LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për draft-statutin e Asociacionit, takohet me ambasadorët dhe opozitën

•I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë, për një vizitë dy ditore. •Kjo vizitë është në kuadër të përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut. •Lajçak ka takuar ditën e djeshme zv.kryeministrin Besnik Bislimi që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog. •Pas këtij takimi Qeveria e Kosovës, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë. •Ndërkohë ditën e sotme Lajçak ka përfunduar edhe takimet me ambasadorët e vendeve europiane në Prishtinë dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. •Pas takimit kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thanë se Lajçak nuk ju a ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. •Nga ana tjetër, kreu i AAK, Ramush Haradinaj, tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin. •ndërkohë ende nuk ka një deklaratë nga emisari i BE, Miroslav Lajçak.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Krasniqi dhe Haziri e mohuan, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, Haradinaj tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin.

Ende nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër të veçantë me Miroslav Lajçak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë. Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë përshtatet me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet të vendit.

“Sapo përfunduam takimin me Lajcakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën. Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe, kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asociacioni s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja. Në hyrje të doc thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen,miratohet nga Kushtetuesja. Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

 

 

2 VITE ME PARE

Takimi me Lajçak, Krasniqi dhe Haziri: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për
memli krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi. 

Krasniqi tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.

Ai u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi fshihet në detaje".

“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Ndërkohë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po mban në terr informativ partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.

Ai gjithashtu tha pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se nuk e kanë parë draftin por vetëm kanë diskutuar në terma të përgjithshëm në lidhje me atë. Ai nënvizoi se Kosova nuk duhet të humbas këtë momentum për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë, për një vizitë dy ditore.Kjo vizitë është në kuadër të përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut. Lajçak ka takuar ditën e djeshme zv.kryeministrin Besnik Bislimi që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog. Pas këtij takimi Qeveria e Kosovës, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë. Ndërkohë ditën e sotme Lajçak ka përfunduar edhe takimet me ambasadorët e vendeve europiane në Prishtinë dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. Udhëheqësit  e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë "de fakto” pavarësinë e Kosovës.

 

2 VITE ME PARE

Lajçak në Prishtinë, përfundon takimin me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i Emisarit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me përfaqësuesit e partive opozitare në Prishtinë.

Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Besnik Tahiri si dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, ku sipas mediave në Kosovë është folur në detaje sesi të ecet përpara në procesin dialogues që zhvillohet në Bruksel.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar sot edhe ambasadorët e vendeve europiane në Kosovë. Gjithashtu Lajçak u takua dje me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin tha, se u pajtua për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë dhe pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës, përmes në njoftimi pas takimit Bislimi-Lajçak, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë, duke shtuar se janë diskutuar të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Vizita e Lajçak në Kosovë është në vijimin e përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut.

2 VITE ME PARE

Lajçak përfundon takimin me ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për
miroslav lajcak

KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka përfunduar takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Pas kësaj, Miroslav Lajçak, do të takohet po sot edhe me liderët e opozitës, si pjesë e vizitës së tij dyditore në Kosovë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

Lajçaku u takua dje me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, me të cilin tha, se u pajtua për hapat e ardhshëm dhe për zbatimin e plotë dhe pa vonesa e parakushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës, përmes në njoftimi pas takimit Bislimi-Lajçak, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë, duke shtuar se janë diskutuar të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Vizita Lajçakut në Kosovë është në vijimin e përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut.

2 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për draft-statutin e Asociacionit

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Prishtinë për
miroslav lajcak dhe besnik bislimi

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se me autoritetet kosovare ka një pajtim për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Lajçak, erdhi mbrëmë vonë në Prishtinë, takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog. Ndërsa gjatë ditës së martë do të zhvillojë takime me autoritet tjera kosovare përfshirë edhe liderët e partive politike opozitare. Lajçak nuk dha detaje të tjera për çfarë hapash është pajtuar me autoritet kosovare.

"Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, për të diskutuar në vazhdën e takimit të fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi Lajçak në platformën X.

Qeveria e Kosovës, përmes në njoftimi pas takimit Bislimi-Lajçak, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë, duke shtuar se janë diskutuar të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.

Nga ana tjetër, autoritetet e Serbisë, thanë të hënën se Prishtina zyrtare ka refuzuar një ftesë për takim ndërmjet kryenegociatorëve që është dashur të mbahet këtë të martë në Bruksel. Qeveria e Kosovës nuk i komentoi këto pohime.

Vizita Lajçakut në Kosovë është në vazhdën e përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut. Udhëheqësit  e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se "Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë "de fakto” pavarësinë e Kosovës./DW

 

miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale