LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës, Spaho tërheq me forcë një person

•Ka nisur procesi i votimit në Korçë. •Gara është mes kryebashkiakut aktual të Korçës, Sotiraq Filos dhe kandidates së koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli. •Ndërkohë, një incident është raportuar në Kolonjë. • Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për Kolonjën, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë nga disa simpatizantë të opozitës që i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar. •Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. •Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, akuzojnë Isain se po shpërndante para në këmbim të votës. •Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë. •Policia ka arrestuar Kacollin, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Xhemal Kalo, i cili akuzohet për pengim i qarkullimit te mjeteve.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Pogradec: Administrata po bën presion në disa pika

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Zini Tollozhina

POGRADEC- Zini Tollozhina, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pogradec, Zini Tollizhina ka votuar në një prej qendrave të votimit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai pretendon se administrata ka bërë presion në disa Qendra Votimi, por shtoi se pjesëmarrja deri më tani është e kënaëshme.

“Kam sinjale që administrata po bën presion në disa pika. Pjesëmarrja është e kënaqshme dhe qytetarët sot do të vendosin se kush do e qeverisë Pogradecin në vazhdim,”- tha ai.

3 VITE ME PARE

Përplasjet në qendrat e votimit/ Edmond Spaho dhe Aliolli thirren për të dëshmuar, Policia: Po hetojmë rastet, tek asnjë nuk u kërkua ndërhyrja jonë

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Foto ilustruese

KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kandidatja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Korçën, Ledina Aliolli mësohet se janë thirrur në Policinë e Vlorës, për të vërtetuar pretendimet e tyre lidhur me incidentet që kanë ndodhur në fshatin Zvezdë. Disa orë më parë deputeti u përplas me 2 persona të tjerë, ndërsa nga ana tjetër, Aliolli u shpreh se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit.

"Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se: Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e Policisë, për t'u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë. Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme,"- njofton Policia.

3 VITE ME PARE

Spaho e tërhoqi nga krahu, qytetari: Deputetët na kërcënojnë, Mondi na turpëroi dhe emrin

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Qytetari

MALIQ- Në një prononcim për mediat, ka folur personi të cilin deputeti demokrat Edmond Spaho e tërhoqi sot nga krahu, brenda qendrës së votimit në Zvezde të Korçës. Ai u shpreh se është votues dhe se deputeti e mori zvarrë për ta nxjerrë jashtë duke e kërcënuar.

-Çfarë ndodhi?

Qytetari: Vjen Edmond Spaho, na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë.

-Kë mori, ty?

Qytetari: Mua e ca të tjerë.

-Pse, kishte ndonjë arsye?

Qytetari: Pse rrini këtu, ne ishim në radhë këtu për të votuar.

-Jeni votues?

Qytetari: Po, votues jemi. Ne ishim këtu në rresht. Ne votuam si iku Spaho. Ça duan deputetët këtu që vijnë e na kërcënojnë ne?!

-Të kërcënoi?

Qytetari: Ça?! Më tërhoqi zvarrë mo!

-Po ju votuat?

Qytetari: Po si s’votuam? Pse atë do pyes unë?!  Po pres motrat dhe vëllezërit të vijnë, se nuk mund të dëgjoj të shara unë prej deputetëve. Shajti, si s’shajti! Na ndërpresin…

-Si quheni?

Qytetari: Unë Mondi, na turpëroi dhe emrin, ma vodhi!

3 VITE ME PARE

"Punonjës të administratës po intimidojnë votuesit", Ledina Alolli denoncon presionet në Korçë

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Ledina Alolli

KORÇË- Ledina Alolli kanditja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Korçës pasi ka votuar rreth mesditës, më pas ka denoncuar presionin që sipas saj po iu bëhet votuesve. Alolli tha se punonjës të administratës po intimidojnë votuesit.

“Në lagjen 17 kam informacione që më sinjalizojnë që punonjës të administratës po intimidojnë votuesit. Ju bëj thirrje të qëndrojnë larg këtij procesi”,-deklaroi Alolli.

3 VITE ME PARE

Voton Niko Peleshi, shpreh keqardhje për incidentin në Maliq e Kolonjë

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Niko Peleshi

KORÇË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka votuar. Në deklaratën pas votimit ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Korçës të votojnë për alternativën më të mirë.

Ndërkohë sa i përket incidentit në Maliq dhe Kolonjë ai shpreh keqardhje që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë” po funksionon nëpërmjet dhunës. Gjithashtu ai akuzon Spahon se është i njëjti person që kërkon vëmendje nëpërmje gjesteve të shëmtuara e se kjo gjë sipas tij nuk i ka hije Korçës.

3 VITE ME PARE

Kapi me forcë një person në Maliq, Spaho: Një bandë prej 50 vetash bllokuan procesin, më dolën para 2 gorilla

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Edmond Spaho

MALIQ- Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar arsyen e konfliktit brenda qendrës së votimit në Zvezde. Në një lidhje me mediat, Spaho bën të ditur se fillimisht mori njoftimin se një bandë ishte duke bllokuar procesin. Pasi mbërriti në qendrën e votimit, ai thotë se i dolën para disa persona që nuk e lanë të futej brenda.

'Më informuan se një bandë prej 50 vetash e Ilir Kondavinit bllokoi procesin, shkova atje, dy gorilla më dolën para dhe nuk më lejonin të kontaktoja. Ato më zinin rrugën, në këto kushte u detyrova që ti largoj. Dola jashtë, lajmërova Policinë, erdhën aty. Më pas erdhën një tufë tjetër, duke intimiduar mua dhe përfaqësuesit e mi. '

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u konfliktua ditën e sotme me një person brenda qendrës së votimit në Zvezde. Bëhet me dije se Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së këtij incidenti. Denoncimi për rastin është bërë nga kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit, Gëzim Topçiu./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Korçë/ Voton Sotiraq Filo: Dhuna ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, ngjarje e shëmtuar

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Sotiraq Filo

KORÇË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka votuar. Pas votimit ai foli edhe për mediat sa i përket problematikave të procesit të votimit. Ndër të tjera ai përmendi edhe dhunimin që u bë ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai.

“Procesi ka vijuar normalisht me përjashtim të disa qendra votimi me problamtikat që janë hasur me paisjet e verifikimit të id. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht”,-tha Filo.

Lidhur me ngjarjen e Kolonjës Filo u shpreh se janë ngjarje të shëmtuara që s’duhet të përsëriten nga asnjë forcë politike.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Konfliktohet Edmond Spaho në qendrën e votimit, kap një person nga krahu

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Edmond Spaho

MALIQ- Deputeti i Partisë Dempokratike Edmond Spaho është konfliktuar me një person në një qendër votimi. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, në një qendër votimi në Zvevdë. Siç raportohet në media, Spaho është konfliktuar me një votues, të cilin e ka tërhequr nga krahu. 

 
3 VITE ME PARE

U dhunua! Erion Isai shfaqet me dhunë të fashuar: Shpresoj që Lumanit t’i dalë rakia shpejt! Mu duk sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Erion Isai

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Kolonjës, Erion Isai ka dhënë deklaratën për mediat, pasi u dhunua nga disa persona mbesnatën e kaluar. Për mediat, Isai u shpreh se veprime të tilla nuk i shkojnë për shtat zonës.

Pretendimeve të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta se ka qenë duke bërë fushatë, Isai iu përgjigjet se ishte duke pirë kafe me një mik.

“Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e  ndodhur dhe gjeja më e keqe është se kur të dalë në google Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetarë. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të “BF”-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe safi im tregoi qytetari.

Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë. Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar. Shpresoj që t'i dalë rakia Lumanit.”- tha Isai.

3 VITE ME PARE

Dhuna ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, reagon Policia: Arrestohet 33-vjeçari, procedohet një tjetër

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Erion Isai

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për dhunimin e kandidatit të PS në Kolonjë, Erion Isai. Policia bën të ditur se është vënë në pranga personi me inicialet E. K., 33 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kolonjë/Goditi me grusht, për shkak të detyrës, kryetarin e bashkisë Kolonjë, vihet në pranga 33-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër, i përfshirë në konflikt, i cili pengoi me automjetin e tij, lëvizjen e automjetit me të cilin udhëtonte kryetari i bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.

Të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Dhunuan Erion Isain? “Bashkë Fitojmë”: Ai po blinte vota. Bodyguardët e tij shtynë kandidatin tonë

KORÇË/ Qytetarët votojnë, dhunohet kandidati i PS-së
Bashke Fitojme

TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës.  Sipas reagimit të “Bashkë Fitojmë”, në momentin që dy palët janë përballur ka pasur shtyrje mes tyre.

"Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam.

Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim"- thuhet në njoftim.

3 VITE ME PARE

Incident pak orë para zgjedhjeve! Dhunohet kryebashkiaku i Kolonjës, Isai goditet nga mbështetësi i “Bashkë Fitojmë”


KOLONJË- Goditet kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Aktualisht, agresori i identifikuar si Esmerald Kacolli është shoqëruar nga Policia.

Isai ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e tij, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njëri nga simpatizantët e PD, Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.

Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

dhunohet erion isai esmerald kacolli

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria