Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Votohet në Dibër. Në Dibër qytetarët zgjedhin mes tre kandidatëve, Rahim Spahiu nga Partia Socialiste, Ismail Uka nga Bashkë Fitojmë dhe Naim Gazidede nga Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt. • Problematika ka në disa qendra votimi. Në qendrën e votimit 1101 në Maqellarë mungon proces-verbali i hapjes së kësaj qendre votimit. Në Kastriot, në një qendër votimit nuk ka energjie elektrike. Kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka. Më pas, aty ka shkuar policia dhe ata janë larguar që aty. • Në Burrel vota është zbuluar. Po mbahen shënim kodet e fletës së votimit. • 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë.
5 artikuj për këtë temë.
DIBËR- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, ka denoncuar në polici, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Luka, pasi ka qenë i pranishëm bashkë me shoqëruesit e tij në ambientet e qendrave të votimit. Në një deklaratë për mediat Spahiu i bëri thirrje kandidatit të opozitës që të mos ndërhyjë në zgjedhje dhe të shmangë incidentet, që qytetarët të votojnë të qetë.
“Ju bëj me dije se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Luka, së bashku me kryetarin e “Foltores” në Dibër dhe Çlirim Gjatën, që nuk e dimë se me çfarë statusi vjen në Dibër, kanë hyrë në të gjitha qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë. PS ka bërë një denoncim në drejtorinë rajonale të policisë Dibër, në KZAZ dhe në KQZ. Ju bëjmë thirrje këtyre personave të mos dalin në qendrat e votimit. Kemi qendrat e votimit konkrete ku këta kanë shkuar, te shkolla profesionale dhe kemi fotografi. I bëjmë thirrje boll me incidente Ismail Luka gjatë gjithë kohës së fushatës, tani t’i lejmë të qetë qytetarët dhe në fund të ditës të marrim vesh rezultatin”, tha Spahiu.
DIBËR- Kandidati i Dibrës ka shkuar në një qendër votimi, por është larguar pasi është njoftuar policia. Më konkretisht, kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu".
Ata janë fotografuar teksa hyjnë brenda ambienteve të qendrës së votimit, por janë larguar pasi është njoftuar policia.
Edhe më herët ka pasur raportime të tilla në radhët e demokratëve. Deputeti Flamur Noka si edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë" për Elbasanin, Luçiano Boçi janë parë në ambientet e disa qendrave të votimit në këtë qytet.

BURREL- Zbulohet SKEMA sesi zbulohet kush ka votuar për kë. Në Burrel, gjatë votimeve është pikasur se disa vëzhgues mbanin shënim kodin e fletës së votimit me një bllok të vogël që e mbanin gjatë gjithë kohës në duart e tyre. Derisa u filmuan nga kryetarja e degës së PD-së së zonës. Teksa i pyeste se përse i mbanin shënim numrat dhe kodet, asnjë prej personave që shkruanin në blloqe nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Madje dhe janë frikësuar dhe kanë tentuar që të mbulojnë emrin e tyre.
PJESË NGA BISEDA:
Vëshguesi: Unë jam vëzhgues. Jam i jashtëm.
Demokratja: Pse i mban shënim këto se i regjistron pajisja? Do denoncohesh në prokurori? Pse e mbulon emrin? Je patronazhisht kaq.
Megjithatë, videoja shërben qartë si një tregues për identifikimin e votës që supozohet të jetë e fshehtë.
TIRANË- Zbardhen detaje nga pjesëmarrja në qarkun e Dibrës. I pari kryeson Mati me 19.53%. Mati ndiqet nga Dibra dhe Bulqiza. Këto të dhëna janë deri në orën 11:00. Me kalimin e orëve do të ndryshojnë.
Pjesemarrja Qarku Diber ora 11:00:
Diber
15.19%
Klos
15.79%
Bulqize
15.33%
Mat
19.53%
DIBËR- Problematika janë hasur me pajisjet e leximit elektronik të kartave në Dibër. Kryetari i KZAZ 19 Dibër Mirjan Kaloshi ka deklaruar se mbi 60% e pajisjeve në 99 Qendrat e Votimit nuk punojnë.
Pritet vendimi nga KQZ për të filluar procecin manualisht.
"Nga ana e komisionerëve janë paraqitur ata që janë emëruar nga KZAZ, por problemi në të gjitha qendrat e votimit ka rezultuar në pajisjet Pay sepse në shumicën e pajisjeve Pay nuk pasqyrohen të dhënat e listës së zgjedhësve. Sipas ligjit, janë të detyruar 3 orë të presin. Ka radhë të qytetarëve që presin, ky është problem i KQZ-së, nuk varet nga ne. Shumë nga operatorët ose komisionerët raportojnë për problematikën, por nuk iu përgjigjen operatorët e KQZ-së për problematikën. Mbi 60 për qind e tyre nuk punojnë, kjo varet nga KQZ. Duhet të presin 3 orë, pastaj të votohet manualisht," tha Kaloshi.