiti G7 për Ukrainën! Presidenti Zelenskyy udhëton sot në Hiroshima, pritet të takohet me kryeministrin japonez

Dita e dytë e Samitit G7/ Zelenskyy mbërrin në Japoni,
Volodymyr Zelenskyy

HIROSHIMA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë sot në Hiroshima, ku do të marrë pjesë në samitin e G7 për Ukrainën.

Zelenskyy pritet të mbërrijë në Hiroshima, vendi i sulmit të parë bërthamor në botë, gjatë mbrëmjes. Ai do të bashkohet me udhëheqësit e shtatë vendeve më të përparuara industrialisht të botës.

Fillimisht u konfirmua se Zelenskyy do t'i bashkohet pjesëmarrësve të samitit të G7 të premten përmes video-konferencës. Megjithatë, ky plan ndryshoi pasi Zelenskyy shprehu një "dëshirë të fortë" për të marrë pjesë personalisht në samit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme japoneze.

Japonia kishte refuzuar më parë të konfirmonte personalisht vizitën e Zelenskyy-t në vend, duke këmbëngulur deri të premten vonë në mbrëmje se ai do të merrte pjesë në samit vetëm online.

Gjatë vizitës së tij në Hiroshima, Zelenskyy do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kryeministrin japonez Fumi Kishida, tha ministria.

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë përparimin në luftën në Ukrainë gjatë samitit tre-ditor që filloi të premten. Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA./Dosja.al

samiti i g7

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës