LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të ndërhyjnë në proces

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij. • Berisha tha se protesta e 12 nëntorit, do të zhvillohet në orën 16:00. • Numri një i PD-së, pas protestës së 12 nëntorit nuk ka kthim pas, deri në fitore përballë pushtetit. •Berisha nënvizoi se përballja do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të demokracisë. • Gjithashtu theksoi se nuk do të tërhiqet në asnjë moment nga procesi i primareve dhe në asnjë mënyrë nuk i zëvendëson ato me sondazhet. • Ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e Primarëve, mund të ndërhyjnë edhe socialistët. Por duket se ende nuk ka zgjidhje.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mungon "prekja" e Amerikës tek zyra e Berishës. Në secilin krah ka Skënderbeun dhe Nënë Teresën, s'mungon flamuri i BE

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Mesditën e sotme, në orën 12:00, kryedemokrati Sali Berisha doli në një komunikim live me qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këtë të shtunë, ditë pushimi, Berisha zgjodhi që të komunikonte nga zyra e tij në selinë blu, e jo nga ajo tjetra personale që ka në një zonë tjetër të kryeqytetit. E sigurisht nuk kishin sesi të mungonin detajet, dhuratat dhe librat pas tij.

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të

Nuk mundonte Skënderbeu, heroi kombëtar, i cili ishte vendosur në krah të djathtë, ndërsa nga ana tjetër Nënë Tereza. Po ashtu, nuk mungojnë as libra për figura të ndryshme politike (sigurisht të djathta), si psh. një për Margaret Thatcher dhe një tjetër për Jacques René Chirac. Dy liderët historikë të së djathtës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë. Në tavolinë gjithashtu edhe një flamur i Bashkimit Europian, por mungon një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vetmja shenjë, duket se është një libër për shoqërinë "Vatra". Shenja të tjera s'ka.

3 VITE ME PARE

Ish-kryeministri jep zgjidhjen e tij për tokat djerrë, Berisha: Duhet ligji i të dhjetave

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha duket se është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama që parashikon të vendosë një taksë të jashtëzakonshme për ata që lënë tokat djerrë. Berisha, sot tha se ka një zgjidhje të tijën që do të ishte efikase më shumë sesa gjobitja e fermerëve.

“Një tokë që nuk punohet rrezikon shumë por në këto raste gjithmonë është përdorur ligji i të dhjetave. Ai që ka poseduar tokën se ka marrë kurrë në pronësi por është detyruar ti japë pronarit 1/10 e prodhimit.”- tha Berisha.

Gjithashtu, krydemokrati u zotua se kur demokratët të vijnë në pushtet do anulojnë të gjitha nismat e qeverisë Rama duke nisur nga ligji për investimet strategjike, ndërsa Kryesocialisti premton se do e dërgojë pas hekurave.

3 VITE ME PARE

A do e përjashtojë grupin e Alibeajt nëse gjykata i jep logon e PD? Berisha paralajmëron: Do bëjnë ‘vetëvrasje’

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se çdo deputet i grupit të Enkeled Alibeajt ka vendin e tij në Partinë Demokratike, por paralajmëroi se ata që i lejojnë vetes të përdoren nga kryeministri Edi Rama, do të kryejnë vetëvrasje politike. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se do të mbështesin hapur çdo deputetë që ka për qëllim fitoren e PD-së.

“Rama po mban peng flamurin e PD, ata që i lejon vetes të përdoren nga Rama bëjnë një suicide fatale. Çdo deputet ka vendin në PD, nëse ndjekin Ramën është zgjedhje e tyre. Jemi demokratë kemi tolerancë, nuk ka një parti ku kryetari të jetë i admiruar nga të gjithë drejtuesit apo anëtarësia. Ju garantoj se mbesim të hapur ndaj të gjithë deputetëve të cilët i kanë qëllim fitoren e PD dhe jo të Ramës,"- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Socialistët mund të hiqen si demokratë për Primaret, Berisha: Nuk e përjashtoj si mundësi

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar se mund të ketë ndërhyrje në procesin e Primareve. Në një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij, numri një i PD-së, Berisha tha se nuk e përjashton si mundësi që socialistët të kamuflohen si demokratë dhe të votojnë. Megjithatë nuk ka treguar sesi mund të ndalen socialistët. 

Socialistët mund të hiqen si demokratë për Primaret, Berisha: Në eksperimentin e parë që ne bëmë, me primaret, me zgjedhjet e kryetarëve të degëve, mund t’u them se suksesi i procesit ishte i plotë. Me ndonjë përjashtim tepër të rrallë. Primaret nuk sollën përçarje dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbajtën qëndrim fisnik ndaj rezultateve. Shpresoj që kjo do ndodhë akoma më shumë dhe akoma më bukur në këtë garë, e para e kësaj natyre në Shqipëri. Në vitin 2000 ne zhvilluam primare, ato që i quajtëm konventa, por e vërteta është se kandidaturat përcaktoheshin nga kryesia dhe kryetari, çka nuk do ndodhë. Unë mendoj se ne po bëjmë hapin e duhur. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët tanë të votojnë. Duhet të bëjmë gjithçka që asnjë anëtar dhe simpatizant i saj të mos mbetet pa votuar. Natyrisht do ketë pa diskutim, nuk e përjashtoj që të ketë qytetarë dhe individë që nuk vijnë me të njëjtin qëllim në ato votime, por ato nuk mund të prishin tërësinë e tyre.

3 VITE ME PARE

I prerë! Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nuk heq dorë nga primaret

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Enkelejd Alibeajt se nuk do të heqë dorë nga procesi i Primareve për të zgjedhur kandidatët që do të dalin për zgjedhjet vendore të 2023. Në një bashkëbisedim live me ndjerkësit e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tani betejen e ka me PD e rithemeluar. E po ashtu, u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e garës së primareve në PD, ku do dalë kandidati për bashkitë e qyteteve.

Pyetje: Dr. Berisha, si do të veproni ju si PD për të dalë me një kandidaturë të vetme dhe jo me dy kandidatë siç tha deputeti Alibeaj?

Sali Berisha: Partia Demokratike e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht ta refuzojë. Por, z. Ylli, kur tetë muaj apo një vit më parë, unë kaloja nga Foltorja në Foltorja për të folur për peng-Bashën në atë kohë, kishte që e besonin, por edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj, pas të gjitha të dhënave, është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Edi Ramës dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Në këtë kontekst, unë kam qenë, jam dhe do të jem i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, çdo eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare. Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep. Të rinjtë po afron dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh në PD, duhet të theksoj në këtë rast. PD është parti e rithemeluar, ishte vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare në të cilat kanë vendosur, dhe unë ftoj sa më shumë të rinj të garojnë, për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ndërkohë po krijohen një tërësi departamentesh, në tërësi intelektual të fuqishëm të rinj janë anëtarësuar ose kanë marrë drejtimin në këto departamente. Do ketë ripërtëritje të padiskutueshme të elitës politike të PD. Ne epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve

3 VITE ME PARE

Sali Berisha njofton orën e protestës së 12 nëntorit: Do takohemi në orën 16:00

Berisha: S’heq dorë nga Primaret! Socialistët mund të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar këtë të shtunë se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet në orën 16:00 të pasdites. Kryedemokrati ka bërë me dije se ora 16:00, do të jetë ora e shqiptarëve. Po ashtu, nuk ngurroi që të kërkonte ndaj qytetarëve që t'i bashkoheshin tubimin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, ai ka deklaruar se protesta e 12 nëntorit do jetë më e fuqishmja që ka njohur vendin, duke akuzuar Ramën për vjedhje e korrupsion masiv.

FJALA E BERISHËS:

Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe. Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi. Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnam. Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë. Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka. Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet.it, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet