Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një ditë pas ngjarjes tronditëse, Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një operacioni në klinikën dentare private 'Spledent' që ndodhet në kryeqytet. •Organi i akuzës ka sekuestruar si provë kryesore kartelat në klinikën private ku është kryer ndërhyrja, dhe në QSUT ku i mituri është dërguar në gjendje kome. •Referuar kartelës mjekësore, mësohet se 3-vjeçari ka mbushur 14 dhëmbë. •Pjesë e hetimeve për rastin tronditës, është edhe vajza e mejkut, Ina Xhaxho pasi dyshohet se edhe ajo ka marrë pjesë në operacionin e 3-vjeçarit. •Sakaq, një ditë mëparë, mjeku Roland Xhaxho ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij, me pretendimin se dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë. • Nga ana tjetër babai i të miturit, Bledar Spahiu shprehet se djali doli nga klinika dentare në gjendje të rëndë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Babai i Brian Spahiu, 3-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një ndërhyrjeje te një klinikë private në pronësi të Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho, ka treguar detaje tronditëse lidhur me rastin. Ai tha se djali pasi ka dalë nga klinika ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa gjatë 'operacionit' dentisti i ka thënë se çdo gjë po shkonte shumë mirë. Për këtë, Bledar Spahiu thotë se provë janë kamerat në klinikë që duhet të sekuestrohen.
"Më datë 28 analizat i ka bërë vetë Roland Xhaxho në klinikën e tij. Ekzistojnë letrat, në cast ja ka bërë analizat. Unë i pashë në fund, ku mi dha. Kemi folur me mjeken me dentisten, dy personat kryesorë. Briani fiks është futur në orën 10:00 atje, doktoresha ka thënë se procesi ka vazhduar në rregull. Kemi kërkuar personalisht doktorin dhe na tha se Briani është në rregull. Djali doli në orën 7 nga klinika. Rreth orës 6 ka hyrë nusja dhe nga ajo orë deri në 7 pastaj jemi marrë me djalin te dhoma. Djali nuk ka qenë në rregull, madje tha kape nga veshët që t'i dalë avash narkoza. U pagua 300 euro në fillim për anestezinë dhe për cdo orë shtesë anestezie paguan 70 euro, 330 euro shtesë paguam. Duhen parë kamerat që ka brenda. Telefonova mjekun e kishte temperaturën 32 e 2 vija u bë dyllë i verdhe se abuzoi edhe me ilacet alegrofenin që ka dhënë ai ilac tjetër ska marrë, vetëm atë dhe filloi t'i rritej temperatura", tha ai.
TIRANË- Ditën e sotme PProkuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të raportuar ditën e djeshme, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ka humbur jetën pas një operacioni në klinikën dentare private "Splendent" në kryeqytet.
Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën private ku është kryer operimi dhe kartelën në QSUT ku djali është dërguar në gjendje kome.
Hetimet kanë nisur edhe për Ina Xhaxhon vajzën e mjekut, pasi edhe ajo kishte marrë pjesë në operacionin e të miturit.
Në kartelën e kilinikës të publikuar nga ReportTv, shihet se të miturit i janë konstatuar 14 dhëmbë për t’i mbushur, të gjithë dhëmbët në pjesën e sipërme të nofullës dhe 4 dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës.
Si ndodhi ngjarja?
I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të raportuar ditën e djeshme ku 3-vjeçari Brian Spahiu ka humbur jetën pas një operacioni në klinikën dentare private "Splendent" në kryeqytet.
Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën private ku është kryer operimi dhe kartelën në QSUT ku djali është dërguar në gjendje kome. Hetimet kanë nisur edhe për Ina Xhaxhon vajzën e mjekut, pasi edhe ajo kishte marrë pjesë në operacionin e të miturit
REAGIMI I PROKURORISE:
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.
Si ndodhi ngjarja?
I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.
TIRANË- Babai i djalit tre vjeçar, i cili ndërroi jetë pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, ka përgënjeshtruar deklaratën e mjekut. Për mediat, Bledar Spahiu, thotë se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.
"Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.
Një ditë më parë, mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike. Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.
Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.
“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme,” – shkruan Xhaxho./Dosja.al