LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, Kosova: Të dënohen ashpër nga SHBA dhe BE, Serbia do të dështojë sërish (REAGIMET)

• Reagime të shumta kanë ardhur pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili së fundmi është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.  • Vuçiç gjithashtu ka deklaruar se nëse Perëndimi do Kosovën atëherë ata nuk do të kenë Serbinë dhe do ta shfrytëzojnë rastin, sipas tij siç bënë 25 vite më parë. • Në lidhje me këto retorika ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se deklarata e Vuçiç është vetëm vazhdimësi e deklaratave të shumta publike që presidenti serb ka bërë në të ardhmen duke kërcënuar se do ta sulmojë Kosovën. • Osmani më tej shtoi se Vuçiçi do të dështojë, ashtu si të gjitha përpjekjet e dështuara të Serbisë deri tani. • Në lidhje me deklaratat kërcënuese të Vuçiç ka ardhur edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës. • Në reagim Qeveria e Kosovës shkruan se retorika e Vuçiç është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën. • Qeveria gjithashtu ka bërë thirrje që kërcënimet të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme duke shtuar se kërkojnë një reagim dhe dënim të ashpër nga ndërkombëtarët. • Gjithashtu në lidhje me deklaratën e Vuçiç ka reaguar edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth i cili u shpreh zgjedhja ose Kosova ose Serbia nuk ekziston.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Retorika kërcënuese e Vuçiç, reagon Qeveria e Kosovës: Duhet të dënohen ashpër nga SHBA-ja dhe BE-ja

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, Kosova: Të

KOSOVË- Në lidhje me deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë ka ardhur edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës. Në reagim Qeveria e Kosovës shkruan se retorika e Vuçiç është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

“Në një rast të mëparshëm ka pasur si referencë konfliktin në Nagorno Karabakh ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit duke marrë si shembull veprimet e këtij të fundit. Kësaj radhe, ky kërcënim erdhi mu në përvjetorin e dakordimit në Ohër mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se Serbia vazhdon të deklarojë publikisht mosnjohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Qeveria gjithashtu ka bërë thirrje që kërcënimet të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme duke shtuar se kërkojnë një reagim dhe dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarë të tjerë.

“Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiç shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, thuhet në reagim.

2 VITE ME PARE

"Me të në krye nuk do të hyjnë në BE", Roth reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Ka keqkuptuar diçka, nuk ka ose Kosova ose Serbia

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, Kosova: Të
Michael Roth

KOSOVA- Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë. Deputeti gjerman përmes një postimi në platformën"X" u shpreh një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia” nuk ekziston.

“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiç ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, shkruan Roth.

Reagimi i Roth ka ardhur pasi Vuçiç tha se nëse ata zgjedhin Kosovën Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë.

 

2 VITE ME PARE

Kërcënimet e Vuçiç për Kosovën, Osmani: Do të dështojë ashtu si të gjitha përpjekjet e dështuara të Serbisë deri tani!

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, Kosova: Të
Osmani dhe Vuçiç

KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani në një intervistë të zhvilluar së fundmi është përgjigjur rreth deklaratave kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar. Osmani u shpreh se deklarata e Vuçiç është vetëm vazhdimësi e deklaratave të shumta publike që presidenti serb ka bërë në të ardhmen duke kërcënuar se do ta sulmojë Kosovën.

Gjatë fjalës së tij presidentja u shpreh se Vuçiçi do të dështojë, ashtu si të gjitha përpjekjet e dështuara të Serbisë deri tani.

“Njësoj si edhe në të kaluarën ai duhet ta dijë se do të dalë i dështuar, sepse të gjitha përpjekjet  e Serbisë nga viti 1998-99 e tutje që ta pushtojnë Kosovën dhe ta kenë territorin e Kosovës kanë dështuar. E para, për shkak të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës sonë çlirimtare dhe e dyta, se në krah kemi pasur gjithmonë miq, popuj liridashës të cilët bashkë me ne kanë mbrojtur vlerat më të rëndësishme të lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Osmani.

Gjatë intervistës për Telegraf, Osmani gjithashtu tha se Kosova është me fat dhe e bekuar që ka në krahë aleatët e saj.

“Edhe sot 25 vite pas kur në qershor do të festojmë këtë përvjetor jubilar të çlirimit të Kosovës jemi me fat e të bekuar si popull që në krahë kemi aleatët tanë të cilët bashkë me ne siç edhe kanë deklaruar së fundmi do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Kosovës. Kështu që Vuçiçi sërish do të dështojë, mirëpo përmes këtyre deklaratave ai po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, e kjo është që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviçit i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, u shpreh Osmani.

 

2 VITE ME PARE

Vuçiç paralajmëron Perëndimin: Nëse doni Kosovën, nuk do të keni Serbinë

Deklaratat kërcënuese të Vuçiç, Kosova: Të
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë së fundi një paralajmërim ndaj Perëndimit, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç la të kuptohej dje në një dalje të tij publike se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, sipas tij, siç bënë 25 vite më parë.

Kjo deklaratë e Vuçiç sipas përdoruesve të platformës 'X', konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vitet e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, mësohet të ketë thë Vuçiç.

serbia kosova osmani vucic

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri