LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në DASH, javën e ardhshme edhe kreu i PDK-së 

• Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. • Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi. Ish-kryeministri i Kosovës pritet të ketë takime të nivelit të lartë. • Nga AAK-ja bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë. Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka mbështetur planin franko gjerman, të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia. • Po ashtu edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, lideri i PDK-së do të zhvillojë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit. •  Propozimi franko-gjerman erdhi si nismë nga Presidenti francez Macron dhe Kancelari gjerman, Scholz në dobi të Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëtimit të tyre në organizmat ndërkombëtarë dhe në Bashkimin Evropian. •  E për një BE të unifikuar dhe të plotë, Ballkani dhe zgjidhja e konflikteve mbeten pika kyçe e ruajtjes së stabilitetit dhe ekuilibrit të fuqive. •  I tillë është edhe propozimi franko-gjerman i cili ishte konkretizuar në 9 pika.• Në të thuhej se në rast se Beogradi nuk pengon Prishtinën të hyjë në organizmat ndërkombëtarë, mund të përshpejtohej hyrja e Serbisë në BE. Pra, nuk përfshihej njohja e ndërsjellët. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Jemi në situatën më të pafavorshme për të dialoguar'/ Hoti: Veprimet e nxituara të Kurtit po bëhen shkak që Asociacioni po kërkohet menjëherë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në
Avdullah Hoti

KOSOVË- Ish-kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se Kosova gjendet në pozitë të pafavorshme në dialog me Serbinë për shkak të veprimeve të pamatura të Kurtit. Sipas tij, vendi tani është në qorrsokak dhe kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë është që të themelohet menjëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Hoti, në një intervistë për KosovaPress, tha se qeveria e tij pati lënë një kornizë të dialogut që në qëllim ka pasur njohjen reciproke, por veprimet e Kurtit e kthyen pas këtë proces.

Besoj se qasja e gabuar e kësaj qeverie, qysh në fillim e ka sjellë këtë situatë, ku tash kërkesa e partnerëve tanë ndërkombëtarë është për të themeluar menjëherë Asociacionin. Në qeverinë paraprake, ne e patëm dakordu një kornizë të dialogut me partnerë tanë ndërkombëtarë që nuk i prekin këto temat dhe nuk hynë edhe temat e integritetit territorial, të sovranitetit që marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për normalizim dhe njohje reciproke, që duhet të jetë marrëveshje brenda kushtetutës së Kosovës dhe që nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Çfarë bëri kjo qeveri kur e mori pushtetin? Hoqi dorë nga ajo kornizë e dialogut dhe dolën me disa pika që u kthyen para një shekulli e gjysmë, dhe e futën vendin dhe veten në qorrsokak, i kanë bërë një dëm të madh vendit”, deklaroi Hoti.

Hoti u shpreh se Kosova është në pozitën më të pafavorshme për të dialoguar për shkak të vendimeve që çuan në tensionimin e situatës në veri dhe tërheqjen e serbëve nga institucionet e Republikës.

Rruga më e mirë është krijimi i konsensusit politik brenda vendit dhe koordinimi i ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me ShBA-të, të mos krijohen probleme të panevojshme në terren. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e partnereve tanë që të mos krijojmë probleme të tilla, pavarësisht se kemi të drejtë, ato veprimet që u morën në veri të vendit në muajt e kaluar. Çdo kush na jepte të drejtë, por na kërkonin që të spostohen këto vendime për një moment që është më i favorshëm për Kosovën. Sot jemi në situatën më të pafavorshme për të dialoguar, sepse është situata kur jo të gjitha institucionet e rendit dhe të ligjit dhe të shtetit të Kosovës, janë të shtrira në veri”, deklaroi Hoti.

Ish-kryeministri deklaroi për KosovaPress se pret nga qeveritarët që të jenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre, pasi i gjithë presioni është kthyer nga Kosova, në vend se të jetë nga Serbia.

Pres që të rritet transparenca shumë më tepër në dialog, pres që të bëhen të kujdesshëm qeveritarët në veprimet që ndërmarrin, të punojnë në kohezionin politik që duhet për proces të dialogut. Dëme i madh që nuk po koordinohemi me kohë me partnerët tanë dhe pastaj po vjen situata kur po kthehet presioni nga ne, si palë e dëmtuar gjatë luftës, tash o kthehet presioni nga ne, në vend që të kthehet nga Serbia”, thotë Hoti.

Hoti nuk pranon të jap shumë komente rreth planit të Bashkimit Evropian për dialogun, i ashtuquajtur si plani franko-gjerman, pasi tha se edhe në këtë pikë ka munguar transparencë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Unë do të kërkoj dhe pres që të kemi raportim në Kuvend. Besoj se është e papranueshme për opozitën edhe qytetarët që të pranohet një draft i planit franko-gjerman. Të dërgohen komente nga qeveria në shtator, të kthehet prapë drafti i ri në dhjetor dhe të mos jetë i informuar as publiku e qytetarët dhe as Kuvendi si institucion kushtetues, mbikëqyrës në procesin e dialogut, është e papranueshme. Flitet për planin franko-gjerman, por nuk ka informatë zyrtare nga qeveria për opinionin publik dhe për Kuvendin, kështu që duhet të rezervohem për përmbajtjen e këtij plani, derisa nuk është informuar zyrtarisht Kuvendi”, thotë mes tjerash Hoti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) akuzon qeverinë edhe për mungesë të veprimeve në kohë krizash, sidomos me politikat fiskale në mënyrë që të bëjë më lehtë përballimin e krizës për qytetarët./KosovaPress/

1 VITE ME PARE

Këshilltari i Kurtit 'kundër' Asociacionit: S’paguajmë ne për shkëputjen e Serbisë nga Rusia

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në
Jeton Zulfaj

KOSOVË- Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka disa hipoteza rreth qëllimit të kësaj. Në një shkrim në Facebook, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në përfundimin se Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.

Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim? Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, shkroi Zulfaj.

 

1 VITE ME PARE

Vizita e dytë në pak kohë/ Kreu i PDK-së javën e ardhshme në SHBA, pritet të zhvillojë takime në DASH

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, lideri i PDK-së do të zhvillohë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat. Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.

1 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, zbardhet axhenda

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka arritur sot në SHBA ku do të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit, ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. 

Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi. Ish-kryeministri i Kosovës pritet të ketë takime të nivelit të lartë. Nga AAK-ja bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë. Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka mbështetur planin franko gjerman, të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA-së dhe NATO-s. Sipas tij, në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia./ Express

1 VITE ME PARE

Plani franko-gjerman/ Daçiç: Nuk do të ketë sanksione, ja çfarë na pret dhe në çfarë mund të pajtohet Serbia

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj mbërrin në SHBA, takime në
Ivica Daçiç

SERBI- Pesë të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së i dorëzoi një dokument presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ultimatum, të paktën siç po perceptohet në opinion - plani franko-gjerman për Kosovën. Vuçiç bëri me dije se gjatë takimit këta të fundit i kishin bërë të qartë se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbië në BE. Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç, i cili një ditë më pas ishte në Bruksel dhe foli me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Giuseppe Borella zbulon për median serbe Kurir se si dukej ajo bisedë, si dhe si do të jetë përgjigja e Serbisë ndaj propozimit të fundit në praktikë.

- Më e rëndësishmja është që njerëzit tanë të kuptojnë se ne marrim pjesë në çdo marrëveshje dhe se interesi i Serbisë mbrohet në çdo bisedë që kemi. Ky është dallimi kryesor në krahasim me disa situata të mëparshme, kur nuk na kërkonin asgjë, thjesht vendosnin, dhe ne qëndruam mënjanë. Tani Serbia është në qendër të vendimmarrjes, asnjë vendim nuk do të kalojë pa ne. Prandaj Aleksandar Vuçiç mori vendimin e duhur për të marrë pjesë në dialog bazuar në këtë plan, krahas vijave të kuqe se Kosova nuk ka anëtarësim në OKB dhe me JSO-në e formuar më parë. Me gjithë këtë, neve na prezantohen qartë pasojat nëse Serbia është ajo që do ta pengojë marrëveshjen, para së gjithash me pasoja të rënda për të ardhmen e Serbisë.

Një version i supozuar prej 10 pikash u shfaq në publik dhe Lajçak tha se asnjë nga ato versione nuk është i vërtetë dhe se dokumenti ka 11 pika. Ju si shef i diplomacisë dhe zëvendëskryeministër i parë duhet ta keni parë dokumentin... Është më i butë apo shumë më i keq se versionet që u shfaqën? Cila është më e vështira për ne?

- E them përsëri, ne po diskutojmë opsione të ndryshme. Por duhet të dimë se asnjë version nuk do të jetë i lehtë. Koha për zgjidhje të lehta ka kaluar prej kohësh dhe prej dhjetë vitesh flasim vetëm për zgjidhje të mundshme, jo të lehta apo të vështira. Këtë vit janë bërë saktësisht dhjetë vjet që kur kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit me Prishtinën dhe me Brukselin. Dhe ishte një vendim i vështirë, por ishte më i miri i mundshëm në atë kohë. Edhe sot më e mira është e mundur edhe pse nuk është zbatuar për shkak të bllokadës së Prishtinës dhe atyre që i përkrahin. Dua të them se për Kosovën dhe Metohinë po kërkojmë zgjidhje që mund të aplikohen në realitet, jo në laborator. Ne mendojmë për Serbinë dhe serbët në Kosovë e Metohi kur kërkojmë zgjidhje, jo ndonjë imazh të imagjinuar që na përshtatet, por që nuk mund të zbatohet.

Analistët thonë se Serbia nuk duhet të lejojë një tjetër “jo” historike për Perëndimin, sepse ne kujtojmë se çfarë na ka sjellë në të kaluarën. E mbani mend gjithashtu, partia juaj ishte grupi në pushtet në atë kohë... Pra, çfarë thoni tani ju si shef i diplomacisë, por edhe drejtues i SPS-së dhe aktor i kohës kur thoshim “jo”? Cilat janë opsionet tona gjithsesi?

- Ne po flasim me disa vende perëndimore, siç thoni ju - ka edhe amerikanë, gjermanë dhe francezë, britanikë, italianë dhe është Lajçak. Ata të gjithë kanë interesat dhe pritshmëritë e tyre individuale. Por ne i trajtojmë ata si partnerë që po përpiqen të arrijnë një kompromis me shqiptarët e Kosovës dhe për këtë kemi qenë në këtë proces për më shumë se dhjetë vjet. Perëndimi është faktori me të cilin Serbia kërkon zgjidhjen për Kosovën dhe Metohinë, kështu ka qenë që kur, kundër vullnetit tonë, dialogu u zhvendos nga OKB në Bashkimin Evropian. Dhe ky është realiteti. Nuk mund të kërkojmë zgjidhje diku tjetër, është korniza në të cilën ne lëvizim. Dhe gjithmonë duhet të kemi parasysh se këto janë vende me të cilat Serbia realizon dy të tretat e tregtisë së saj dhe vende që punësojnë disa qindra mijëra njerëz në Serbi. Dikush thotë se nuk ka lidhje me bisedimet për Kosovën dhe Metohinë,

Shumica vlerëson gjithashtu se Perëndimi nuk qëllon me armë bosh dhe se kërcënimet janë reale dhe se pasojat, nëse refuzojmë të flasim, do të ishin katastrofike? Çfarë skenari do të na priste? A janë këto sanksione si në vitet nëntëdhjetë? Çfarë na treguan?

- Nuk do të ketë sanksione kundër Serbisë, jo sepse askush nuk dëshiron ta bëjë këtë, përkundrazi - shumë do të vendosin sanksione ndaj Serbisë nesër. Por ne nuk do ta lejojmë këtë sepse secili prej nesh, përfshirë Vuçiçin dhe mua, e dimë se kjo është një nga periudhat më të vështira që ka kaluar Serbia. Ne marrim vendime në emër të njerëzve që na zgjodhën për presidentë dhe ministra dhe duhet të ndjekim politika që nuk do të çojnë në shkurtime të vendeve të punës. Ata që thonë se nuk është e rëndësishme për ta, le të shkojnë tek ata njerëz dhe të përpiqen t'u shpjegojnë se do të shkarkohen nga puna se është e rëndësishme për shtetin dhe kombin. Për ne nuk ka interes më të madh shtetëror se të gjithë të kenë një punë dhe të jetojnë të qetë me familjen në shtëpinë e tyre në Serbi.

Një ditë pas fjalimit të presidentit Vuçiç, ju ishit në Bruksel dhe folët me Borelja. Na përshkruani se si dukej saktësisht ajo bisedë?

- Biseda me Borelja ishte konstruktive. Është shumë e rëndësishme që Brukseli e vlerësoi si konstruktiv dhe të përgjegjshëm qëndrimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, për dallim nga Kurti. BE-ja ka dilema të caktuara në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, por pikërisht në atë ndërtesë ku fola me Borella-n e nënshkroa atë marrëveshje me Catherine Ashton. Ajo marrëveshje nënkuptonte ZSO. Pra, nëse garantuesi i asaj marrëveshjeje atëherë ishte përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, është logjike që kështu është edhe sot, dhe ne presim që ZSO të bazohet në ato parime.

Fjalët si “vijat e kuqe”, “Kosova është zemra e Serbisë” etj. Kemi dekada të tëra që dëgjojmë njëri-tjetrin... Të konkretizojmë tani, si do të jetë në praktikë - Perëndimi dërgon një kërkesë specifike - ta lërë Kosovën në OKB, d.m.th. ju nuk e kundershtoni dhe ne themi cfare?

- Ne themi se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se nuk duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dhe këtë nuk e thotë vetëm Serbia, e thotë shumica bindëse e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Le t'i pyesin nëse Kosova është shtet i pavarur dhe le të dëgjojnë se çfarë mendojnë. Shumica do t'u thonë se nuk është shtet dhe dy nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit do t'u thonë të njëjtën gjë. Le të pyesin anëtarët e tyre në Bashkimin Evropian nëse Kosova është shtet i pavarur dhe do të shohin se pesë vende mendojnë se nuk është. Të njëjtën pyetje le t'i bëjnë NATO-s - katër anëtarë do të thonë se Kosova nuk është shtet. Situata është e njëjtë në Interpol dhe në UNESCO. Nuk e di se si mendojnë t'i bëjnë ata të bashkohen me ato organizata. Kjo nuk është një pyetje për Serbinë, ata duhet t'ia bëjnë vetes këtë pyetje.

Fokusi është sërish te çështja e formimit të ZSO-së, e cila duhej të ishte formuar shumë kohë më parë, dhe tani janë aktivizuar edhe SHBA-të... A mund të presim përparim dhe a do të kenë sukses SHBA-të që vërtet ta “detyrojnë” Prishtinën. të formohet ZSO në një mënyrë që është nënshkruar në Bruksel? Apo është edhe një lloj performance?

- Presim që të formohet Unioni i Komunave Serbe dhe mirëpresim deklaratat nga Perëndimi, e veçanërisht nga SHBA-ja, se kjo do të bëhet. Prej kohësh të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të bëjmë asnjë hap përpara derisa të përmbushet diçka që e presim prej dhjetë vitesh. Në të njëjtën kohë, nuk ishte asgjë, ishte kërkesa kryesore që kishte pala jonë. Kemi qenë këmbëngulës në kërkesën që të formohet ZSO, edhe sepse është kërkesa jonë më e rëndësishme në dialog, por edhe sepse ne i marrim seriozisht dhe me përgjegjësi këto negociata, ku besojmë se duhet përmbushur gjithçka që është rënë dakord.

Kohët e fundit janë përmendur afatet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pra shkurti, përvjetori i konfliktit ruso-ukrainas, pastaj marsi... A ju ka përmendur ndonjë nga zyrtarët perëndimorë ndonjë afat specifik dhe cilin?

- Nuk i kushtoj vëmendje asnjë përmendjeje të afateve, këto nuk janë çështje serioze. Nuk ka afate as në bisedat që unë drejtoj, jam i sigurt që askush nuk i përmend afate as presidentit Vuçiq. Nuk po them se dikush mund të ketë në kokë kur duhet të përfundojë një fazë e dialogut tonë, por ka shumë njerëz atje, kanë disa detyrime dhe pritshmëri të tyre, kanë edhe mandate që zgjasin ca kohë. kështu që ata mund ta projektojnë atë në bisedat tona. Ne nuk e kemi atë. Bisedimet do të zgjasin aq sa duhet për të arritur një kompromis, dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi. Koha është më pak e rëndësishme sesa cilësia e marrëveshjes për të cilën po punojmë.

Kuvendi me temën e Kosovës dhe Metohisë është caktuar për 2 shkurt, për shkak se përfaqësuesit e opozitës nuk kanë dashur bisedime individuale me presidentin. Çfarë prisni nga ajo seancë?

- Presidenti Vuçiç ofroi konsultime dhe diskutime sa më të gjera sepse bëhet fjalë për çështjen tonë më të rëndësishme shtetërore. Synimi i tij është që çështjen e Kosovës dhe Metohisë ta diskutojë me të gjithë aktorët politikë, qofshin ata në pushtet apo në opozitë, sepse nuk ka temë më të rëndësishme se kjo. Por disa nuk donin të flisnin për këtë, dhe pse nuk e bënë, ata duhet t'ua shpjegojnë këtë votuesve të tyre. Me sa po shoh unë nuk kanë shpjegim për këtë, ndoshta do ta kenë të vështirë të vijnë në Kuvend për të folur për Kosovën. Por kjo flet vetëm për ta, sepse është shumë e lehtë të ulesh anash dhe të kritikosh Vuçiqin dhe Daçiqin dhe kur i pyet se cili është plani yt për Kosovën dhe Metohinë, thonë se Vuçiqi duhet të largohet nga pushteti. Do të kemi një debat parlamentar sepse as presidenti dhe as qeveria nuk kanë çfarë të fshehin nga opinioni dhe nga parlamenti se çfarë po ndodh në dialogun për çështjen e Kosovës dhe Metohisë. Ky është mesazhi ynë, ky është motivi i presidentit Vuçiq për të inicuar këtë seancë. Thjesht nuk e kuptoj që dikush që dëshiron të merret me politikë ikën nga diskutimi për Kosovën dhe Metohinë, nuk e di se çfarë është një çështje më e rëndësishme shtetërore për ta.

A ka mundësi që të mbahet referendum për Kosovën pas këtij dokumenti që na është dorëzuar?

- Jemi ende larg ndonjë vendimi për këto çështje, veçanërisht nga historia nëse kemi nevojë për referendum apo jo. Para nesh kemi fillimisht debatin parlamentar dhe shumë biseda të tjera me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe me Prishtinën, në mënyrë që çdo vendim të kërkojë më shumë kohë. Në çdo rast, kur të vijë koha, unë jam përkrahës i krijimit të konsensusit më të gjerë për zgjidhjet e ardhshme për Kosovën dhe Metohinë.

plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni