LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum Vuçiç për zbatimin e planit franko-gjerman

• Plani franko-gjerman është nisma e re e dialogut Kosovë-Serbi. • Kjo është lënë e nënkuptuar nga vizita e diplomatëve të huaj në Kosovë si dhe në Serbi. • Mbrëmjen e kaluar presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. • Ai tha se “de fakto” plani u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë. • Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet në Serbi. • Mediat opozitare në Serbi, kanë zbuluar disa detaje më shumë rreth takimit të Vuçiç me diplomatët e huaj. • Sipas Nova.rs, Vuçiç u ka kërkuar diplomatëve që marrëveshja me Kosovën të implementohet hap pas hapi, por kjo gjë është kundërshtuar kategorikisht nga zyrtarët perëndimor. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Lajçak sonte në Prishtinë për propozimin evropian

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Mirosllav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet në Bruksel. Për këtë vizitë ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar vizitën e Lajçakut në Kosovë.

Lajçak, por edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman. Kjo gjë lë përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.

Më 23 janar, Vuçiq deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë. Vizita e së mërkurës vjen disa ditë pasi Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë dhe të Italisë.

Për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Borrell ka diskutuar para ministrave të Jashtëm të bllokut gjatë 23 janarit. Propozimi i BE-së u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Rreth këtij propozimi tashmë është arritur një unitet ndërkombëtar dhe janë ftuar Kosova dhe Serbia që të jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi, në mënyrë që të arrihet pajtimi për të. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog në Bruksel. Ky dialog ka për synim normalizimin e raporteve. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Kosova ka thënë se një marrëveshje finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia ka insistuar në një zgjidhje kompromisi./REL

3 VITE ME PARE

“Takimi që ndryshoi gjithçka”, “Nova” zbulon kërkesën e Vuçiçit që iu refuzua: Nuk ka marrëveshje graduale

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Situata me Kosovën u përshpejtua edhe më shumë në javët e fundit dhe gjithçka u “vulos” pas takimit të shumëpritur të presidentit Aleksandër Vuçiç me pesë përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, të cilët i paraqitën Serbisë një situatë serioze. Ndonëse Vuçiç ka dashur që marrëveshja të ecë gradualisht, “hap pas hapi”, përfaqësuesit e “Big Five” kanë njoftuar, se duhet të jetë shumë më e shpejtë.

Siç deklaroi vetë presidenti Vuçiç në konferencën për media, “pesëshja” erdhën për të prezantuar planin e tyre dhe e prezantuan planin e tyre.

"Erdhën ‘pesë’ përfaqësues të BE-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA-së dhe në atë takim fjalia e dytë që më komunikuan ishte ‘duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, do të përballeni me ndërprerjen e procesit të integrimeve evropiane, tërheqjen e investimeve, masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do t'i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë”, tha Vuçiç.

Dhe siç raportojnë burimet e Nova-s, takimi mes Vuçiç dhe të pesëshes ka ndodhur që në fillim në një mosmarrëveshje të qartë për shpejtësinë me të cilën duhet të negociohet dhe të pranohet marrëveshja.

"Vuçiç propozoi që të vazhdohet gradualisht, në faza, hap pas hapi. Prioriteti i tij ishte fillimisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, e pastaj gradualisht negociatat e mëtejshme. Të pestë treguan qartë se nuk ka vend për negociata me faza dhe graduale, por se sa më parë duhet të diskutohet për pranimin dhe zbatimin e të gjithë marrëveshjes”, thotë burimi i Nova.

“Që jemi të gatshëm të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar me faktin se një gjë e kam bërë shumë të qartë dhe kam treguar të gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas për këtë, sepse propozimi. nuk është publike”, tha Vuçiç.

Një deklaratë e tillë ishte befasuese për shumicën e opinionit, aq më tepër që Vuçiç në disa raste ka thënë se Serbia është e gatshme të negociojë, por me garanci të caktuara dhe se duke marrë parasysh rrethanat ekzistuese, nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje.

3 VITE ME PARE

Daçiç: Në Bruksel e kuptuan se anëtarësimi i Kosovës në OKB është vijë e kuqe për Beogradin

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha sot në Bruksel se bashkëbiseduesit e tij, përfshirë shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e kanë kuptuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB është vijë e kuqe për Beogradin dhe se formimi i Unionit të Komunave Serbe duhet që të mos diskutohet.

Në fund të një vizite njëditore në Bruksel, ku foli me Borrell si dhe Miroslav Lajçak, Daçiç tha për mediat serbe se ai bashkëbiseduesit vunë në dukje qasjen konstruktive të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ekskluzivisht fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiç dhe Serbisë”, tha Daçiç.

Daçiç tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është të konfirmojë rrugën evropiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura. Ai tha se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit për të punuar në themelet dhe zbatimin e planit të BE-së për Kosovën.

3 VITE ME PARE

Vuçiç përgatit terrenin për marrëveshje me Kosovën, mediat serbe: Po organizohen mitingje

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Pas një mbështetjeje ‘online’ për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mediat opozitare në Serbi shkruajnë se po bëhen plane për të marrë një mbështetje më të gjerë, pas situatës së vështirë në të cilën gjendet Serbia në raport me dialogun me Kosovën. Nova raporton se janë duke u bërë përgatitje për organizimin e mitingjeve në mbështetje të Vuçiçit për shkak të sfidave që rrethojnë Kosovën.

Siç raporton gazeta serbe, marrëveshja brenda partisë së Vuçiç është që pas mbështetjes në rrjetet sociale, të vazhdojë mbështetja e hapur përmes tubimeve publike. Përdoruesit e rrjeteve sociale ditëve të fundit kanë vërejtur një mbështetje të shtuar dhe dukshëm të orkestruar për presidentin e Serbisë nga anëtarët e partisë së Vuçiç. Vuçiç ka paralajmëruar ditë të vështira, pas presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

3 VITE ME PARE

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovës–Serbi, po merr konturat e para të një “Traktati Ndërkombëtar”

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
zyrtaret

KOSOVË- Se propozimi i Bashkimit Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po merr konturat e para të një “Traktati Ndërkombëtar” është  dëshmuar përgjatë dyzetetetë orëve të fundit nga një aksion diplomatik shumë i dendur i komunitetit ndërkombëtar. Gazeta Express shkruan se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar brenda dy ditësh me të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare që akoma nuk e kanë njohur Kosovën – Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Greqisë dhe Rumanisë.

Me përfaqësuesit e këtyre shteteve, Lajçak përmes disa cicërimave në Twitter, njoftoi se ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përkrahjen që ka marrë nga këto shtete, si kërkesë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta pranuar propozimin franko-gjerman.

“Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas takimit që zhvilloi me “pesëshen e madhe” që vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 20 janar dha sinjalet e para se është afër pranimit të propozimit franko-gjerman, raporton Albaninapost

Ai të hënën iu drejtua popullit serb mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman, ku ka treguar tri dënimet që e presin Serbinë nëse nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për zgjidhje dhe normalizim me Kosovën.

“Më thanë se duhet ta pranosh këtë plan, sepse nëse nuk e pranon kornizën e re të negociatave për rrugën drejt Evropës do të përballesh me: ndërprerje e procesit integrues në Evropë; me ndalim dhe tërheqjen e investimeve; me masa gjithëpërfshirëse në kuptimin ekonomik dhe politik që do të shkaktojnë dëme të mëdha në Republikën e Serbisë”, tha Vuçiq.

Në ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dërgoi të martën ftesa për takim me shoqërinë civile dhe liderë politikë për diskutime lidhur me përgatitjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasada amerikane ka konfirmuar se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kanë treguar se kanë ftuar për takim liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”, kanë bërë të ditur nga ambasada.

Nga ambasada kanë njoftuar gjithashtu se synimi i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

“Ne jemi duke organizuar këtë diskutim, në përputhje me synimin tonë për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, por edhe si reflektim i miqësisë sonë për kohë të gjatë, dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”.

Lëvizja e fundit erdhi nga këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe ka kërkuar nga ai që ta pranojë propozimin franko-gjerman.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Ka kaluar më shumë se një dekadë prejse Kosova e Serbia janë angazhuar në një dialog të përbashkët ndërmjetësuar nga BE-ja nga ku u nxorën më shumë se 30 marrëveshje, por e vetmja herë kur liderët e dy shteteve kanë vendosur lapsin në letër është kur kanë nënshkruar dokumentet e propozuara nga Brukseli.

3 VITE ME PARE

Takimet me zyrtarë që nuk e njohin Kosovën, Lajçak njofton Greqinë për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Miroslav Lajcak dhe Sofia Grammata

GREQI- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun. Pas vizitës javën që kaloi në Kosovë, Lajçak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajçak

Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Telegrafi shkruan se javët e fundit janë intensifikuar vizitat në Kosovë e Serbi me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve. Ndërkaq, mbrëmë zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. 

3 VITE ME PARE

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Serbia bashkëpunon me grupin Wagner! Beogradi po përpiqet që të na destabilizojë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Mediat serbe: Zyrtarët perëndimor ultimatum
Vjosa Osmani

ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Itali, ku u takua me presidentin Sergio Mattarela dhe Papa Franceskun ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”. Osmani ka folur për raportet e Kosovës me Serbinë, veprimtarinë e Grupit Wagner në Ballkan, Gjykatën Speciale dhe mbi të gjitha marrëveshjen finale me shtetin serb. Presidetja tha për median italiane se Beogradi po përpiqet që të destabilizojë Kosovën, ndërsa shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është thelbësor.

Intervista e presidentes së Kosovës për 'Corriere Della Sera' për gazetarin Francesco Battistini

Presidentja Vjosa Osmani, një çerek shekulli pas bombardimeve, pesëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë, pse Kosova është ende në prag të luftës me Serbinë?

“Nuk do të thosha se ishte Kosova që ra në humnerën e këtyre tensioneve. Dhe nuk mund të thuhet se agresori dhe viktima janë në të njëjtin nivel. Është i njëjti vend që bëri luftëra në vitet 1990 që po shkakton sërish probleme. Fatkeqësisht, Serbia udhëhiqet nga ata që i shërbyen Millosheviçit në vitet 1990 dhe kanë të njëjtat pretendime territoriale si atëherë: ata vetëm kanë ndryshuar strategjinë e tyre. Serbia e konsideron Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi si shtete provizore për t’u shkatërruar, dëshiron t’i destabilizojë ato”, tha Osmani.

Presidentja më e re e shtetit më të ri evropian, Vjosa Osmani, prej disa muajsh po përballet me një nga krizat më të rrezikshme në Ballkan. Barrikada serbe, forca speciale të mobilizuara, trupa në kufi, të shtëna ndaj trupave të NATO-s. Përballë, armiku i përjetshëm. Dhe në sfond, ajo është e bindur, dikush tjetër shumë më i rrezikshëm:

‘Mentaliteti hegjemonist i Beogradit është shumë i ngjashëm me qasjen që ka Rusia, kur beson se po kthehet në epokën perandorake dhe po merr territore nga vendet fqinje. Dhe Serbia luan sipas skemës së Putinit. Presidentin serb Aleksandar Vuçiç nuk ka bërë para për paqe, ne e kemi parë me Millosheviçin në fillim të viteve 1990, kur disa e konsideronin atë një paqebërës. Vendet demokratike duhet t'i japin Beogradit një mesazh të qartë: nuk do të lejojnë që rajoni të shkojë në prag të një konflikti tjetër. Për shkak të kësaj, prania e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Dhe Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Ëagner, blejnë armë ruse dhe dërgojnë paraushtarakë në veri të Kosovës për të ngritur barrikada dhe për të krijuar tensione’- tha Osmani.

Çfarë provash keni?

‘Nuk mund të jap detaje sepse janë informacione të klasifikuara. Por ne punojmë me aleatët tanë perëndimorë për të siguruar që këto paraushtarakë të lidhur me Ëagnerin të dështojnë në planin e tyre për të destabilizuar Kosovën’.

Por pse kriza ka shpërthyer sërish pikërisht tani?

‘Për disa arsye. Para së gjithash, po rritet ndikimi rus në Serbi: Beogradi ka dhënë dritën jeshile për hapjen e të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, të cilat sipas SHBA-së nuk janë gjë tjetër veçse qendra spiunazhi dhe e kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një strehë për ata që janë nën sanksione evropiane. Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat e veriut të Kosovës të paguara, të mbështetura, të nxitura, të armatosura nga Vuçiç: kriminelët serbë që prej kohësh janë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ajo që quhet mafia ballkanike dhe që nuk e pëlqen vendosmërinë me të cilat ne po e luftojmë dhe prandaj përdorim dhunë ndaj nesh. Serbia po përdor rolin e viktimës, është edhe zjarrvënëse edhe zjarrfikëse: fillimisht i përdor këto banda për të na destabilizuar, pastaj shkon vërdallë duke folur për paqen”.

Mirëpo, kryeministri kosovar, Albin Kurti, tha se një marrëveshje me serbët do të ishte e mundur?

‘Nga këndvështrimi ynë, është. Por për të kërcyer një tango duhen dy. Dhe Serbia tani për tani dëshiron vetëm të krijojë krizë pas krize’.

Ju vini nga Mitrovica, qyteti më problematik..

‘Atje, ajo që po bën Beogradi me serbët është identike me atë që bëri Moska në vitin 2014 në Ukrainë: agjitimi i një pakice, duke thënë se po lëviz për arsye humanitare dhe më pas aneksohet’.

Çfarë menduat kur Putini, një vit më parë, e krahasoi pushtimin e Donbasit me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë?

“E vetmja gjë e krahasueshme janë krimet e Vuçiçit dhe Putinit. Bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për të ndalur një gjenocid të vazhdueshëm, ndërsa në Ukrainë nuk pati gjenocid që të jepte të drejtën për të marrë territor. Ky është ndryshimi i madh. Ajo që ndodhi në vitin 1999, një fuqi demokratike erdhi për të luftuar kundër tiranisë, është diçka që Putini nuk e pranon. Për të Kosova është një gabim historik. Ndërsa në vend të kësaj është një demokraci dhe një ekonomi e lirë që respekton të drejtat dhe paqen. Rusia nuk beson në këto vlera, të luftosh Kosovën do të thotë të luftosh këto vlera”.

Por të drejtat e pakicës serbe shpesh shkelen.

“Kushtetuta jonë mbron pakicat më shumë se çdo tjetër në Evropë. Ne u frymëzuam nga traditat më të mira të të drejtave të njeriut, sepse donim të ishim të sigurt se të gjithë ndiheshin të sigurt, të mirëpritur, duke përfshirë: ne ishim të parët që u diskriminuam, ne e dimë se çfarë do të thotë. Serbët nuk kanë pasur kurrë probleme pas luftës: sigurisht që ka pasur incidente, por ato ndëretnike janë 0.03% e totalit dhe janë në rënie. Problemi është se serbët nga veriu janë në kufi dhe Vuçiç i përdor si pengje: ata nuk kanë frikë nga ne, ata kanë frikë nga bandat serbe që hyjnë në shtëpitë e tyre, u djegin makinat, kërcënojnë fëmijët e tyre. Një situatë shumë e vështirë”.

Drejtuesit historikë të UÇK-së janë gati të gjykohen në Hagë. Çfarë po prisni?

“Drejtësia dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të na mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do të respektojmë vendimin përfundimtar”.

Ju keni punuar si jurist në Hagë: a mund të funksionojnë ato sallat e gjyqit si model për të gjykuar Putinin?

“Po, mund të jenë. Edhe nëse shumë viktima nuk e kanë marrë ende drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë është bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten”.

E keni takuar Papën edhe në Romë, por pse ka kaq shumë mister në Prishtinë për Ibrahim Rugovën, babain historik dhe presidentin e parë të Kosovës, i cili u konvertua në i kirshter në prag të vdekjes? A nuk doni të shqetësoni opinionin publik të shumicës myslimane?

“Unë nuk mendoj kështu. Në Kosovë ka harmoni të madhe fetare. Dhe për ne nuk ka rëndësi nëse dikush është mysliman, katolik apo ortodoks. Figura e Rugovës është e vështirë të shpjegohet me fjalë. Ai krijoi aleanca në mbarë botën dhe hapi dyert e vendeve të forta për një komb të vogël si Kosova. I jemi mirënjohës edhe për miqësinë me Gjon Palin II, i cili u tregua një nga mbështetësit më të bindur të lirisë sonë”.

Shumë vende ende nuk ju njohin. Spanja dhe Greqia, për të përmendur dy të BE-së. A ju tërheq gjithmonë një Evropë kaq e ndarë?

“Jo vetëm Evropa na tërheq. Është e vetmja rrugë që shikojmë, nuk kemi parë kurrë diku tjetër. Të mos flirtojmë me zgjidhje të tjera, ne jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk kemi lejuar kurrë asnjë ndikim rus apo kinez. 90% e kosovarëve janë për pozicione evropiane dhe atlantike. Ne duam të bëjmë të qartë se anëtarësimi në BE nuk është vetëm në interesin tonë, është edhe një interes gjeostrategjik i Evropës. Sepse Ballkani i begatë dhe i sigurt çon në një Evropë të lirë dhe paqësore”.

Ju jeni ndër krerët më të rinj të shteteve në botë. Pothuajse në të njëjtën moshë me Jacinda Arden, kryeministrja e Zelandës së Re, e cila dha dorëheqjen për shkak të stresit të tepërt?

'Për shkak të miqësisë sime me të, kur lexova vendimin e saj, sinqerisht u trondita. Por nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit apo shumë roleve publike dhe private. Ju siguroj se puna e një burri në politikë është po aq stresuese sa e një gruaje.'

Kur u zgjodh, ajo mbajti një fjalim para grave: tha se kishte ardhur koha për të qenë të guximshme... 'Nuk e kisha fjalën vetëm për rolin e femrës. Do të thoshte guxim në kuptimin më të gjerë. Në luftën kundër korrupsionit. Dhe për të përballuar sfida të reja”.

dialogu kosove-serbi aleksander vucic albin kurti plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi