Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ditën e sotme dështoi për herë të 8-të seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. • I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi nuk u paraqit në seancë. Ai deklaroi se vuan nga diabeti, si dhe shtoi: Po më sillni si qingji te ujku. • Sipas Reçit, ai është paraqitur 5 herë dhe seancat kanë dështuar jo për faj të tij. Me kërkesën e Reçit ishte dakord edhe prokurorja Elida Kackini e cila tha se për shkak të largësisë nga burgu Drenovës shoqërimi i tij është i pasigurt. •Një prej të akuzuarve, Emiliano Shullazi kërkoi që në sallë të ishte edhe Reçi. •Ndërsa avokati i Plaurent Dervishajt, hodhi dyshime për mungesën e Reçit. Sipas Ilia Ilia, ai po bashkëpunon me Prokurorinë dhe po gënjen. •Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Emiliano Shullazi kërkon që në seancë të jetë i pranishëm edhe i penduari i Drejtësisë, Luftar Reçi. Ky i fundit nuk u paraqit sot në seancën e ballafaqimit, duke bërë që të shtyhet për herë të 8-të. Shullazi u shpreh se Prokuroria nuk ka firmosur asgjë për të e se as nuk e njeh dosjen. Madje, ai kërkoi që ta shikojë Reçin në sy kur të dëshmojë.
“Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është”, tha Shullazi.
Ditën e sotme dështoi për herë të 8-të seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Reçi nuk u paraqit në seancë, duke thënë: 'Po më sillni si qingji te ujku'.
TIRANË- Ditën e sotme dështoi për herë të 8-të seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Reçi nuk u paraqit në seancë, duke thënë: 'Po më sillni si qingji te ujku'.
Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia deklaron se e gjitha është një inskenim mes Luftar Reçit dhe Prokurorisë. Më tej, Ilia shton se Reçi gënjen në dëshmitë që ka dhënë e se ka frikë t'i thotë sërish, pasi nuk i mban mend të gjitha.
Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia:
“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një gjë pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”, tha Ilia Ilia.
Seanca e radhës u vendos të zhvillohet në datën 20 Mars në orën 09:00.
TIRANË- Dështon për herë të 8-të ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Ditën e sotme nuk u paraqit në seancë Reçi, ndaj GJKKO kërkoi paraqitjen e tij të detyrueshme. Në arsyetimin e tij, Reçi tha se e ka të pamundur të paraqitet në seancën e sotme, pasi vuan nga diabeti. Po ashtu, ai tregoi se ka qënë i pranishëm në 5 seancat e mëparshme, mirëpo të gjitha dështuan.
"Nuk kam mundësi të paraqitem. Vuaj nga diabeti, më rrezikohet jeta. Jam paraqitur 5 herë, seancat nuk janë bërë, nuk është faji im."- është shprehur Reçi.
Më tej, Reçi tha se paraqitjen e tij në Gjykatë, e krahason me daljen para ujqërve.
“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qingjin ujqërve. Do flas me videokonferencë”, thotë Reçi.
Nga ana tjetër, Shullazi kërkoi prezencën e Reçit në sallë.
"Dua ta shoh në sy kur dëshmon"
Seanca e radhës u vendos të zhvillohet më 20 Mars, në orën 09:00.
Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?
Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit.