Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• 6 minuta seancë plenare. • Kaq zgjati Kuvendi pasditen e sotme, ndërkohë që u karakterizua nga zhurmat dhe pankartat. • Që në nisje të seancës, deputetët e Opozitës me pankarta në duar dhe zhurmuese, kanë bllokuar punimet në Kuvend. • Gjatë seancës së sotme do të flitej për diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. • Deputeti Flamur Noka i ka bllokuar mikrofonin kolegut të mazhorancës Vullnet Sinaj. • Protesta e Opozitës po vazhdon prej muajsh në Kuvend, pasi mazhoranca nuk po i lejon që të zhvillojnë të drejtën e tyre, për të ngritur komisione hetimore.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një moment pikant është kapur nga kamerat gjatë seancës së sotme plenare. Në nisje të Kuvendit, deputetët e Opozitës kanë bllokuar punimet në seancë, për shkak të mos respektimit të të drejtave të tyre nga mazhoranca.
Deputeti demokrat Flamur Noka me një pankartë ka shkuar para Ministres Elisa Spiropali dhe ia ka lënë para mikrofonit. Ndërkohë që Spiropali duke buzëqeshur e ka marrë pankartën dhe e ka mbajtur me duart e saj të ngritur dhe më pas e ka lënë në tokë.

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka vendosur një rekord të ri ditën e sotme në seancë plenare. Gjatë seancës së sotme, punimet në Kuvendit janë mbyllur pas 6 minutash, nga nisja e seancës.
Deputetet e Opozitës, me pankarta në duar dhe me zhurmuese, duke mos lejuar që kolegët të mbajnë fjalën në foltore. Protesta e Opzitës po vazhdon prej muajsh në Kuvend, pasi mazhoranca nuk po i lejon që të zhvillojnë të drejtën e tyre, për të ngritur komisione hetimore.

TIRANË-Deputeti demokrat Flamur Noka i ka ndërprer fjalën kolegut socialist Vullnet Sinaj. Teksa Sinaj mori fjalën nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Noka ka shkuar me zhurmuese në mikrofonin e tij, duke i pamundësuar që të vazhdonte fjalën.
Protesta e Opzitës po vazhdon prej muajsh në Kuvend, pasi mazhoranca nuk po i lejon që të zhvillojnë të drejtën e tyre, për të ngritur komisione hetimore.
TIRANË- Seanca plenare e sotme ka nisur me tensione të shumta. Që në nisje të seancës, deputetët e Opozitës janë bërë gardh në foltore dhe nuk po lejojnë vazhdimin e seancës plenare.
Deputetet e Opozitës, me pankarta në duar dhe me zhurmuese, duke mos lejuar që kolegët të mbajnë fjalën në foltore.