Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese do të bëjë të ditur vendimin në lidhje me padinë për shfuqizimin e ligjit për Parkun e Butrintit. • Hartuesja e padisë Ina Zhupa ka folur fillimisht për mediat përpara nisjes së seancës përfundimtare, duke shprehur besimin të drejtësia. • Zhupa ka vijuar në sallën e gjyqit duke nxjerrë në pah konkluzionet përpara anëtarëve të GJK-s, ku midis tyre theksoi përpjekjet sipas saj të qeverisë për ta kthyer parkun nga privat në publik. • Deputetja e PD-së u ndal dhe tek një letër e dërguar e ministres së Kulturës Elva Margariti e cila sipas Zhupës gënjen, duke thënë se i ka dhënë parkut të ardhura nga shteti, kur sipas saj parku ka punuar me vetfinancim nga biletaria. • Pas Zhupës kanë folur dhe përfaqësuesit ligjor të qeverisë të cilët kanë mohuar çdo konkluzion të atyre që kanë paditur duke thënë se ligji nuk ka në asnjë rresht të vetin, se parku do i jepet privatit. • Nga ana tjetër avokatët e qeverisë kanë thënë se UNESCO nuk e ka kundërshtuar ligjin, ku sipas tyre UNESCO ka kërkuar një anëtar në bord.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Ina Zhupa deputetja e Partisë Demokratike ka folur sot përpara Gjykatës Kushtetuese për të dhënë pretencën e fundit përpara vendimit në lidhje me pezullimin e ligjit për menaxhimin e amfiteatrit "Butrinti". Zhupa në fjalën e saj ka thënë se qeveria ka manipuluar procedurat dhe nga ana tjetër e ka trajtuar Butrintin si biznes dhe jo si identitet.
Nga ana tjetër deputetja e PD-së ka theksuar se Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka gënjyer në një letër të dërguar në lidhje me Butritin, ku sipas Zhupës, Margariti ka thënë se Butrinti merr para nga shteti që sipas saj nuk është e vërtetë.
Zhupa: "Pyetja e gjyqtares së nderuar, ishte kush e vendos aksesin e qytetarëvë në një pasuri publike. Si mund të shndërrohet një pasuri publike në një pasuri private? Po në vendimin e tij, ne duhet të ruajmë standardin e argumentit. Nuk është e legjitimuar që t'i japi Fushës apo ADF-së, kur ndërkohë mund ta menaxhojë me institucionet e veta. Shteti ka për detyrë që të mbrojë identitetin sesa të bëjë rinovimin. Shteti ka për detyrë primare mbrojtjen e identitetit. Është identiteti primar përpara qasjes për të fituar. Në lidhje me interesin publik, ne kemi shqyrtuar në padi që ëstë zbatimi i legjislacionit dhe detyrimit kushtetues ajo që duhet zbatuar. Ne jemi adoptuar dhe pranojmë të gjitha parashtrimet që bën me shkrim. Letra e Elva Margaritit është e turpshme, sepse nuk ka marr asnjë lek nga shteti Butrinti si park, por ka marr lek nga pasuria publike nga biletaria. Edhe kjo është e turpshme sesi ajo e shkruar këtë."
TIRANË- Deputetja Demokrate, Ina Zhupa, në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Butrinti”. Zhupa ka deklaruar para këtij institucioni se shpreson të merret vendimi i duhur dhe të mbrohen interesat kombëtare.
“Nëse Kushtetuesja bën interesat që i interesojnë një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon territorin… Butrinti në këtë koncesion cënohet se nuk do jetë më pozita e tij në UNESCO. Rasti që solli Kuvendi, ku tha se në Drezen është ndërtuar pavarësisht që ishte në UNESCO por harroi që pasi ndodhi kjo u hoq nga UNESCO.
Ne kemi besim tek gjykimi kushtetues, pavarësisht kërkesës që kemi bërë për përjashtimin e 3 gjyqtarëve. Besoj se Gjykata do qëndrojë në standardin që ka krijuar vetë. Ne nuk do tërhiqemi dhe do ndjekim çdo hap institucional, brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Zhupa.