LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I vdiq pacienti me Covid-19 në duar! Dhunohet nga familjarët e të ndjerit mjekja e Infektivit! Pesë persona e rrahin me grushte dhe thyejnë dyert e dritaret e spitalit

• Një mjeke e punësuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është dhunuar mesditën e sotme. • Rreth orës 14:00, pesë persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Igli Spahija dhe Bledar Bali kanë, ndërsa tre të tjerë me inicialet K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç, kanë rrahur me grushte mjeken e QSUT-së. • Ata pretendonin se mjekja kishte treguar neglizhencë ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital, ku dhe kishte ndërruar jetë. Personi në fjalë kishte qenë i infektuar me Covid-19. Më pas, të pestë kanë shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. • Spahija dhe Bali janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerët po ndiqen penalisht. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen shendetësore të mjekes. MSH ka dënuar dhunën dhe ka bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Dhunimi i mjekes tek Infektivi, MSH: Çdo akt i tillë është i patolerueshëm! Të vihet drejtësi

I vdiq pacienti me Covid-19 në duar! Dhunohet nga familjarët e të
Infektivi

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunimin e mjekes, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në pavionin e Infektivit. Në një reagim zyrtar, MSH shkruan se autorët duhet të vihen para drejtësisë. Ministria e Shëndetësisë shton se bluzat e bardha janë në krye të detyrës, gjithmonë për të dhënë shërbimin e nevijshëm dhe çdo gjest i tillë kundrejt tyre, është i papranueshëm.

Reagim mbi ngjarjen e ndodhur në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve.

1 MUAJ ME PARE

Vëllai i njërit prej të arrestuarve i vdiq në duar, dalin DETAJE nga dhunimi i mjekes tek Infektivi

I vdiq pacienti me Covid-19 në duar! Dhunohet nga familjarët e të
Infektivi

TIRANË- Shkak për dhunimin e mjekes në pavionin e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mësohet se është bërë vdekja e vëllait të një prej të arrestuarve. I ndjeri ishte i sëmurë dhe ishte shtruar në pavionin e Infektivit. Pasi mjekja u ka komunikuar familjarëve vdekjen e tij, ata kanë shpërthyer në sulm fizik dhe kanë rrahur me grushte doktoreshën.

Më pas kanë thyer dyert e dritaret e spitalit. Në pranga janë vënë Igli Spahija dhe Bledar Bali kanë, ndërsa tre të tjerë me inicialet K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç, janë proceduar penalisht. 

1 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që dhunuan me grushte mjeken në Tiranë, thyen dyert e dritaret e QSUT-së

I vdiq pacienti me Covid-19 në duar! Dhunohet nga familjarët e të
QSUT

TIRANË- Igli Spahija dhe Bledar Bali, përkatësisht 41 dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë personat e vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar një mjeke në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme.

Dy të arrestuarit bashkë me tre persona të tjerë të proceduar penalisht kanë rrahur me grushte mjeken dhe më pas kanë shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. Ata pretendonin se mjekja kishte treguar neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital.

Të proceduarit deri më tani janë identifikuar me inicialet: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. 

1 MUAJ ME PARE

Pesë qytetarë rrahin me grushte mjeken në Tiranë, thyejnë dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte, 2 në pranga, 3 në hetim

I vdiq pacienti me Covid-19 në duar! Dhunohet nga familjarët e të
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar një mjeke në një nga spitalet shtetërore në Tiranë si dhe kanë dëmtuar dyert e dritaret e spitalit. Në njoftimin e policisë së Tiranës, bëhet me dije se në pranga janë vënë I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë proceduar tre të tjerët me inicialet: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mesditës së sotme. Pesë personat në fjalë kanë rrahur mjeken me pretendimin se ajo kishte treguar neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që ishte shtruar në këtë spital. Më pas kanë shkatërruar dyert dhe dritaret e spitalit. Perosnat në fjalë nuk u janë bindur as efektivëve të policisë. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Goditën për shkak të detyrës një mjeke, dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë. Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet procedurale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas kishin goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kishin dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç. Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni. Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës", “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

dhunohet mjekja bledar bali policia e tiranes igli spahija

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it