Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zhvillime të reja nga tërmeti i ri i shënuar në Turqi dhe Siri datë 20 shkurt, pasditen e djeshme. • Bilanci i viktimave në ditën e 15 të tërmetit të fuqishëm i 6 shkurtit është rritur, pasi lëkundje të reja sizmikike me magnitudë 6.4 u raportuan edhe pasditen e djeshme në Hatay, zonë e cila ndodhet në kufi me Sirinë. • Paraprakisht raportohet se, numri i personave që kanë humbur jetën nën rrënoja nga tërmeti i fundit është rritur në 11 ndërsa mbi 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. • Emergjencat civilke dhe grupet e kërkim-shpëtimit kanë nisur sërish kërkimet në rrënoja ndërsa shpresa për të mbijetuar shuhet dita ditës. • Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare janë paralajmëruar se duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra. • Tërmeti i pasdites së djeshme, ishte me qendër në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, një nga rajonet më të goditura në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt. • Ai u ndje në Siri, Jordani, Qipro, Izrael dhe deri në Egjipt dhe u pasua nga një tërmet i dytë, me magnitudë 5.8 ballë. Ritheksojmë se, 8 njerëz u vranë nga tërmeti i fundit që goditi rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, dy javë pasi tërmetit të madh që vrau më shumë se 47,000 njerëz dhe dëmtoi ose shkatërroi qindra mijëra shtëpi.
7 artikuj për këtë temë.
TURQI- Momente emocionuese janë filmuar nga Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e fundit vdekjeprurëse në Turqi. Në rrjet është duke u bërë virale një video ku një 5- vjeçare e cila i mbijetoi tërmetit të fuqishëm dy javë më parë, sot ka festuar ditëlindjen mes rrënojave të ngelura nga qyteti i shkatërruar. E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetare e prindërit e saj, vogëlushja e cila quhet Birfin ka fryrë qirinjtë e tortës teksa buzëqeshte e lumtur.
“Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi dje në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. Njoftohet gjithashtu se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët dh se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore.Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona.
TURQI- Tërmeti 6.4 ballë që u shënua pasditen e djeshme në Hatay në Turqi ka sjellë shkatërrimin e dhjetëra banesave e godinave të reja. Nga godina e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Mustafa Kemal, gjithçka është rrafshuar përveç shkallëve të emergjencës. Aty duket qartë se vetëm shkallët që përdoren në raste emergjence mbeti në këmbë ndërsa godina u rrëzua e gjitha.
Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.
TURQI- Nurmi i viktimave nga tërmeti i pasdites së djeshme në Turqi, me magnitudë 6.4 është rritur sërish. Nga 8 numri i viktimae ka shkuar në 11. Mediat turke raportojnë se qindra persona janë nxjerrë të plagosur nga rrënojat, ndërsa emergjencat civile kanë vijuar me kërkimet.
Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.
TURQI- Deputeti turk, Lutfi Kasıkçı, i cili ishte në Hatay duke dhënë një prononcim për mediat për situatën aktuale kur nisën lëkundjet e forta të tërmetit 6.4 ballë. Ai u pa duke u larguar me vrap pasi ishte shumë pranë godinave të mëdha. Ky moment u filmua nga kamerat e sigurisë që tregonin deputetin që largohej me shpejtësi.
Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit. Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur nga ky tërmet i ri dhe mbi 600 të tjerë u plagosën. Ndërsa numri total i vikitmave ka kaluar 47.000 në të dy vendet, Siri dhe Turqi.
TURQI- 'Aya' e cila në shqip përkthehet 'Mrekulli', foshnaj e cila lindi në Siri në mes të rrënojave të tërmetit vdekjeprurës së 6 shkurtit ka lënë spitalin dhe ka shkuar në shtëpinë e saj të re me familjen e hallës së saj. Vajza, e cila ndodhej në spital prej disa orësh pas tërmetit të 6 shkurtit, doli nga spitali të shtunën dhe u adoptua nga halla dhe xhaxhai i saj, të cilët i vendosën një emër të ri, Afraa. Nëna e Afraas vdiq në tërmet së bashku me babanë dhe katër vëllezërit e motrat. Një ditë pasi foshnja mbërriti në spital, zyrtarët atje e quajtën Aya, arabisht për "një shenjë nga Zoti".
Historia e Afraas është shpërndarë gjerësisht në media dhe njerëz nga e gjithë bota janë ofruar ta ndihmojnë atë, mes të cilëve disa kanë kërkuar ta birësojnë. Megjithatë, të afërmit që e morën atë thanë se, sado të vështira të ishin rrethanat, vendi më i mirë për foshnjën ishte familja.
Të hënën, Afraa po kujdesej nga xhaxhai i saj, Khalil al-Saëadi, i cili jetonte me të afërmit në qytetin Jinderis në veri të Sirisë pasi shtëpia e tij u shkatërrua gjithashtu nga tërmeti. Al-Saëadi dhe gruaja e tij kanë katër vajza dhe dy djem dhe tani Afraa do të jetojë me kushërinjtë e saj.
"Ajo është një nga fëmijët e mi tani. Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi nga gjashtë fëmijët e tij. Ajo do të jetë më e dashur se fëmijët e mi, sepse do të mbajë të gjallë kujtimin e babait, nënës dhe vëllezërve të saj”, tha ai.
Ai tha se vajza u mbajt në spital për gati dy javë derisa të bëheshin dokumentet për adoptimin e saj. Babai i Afraas, Abdullah Turki Mleihan, ishte me origjinë nga fshati Khsham në provincën lindore Deir el-Zour, por u largua në vitin 2014 pasi grupi i Shtetit Islamik pushtoi fshatin.
TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmete. Ndërkohë që dy tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, që ndodhën me një distancë prej tre minutash në Hatay, krijuan panik në rajon, Prof. Dr. Naci Gorur dha informacione kritike. Gjeoshkencëtari ndau analizën e tij të parë të tërmetit në profilin e tij personal në Twitter.
"Miq, në Hataj ka pasur tërmete 6.4 e më të vogla. Pas tërmeteve të Marashit, ne prisnim tërmete të kësaj magnitudë në Hatay dhe Adana. Në fakt, unë, Celal Şengör dhe miqtë tanë të gjeoshkencës e njoftuam. Kjo ndodhi në Maraş. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në Adana dhe Qipro. Këto paralajmërime bazohen në transferimin e energjisë në rajon. Po kështu, për arsye të ngjashme duhet të jemi të kujdesshëm në çarjet e Malatya, Ovacık dhe Nazimiye-Karakoçan rreth Malatyas. Është e dobishme që autoritetet dhe njerëzit tanë të jenë të kujdesshëm”, shkroi ai.
Arkadaşlar Hatay’da 6,4 ve daha küçük depremler oldu. Maraş depremlerinden sonra bu boyutta depremleri Hatay ve Adana’da bekliyorduk. Nitekim ben, Celal Şengör ve yerbilmci arkadaşlarımız duyurmuştuk. Maraş’ta oldu. Adana ve Kıbrıs’ta da dikkatli olmamız gerekir. Bu uyarılarımız
— Prof. Dr. Naci Görür (@nacigorur) February 20, 2023
Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit. Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur nga ky tërmet i ri dhe mbi 600 të tjerë u plagosën. Ndërsa numri total i vikitmave ka kaluar 47.000 në të dy vendet, Siri dhe Turqi.
TURQI- 8 njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë. Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.
Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri. Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.
Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.