LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë në Shkodër/ Probleme me energjinë elektrike në disa zona

• Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. • Rruga e Arbërit vazhdon të mbetet e bllokuar në disa pjesë për shkak të reshjeve të shumta të borës. • Po situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. • Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-Thorë Thesh, Dushaj-Lekbibaj. • ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. • Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë. • Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. • Në Lezhë situata është më pranë normales. • Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. • Probleme me motin ka edhe në Durrës, ku në zonën e njohur si "Currilat" rruga është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Do ketë ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Brisilda Sina

TIRANË- Brisilda Sina, Përgjegjësja e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile ka dhënë përditësimin nga situata e motit në vend. Sipas tyre, dita e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës ndërsa ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër. Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë.

Situata për shkak të kushteve të motit

Sipas parashikim të motit nga Instituti Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditët në vazhdim do të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin. Ditën e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës, ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër. Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,6 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6,10 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,55 m nga 8,7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 5,9 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët vijojnë funksionalitetin me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 500 m3/s. Në basenin ujëmbledhës Koman janë 250 m3/s dhe Vau i Dejës 40 m3/s. Shkarkimet do të vijojnë me 300 m3/s. Shkarkimet në Digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkeputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, KorCcë dhe Shkodër.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.
Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur mbetet 1400 ha përkatësisht në njësinë administrative Ana e Malit 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç 100 ha. Banesa me prezencë uji në oborre janë 15 në fshatin Obot, bashkia Shkodër. Në qarkun e Lezhës vijon të ulet shifra e sipërfaqes së përmbytur në 230 ha, ku 200 ha janë në bashkinë Lezhë dhe 30 ha në bashkinë Kurbin.

Infrastruktura rrugore vijon të jetë e qarkullueshme pa probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe turistike.
Në bashkinë Shkodër: Rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. Në qarkun Elbasan, janë pastruar akset rrugore Librazhd - Prrenjas dhe Gramsh – Moglicë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur rënie inertesh. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë - Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Shtyllë - Panarit. Në aksin Bogë - Theth është funksional segmenti Bogë - Qafë Thorë.

Ka vijuar puna nga ARRSH për pastrimin nga ortekët në segmentin tunelet panoramike. Në qarkun e Dibrës në disa segmente trashësia e dëborës varion nga 10-15 cm. Rruga e Dardhës në km e 7 trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Rruga e Voskopojës km 13 trashësia e dëborës varion nga 3 cm - 5 cm. Vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 68 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmërisë së lartë. Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për të mbështetur të gjitha kërkesat e pushtetit vendor me qellim përballimin e situatave që mund te krijohen si pasojë e kushteve të motit. 

3 VITE ME PARE

Moti i keq, shembet një aks rrugor në Selenicë

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Aksi i shembur

SELENICË- Moti i keq ka bërë që një aks rrugor në Selenicë të rrëshqasë. Mësohet se aksi rrugor midis fshatit Plloç dhe Sevatser të rrëshqasë rreth 60 metra. 

Në këtë segment mund të kalohet me vetëm në një aks dhe për makinat e vogla. Në vendngjarje janë vendosur piketat nga autoritetet në mënyrë që të mos lejohet kalimi.

3 VITE ME PARE

Reshjet e borës krijojnë probleme të shumta, bllokohet segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Bore

KORÇË- Reshjet e borës në Korçë kanë krijuar probleme të shumta në disa zona. Kjo pasi në rrugën e Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm.

Lëvizja e e mjeteve ka qenë pa probleme, por nga autoritetet është kërkuar vendosja e zinxhirëve. Po ashtu për shkak të reshejeve ët shumta të borës, është bllokuar segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit.

 

3 VITE ME PARE

Situata në Lezhë: Ende 230 hektarë tokë nën ujë, reshje shiu me intensitet të ulët

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Permbytje

LEZHË- Situata e shkaktuar nga moti i keq në Lezhë është drejt përmirësit. Gjatë orëve të fundit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët, pa shkaktuar probleme shtesë.

Aktualisht, në total janë rreth 230 hektarë tokë bujqësore të cilat raportohen se janë të përmbytura, konkretisht 30 ha në bashkinë Kurin dhe 200 ha në bashkinë e Lezhës. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të këtij qarku.

Ditën e sotme priten të përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike. Prej disa ditësh, Lezha dhe Shkodra kanë qënë dy qarqet më me shumë dëme nga moti i keq. Po ashtu edhe zona e Currilave në Durrës ishte në rrezik pasi kishte shumë rrëshqitje dherash, të cilat rrezikonin banesat poshtë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Shkodër, 1400 hektarë tokë e përmbytur, prezencë uji në 15 banesa

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Permbytje

SHKODËR- Pasojat nga shirat po i vuajnë ende 15 familje në Shkodër. Prezeca e ujit është ende në tokat e tyre, ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër vijon të jetë 1400 hektarë. Vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1300 tokë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra. Aty po operojnë dy mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Aktualisht ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka prezencë uji në rrugë në nivelin 10 centimetra. Grupet e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës thonë se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

3 VITE ME PARE

Bora bllokon Dibrën, probleme në Rrugën e Arbrit, disa fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Bore

DIBËR- Moti i keq vazhdon të lërë pasoja në disa zona të vendit. Kjo pasi prej 4 ditësh njësia Lurë në Dibër është e bllokuar dhe lëvizja e vetme bëhet drejt Rrëshenit. Në fshatra të ndryshëm trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Po ashtu probleme nga moti i keq ka dhe në fshatrat Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël si dhe në disa zona të Martaneshit, në të cilën mungon energjia elektrike. Po ashtu, probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. 

3 VITE ME PARE

Largohen reshjet e shiut! Ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dëbora 'pushton' Veriun e vendit, 1400 ha në ujë
Moti

TIRANË- Ditën e sotme, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Duke qenë se masat e ftohta verilindore do të jenë prezente i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale