Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Të shtëna me armë zjarri në Laç! Një dyqan me fustane mbrëmjeje në Mamurras, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri. • Siç shihej edhe nga pamjet e publikuara, nga breshëria e plumbave në dyqan janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por nuk është plagosur asnjë person. • Dyqani rezulton të jetë në pronësi të një 36-vjeçari të identifikuar si Ferhat Tuga. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt në lidhje me biznesin apo personal të personit që e ka atë në zotërim. • Policia nuk ka dhënë dhënë detaje në lidhje me kohën që ka ndodhur sulmi, por përmes një njoftimi bën me dije se ka identifikuar autorin. Inicialet e tij nuk bëhen publike për shkaqe hetimore.
3 artikuj për këtë temë.
MAMURRAS- Ferhat Tuga është personi që ka në pronësi dyqanin e fustaneve që u sulmua me breshëri plumbash. Identiteti i tij është zbardhur nga gazetari Elton Qyno për Ora News.
Tuga, kohët e fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe policia po heton konfliktet e mundshme që ka pasur 36-vjeçari. Policia, në njoftimin zyrtar, bëri me dije se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij. Ngjarja u mbyll vetëm me dëme materiale.
LAÇ- Policia e Kurbinit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në drejti mtë një biznesi. Në njoftim bëhet me dije se është identifikuar autori, por gjeneralitetet nuk janë bërë publike për arsye hetimore. Dyqani është në pronësi të një 36-vjeçari me inicialet F.T., dhe si pasojë e të shtënave ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë: Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
LAÇ- Një biznes është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në Laç dhe bëhet fjalë për një dyqan me fustane mbrëmjeje. Pamjet janë publikuar nga Balkanweb dhe raporton se në drejtim të dyqanit është qëlluar me rreth 30 plumba. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë, ndërkohë që në pamjet duket se dëmet në dyqan janë të konsiderueshme. Të gjitha xhamat dhe pjesa e dekorit brenda tij janë dëmtuar. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt në lidhje me biznesin apo personal të personit që e ka atë në zotërim. Pritet të zbardhen detaje të mëtejshme.