LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen edhe në rrethe: Rritje pagash, nuk ka rankimim pa financim

•Vazhdon bojkoti i mësimit nga pedagogët. • Pedagogët protestuan sot përpara universiteteve publike në të gjithë vendin. •  Ata kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. • Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, e Korçë. •  Pedagogët nuk e pranuan rritjen 15% të pagës ndërsa iu përgjigjën edhe kryeministrit Edi Rama që mblodhi paralelisht rektorët e Universiteteve për tju thënë se rritje pagash nuk ka. • Pedagogët thanë se rritja e rankimimit që kërkon Rama nuk bëhet pa financim ndërsa thanë se gjendja aktuale e universiteteve është skandaloze. • Pedagogët thanë se nesër do të vazhdojë protesta në orën 10:00, dhe bojkoti vazhdon. 

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kovaçi: Studentët po zgjedhin infermierinë pasi duan të ikin në Gjermani  

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi deklaroi se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen. Në në dalje për mediat, Kovaçi tha se  arsyet që studentët  zgjedhin degën e infermierisë është sepse ata duan se duan të largohen drejt Gjermanisë.

“Do vazhdojmë protestën tonë 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Mi 75% e publiku kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimi nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Pedagogu në QSUT: Pedagogët po intimidohen nga rektori Gjata, nuk duan të shkarkohen nga puna

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Erges Eskiu

TIRANË- Pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu ka denoncuar rektorin Arben Gjata. Në një dalje për mediat, Eskiu tha se pedagogët e mjeksisë po intimidohen nga Gjata në mënyrë që të mos dalin në protestë. Po ashtu Eskiu ka theksuar se pedagogët që nuk po dalin të protestestojnë kanë frikë semos shkarkohen nga puna. 

“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja”, tha ai.

 

3 VITE ME PARE

Protesta në Elbasan, pedagogia: Vetëm duam që të shkojnë në nivelin e pedagogëve të Kosovës 

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
protesta

ELBASAN- Një pedagoge në Universitetin e Elbasanit ka deklaruar se kërkesat e tyre janë që të arrijnë pedagogët e Kosovës. Duke folur për News 24, pedagogia ka deklaruar se në protestën e tyre ka dhe pedagogë që duan që të protestojnë por ngurrojnë që të dalin.  

"Sot jem i në ditën e dytë të protestës. Kemi zgjedhur një itinerar tjetër sot. Kemi ardhur në korpusin qëndror për ta bërë më evidente protestën. Ka kolegë që duan të na bashkohen por nuk e di pse ndihen të pasigurtë për të dalë. Kërkesat tona lidhen me pagen, me kërkimin shkencor, po kërkojmë që të na kthehet dinjiteti. Duan që të shkojmë të behemi baraz me pedagogët e Kosovës," tha pedagogia.

3 VITE ME PARE

Protesta në Durrës, pedagogët: Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave 

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Pedagoget

DURRËS- Pedagogët në Universitetin e Durrës kanë deklaruar se protesta e tyre do të vazhdojë. Duke folur për News 24, një pedagog në Durrës, ka theksuar se ata nuk janë dakord me rritjen e rrogës prej 7% dhe se duan që rroga të rritet me 50% brenda dy viteve.

"Nuk jemi aspak dakord për rritjen e rrogës 7 %. Ne kemi bërë kërkesë për rritjen e rrogës 50% në 2 vite. Natyrisht që do vazhdojmë me protestat dhe besojmë se shumica e tyre do të plotësohen," tha pedagogu.

3 VITE ME PARE

Zëvendës pedagogu: Rroga që unë çoj në shtëpi është 470 mijë lekë, a është e drejtë kjo?

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Pedagoget

TIRANË- Një zëvendës pedagog ka deklaruar se rritja 8% e rrogës nuk u del për asgjë. Duke folur për News24, ai tha se rroga që ai çon në shtëpi është 470 mijë lekë dhe se nuk u del që të mbëjnë familjen e tyre. Po ashtu zëvendës pedagogu ka shtuar se  ata nuk do të ndalen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

"Ne kemi kërkuar me ngulëm, na kanë thënë që e kemi të drejtë por nuk n e kanë dhënë. Pjesën praktike e bëjmë ne që jemi zëvëndës pedagogë. Ne 8% i pagës nuk ka zë. Në protestën e pedagogëve në vitin 2004, ne u lanë në harresë. Duhet të ndihemi të vlerësuar nga kjo protestë. Ne jemi shumë të këmbëngulur në kërkesat tona. Rroga imë që çoj në shtëpi është 470 mijë lekë. A është e drejt kjo?. Po mundohemi dhe të bëjmë një punë të dytë," tha zëvendës pedagogu.

3 VITE ME PARE

"Rritja është qesharake"/ Pedagogët: Barrë për studentët, nuk e pranojmë. Shkencat janë në bojkot total të mësimit

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Pamje nga protesta

TIRANE- Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk e pranojnë rritjen 15% të pagës, pasi kjo rritje nuk prek të gjithë stafin akademik. Për News 24, një nga pedagogët e pranishëm në protestë deklaroi se kjo rritje është një bazë për studentët ndërsa tha se bojkoti do të vazhdojë.

 “Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë këtë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot do të vijohet bojkot, në orën 10 takim dhe më pas do të vendosim.”, tha ai.

Ndërsa një pedagog tjetër konfirmoi se në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk bëhet mësim. “Di të them se në fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolli sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk ju pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët.”, pohoi ai./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Rankimi i papranueshëm", pedagogët i kthehen Ramës, Kovaçi: Thirri mendjes, rrit fondet, ne jemi në gjendje të mjerueshme

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Aleksander Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Alekandër Kovaçi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se pedagogët duhet të punojnë për rritjen e rankimit të universiteteve. Nga protesta e sotme para Universitetit Politeknik, Kovaçi tha sa se fillimisht Universitetet duhet që të financohen dhe më pas të bëhet rankimi i tyre.  

"Të nderuar kolegë, sindikata deklaron vijimin e protestës në ditët në vijim. Në formën e ndërprerjes së procesit mësimor gjithë ditën dhe mbledhjen në fakultete në orën 10:00, protesta do të vazhdojë. vetëm kështu do të kthehet nderi ynë. Misioni ynë do të vazhdojë, universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona. Ne jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk ka çfarë rankimesh të bëjë Rama kur nuk ka asnjë financim.

Protesta do të vazhdojë, studentët na mirëkuptojnë. Mbështetja e protestës po vazhdon edhe në rrethe. Kryeministri duhet që të financojë Universitetet. Pse infiermeria ka mbikuota në çdo Universitet? Sepse duan që të ikin sa më parë nga vendi. Orët mësimore do të zëvendësohen. Studentët janë dakord me protestën. Presim komunikim nga Ministria e Kultutës për të mbyllur këtë protestë sa më parë," tha Kovaçi. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Protesta, pedagogët: Për intelektualët absurditet nuk bëhet normal

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Pedagoge

TIRANË- Një pedagoge në Fakultetin e Histori Filologjisë ka nisur protesta e pedagogëve. Një pedagoge ka deklaruar se studentët janë me ta dhe se do të bojkotojnë të gjithë bashkë deri sa të plotësohen këkesat e tyre. Po ashtu ajo ka deklaruar se ata nuk do bëjnë mbrapsht në tërheqjen e kërkesave të tyre.

"Rektorët duhen të na kishin mbledhur se si do bëhet 8%. Është absurditet që ata që u kanë dhënë votën nuk marrin mundimin që të na mbledhin dhe të bisedojmë. Nuk e shoh me shqetësim nxitjen për konfliktet mes studentëve dhe pedagogëve. Studentët janë mbështetja jonë, janë më të pafajshmit në këtë mes, më të pakapshmit, ata e dinë se ne nuk ua bëjmë dot leksionet as me slider sepse nuk ka infrastrukturë. Të mos krijojmë më trauma sociale, e kemi traumatizuar këtë popull në ekstrem. Jemi akoma në kohë të Migjenit është e turpshme. Unë s’jam përfaqësuese e Sindikatës, por për intelektualin absurdi kurrë nuk mund të bëhet normale, ndoshta për njeriun e zakonshëm po, për ne jo. E keqja është të mos zgjate ky proces, të diskutojmë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e këtij kombi”, tha një pedagoge.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve, studentët: Nuk ka përmirësim të situatës

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen

TIRANË- Studentët kanë deklaruar se do të bashkohen në protestën e pedagogëve. Duke folur për mediat, studentët kanë deklaruar se ata nuk po shohin asnjë përmirësim në Shqipëri dhe ata do të mbështesin çdo protestë që sjell normalizimin e vendit.  

"Kemi dalë posaçërisht për bojkotin, po presim dhe të tjerët që të na bashkohet. Ne mbështesim atë që të gjithë studentët duan. Nuk po shohim asnjë përmirësim. Ne duam që mos të ikin studentët që të mos e lënë Shqipërinë mbapa. Në rastin tonë ka ndodhur që persona në fjalë kanë bërë vitin e parë dhe më pas e kanë lënë. ne duam që të kontriubojmë për vendin tonë," tha një studente. 

3 VITE ME PARE

Nis protesta e pedagogëve: Do vazhdojmë bojkotin

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Pedagogia

TIRANË- Një pedagoge ka deklaruar se proesta e tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Ajo ka thënë se ata janë në koordimin me sindikatën për vazhdimin e protestës.

"Jemi këto për protestë. Nga sindikata kemi njoftime për protestën, nga qeveria nëse do kishte reagime edhe ju do e merrnit vesh. Protesta do të vazhdojë," tha një pedagoge.

3 VITE ME PARE

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord për rankim dhe akreditim. S'ka rritje pagash

3 VITE ME PARE

Studentët: Pedagogë të korruptuar te Politekniku, Shkencat e Natyrës dhe Elbasan

Dita e 2-të e bojkotit në Universitete, pedagogët organizohen
Studentet

TIRANË- Shumë studentë përballen me pedagogë që janë të paaftë dhe të korruptuar. Ishte kjo deklarata e studentit Emiljano Kita për Euronews Albania. Ai u shpreh se ka shumë pedagogë të mirë, ama ka dhe korrupsion që përbën një problem serioz. Një student tjetër, Resi Koçiaj tha se ka dëgjuar për raste të tilla në universitetet e Politeknikut, Shkencave të Natyrës dhe Elbasanit.

“Mbaj mend një rast konkret që më shkruajti dhe një shoqe nga Elbasani dhe më tha që një pedagog u denoncua publikisht në një emision dhe u shkarkuar 2 muaj, më pas erdhi përsëri në universitet duke i kërcënuar,” – tregoi Emiljano.

Ditën e sotme pedagogët vijojnë me protestën e tyre. Ato do të mblidhen në orën 10:00 përballë universiteteve për të vijuar me thirrjet për rritje pagash.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet