LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë: Do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time!

• Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anastas Janullatos. • Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. • Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. • Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006. • Pas zgjedhjes së re në të gjithë vendin kanë rënë kambanat për të njoftuar lajmin. •  Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër, që u prit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm me duartrokitje dhe thirrjet "i denjë". Hirësia e tij Joani u shpreh se do të respektoj traditën e shenjtë dhe do të përpiqet me forcë të mbroj të drejtat e Kishës.  • Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. • Vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. • Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjes së kryepeshkopit të ri ndërsa thekson anëtarët e Sinodit të Shenjtë me vota unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas. • Në njoftim theksohet se kryepeshkopi i porsazgjedhur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. • Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në reagimin e tij u shpreh se ky është një moment historik dhe i shprehu urimet e tij të përzemërta për kryepeshkopin e ri. • Meta shkruan se ka patur rastin ta njohë nga afër Imzot Joanin kur ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë në Korçë. • Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të mëparshëm të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. • Sipas tij të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. • Patriarku Ekumenik, Bartholomeu i Kostandinopojës ka dërguar mesazh urimi Kryepeshkopit të Ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Joan Pelushi. • Në mesazhin që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar në rrjetet sociale, Bartholomeu i uron Kryepeshkopit një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Imzot Joani zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Patriarku Ekumenik Bartholomeu mesazh urimi: Shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
bartholomeu

TIRANË- Patriarku Ekumenik, Bartholomeu i Kostandinopojës ka dërguar mesazh urimi Kryepeshkopit të Ri të Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Joan Pelushi. Në mesazhin që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar në rrjetet sociale, Bartholomeu i uron Kryepeshkopit një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror.

POSTIMI I KISHËS ORTODOKSE NË TIRANË: 

PATRIARKU EKUMENIK URON KRYEPISKOPIN E SHQIPËRISË

Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Në Tiranë.

Fortlumturi vëlla i shenjtë,

Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t'ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!

I denjë!

Vëllazërisht,

† Bartholomeu i Konstandinopojës

Fanar, 16 Mars 2025

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

1 VITE ME PARE

Dom Gjergj Meta uron kryepeshkopin Joan: I denjë! Kisha Ortodokse tani ka një bari të ri

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Dom Gjergj Meta dhe Hirësia e tij Joan Pelushi

TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar së fundmi në lidhje me zgjedhjen e imzot Joanit si kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shkruan se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Bari të ri dhe se të gjithë kanë fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ndërfetar. Më tej ai ka uruar kryepeshkopin e ri ndërsa ka theksuar se hirësia e tij Joani është i denjë.

"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Bari të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë. E lusim Shpirtin e Hyjit që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë dhe i shenjtë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë. Urime Fortlumturi Joani! I denjë!" shkruan ai.

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet

1 VITE ME PARE

“Moment historik", Meta uron Kryepeshkopin e ri: Përrallat në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasin, morën sot përgjigjen e merituar

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Hirësia e tij, Joan Pelushi dhe Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Hirësisë së tij, Joan Pelushi si kryepeshkopin e Kishës Ortodokse. Meta shkruan se ky është një moment historik dhe i shprehu urimet e tij të përzemërta. 

Meta shkruan se ka patur rastin ta njohë nga afër Imzot Joanin kur ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë në Korçë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të mëparshëm të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Sipas tij të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. 

"Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit për zgjedhjen e Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë. Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këto detyra shumë të rëndësishme, të cilët janë të njohur nga afër dhe kam patur fatin e tyre në detyrat e larta të shtetit kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë.

Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuritë dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarët ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të mirë të mbarë të harmonisë.

Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të mëparshëm të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. Edhe një herë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë," shkruan Meta.

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet

1 VITE ME PARE

Hirësi Joani u zgjodh Kryepeshkopi i ri, Kisha Ortodokse: Kontribuoi përkrah Anastasit në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Foto ilustruese

TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar së fundmi pas zgjedhjes së kryepeshkopit të ri. Kisha Ortodokse thekson se sot në përputhje me Traditën e Shenjtë u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri.

Kisha shton se anëtarët e Sinodit të Shenjtë me vota unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas, Hirësinë e tij Joani. Në njoftim theksohet se kryepeshkopi i porsazgjedhur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepeshkop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës.

Sipas tyre Imzot Joani është dalluar për kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. Më tej bëhet me dije se ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë.

Njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:


Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

1 VITE ME PARE

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do drejtohet nga ai, kush është kryepeshkopi i ri Hirësia e tij Joani që do të zëvëndësojë Janullatosin

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Hirësia e tij, Joan Pelushi

TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

Por kush është Imzot Joan Pelushi, i cili do të zëvëndësojë kryepeshkopin e ndjerë Janullatos. Joan Pelushi ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Në rininë e tij të hershme ai u pagëzua fshehurazi nga peshkopi i Apollonisë, zKozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.

Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993.

Në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi. Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA. Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u emërua Mitropolit.

Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike. Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.

Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e doktrinës së krishterë. Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë, studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit. Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.

Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm. Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Ëorking Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike.

Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues. Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.

Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.

Është ftuar si lektor në dhjetëra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Ftohet në shumë vende, përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në botë.

Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane. Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut. Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashmë 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.

Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në 18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”.

Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”.

Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë.

1 VITE ME PARE

Bien kambanat, Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Hirësia e tij, Joan Pelushi

TIRANË-  Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur sot pasardhësin e kryepeshkopit Anastas. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

Pas zgjedhjes së re në të gjithë vendin kanë rënë kambanat për të njoftuar lajmin.  Pas shpalljes së emrit të tij, Kryepeshkopi i ri mbajti një fjalë të shkurtër, që u prit nga dhjetëra besimtarë të pranishëm me duartrokitje dhe thirrjet "i denjë". 

“Me përulësi, duke iu bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë dhe premtoj se do ta zbatoj me devotshmëri detyrën time. Do respektoj traditën e shenjtë dhe do përpiqem me forcë të mbroj të drejtat e Kishës. I vetëdijshëm për peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Krishtit të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë mision. Me dorën time e nënshkruaj këtë zotim,” u shpreh Imzot Joani.

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

1 VITE ME PARE

Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh sot Kryepeshkopin e ri, amaneti i Janullatosit: Kishën ta drejtojë një klerik shqiptar!

Zëvendëson Janullatosin/ Hirësia e tij Joan Pelushi zgjidhet
Kisha Ortodokse

TIRANË- Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Sekretares së Sinodit të Shenjtë, procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për Kishës Ortodokse, pasi do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri. Ndërkohë vetë kryepeshkopi i ndjerë në amanetin e tij i cili u hap pak ditë më parë kishte shkruar që në vendin e tij të emërohej një klerik shqiptar. 

Sinodi i Shenjtë i Kishës do të mblidhet pas Liturgjisë Hyjnore dhe pasi të merret vendimi, kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale dhe do të japë edhe një mesazh publik. Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë.

5 nga 7 anëtarët e Sinodit të Shenjtë janë shqiptarë. Në Mitropolinë e Korçës, Hirësia e tij Joani; në Mitropolinë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti; në Mitropolinë e Apolonisë dhe Fierit, Hirësia e tij Nikolla; në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësia e tij Andoni dhe episkopi i Krujës, Hirësia e tij Anastasi.

Anëtarët e tjerë të Sinodit janë mitropolitët e Amantias dhe Gjirokastrës, Nathanaili dhe Dhimitri, që janë shtetas grekë, por që nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

janullatos joani pelushi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje