LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta! Rama: E kemi pezulluar, presim gjykatën. Duam ekspertizë për kanabisin dhe amnistinë

• U mblodh sot në Tiranë Këshilli i Stabilizim Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Mbledhja u zhvillua sot për herë të parë me prezencën e përfaqësuesit të lartë të Politikës së Jashtme, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. • Në fund të takimit, në konferencën e përbashkët me gazetarët, Borrel tha se qeveria e kishte garantuar se pasaportat e arta ishin një çështje e mbyllur. • Por kryeministri pranoi se qeveria e ka pezulluar draftin dhe pret vendimin e Gjykatës Evropiane, duke mohuar kështu tërheqjen totale që i kishte garantuar komisionerit.  • ‘Pasaportat e arta’, parashikonin dhënien e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, por BE e kundërshtoi këtë draft. • Kryeministri gjithashtu tha se puna për aministinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit vazhdon dhe do të kërkojë ekspertizë nga BE. • Lajmi i mirë i konferencës ishte hapja e filialit të Kolegjit Evropian të Bruzhit në Tiranë. • Në shtator ky kolegj nis pranimet njoftoi Varhelyi. • Borrel u pyet edhe për qëndrimin e BE për Berishën dhe hodhi poshtë çdo aludim për sanksionim apo ndryshim politike. • Të dy përfaqësuesit e BE bënë thirrje për plotësim të detyrave për një integrim sa më të shpejtë të rajonit në BE.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama irritohet me gazetarët: Përse e doni datën? Ne kemi qenë gati për negociatat por nuk varet nga ne

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Foto nga konferenca

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e priti mirë pyetjen e njërit prej gazetarëve në konferencën krah Joseph Borrel dhe Oliver Varhelyi në lidhje me integrimin e vendit. Rama tha se ky nuk është proces që mund ti vësh datë. 

Rama: Nuk di si të përgjigjem. Përse e doni datën kur nuk është hiç fare mënyra si operon BE dhe si funksionon integrimi në BE. Datat vendosen kur u vjen dita. Dita vjen kur ata janë të gatshëm të shqyrtojnë detyrat e tua dhe të vënë notën. Ne ishim gati për negociatat shumë më para, por nuk u hapën sepse vendet anëtare nuk kishin kohë të bëheshin bashkë për të shqyrtuar. Ajo që na duhet është të dimë, a i kemi bërë detyrat apo jo. Kur ne bëjmë detyrat, jemi në rrugën e duhur. Nuk vijmë nga një histori e njëjta nga ata që janë sot pjesë e BE. Ata kanë patur shtet kur ne s'dinim ku ishim. Jemi në proces ashtu siç duhet. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kur do të hyjë Shqipëria në BE? Komisioneri: "Çamçakiz" për debatin, çështja reale nuk janë afatet por integrimi

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Pamje nga konferenca

TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se nuk ka një datë se kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke e quajtur një 'çamçakiz' për debatin publik, Varhelyi tha se fokusi duhet të jetë te integrimi. 

"Pyetje që më bëhet sa herë vij në Tiranë, përgjigjen e përsëris gjithnjë. çdo gjë është në vendin e duhur, kemi një axhendë të qartë reformash. Gjithçka varet nga sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësim. Nuk po punojmë me afatet sepse afatet nuk çojnë te realizimet. Nuk dua të jem cinik, por do thoja ky është një çamçakiz për debatin publik, e shmang debatin nga çështja reale, që është integrimi real. Vendi do të jetë gati, sa më shpejt të jetë aq më mirë."-tha ai./Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Qendrimi për Berishën non-grata, Borrel: Nuk ka asnjë sanksionim nga BE!

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Joseph Borrel, shefi i politikes se Jashtme te BE

TIRANE- Joseph Borrel, shefi i lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian ka mohuar çdo aludim se kryedemokrati Sali Berisha mund të shpallej non-grata edhe nga BE. Në konferencën e sotme me gazetarët, Borrel tha se nuk ka asnjë sanksion për Berishën apo për ndonjë qytetar tjetër shqiptar. 

“Nga ana jone e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet nga Këshilli. Ende nuk kam një proozim për sanksione për një qytetar shqiptar”, tha Borrell./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kosovë-Serbi/ Borrell: Uroj që të shtunën të vijnë me qasjen për të rënë dakort! Nëse ndodh kjo, Ballkani do festojë

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Josep Borrell

TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi që Kosova dhe Serbia të kenë plane të qarta për takimin që do të zhvillohet të shtunën në Ohër. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Borell është shprehur se dialogu mes vendeve do të vazhdojë me trajektoren drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Sa optimist jeni që mund të arrihet një marrëveshje konkrete? 

Nuk nevojiteshin më diskutime të mëtejshme për planin evropian. Gjuha dhe teksti i kësaj marrëveshjejë është i mbyllur. Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për marrëdhënien dhe stabilizimin e situatës mes Prishtinës e Beogradit. Ka pasur marrëveshje që nuk janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo nuk mund të ndodhë në këtë rast.  Duhet të kenë të njëjtin kuptim përsa u përket afateve dhe modaliteteve. Dialogu do të vazhdojë me trajektoren drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Tani duhen mbyllur dhe duhen zbatuar këto marrëveshje. Realisht shpresoj që të dyja palët të vijnë të shtunën me një qasje për të rënë dakort. Nëse kjo ndodh Ballkani Perëndimor do të festojmë një rrugëtim drejt BE-së.

 

3 VITE ME PARE

Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet për Kolegjin Evropian në Tiranë, na duhet një ndërtesë e bukur

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Oliver Varhelyi

TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi njofton se në Shqipëri do të hapet Kolegji Evropian i Bruzhit me financim nga BE. Ai tha se "mysafiri" nuk vjen duarbosh dhe shtoi se pranimet nisin në shtator 2023.

Oliver Varhelyi: Diskutuam për temat e samitit të kaluar, terminali evropian, gazi i lëngshëm për Ballkanin. Këto zhvillime duhet të sjellin ndryshim në terren, të ndryshojmë realitetet për njerëzit dhe bizneset. Rajoni mund të rritet më shpejt se BE. Shoh angazhim nga qeveria shqiptare, po punojnë pareshtur. Kryeministri përmendi një element nga bagazhi im. Më njihni, një mik duhet të vijë me diçka. Kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit të Evropës. Ky është një sinjal i qartë se anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam krenar të deklaroj se procesi i pranimeve nis në shtator. Na duhet një ndërtesë, një vend i bukur ku Kolegji do të vendoset. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Varhelyi: 30 mln euro investime në Ballkan! Shqipëria duhet të japë rezultate, por edhe ne kemi detyrime, ta mbajmë premtimin

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Oliver Varhelyi

TIRANË- Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin është shprehur se përves Shqipërisë edhe vetë Bashkimi Evropian ka detyra ndaj vendit tonë për integrimin në BE. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe diplomatin e lartë, Josep Borrell, Varhelyi tha se pret që të shohin rezultate në çdo fushë. Ai u shpreh se kanë hartuar një plan prej 30 milionë eurosh për projektet në Ballkan, por që duhen rrugë, lidhje tregtar dhe hekurudha. 

Pjesë nga fjala e Varhelyi: 

Reformat kanë ecur me ritëm, kemi kërkuar përshpejtim të reformave, Ramë dakort që nëse gjithçka shkon mirë, ky vit do të jetë më i sukseshëm, të dyja palët përfitojnë nga ky progres, ne marrim një fqinj, një partner, një aleat që jo vetëm punon me ne, por edhe integrohet me ne. Qoftë në shoqëri, ekonomi apo vlerat tona. Ja pse është tërësisht e rëndësishëm që në këto takime të mos flasim vetëm për ato që duhen bërë, por edhe për ato që janë arritur. Reformat nën sundimin e ligjit vijojnë. Reforma në drejtësi po jep rezultate, siç e shohim. Urojmë që do të shohim rezultate, siç kemi parë deri tani dhe disa çështje që janë shfaqur në nivelin e lartë. Gjithashtu, edhe bisedimet për anëtarësimin. Nuk është më vetëm Shqipëria që duhet të përmbushë detyrat e saj, sepse edhe ne kemi detyrime. Kryeministri e përmendi hendekun e madh të zhvillimit ekonomik, ndaj kemi hartuar një plan prej 30 mln eurosh. Duhet të përshpejtojmë realizimin e këtij plani. Do të jemi në gjendje të bindim dhe investitorët e huaj që të sjellin akoma më shuëm numra. Për këtë arsye kemi 1.8 miliardë euro grantesh për zbatimin e 40 projekteve kryesore. Na duhet të shkojmë përtej, na duhen lidhje tregtare. 

3 VITE ME PARE

Rama batuta me Varhelyin: Komisioneri nuk vjen me buqetë, por me portofol, e hapi me Kolegjin Evropian të Bruzhit

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njoftoi se një filial i Kolegjit Evropian të Bruzhit do të hapet në Shqipëri. Për këtë, Rama falenderoi Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Rama tha se ai nuk vjen me buqetë parimesh por me portofol.

Edi Rama: Komisioneri nuk vjen me buqetë parimesh por me një portofol që e mban hapur gjithmonë. Kësaj here ka ardhur me hapjen e Kolegjit Evropian të Bruzhit. Po e hap tani edhe në Shqipëri, pasi u propozua prej nesh në Samitin e Tiranës, kjo është dhuratë e bukur dhe e merituar nga Shqipëria për hir të së vërtetës. Shqipëria i ka merituar të gjitha çfarë i keni dhënë. 

(Varhelyi qesh). /Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Duam para, nuk e përballojmë dot'/ Rama tregon pse u tërhoq nga pasaportat e arta: Duam ekspertizë për amnistinë dhe kanabisin

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë ekonomike nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këto kohë të vështira, Rama tha se vendet e Ballkanit nuk i përballojnë dot vetëm sfidat e mëdha. Rama tha se qeveria u tërhoq nga skema për pasaportat e arta pasi ka një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Por Rama sqaroi se e ka pezulluar procesin dhe jo mbyllur përfundimisht.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Kemi folur për konvergjencën ekonomike. BE të bëjë një hap përpara me afrimin. Në aspektin financiar, Ballkani nuk mund të bëjë para me këtë gjendje që është. Dallimi, hendeku është marramendës. BP nuk e përballon dot këtë hendek në kushtet kur jemi të sfiduar kur vendet e mëdha marrin njerëz dhe i paguajnë.

E kemi pezulluar procesin e pasaportave të arta derisa të qartësohet në BE. Ka një çështje në Gjykatën Evropiane. Nuk e shpikëm ne. Nuk e nxjerrim në tavolinë pa vendosur gjykata. Po e miratuan ata, ok. Folëm për amnistinë fiskale, do të vazhdojmë punë me ekspertët. Nuk heqim dorë sepse kjo nuk është gjë e mirë, kemi arsyet tona pse themi se është gjëja e duhur për Shqipërinë. Faleminderit për ekspertizën.Kemi përfunduar procesin  e konsultimeve për kanabisin mjekësor dhe do të vazhdojmë në parlament. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kryebashkiakët në pranga për tenderat/ Rama njofton REFORMËN e re: Asnjë zyrtar s'do të ketë më lidhje me prokurimet publike

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se prokurorimet publike nuk do të jenë më në duart e zyrtarëve, siç ka ndodhur deri më sot. Në një konferencë për shtyp me diplomatin e lartë, Josep Borrell, Rama tha se po hartohet një reformë e re që do tu heqë zyrtarëve prokurimet nga duart. 

"Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërësisht sistemin e prokurimeve publike, heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë. Për këtë po bashkëpunojmë me agjensinë e kombeve të bashkuara. Nuk do të ketë më zyrtarë që do të kenë ndërhyrje tek prokurorimet publike,"- tha Rama. 

Ky njoftim bëhet nga kryeministri në një kohë kur kryebashkiakët socialistë po vihen një nga një na pranga për shkak të abuzimeve me tenderat. Vetëm një ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Allës, Rama: Të marrë avokat, nuk ofrojmë shërbime avokatie për askënd

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Një ditë pasi kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla u prangos nga SPAK për abuzime me një tender me vlerë 3 milionë euro, kryeministri Edi Rama ka përsëritur qendrimin se "PS dhe qeveria nuk ofrojnë shërbime avokatie". Në konferencën e sotme, krah Shefit të Politikës së Jashtme në BE, Joseph Borrel, Rama tha se Reforma po godet edhe ata që konsideroheshin të paprekshëm, referuar kështu zyrtarëve të vetë PS.

“Duke folur për Shqipërinë jemi të lumtur të konstatojnë se gjërat kanë shkuar sipas parashikime, nuk kemi asnjë vonesë, reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte domethënëse dhe nuk është fushë me lule ka ferrat dhe gropat e veta por një gjë është e fakt që po ndodh ajo që askush kohë më parë nuk e imagjinonte, SPAK po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo dhe po tregon që koha e të paprekshmëve ka mbaruar dhe nga ana tjetër jam krenar që Shqipëria në rajon është i vetmi vend që e ka hedhur këtë hap. E kemi bërë të qartë që kushdo që kanë punë me drejtësinë të marrë te avokat PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd dhe kjo është një arritje domethënëse për Shqipërinë në një proces ku ne duhet të hymë në një fazë të re me prokurimet publike që sic vlerësohet ka bërë përparime të konsiderueshme”, tha Rama./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Rama në konferencë me Borrell: Gjëja më e mirë që mund të ndodhë në rajon është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të finalizojnë marrëveshjen mes tyre që duhet të mbyllet me njohje reciproke. Në fjalën që mbajti në një konferencë të përbashkë me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se të dyja vendet duhet të përqafojnë planin evropian. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Në një proces tejet të vështirë, në një periudhë të shkurtër, sot me mbledhjen për herë të parë të Këshillit Stabilizim Asociimit, jashtë Brukselit, ju na keni dëshmuar respekt dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë. Tanimë është e çelur, e drejtë dhe jo pa vështirësitë e veta. Më vjen mirë që atmosfera e kësaj mbledhjeje është pozitive. Kemi dakortësi të plotë në të gjithë boshtin e marrëdhënies strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por në krye të këtij rajoni ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes e dialogut. E shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Dua të besoj me gjithë zemër që asnjëra palë dhe as tjetra të mos e përqafojnë këtë plan. I është ofruar Kosovës, Serbisë, rajonit, gjeneratave të tjera, një rrugë të rë, një portë e re e të ardhmes. Një mënyrë tjetër për të arritur njohjen reciproke. 

3 VITE ME PARE

Borrel: Qendrimi i Shqipërisë përballë agresionit rus në përputhje me politikën e BE

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Joseph Borrel

TIRANE- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel tha se qendrimi i Shqipërisë në 1 vit agresion rus në Ukrainë ka qenë në përputhje të plotë me politikën e jashte të BE. Në konferencën e përbashkët me Ramën, Borrel tha se Shqipëria do të ndihmohet edhe për sulmet kibernetike dhe energjinë.

Pjesë nga fjala e Borrel: 

BE e angazhuar për integrimin e Shqipërisë. Ky është një realitet i ri dhe sfidues që është shkaktur nga agresioni rus në Ukrainë. BE është më e bashkuar. Ky është moment kritik i së vërtetës. Kjo është fryma e vërtetë evropiane  e Shqipërisë. Ka vepruar komplet në përputhje me politikën e jashtme të BE. E vijoni këtë në përputhje me politikën e BE edhe për agresionin rus. Shqipëria përdori pozicionin e saj në Këshillin e Sigurisë. 

Në fushën e kibernetikë kibernetike, ne tashmë kemi ndërmarrë nënëshkrime dhe i jemi përgjigjur shpejt sulmit kibernetik që ndodhi verën e shkuar. Kemi marrë të gjitha masat për zbutjen e ndikimit negativ të luftës së ndodhur në Ukrainë, ka ndikuar në të gjithë botën, përfshirë në Ballkanin Perëndimor. Kemi ofruar dhe mbështetje 80 milionë euro për energjinë, para që do tu vijnë në ndihmë për përballjen me këto kohë të vështira./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Borrel jep lajmin: Morëm garanci nga Rama, qeveria u tërhoq nga skema e pasaportave të arta

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Joseph Borrel

TIRANE- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrel njoftoi në nisje të konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Stabilizim-Asociimit se qeveria shqiptare nuk do të avancojë me çështjen e pasaportave të arta. Borrel tha se Shqipëria ka ecur përpara ndërsa theksoi se Rama i ka garantuar se nuk do të vazhdojë me vendimin për pasaportat e arta.

Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet  tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorim këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë. Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Në nisje të takimit për Stabilizim- Asociimin, Borrel përshëndet nga Tirana: Të angazhuar për të hyrë në BE

KSA në Tiranë, Borrel: Qeveria u tërhoq nga pasaportat e arta!
Joseph Borrel dhe Edi Rama

TIRANE-  Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrel dhe Komisionin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë mbërritur sot në Shqipëri për të zhvilluar takimin e radhës së Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo është mbledhja e 12 mes BE dhe Shqopërisë dhe pas takimit pritet një konferencë e përbashkët. Në një postim në rrjetet sociale, Borrel shkruan: 

Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin @ediramaal- historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme./Dosja.al

josep borrell oliver varhelyi edi rama keshilli i stabilizim-asociimit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje