LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca e Mynihut, pjesë edhe Rama

• Konferenca e Sigurisë në Mynih u hap ditën e sotme, duke bashkuar liderët botërorë përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës. • Marrëdhëniet SHBA- Kinë do të jenë gjithashtu në fokus në mbledhjen treditore, me tensione të larta pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë të supozuar të mbikëqyrjes kineze mbi territorin amerikan. • Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të flasin në ngjarjen e hapjes, të fokusuar në Ukrainë. • Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken, kryediplomati kinez Wang Yi dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu do të marrin pjesë. • Po ashtu në axhendën e konferencës do të flitet dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbinë, ku fokusi do të jetë te plani franko-gjerman. 

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbi 45 mijë të vdekur nga tërmetet, përdoruesit në rrjete sociale sulmojnë Erdogan (VD)

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Recep Tajip Erdogan

TURQI- Një video e vitit 2019 e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, në të cilën ai mburret me ligjet e qeverisë së tij për amnistinë zonale në provincën juglindore Kahramanmaraş është bërë virale. Provinca është një nga 10 provincat në të cilat mijëra ndërtesa janë shembur pas dy tërmeteve të mëdha që goditën rajonin më 6 shkurt.

Një video e vitit 2019 e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën ai mburret për amnistinë e ndërtimit të dhënë në provincën juglindore të Kahramanmaraş të goditur nga tërmeti, është bërë virale në mediat sociale.

Përpara zgjedhjeve lokale të 31 marsit 2019, Erdogan iu drejtua qytetarëve të Kahramanmaraşit gjatë një mitingu, duke thënë: Ne i kemi zgjidhur problemet e 144,556 qytetarëve të Kahramanmaraşit me amnistinë (ndërtuese).


Në mënyrë të ngjashme, Erdogan ishte mburrur për lëvizjen e qeverisë së tij për amnisti gjatë mitingjeve në provincat e tjera të goditura nga tërmeti, Malatya dhe Hatay, teksa ishte duke vizituar vendin për zgjedhjet e vitit 2019.

“Ndërtesat vrasin njerëz, jo tërmetet. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me tërmetet… dhe të marrim masa në përputhje me rrethanat”, shkroi Erdogan në Twitter në 2013, kur ishte kryeministër.

3 VITE ME PARE

Kurti takohet me Borrell e Lajçak, propozimi evropian dhe takimi me Vuçiç ishin temë diskutimi

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Pamje nga takimi

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Ky takim është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Mynihut.

Sipas komunikatës së Zyrës për Media të Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. E po ashtu,  u fol për takimin e radhës në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.​

3 VITE ME PARE

Kurti bisedon me kancelarin gjerman për propozimin europian

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

MYNIH- Për propozimin europian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

Kështu thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosoëvs të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik. Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Gjithashtu në takim u diskutua edhe për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, thuhet në njoftim.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO,”- thuhet në njoftim.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar./ REL

3 VITE ME PARE

Blinken takon Vuçiç: Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Antony Blinken dhe Aleksandër Vuçiç

MYNIH- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentimn serb Aleksandër Vuçiç të cilët ndodhen në Mynih ku kanë marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Blinken ka ndarë një foto me presidentin Vuçiç dhe kanë folur mbi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pata një bisedë produktive me presidentin serb Vuçiç. Diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe përçova vlerësimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën. Ne ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me BE-në,”- shkruan Blinken.

POSTIMI I BLINKEN: 

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Alex Soros takon Ramën në Mynih: Jemi vëllezër me atlete

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Alex Soros dhe Edi Rama

MYNIH- Alex Soros, djali i George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po zhvillon në Mynih ku merr pjesë në mbledhjen e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit të tyre, Soros ka shkrepur një fotot me kryeministrin Edi Rama dhe e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. 

“Vëllezër me atlete në Konferencën e Sigurisë në Mynih,”- shkruan Alex Soros, pasi si ai dhe kryeministri Rama kanë veshur atlete të ngjashme.

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca

Po ashtu, Rama është takuar më herët me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz.

3 VITE ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe Presidenti Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Kamala Harris dhe Emmanuel Macron

GJERMANI- Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris përshëndeti presidentin francez Emanuel Macron përpara një takimi dypalësh në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih që u organizua ditën e sotme.  Takimi synon të nxjerrë në pah angazhimin e dy vendeve për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas agresionit rus gati një vit më parë.

"Është mirë që ju shoh përsëri, ne kemi biseduar për kaq shumë çështje të momentit dhe të së ardhmes, gjatë vizitave tona. Dhe të shihemi përsëri këtu në Mynih dhe të flasim për, si prioritet, përkushtimin tonë, si partner, ndaj popullit të Ukrainës dhe shumë çështje të tjera. Kjo është pjesë e bisedës sonë të vazhdueshme që është testament i miqësisë dhe partneritetit në shumë breza, përfshirë këtu edhe sot.”" i tha Harris presidentit francez“, tha Harris. 

Nga ana e tij, Macron falënderoi Harris për mikpritjen e saj gjatë vizitës së tij në Uashington, DC, vitin e kaluar. As Harris dhe as Macron nuk iu përgjigjën pyetjeve të mediave mbi Rusinë apo Aktin e SHBA për Reduktimin e Inflacionit, të cilin Franca e ka kritikuar.

3 VITE ME PARE

Konferenca në Mynih, Scholz: Duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha ditën e sotme se duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë, duke shtuar se aleatët e Kievit do të qëndrojnë së bashku për gjithë kohëzgjatjen.

"Unë mendoj se është e mençur të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë dhe është e mençur t'i japim Putinit mesazhin se ne jemi gati të qëndrojmë gjatë gjithë kohës së bashku me Ukrainën dhe se ne do ta mbështesim vazhdimisht vendin," tha Scholz për CNN.

“Vendimi vërtet i rëndësishëm që duhet të marrim të gjithë së bashku është të themi se jemi të gatshëm ta bëjmë atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe se do të bëjmë më të mirën tonë”, tha kancelari.

Scholz, duke shmangur angazhimin për një datë objektivi përfundimtar për luftën, tha se uniteti midis aleatëve ukrainas e ka habitur Putinin.

Jam absolutisht i sigurt se Putini nuk e priste kurrë se do të kishte një Evropë të bashkuar dhe se do të kishte një botë të bashkuar. Ai kurrë nuk e kishte menduar se partneriteti transatlantik do të funksiononte aq mirë”, tha ai.

Scholz veçoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe jetike.

"Ne thjesht e bëjmë atë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara," tha Scholz, duke shtuar se ai vërtet vlerëson "aleancën e fortë" të qeverisë së tij me SHBA.

Scholz tha se më shumë do të vendosen "shumë shpejt", së bashku me ushtarë të trajnuar, por ai paralajmëroi se shumë nga partnerët e Ukrainës nuk janë në gjendje të ofrojnë modelet më moderne të automjeteve luftarake.

"Mësova se shumë nuk janë në gjendje të japin gjërat më moderne ... por në ato që po ofrojnë ne do të japim gjithashtu mbështetjen," tha Scholz. "Dhe siç e dini, ka gjithashtu një numër të madh tankesh më të vjetër. të cilën do ta dorëzojmë”.

3 VITE ME PARE

Konferenca për Sigurinë në Mynih, Rama takohet me Mitsotakis dhe zyrtarë të tjerë

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Edi Rama

GJERMANI-Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Munich. Ai është takuar me zyrtarë të lartë. Pak minuta më parë, ai ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut Johann ëadephul dhe të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajčák, si dhe me të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

'Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann ëadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz'- shkruan Rama.

Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

3 VITE ME PARE

Konferenca vjetore në Mynih/ Zelensky thirrje liderëve perëndimorë: Dërgoni armatimet sa më shpejt!

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën. Gjate një fjalimi me video në Konferencën vjetore të Sigurisë së Mynihut, Zelenskyy tha se çdo vonesë do t’i shërbente Moskës, ndërsa afrohet 1 vjetori i agresionit rus ne Ukraine.

Nuk ka rrugë tjetër veç dergimit te ketyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorezimit te tyre varen jete njerezish”, tha Zelenskyy.

Rreth 40 krerë shtetesh e qeverish si edhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, pritet të marrin pjesë në takimin vjetor të nivelit të lartë, në Gjermani. Për herë të parë pas dy dekadash, organizatorët e konferencës nuk ftuan zyrtarët rusë. Vendet perëndimore kanë kërkuar izolimin diplomatik të Rusisë pas agresionit të Ukrainës, shkurtin e kaluar.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë do të dominojë agjendën e diskutimeve. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po i afrohet një faze kritike ndërsa në 24 shkurt shënohet 1 vit nga agresioni rus.

Nënpresidentja Kamala Harris pritet të marrë pjesë në punimet e Konferencës, së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonja Harris do të mbajë një fjalim të shtunën, ku pritet të nënvizojë rreziqet e luftës si edhe nevojën për forcimin e mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Ukraina varet nga armët perëndimore për të ndalur synimet e Presidentit Putin për të zgjeruar kontrollin mbi territorin ukrainas. Pasi mori tanke dhe municione nga Perëndimi, Kievi shpreson të marrë edhe avionë luftarakë, por disa shtete hezitojnë ta furnizojnë Ukrainën me to./ VOA

3 VITE ME PARE

Scholz thirrje aleatëve nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Dërgoni sa më shumë tanke luftarake në Ukrainë

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje nga konferenca e Sigurisë në Mynih ndaj aleatëve, për të dërguar sa më shumë tanke luftarake në Ukrainë. 

"Ata që mund të dërgojnë tanke të tilla beteje duhet ta bëjnë këtë tani," tha Scholz, duke shtuar se ai do të bënte fushatë intensive që aleatët të lëvizin për këtë çështje. Siç raportojnë mediat e huaja, thirrja e tij shënoi një ndryshim dramatik të roleve pasi udhëheqësi gjerman kishte qenë për muaj të tërë nën presionin e aleatëve për të miratuar dërgimin e tankeve Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Gjermania deklaroi në janar se do t'i dërgonte Kievit një kompani me 14 tanke Leopard 2 dhe do të punonte me aleatët për të mbledhur dy batalione tankesh për Ukrainën. Megjithatë, bisedimet pasuese me partnerët e NATO-s u përpoqën të plotësonin shifrat për një batalion të plotë. Të mërkurën, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius pranoi se aleatët kanë mbledhur vetëm gjysmë batalioni të tankeve Leopard 2 deri më tani duke përfshirë 14 nga vetë Gjermania dhe tre nga Portugalia.

3 VITE ME PARE

Macron në konferencën në Mynih: Nuk është koha për dialog me Putinin

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se aleatët perëndimorë të Kievit ishin gati për një konflikt të zgjatur në Ukrainë ndërsa liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten për të rinovuar zotimin e tyre për të mbështetur Kievin kundër forcave ruse përpara përvjetorit të parë të pushtimit të Moskës. 

'Nuk është koha për dialog me Putinin', tha Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar aleatëve që të intensifikojnë mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë, duke thënë se tani nuk është koha për dialog me Moskën.

"Ne absolutisht duhet të intensifikojmë mbështetjen tonë për (...) popullin ukrainas dhe ushtrinë e tij dhe t'i ndihmojmë ata të nisin një kundërofensivë, e cila vetëm mund të lejojë negociata të besueshme," tha Macron në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

3 VITE ME PARE

Konferenca e Mynihut, Vuçiç: Kemi lajme për Kosovën, ne do mbrojmë vendin tonë (VIDEO)

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Aleksander Vucic

GJERMANI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga aeroporti i Mynihut iu drejtua qytetarëve dhe tha se do ta mbrojmë paqen, por edhe interesat tona kombëtare. Ai është shprehur se ka disa lajme të mira që do t'ua përcjellë qytetarëve të Serbisë e që lidhen edhe me Kosovën. Vuçiç theksoi se do të mbrojë interesat e Serbisë.

'Gjermanët mikpritës, kësaj radhe për shkak të grevës në aeroport, nuk mund ta dërgojnë mjetin menjëherë, ndaj qëndruam edhe pak. Sot kemi një ditë të vështirë dhe rraskapitëse. Kanë kaluar saktësisht 15 vjet që kur shqiptarët shpallën pavarësinë e Kosovës dhe sot do të jetë një ditë e ngarkuar me plot surpriza për ne. Ne do të bisedojmë me Blinken, Scholz, Macron, Cleverly, Mitsotakis dhe shumë të tjerë dhe besoj se do të luftojmë me sukses për interesat e Serbisë. Ka edhe një lajm të mirë që do t'ua përcjellim qytetarëve të Serbisë, disa sot e disa pas shtatë ditësh për Kosovën. Ne do ta mbrojmë vendin tonë, paqen, por edhe interesat tona jetike kombëtare – tha Vuçiç.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

3 VITE ME PARE

Konferenca e Mynihut, Rama takon zyrtarë të lartë: Diskutuam për agresionin kibernetik dhe mbrojtjen tonë kibernetike

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Takimi

GJERMANI-Kryeministri Edi Rama është pjesë e personaliteteve që po marrin pjesë në Konferencën e Mynihut. Kreu i Qeverisë ka ndarë fotot nga takimi me disa zyrtarë të lartë. Rama bën të ditur se është takuar me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.

POSTIMI I PLOTË:

Mynih - Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi

Konferenca do të bëjë bashkë shumë liderë. Kamala Harris do t’i bashkohet liderëve, e po ashtu kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macro. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu do të shfaqet me lidhje video. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell janë midis zyrtarëve të tjerë të lartë të pranishëm. Konferenca vjen pak përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

3 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Gjermanët paralajmërojnë bisedime për planin franko-gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Diskutime për Ukrainën dhe dialogun Kosovë-Serbi, nis Konferenca
Olaf Scholz dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kosova dhe Serbia tashmë kanë thënë atë “po”-në e tyre sa i përket propozimit evropian apo të quajtur edhe si franko-gjerman. Megjithatë ende nuk ka asnjë sinjal për ndonjë takim të nivelit të lartë në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të lëvizur përpara me marrëveshjen meqë tashmë kërkohen lëvizje për implementimin e saj.

Lidhur me hapat e radhës sa i përket propozimit franko-gjerman dhe rreth asaj nëse duhet të ftohet një takim i nivelit të lartë për të ecur përpara, në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Qeveria Federale e Gjermanisë. Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënë se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

 “Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Ky zëdhënës tutje ka thënë se synimi është që të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes. Në këtë përgjigje për Gazetën Express ky zëdhënës ka thënë se përshkallëzimi në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë.

“Nevojitet një bazë e re e qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore”, bazuar në një iniciativë franko-gjermane, e ofron këtë bazë”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

konferenca e mynihut

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale