LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, nuk hapen negociatat me Shqipërinë

• Ditën e sotme është zhvilluar dita e parë e takimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. • Pas përfundimit të ditës së parë sipas zhvillimeve nuk pati asnjë lajm për hapjen e negociata të Shqipërisë. • Shkak i mos hapjes së negociatave mbetet çështja "Beleri" dhe situata politike në Shqipëri. • I pranishëm në samit si përfaqësues i Shqipërisë ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama. •  Në nisje të samitit ka ardhur një mesazh nga Kryeministri gjerman Scholz në lidhje me situatën e zgjerimit. • Scholz ka theksuar se duhet të hiqet rregulli i vetos në kuadër të procesit të zgjerimit. • Shefi i diplomacisë Joseph Borrell është shprehur për mediat pak para nisjes së samitit, se duhet të përshpjetohet zgjerimi dhe do duhet të rrisim mbështetjen për Shqipërinë. • Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi, ku ky i fundit u shpreh se BE është gati të hapi negociatat. • Në ambientet e samitit sipas disa pamjeve të transmetuara në media është parë dhe një debat mes Mitsotakis dhe Ramës, ku mendohet se objekt i diskutimit të ketë qenë çështja Beleri. 

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Rama bën humoristin para liderve të BE-së, momenti kur imiton dirigjentin

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Foto nga momenti

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në instagramin e tij një video, kur imiton rolin e dirigjentit gjatë momentit të fotos së liderëve në samitin e BE. Rama shihet kur del përpara liderëve të Europës dhe bën performancën e tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

2 VITE ME PARE

Mitsotakis debat me Ramën në samitin e BE-së në Bruksel: Çështja Beleri është respekt për shtetin e së drejtës

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Mitsotakis-Rama

GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë, se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për sundimin e ligjit, e cila është kurora e procesit të anëtarësimit.

Kryeministri ritheksoi vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ynë ishte dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor. Kyriakos Mitsotakis në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Me rastin e pranisë së Kryeministrit në Samitin e Ballkanit Perëndimor, burime qeveritare deklaruan se:

Qëndrimi i prerë i Greqisë është të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim në stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Kjo, natyrisht, me kushtëzimin e njohur, d.m.th për sa kohë që vendet kandidate plotësojnë kushtet dhe zbatojnë reformat e kërkuara. Është një proces i vështirë dhe i mundimshëm që varet nga performanca e vetë vendeve kandidate. Në çdo rast, një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve”.

Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, të njëjtat burime thanë se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Siç nënvizuan ata, “Greqia pranoi dërgimin e letrës së BE-së në Tiranë për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”, thuhet në mediat greke. 

Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të Olaf Scholz-it i cili kërkoi të vazhdohet me “procedura të shkurtuara”, kursi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe nëse është e mundur të anashkalohet e drejta e vetos në dispozicion të shteteve anëtare.

2 VITE ME PARE

Çështja Beleri dhe situata politike në vend, BE i thotë "JO" nisjes së negociatave me Shqipërinë

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
BE

BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë ditën e sotme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Shkak për këtë janë dy çështje aktuale në vend, burgosja e kryebashkiakut Fredi Beleri si dhe e dyta është situata politike në Shqipëri.

“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”, thuhet në njoftim

Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në. Ndër të tjera Këshilli merr një shënim pozitiv për rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.

“Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit”, thuhet në njoftim.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Mes të tjerash Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim.

Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të përfundojë të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut siç dhe pritet Këshilli kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese.

“Këshilli është i gatshëm të mbledhë një tjetër. Konferenca ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme dhe pa vendime shtesë politike, sa më shpejt, pasi Maqedonia e Veriut ka zbatuar zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç përmendet në Konkluzionet e Këshillit të korrikut 2022, në përputhje me procedurat e tij të brendshme," thuhet në njoftim.

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Takimi në samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama debaton me Mitsotakis

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

BRUKSEL-  Sot ka nisur samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në pamjet e mëposhtme shihen liderët e BE-së, teksa afrohen për të bërë foton familjare. Ajo që merr më shumë vëmendje në video është një moment, teksa Kryeministri Edi Rama ka debatuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Ende nuk dihet se çfarë kanë debatuar por dyshohet të jetë për burgosjen e kryebashkakut të Himarës Fredi Beleri. Greqia i ka vendosur veto nisjes së negociatave me Shqipërinë, për shkak të burgosjes së Belerit. Ndërkohë që nga ana tjetër Rama, në një deklaratë disa ditë më parë u shpreh se nuk besonte se Greqia do ta bënte këtë akt.

2 VITE ME PARE

Brnabiç në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor: Kam lajme të mira për bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE-së

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Ana Brnabiç

SERBI-Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot në Bruksel, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, se vjen me lajme dhe rezultate të mira në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

E pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Brnabiç tha se pret rezultate të mira dhe diskutime rreth planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Para fillimit të samitit, Brnabiç u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe komisionerin evropian për Zgjerim Oliver Varhelji, me të cilët tha se ka pasur takime të mira. 


"Është mirë që kemi samitin BE-Ballkani Perëndimor sepse, përveç komunitetit politik evropian, është një format i ri në të cilin ne nga Ballkani Perëndimor mund të flasim gjithmonë hapur, sinqerisht dhe plotësisht transparente me liderët e BE-së. Kështu që është një gjë e mirë. Biseda është gjithmonë një gjë e mirë”, u tha Brnabiç gazetarëve, kur u pyet se çfarë priste nga samiti i sotëm. 

Ajo shtoi se pret "rezultate të mira dhe diskutime të mira në lidhje me Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor". 

Është një mundësi për ne nga Ballkani Perëndimor që të marrim fonde shtesë prej rreth gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat katër miliardë në kredi, dhe dy me grante, pra fonde të pakthyeshme”, shpjegoi Brnabić. 

Ajo shtoi se si gjithmonë do të jetë në partneritet dhe bashkëpunim me BE-në, duke iu nënshtruar disa reformave. 

2 VITE ME PARE

"Jemi gati të hapim negociatat"/ Varhelyi takim me Ramën: Diskutuam për hapat drejt BE-së

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama dhe Oliver Varhelyi Komisioneri i Zgjerimit për BE-në kanë zhvilluar një takim në kuadër të takimit samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. 

Varhelyi thotë se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit. Varhelyi shpreh në statusin e tij se BE është gati të hapi negociatat me Shqipërinë. 


Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat - Grupi 1 - në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.

2 VITE ME PARE

"Të përshpejtojmë zgjerimin"/ Borrell para samitit: Të forcojmë Shqipërinë dhe mbështesim integrimin

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Joseph Borrell

BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për mediat se samiti BE-Ballkani Perëndimor synon që të krijojë lidhje më të ngushta midis unionit dhe rajonit. Borrell foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi teksa tha se të dyja palët po lëvizin ndonëse ngadalë ndërsa shtoi se duhet t’i shtyjmë që të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane.

Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.

2 VITE ME PARE

DW: Shqipëria pa datë për progres në negociatat e anëtarësimit

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
Samiti

BRUKSEL- KE nuk ka vendosur një datë në konkluzionet për Shqipërinë lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE. Nga këto konkluzione lihet të kuptohet, se shkak për këtë qëndrim është bërë veto e paralajmeruar e Greqisë për ҫështjen Beleri, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të arrestuar me burg me akuzën e shit-blerjes së votave. Kërkesat e tij për të bërë betimin si kryebashkiak edhe duke qenë në burg janë hedhur poshtë nga

Shqipëria të forcojë të drejtat themelore të minoriteteve

KE i bën thirrje Shqipërisë,”të forcojë më tej mbrojtjen e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve.” Komuniteti grek, që jeton në fshatrat e Bashkisë së Himarës, pretendon se të drejtat e tij të pronësisë po shkelen nga investitorë strategjikë, të cilët investojnë në pronat e tyre të rrëmbyera përmes korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Ky komunitet pretendon që nuk i jepen leje nga institucionet qeveritare për të investuar në sektorin e turizmit, në pronat e tyre. Leje zhvillimi në sektorin e turizmit marrin vetëm investitorët strategjikë që përmes kërcënimeve dhe korrupsionit bëhen pronarë të tokave të tyre në Himarë. Në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2023 në Himarë, Fredi Beleri, që ndodhet në burg, kryebashkiaku i zgjedhur dhe anëtar i komunitetit grek të Himarës, premtoi të kontribuonte për ta ndryshuar këtë situatë. "KE inkurajon zbatimim e një reforme gjithëpërfshirëse në sektorin e tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë  konsultimet me të gjithë aktorët, adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim të pronarëve,” theksohet në konkluzionet e KE për zgjerimin e BE.

Situata e trazuar politike në Shqipëri

Bllokimi prej 6 javësh i punimeve të parlamentit nga deputetët e grupimit të Rithemelimit të PD, të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, hedhja në foltore i bombave tymuese dhe aksioni i mosbindjes civile të ndërmarrë nga ky grupim ka sjellë një situatë të trazuar politike në Shqipëri. "KE rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE,” theksohet në konkluzionet për Shqipërinë. Situata politike është një tjerër shkak që KE të mos i japë një datë Shqipërisë për të hapur kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit.

Bashkëpunimi rajonal-në thelb të procesit të zgjerimit

Në konkluzionet e KE për Shqipërinë vihet në dukje "angazhimi i vazhdueshëm konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal." "Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit”, vë në dukje KE.

SPAK: Të vazhdojë përpjekjet kundër korrupsionit

KE vlerëson rezultatet konkrete e arritura nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe "bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE dhe shteteve anëtare.”

"Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Është i nevojshëm gjithashtu një bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (European Anti Fraud Office-OLAF). Në verën e këtij viti, Brukseli njoftoi për ndërprerjen e fondeve të BE, IPARD II, (Instrument for Pre-accession Assistance for Rural Development) pas një raporti të OLAF për abuzime me këto fonde dhe dyshimeve për korrupsion. Raporti i ekspertëve të OLAF zbuloi që fondet e marra nga investitorë strategjikë në Dhërmi ndryshe nga sa figuronte në dokumentacionin zyrtar ishin përdorur për të ndërtime private vilash.

Marrë nga DW

2 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Scholz: Të hiqet rregulli i vetos në kuadër të procesit të zgjerimit

Debati Mitsotakis-Rama për "Belerin"/ Zhvillimet në Samitin
 Olaf Scholz

GJERMANI- Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor,  i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se "prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së" dhe shtoi se tani "ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së". Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është "shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t'ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës". 

"Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen"

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos. 

"Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë", tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin.  Kryebashkiaku i  zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për "korrupsion aktiv” për shit-blerje votash

Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut

Por kancelari gjerman  e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t'ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje", tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria. 

Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë. Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë.

Marrë nga DW

samiti i be

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll