LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë e invalidëve në Elbasan! Arrihet marrëveshja për paketën higjieno-sanitare, nesër jepen detaje

• Mbyllet në ditën e tretë greva e invalidëve në Elbasan. • Mbrëmjen e sotme, grevistët kanë pasur një takim me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, e kanë mbërritur një marrëveshje. • Por ende nuk dihen detajet. • Nesër, në orën 9, do të kenë një komunikim me mediat për të zbuluar detaje. • E gjitha ndodhi pasi CMAP epror u kishte hequr pagesën prej 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. • Grevistët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’iu japë zgjidhje problemit të tyre. • Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj, por me heqjen e paketës higjieno-sanitare tashmë ata marrin 24 mijë lek në muaj. • Ndarja e pagesës bëhet 12 mijë lekë në muaj për paaftësinë për të punuar, 10 mijë lekë shkojnë për shoqëruesin dhe 2 mijë lekë për pagesën e dritave.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon greva e urisë së invalidëve në Elbasan, arrihet marrëveshja me Ministrinë

Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë e invalidëve në
Pamje nga greva

TIRANË- Përfundon greva e urisë e invalidëve në Elbasan. Kjo sepse mbrëmjen e kësaj të hënë, grevistët kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk dihet ende si kanë rënë dakord pasi invalidët kërkonin që t’i kthenin pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare, e cila u ishte hequr.

Ndërkohë kanë njoftuar se nesër në orën 09:10 do të flasin për mediat lidhur me marrëveshjen pasi ende nuk dihen detaje dhe kushtet e akordit që kanë rënë.

Greva e invalidëve të Elbasanit vjen pasi KEMP epror iu hoqi paketën higjieno-sanitare 10 mijë lekë. Invalidët merrnin një pagesë prej 40 mijë lekë në muaj, por me heqjen e paketës higjieno-sanitare tashmë ata marrin 24 mijë lek në muaj. Ndarja e pagesës bëhet 12 mijë lekë në muaj për paaftësinë për të punuar, 10 mijë lekë shkojnë për shoqëruesin dhe 2 mijë lekë për pagesën e dritave. 

3 VITE ME PARE

Greva e urisë, nëna e një prej invalidëve: Rama të vijë dhe të më takojë

Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë e invalidëve në
Gruaja

ELBASAN- Sot bëhen 3 ditë nga greva e Paraplegjikëve. Nëna e një prej invalidëve kërkon që të takohet me kryeministrin Edi Rama. Për mediat, ajo u shpreh se kempi iu është hequr djalit në mënyrë të padrejtë, ndaj kërkon shpjegim nga kreu i Qeverisë.

'I thashë doktor kam ardhur për të pyetur se përse na e keni hequr kempin. Doktori më tha ia ka hequr Rama. Pse ia hoqën? E panë në këmbë? Unë nuk i du paret, unë dua djalin, kam 40 vjet që e shikoj kështu të shtrirë. Nuk e shoh dot kështu, ia bëj thirrje Ramës që të vijë dhe të më takojë mua si nënë. Unë dua djalin tim, jo lekun'- tha nëna e një prej paraplegjikëve, të cilëve iu është hequr një pjesë e kempit. Atyre iu është thënë se do të bëhet një projekt pilot, ku ndryshimet e para do të ndodhin në Elbasan. 

3 VITE ME PARE

Greva e invalidëve në Elbasan, zëvendësohen 3 prej tyre, qytetari: Situata është kritike

Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë e invalidëve në
Greva

ELBASAN- Tre prej invalidëve që u futën në grevën e urisë janë zëvendësuar. Kështu kanë zbuluar për mediat, grevistët e tjerë, duke shpjeguar se gjendja e atyre ishte shumë kritike. Ata janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund grevës, për të marrë sërish pjesën tjetër të kempit që ia hoqën.

'Gjendja është shumë e keqe, i kemi zëvendësuar 3 pasi ishin keq me shëndetin. Situata është shumë kritike, nuk kemi marrë asnjë lloj kontakti. Jemi të vendosur për ta vazhduar grevën. Ne kërkojmë që personat që kanë shkelur ligjin të dalin para drejtësisë'- tha një prej tyre. 

3 VITE ME PARE

Dita e tretë/ Greva e invalidëve në Elbasan: Nuk na ka ardhur askush

Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë e invalidëve në
Invalidi

ELBASAN- Invalidët futen sot në ditën e tretë të grevës. Për mediat, dy grevistë që vijojnë ende rezistencën kanë treguar se kanë pasur përkeqësim në shëndet. Gjatë orëve të fundit ata nuk kanë konsumuar ushqim dhe vetëm marrin medikamente. 

Grevistët invalidë u shprehën se edhe pse janë në ditën e tretë nuk ka shkuar askush nga institucionet shtetërore që t`i vizitojë. Ata thonë që nuk kanë pasur ndihmë mjekësore, ndërsa të vetmit që u rrinë afër janë familjarët.

Invalidët ndihen të dëshpëruar për braktisjen që po u bëhet, ndërsa dëshpërimin e tyre e shton më tej fakti se në këto ditë festash, ata nuk kanë mundësi të jenë pranë familjeve dhe të gëzojnë si gjithë të tjerët.

Nëna e një djali invalid, bëri një denoncim duke deklaruar se KEMPI epror i ka prerë pagesën të birit duke i thënë se ai mund të ngrihet në këmbë, ndërkohë që është e kundërta.

greva e invalideve ne elbasan

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje