Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro! Kështu deklaroi ditën e sotme kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Qeverisë e cila nisi që në orët e para të mëngjesit. •Rama tha se është dakordësuar projektligji për rritjen e pagave, për një sërë profesionesh, reformë kjo e cila do të zhvillohet në dy faza. •Faza e parë është tani me rritjen e pagave për mësuesit, punonjësit në sektorin e sigurisë, mjekët dhe infermierët thotë kreu i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër do paguhen Prillin e ardhshëm. •Reforma e pagave prek edhe disa profesione, të cilat janë: pedagogët, paga e të cilëve do të rritet me 20%, mësuesve të arsimit të mesëm, infermierëve dhe zjarrfikësve. Infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, zjarrfikësit 80 mijë lekë, dhe mësuesit e arsimit të mesëm do të marrin një pagë prej 100 mijë lekësh. •I pyetur për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesco Becchetti-t, Rama tha se që javën e ardhshme, Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, duke theksuar se shtetit shqiptar nuk ka paguar dhe nuk do t'i paguajë asnjë qindarkë biznesmenit të huaj. •Rama deklaroi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas rritjes së pagave në disa kategori të caktuara, kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme se do të detyrojnë edhe privatin që të rrisë pagën. Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të detyrojë edhe atë privat të bëjë të njëjtën gjë për shkak të burimeve njerëzore.
Kreu i Qeverisë theksoi se ka nisur një proces komunikim me sipërmarrjen private për mbrojtjen e kapitalit njerëzor.
“Është një proces i ndërthurur sepse rritja e pagave në sektorin publik rrit patjetër dhe aftësinë e sektorit publik për të thithur burime njerëzore më të kualifikuar. Nga kjo sektori privat do të jetë i detyruar të rrisë pagat. Sot pagat në sektorin privat po rriten me shpejtësi. Sot jemi në një situatë ku kemi filluar një proces komunikimi me sipërmarrjen private për të sensibilizuar sipërmarrësit lidhur me domosdoshmërinë, e mbrojtjes së kapitalit njerëzor. Ne jemi optimistë dhe shikojmë shenja pozitive nga sektorët private. Natyrisht do të marrim dhe masa tjera. Për ne nuk është vetëm rritje pagash por dhe mbrojtje e punonjësve dhe punëtorëve në kompani të ndryshme nga shfrytëzimi”- tha Rama.
TIRANË- Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill. Pas përfundimti të mbledhjes së socialistëve, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se në vitin 2025 kjo politikë do të ketë hyrë në fuqi, ndërsa efekti shtesë i buxhetit do të jetë 38 miliardë lekë.
“Në vitin 2025 kur kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi, do kemi një efekt në buxhetin shtesë prej 38 miliardë lekësh, të cilat do të mbulohen brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare. Do vijojë të respektohet rregulli i reduktimit të borxhit. Rritja e pagave nis nga prilli për të gjitha kategoritë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.”, tha ministrja.
TIRANË- Qeveria rrit pagën e Presidentit Bajram Begaj. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi rritjen e pagave për disa kategori si pedagogë, mësues infermierët dhe zjarrfikësit. E në mesin e tyre ishte dhe vendimi për rritjen e pagës së presidentit Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar në 425 mijë lekë. Këtë vendim, e bëri të ditur ministrja Delina Ibrahimaj.
"Elementët specifike të rritjes së pagave do të detajohen, kemi miratuar një rritje të qënësishme të pagës së presidentit, niveli i pagës shkon në 425 mijë lekë, kemi rishikuar dhe hierarkinë e institucioneve të pavarura duke krijuar edhe një barazi nëpërmjet tyre. Administrata publike do të ketë rritje brenda 2 viteve, që është e përshkallëzuar sipas institucioneve."- u shpreh ajo.
TIRANË- Skandaloze, e quan kryeministri Edi Rama vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, në favor të Francesco Becchetti-t. Pas mbledhjes së Qeverisë, kreu i Qeverisë tha se që javën e ardhshme, Shqipëria “do të hapë probleme të mëdha” me këtë gjykatë, ndërsa shtoi se po analizohet edhe mundësia për të dalë fare nga juridiksioni i saj.
I vendosur, kryeministri shtoi se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për biznesmenin, të cilin e quajti 'mashtros'.
Pyetje-Përgjigje:
Pyetje: A ka pasur ndonjëherë bllokim të llogarive të Albkontrollit në Bruksel dhe a mendoni se në rast se nuk ka pasur, do të ketë një bllokim të tillë për sa kohë që gjoba që Becchetti i ka vënë shtetit shqiptar, që ka fituar në Arbitrazh vazhdon të jetë në fuqi?
Edi Rama: Së pari meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqa e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga ai juridiksion, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por ajo që ka rëndësi sot, për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh që Shqipëria i ka paguar ato para. Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje në makina në bulevard dhe poshtë dyerve, që ikën 100 milionë. Dhe ja që këta 100 milionë nuk paskan ikur pra dhe ju tani po bëni pyetjen a janë bllokuar a s’janë bllokuar, domethënë që s’janë fare, gjëkundi në xhepin e atij ‘mashtros’. Edhe mendoj që ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke i thënë të kundërtën. Sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne e bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund, edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët.
Shqipëria deri më sot nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Sepse është një botë shumë e komplikuar e me shumë procedura dhe po bëhemi gjithnjë e më të aftë për ta përballuar presionin.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një komunikatë me median, për të treguar se së shpejti do hyjë në fuqi paga mesatare prej 900 eurosh. Gazetarët e pyetën se nëse kjo rritje, do ketë efekt në buxhetin e shtetit. Rama u shpreh se efekti do të jetë i konsiderueshëm por njëkohësisht i përballueshëm.
"Do të ketë një efekt në buxhet të konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm. Sipas kategorive janë shuma të konsiderueshëm që ne vendosim në dispozicion. Për çdo detaj tjetër është këtu ministrja e financave"
Rama deklaroi sot se paga mesatare do të shkojë në 900 Euro në Shqipëri./Dosja.al
TIRANË- Një sërë profesionesh do të përfitojnë nga rritja e pagave. Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama komunikoi se cilat profesione do preken, duke theksuar se kjo reformë do zhvillohet në dy hapa. Sipas tij, faza e parë është tani me rritjen e pagave për mësuesit, punonjësit në sektorin e sigurisë, mjekët dhe infermierët thotë kreu i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër do paguhen Prillin e ardhshëm.
Kategoritë që preken:
-Specialistët që punojnë në administratën qëndrore - 49 mijë lekë në 81 mijë lekë.
-Mësuesit në arsimin e mesëm - shkon mbi 100 mijë lekë
-Mësuesit në arsimin bazë -nga 74 mijë në 95 mijë
-Pedagogët- rritje me 20%
-Infermierët- përtej 90 mijë lekëshit
-Forcat e Armatosura/Zjarrëfikësit
“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qëndrore se paga e tyre do të shkojë nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë. Apo t’u them mësuesve në arsimin e mesëm se paga e tyre do shkojë mbi 100 mijë lekë, apo në arsimin bazë nga 74 mijë në 95 mijë. Këto janë shifra bazë pastaj kohëzgjatja në detyrë, vjetërsia e punës dhe nivelet e kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë dhe më mirë se sa ç’duhej nga niveli bazë.
Është koha për rritje të konsiderueshme të pagës së pedagogëve në universitete me 20% duke u dhënë diskrecion që të shkojnë në 30%. Po kështu është kënaqësi e posaçme që t’ju them sot infermierëve që do kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë sipas pozicioneve në punë shkon dhe përtej 90 mijë lekësh. Në mënyrë të ndjeshme kemi rritur pagat për Forcat e Armatosura dhe për gjithë sistemin e sigurisë dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për zjarrëfikësit të cilët janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë duke qenë se zjarret janë gjithmonë e më të pranishme për shkak të ndryshimeve klimatike, kemi rritur pagën e zjarrfikësve dhe dhe do e çojmë deri në 80 mijë lekë.
E gjitha kjo do bëhet në dy hapa. Hapi i parë do jetë tani me mësuesit, sigurinë, mjekët dhe infermierët menjëherë dhe ky hap i parë do të jetë për gjithë të tjerët pasi Parlamenti të kalojë projektligjin që ne sot miratuam dhe pastaj hapi i dytë do jetë Prillin e ardhshëm kur do bëjmë gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme pagash në Republikën e Shqipërisë dhe do mbërrijmë kryelartë 900 euro pagë mesatare”, deklaroi Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se paga mesatare do të shkojë në 900 Euro në Shqipëri. Për mediat, kreu i Qeverisë tha se ky është një rezultat që vjen pas shumë përpjekjeve, reformave dhe punës së palodhur së tyre.
“Dola sot këtu sepse është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 Euro që është sot, në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra, për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësinë për shtëpinë e përbashkët dhe të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se sa çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tjera”, u shpreh Rama./Dosja.al