LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i Shqipërisë është në duart tuaja", Berisha: Tani që ra kryeqyteti, do të bie dhe Rama! U tmerrua nga ardhja e LaCivita

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. • Të pranishëm në takim janë edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deputeti Edi Paloka dhe nënkryetari, Oerd Bylykbashi. • I pranishëm është dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja. • Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi shqiptarët e Italisë për pritjen e sotme. • Ai u shpreh se kombi italian është mik i vjetër i shqiptarëve dhe Shqipërisë. • Kryedemokrati tha se takimet e tij me diasporën po firmosin përmbysjen e qeverisë socialiste. Duke iu drejtuar shqiptarëve, ai tha se vota e diasporës është më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë. • Berisha foli për takimin që zhvilloi para dy javësh në Romës, ku tha se gjatë këtyre ditëve pati zhvillime të mëdha. • Ai përmendi fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance në Mynih, ku sipas tij ia tha kryeministrit Edi Rama në fytyrë se mandati nuk merret duke arrestuar liderët e opozitës. • Ish-kryeministri Berisha tha se të nësermen e largimit nga Roma u paraqit para shqiptarëve me kryestrategun e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Ky i fundit, tha lideri i opozitës, tmerroi Ramën dhe e bëri të thoshte se LaCivita ishte blerë nga Berisha. • Më tej, shtoi se Rama ka ngatërruar drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha tha se hija e McGonigal do të ndjekë Ramë gjithë jetë. • Lideri i opozitës tha se një tjetër zhvillim madhor i ditëve të fundit ishte arrestimi i kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliajt. • Berisha tha se rënia e kryeqytetit tregon se po bie dhe qeveria. Me rënien e Tiranës, Berisha tha se do të largohet dhe kryeministri Edi Rama. • Ai u shpreh se marrja e një mandati për herë të katërt nga Rama do të jetë fatkeqësi për shqiptarët, ndërsa shtoi se vota e diasporës kishte në dorën fundin e tij sepse shqiptarët jashtë kufijve as nuk blihen dhe as nuk shiten. • Berisha tha se vota e emigrantëve më 11 maj nuk është vetëm një votë për shpëtimin e Shqipërisë por është një votë për transformimin e Shqipërisë. • Kreu i PD-së,deklaroi se programi i PD garanton një Shqipëri ku jetohet normalisht, me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar dhe korrupsionit. • Lideri i opozitës u shpreh se "Shqipëria madhështore" është qëllimi më madhor i jetës së tij në këtë stad. • Berisha e mbylli fjalimin e tij në takimin në Parma me shqiptarët e Italisë, duke i bërë thirrje diasporës të regjistrohetn deri më 4 mars në platformën e PER. • Ai tha se më 11 maj, vota e emigrantëve do të ndajë epokat dhe do të "përmbysë narkoshtetin". Ai shtoi se nuk duhet harruar se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë. • Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Parma të Italisë. Noka u shpreh se dy muaj e gjysmë na ndan nga çlirimi i Shqipërisë nga qeveria "e korruptuar". • Ai u shpreh se në këtë proces vota e diasporës është jetike.  • Më tej, Noka tha se 11 maji do shënojë ndryshimin e kursit politik në Shqipëri dhe se ajo është dita e Partisë Demokratike.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ftoj diasporën të regjistrohet deri më 4 mars", Berisha: Më 11 maj vota juaj do të ndajë epoka

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kreu i PD-së, Sali Berisha e mbylli fjalimin e tij në takimin në Parma me shqiptarët e Italisë, duke i bërë thirrje diasporës të regjistrohet deri më 4 mars në platformën e PER. 

Berisha tha se më 11 maj, vota e emigrantëve të ndajë epokat dhe do të "përmbysë narkoshtetin". Ai shtoi se nuk duhet harruar se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë

"Të dashur miq, 4 marsi është nesër. 4 marsi na fton të gjithë ju, të gjithë shqiptarët në diasporë. Të gjithë shqiptarët në Shqipëri. Të bëjmë gjithçka për regjistrimin në mënyrë që me 11 maj, vota juaj të ndajë epokat. Vota juaj të përmbysë narkoshtetin.

Njeriu në jetë ka ditë, ka ora të veçanta dhe më të veçanta. Por unë u them ju me bindjen time më të thellë se ora më e bukur e njeriut në jetë është ora kur të thërret atdheu. Ajo është ora e të gjitha orave. Ajo është ora në të cilën çdo qytetar, çdo anëtar i kombit ngrihet në forcën e kombit.

Ngrihet në krye të vendit. Ajo është krye-ora e jetës së njeriut. Krye-ora juaj është ora e 11 majit, është dita juaj.
Kurrë mos harroni se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë. Kurrë mos harroni himnin tonë kombëtar se nga lufta veçse ai largohet. Dhe ne nuk largohemi kurrë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. E viva l’Italia. Fitore, fitore, fitore!", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha: Shqipëria madhështore është qëllimi më madhor i jetës sime në këtë stad

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Parma se Shqipëria do bëhet vendi më tërheqës për investimet e shqiptarëve të Italisë, investimet e italianëve dhe investimet ndërkombëtare. 

Berisha tha se PD u faktua si një parti e të pamundshmeve dhe sot po shkon drejt fitores. Ai tha se programi i PD garanton një Shqipëri ku jetohet normalisht, me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lideri i opozitës u shpreh se "Shqipëria madhështore" është qëllimi më madhor i jetës së tij në këtë stad.

"Miq, iu rikujtoj këtu në takim të kryesuar nga Silvio Berluskoni i Forza Italia. Në atë takim, miku i madh i shqiptarëve iu drejtua të pranishmëve se ne do aplikojmë paketën fiskale që ka aplikuar Sali Berisha dhe PD në Shqipëri. Kjo është e vërteta.
Dhe unë iu garantoj ju, garantoj miqtë tuaj italianë se Shqipëria do bëhet vendi më tërheqës për investimet tuaja, investimet e italianëve, investimet ndërkombëtare. Chris LaCivita u tha shqiptarëve se unë erdha këtu së bashku me PD-në dhe Berishën për të ndërtuar Shqipërinë e madhërishme.

Disave iu duk si e tepërt kjo, por ajo Shqipëri nuk ishte e pamadhërishme kur ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë, autostrada, tunele në mandatin e saj, kur dyfishoi rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, kur anëtarësoi Shqipërinë në NATO, kur mori rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Nuk ishte e pamadhërishme kur nënshkroi kontratën për gazsjellësin TAP, projektin më të madh energjetik të asaj kohe në Europë, bashkë me qeverinë e këtij vendi mik.

Kështu që të mos i duket kurrkujt një iluzion. A nuk u faktuam ne një parti e të pamundshmeve? A nuk bënë gjithçka kundër nesh, kukulla e Xhorxh Sorosit, Xhorxh Sorosi dhe kukullat e tij në Uashington? Për të na zhdukur ne, për të mos qenë.
Por ja ku jemi sot, ja ku po shkojmë sot drejt fitores. Ndaj dhe programi ynë, së pari një Shqipëri ku jetohet normalisht.
Objektivi i parë, më i rëndësishëm, një Shqipëri ku biznesi ka sukses, ka besim, sjell investime, krijon vende pune, zgjeron aktivitetin.

Një Shqipëri me zero tolerancë ndaj mafies dhe krimit të organizuar. Një Shqipëri me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Këto janë të domosdoshme, janë themele, por nuk mjaftojnë. Shqipëria madhështore kërkon që ëndrra e bijave dhe bijve të saj, të ndërtohet në Shqipëri dhe të ndërtohet me të avancuarat që ka koha. Kjo kërkon që Shqipëria të bëhet një epiqendër e rëndësishme e high-tech-ut në rajon dhe më gjerë. Të bëhet Shqipëria e internetit 3, e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, e datacenter-ave. Kjo është Shqipëria e ëndrrës rinore shqiptare. Kjo do jetë Shqipëria madhështore. Dhe unë u jap fjalën ju, u jap fjalën shqiptarëve se ky është qëllimi më madhor i jetës sime në këtë stad.", tha Berisha.

 

1 VITE ME PARE

Berisha: Turizmi në Shqipëri funksionon mbi një platformë koloniale! Vendi është në rrokullimë të madhe

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se partia politike që drejton angazhohet për një transformim rrënjësor dhe të shpejtë. Ai tha se kjo nis me vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen 25% të rrogës minimale. Këto do të ndodhin sipas tij në 3 muajt e parë të qeverisjes. 

Berisha u shpreh se PD do të bëjë çdo gjë që Shqipëria të prodhojë të mira dhe begati për qytetarët e saj. Më tej foli edhe lidhur me turizmin, ku tha se funksionon mbi një platformë koloniale. Ndërkohë shtoi se Shqipëria ekonomikisht është në rrokullimë të madhe. 

"PD angazhohet për një transformim rrënjësor, të shpejtë. Së pari, me vendosjen e minimumit jetik. Me rritjen me 25 përqind të rrogës minimale. Me vendosjen e rrogës mesatare 1200 euro. Dhe këto vetëm në 3 muajt e parë të qeverisjes së saj. Të dashur miq, ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria, vendi më i pasur në 28 mijë kilometra që mund të ekzistojë kund, të prodhojë të mira, begati për qytetarët e saj. A e shihni turizmin? Do u jap një shembull. Ne jemi komb mikpritës dhe është gjë e madhe që presim çdo vit miliona turistë. Statistikat thonë se vitin e kaluar ishin 10 milionë. Por a e dini se çfarë ndodh? Turizmi në Shqipëri funksionon mbi një platformë koloniale. Sepse në 10 milionë turistë, janë të regjistruara gjithsej 6 milionë net fjetje.

Vendi ynë fqinj, Mali i Zi, me 2.6 milionë turistë, ka të regjistruara 16.8 milionë net fjetje. Atëherë, me 10 milionë turistë, 6 milionë net fjetje, shitja e përgjithshme në tregti është 140 milionë. Nga këto 140 milionë, në arkën e shtetit për taksapaguesit hyjnë gjithsej 8 milionë. Pra, çdo shqiptar fiton 4 euro për turist. Ndërkohë, Edi Rama për Olta Xhaçkën, për trafikantët e tjerë që i quan investitorë strtegjikë, shpenzon çdo vit 430 milionë. Për çdo qytetar kjo kushton 230 euro për turist.

Merr fund kjo. Çfarë ndodh me prodhimin? Rënie, rënie dhe vetëm rënie. Çfarë ndodh me investimet e huaja? Askush nuk vjen të investojë në Shqipëri. Çfarë ndodh me eksportet? Nga vjet në sivjet, 32 përqind më të ulëta. Ju e shihni pra, Shqipëria ekonomikisht është në rrokullimë të madhe. Po, janë kullat në Tiranë. 4 miliardë euro, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat, të gjitha të tjerat vijnë nga nëntoka e klaneve qeveritare. Dhe çmimet, më të shtrenjtat se në të gjitha qytetet e Europës, përveç Mynihut dhe Parisit. Asnjë njeri nuk mund të blejë një shtëpi për familjen e tij. Pra, kjo Shqipëri merr fund.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Fundi i Ramës është në duart e emigrantëve", Berisha: I ndërpreu takimet me diasporën, se askush nuk ja hapi telefonin

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para emigrantëve shqiptarë në Parma të Italisës tha se zhvillim epokal për Shqipërinë dhe qytetarët e saj do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. 

Berisha komentoi edhe fitoren e Donald Trump në SHBA, ku tha se sapo mori zyrtarisht detyrën e cilësoi armikun më të rrezikshëm, armikun e brendshëm, i kryesuar nga Xhorxh Soros. Ky i fundit tha ai është armik i demokracisë shqiptare. 

Berisha u shpreh se marrja e një mandati për herë të katërt nga Rama do të jetë fatkeqësi për shqiptarët. Ai tha më tej se vota e diasporës kishte në dorën fundin e tij sepse shqiptarët jashtë kufijve as nuk blihen dhe as nuk shiten. Sipas kryetarit të PD, Rama i ndërpreu takimet me diasporën se shqiptarët nuk ja hapin telefonin.

Berisha tha se vota e emigrantëve më 11 maj nuk është vetëm një votë për shpëtimin e Shqipërisë por është një votë për transformimin e Shqipërisë.

"Miq, pra, këto zhvillime ishin shumë të rëndësishme. Por natyrisht e theksoj këtu para jush, se zhvillim epokal për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë largimi i Edi Ramës. Se e solli fati të dashur miq, që zhvillimet e viteve 2023-2024 në SHBA të replikoheshin, të përsëriteshin në mënyrë pothuajse identike në Shqipëri. Ndaj kandidatit për president u ndërmorën aktet terroriste.

U ndërmorën akte, akuza penale, 34 akuza në një dosje. U bënë gjithçka, u vendos censura më e rreptë. U bënë gjithçka që ai kurrë të mos fitonte. Në fotot e internetit, janë dy foto miq. Është fotoja e tij e përgjakur për ta vrarë në Butler, por është edhe një foto tjetër mijëra kilometra larg, kur Edi Rama dhe klika e tij i nxori Sali Berishës një agjent të policisë kriminale dhe e goditi me shpresë se ai nuk mund të fliste.

Pra, e njëjta e keqe, të njëjtat tentakula atje dhe në Shqipëri. Edhe atje, edhe në Shqipëri, demokracinë e vunë në vështirësi të mëdha, i sollën ditë të vështira. Ndaj dhe presidenti Donald Trump e cilësoi armikun më të rrezikshëm, armikun e brendshëm, i kryesuar nga Xhorxh Soros, armik i demokracisë shqiptare. Të dashur miq, SHBA fituan betejën. Me 5 nëntor, kombi i madh amerikan votoi për presidentin Donald Trump. Me 20 janar u inaugurua dhe akti i parë, i preu kokën gjarprit.
Por Shqipëria akoma e ka bishtin e gjarprit nëpër këmbë. Akoma Edi Rama bën gjithçka për të marrë, për t’u mbajtur në pushtet, për të marrë një mandat të katërt, mandat që do ishte fatkeqësia më e madhe kombëtare e shekullit të 21.

Këtu është roli juaj përcaktues, vendimtar. Këtu është vota juaj. Sepse Edi Rama ju as nuk u shet, as nuk u blen dot. Jeni njerëz të lirë në një vend të lirë. Sepse Edi Rama nuk mund të ndërsejë klanet mafioze dhe kartelet e drogës kundër jush sepse ky vend i shtypi kokën mafies së tij, është shtet ligjor, shtet i ligjit. Edi Rama e ka kuptuar se fundi i tij është në duart tuaja. Prandaj dhe i ka ndërprerë takimet, telefonat me diasporën nuk i komunikojnë më. I përshëndes të gjithë ata shqiptarë që nuk ua hapin telefonat. Mos ua hapni telefonat fare. Miq, vota juaj me 11 maj nuk është vetëm një votë për shpëtimin e Shqipërisë, është një votë për transformimin e Shqipërisë.

Shqipëria sot po aq sa në vitin 1990, ka nevojë për transformime epokale. Të ndalemi, kurrë ndonjëherë në 10 vite nuk është zbrazur siç është zbrazur gjatë sundimit të Edi Ramës. 1 milion e 99 mijë shqiptarë në 10 vite kanë emigruar vetëm në zonën e Shengenit. 45 përqind e popullatës është larguar në të gjithë botën. Nuk kanë ikur shqiptarët për të rënë pas pasurive, as për aventura dhe për udhëtime ekzotike. Pjesa më dërrmuese e tyre kanë ikur sepse nuk kanë gjetur asnjë mundësi që ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri.  Nuk kanë gjetur asnjë mundësi që të mbijetojnë në vendin e tyre.
Nuk kanë gjetur asnjë mundësi për punësim në vendin e tyre. Kjo është historia e këtij emigracioni.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë", Berisha: Ra Tirana, do të bie edhe Edi Rama

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin me shqiptarët në Parma se një tjetër zhvillim madhor i ditëve të fundit ishte arrestimi i kryetarit të bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliajt. 

Berisha tha se rënia e kryeqytetit tregon se po bie dhe qeveria. Me rënien e Tiranës, Berisha tha se do të largohet dhe kryeministri Edi Rama. Ai shprehu vlerësimin për qytetarët që zhvilluan 44 protesta para bashkisë së Tiranës, deri në arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. 

"Të dashur miq, nuk ishte vetëm ky zhvillim madhor. E kishim edhe një zhvillim tjetër shumë madhor. Në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Ra Tripoli, iku Gadafi. Ra Damasku, iku Asadi. Ra Tirana, do ikë Edi Rama. Do thyejë qafën Edi Rama.

Këtu, kam një nderim të madh dhe në emër tuaj dua të përshëndes ata qytetarë të Tiranës, që në 44 beteja përzunë nga bashkia kryehajdutin e qytetit të Tiranës, Lali Vjedhësin. Dhe tani, Edi Rama i shastisur, e kuptoi se iku kryeqyteti, iku narkoshteti, përpiqet t’i bindë shqiptarët se qenka standard normal që Velica të ketë garderobën identike me të Lajla Asadit, garderobë e bazuar e tëra tek vjedhjet e taksave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Chris LaCivita shkallmoi kryeministrin", Berisha: Hija e McGonigal do të ndjekë Ramën gjithë jetën

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Parma. Berisha foli për takimin që zhvilloi para dy javësh në Romës, ku tha se gjatë këtyre ditëve pati zhvillime të mëdha. 

Ai përmendi fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance në Mynih, ku tha se ia tha kryeministrit Edi Rama në fytyrë se mandati nuk merret duke arrestuar liderët e opozitës. Berisha tha se Vance i dha deklaratat e tij pasi dhe ata kur ishin në opozitë në SHBA u përballën me probleme si të opozitës në Shqipëri. 

Ish-kryeministri Berisha tha se të nësermen e largimit nga Roma u paraqit para shqiptarëve me kryestrategun e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Ky i fundit, tha lideri i opozitës, tmerroi Ramën dhe e bëri të thoshte se LaCivita ishte blerë nga Berisha. 

Më tej, shtoi se Rama ka ngatërruar drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha tha se hija e McGonigal do të ndjekë Ramë gjithë jetë. 

"Vetëm dy javë kanë kaluar nga takimi në Romë. Dy javë me zhvillime sa dy apo pesë vite. Me zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit, që po fusin narkoshtetin në vdekje klinike, në koma. Po, miqtë e mi. Në takimin tim në Romë, unë u thashë shqiptarëve se Edi Rama është rreziku më i madh kombëtar për shqiptarët. Se Edi Rama është Çubrilloviçi shqipfolës. Se Edi Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Të dashur miq, vetëm 5 ditë nga ai takim, në Mynih, zëvendëspresidenti i SHBA, do ia plaste në fytyrë tiranit, do i thoshte Europës se problemi ynë është persekutimi, arrestimi i liderëve të opozitës. Përpjekja për të marrë mandate duke arrestuar liderë të opozitës. Censura. A kishte në atë sallë ndonjë lider, i cili kishte arrestuar tre liderë të opozitës si Edi Rama? Asnjë tjetër, asnjë të vetëm. A kishte në sallë njeri që kishte marrë vendim për të censuruar mjetin më të fuqishëm të komunikimit të kohës, TikTokun? Vetëm se rinia shqiptare nuk i ndahej me TikTokun nga mëngjesi gjer në darkë kundër tij. A kishte në sallë ndonjë lider që kishte futur në dorë të gjitha mediat kryesore dhe i kishte shndërruar si organe të zyrës së tij? Jo, asnjë.

Miq, në Mynih, Edi Ramës, zëvendëspresidenti i vendit më të fuqishëm të botës, i tha ato të cilat ne ia deklaronim çdo ditë dhe çdo javë. Po pse kjo ngjashmëri? E bëri ai i nxitur nga ne? Jo, u them unë, jo. Ka një shkak tjetër më të thellë. Sepse opozita në vendin e madh, në atë vend, pësoi nga i njëjti armik, të njëjtat probleme, të njëjtat represione, të njëjtat censurë, të njëjtat akuza, siç pësoi opozita në Shqipëri. Kjo ishte arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance shpalli armik më të rrezikshëm për Europën, se rusi dhe kinezët, atë që arreston liderët e opozitës për të marrë mandatet. Atë që censuron mediat sociale. Atë që kontrollon mediat dhe arreston gazetarët. Ky ishte një kushtrim për shqiptarët kudo që janë. Për njerëzit e lirë kudo që janë. Miq, jo vetëm kaq. Në këto dy javë kishte një zhvillim tjetër të madh.

Të nesërmen e largimit tim nga Roma, para shqiptarëve u paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Shkallmoi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij. Dhe menjëherë, me mediat e tij, deklaroi se Chris LaCivita u ble nga Berisha.
Po, po të ishte puna për të blerë, po ai e ngatërroi Chris LaCivita me McGonigalin. Po prisni se kam një lajm për ju sot.
Një gazetar i madh italian shkruante sot, e kam të paqartë marrëveshjen Rama-McGonigal sepse drejtësia e Biden e mbajti të fshehtë, një marrëveshje në të cilën ai mori një ryshfet 225 mijë. Po ajo marrëveshje ishte e tëra në kurriz të opozitës. Ishte marrëveshja për të shkatërruar opozitën në Shqipëri. Por kësaj radhe, postimi i këtij gazetari nuk mbeti në vesh të shurdhër. Kryetari i komitetit kombëtar republikan, Chris LaCivita e bëri share dhe u shpërnda në të gjithë elitën drejtuese të SHBA. Edi Rama, ja ku po të them nga Parma se hija e McGonigalit do të ndjekë gjer në ditën e fundit të jetës.", u shpreh kreu i PD-së. 

1 VITE ME PARE

"Kombi italian mik i vjetër i shqiptarëve", Berisha në Parma: Këto takime me diasporën po firmosin shpëtimin e Shqipërisë, përmbysjen e narkoshtetit

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
sali berisha

PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me emigrantë shqiptarë në Parma të Italisë. Berisha falenderoi shqiptarët e Italisë për pritjen e sotme. Ai u shpreh se kombi italian është mik i vjetër i shqiptarëve dhe Shqipërisë. 

Kryedemokrati tha se takimet e tij me diasporën po firmosin përmbysjen e qeverisë socialiste. Duke iu drejtuar shqiptarëve, ai tha se vota e diasporës është më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë.  

"Zonja e zotërinj, mirënjohjen time më të pakufishme, përshëndetjet më miqësore për këtë pritje të zjarrtë, për ju në këtë sallë, për ata qëjanë jashtë, për shqiptarët në Itali, për miqtë tuaj italianë kudo që ndodhen sot.
Faleminderit shumë për këtë pritje të zjarrtë. Me këtë rast shpreh një mirënjohje të pakufishme për kombin e madh italian, një komb që është provuar mik i vjetër, mik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

Historia e miqësisë mes vendeve tona është frymëzuese dhe e rrallë. Ajo daton 500 vite më parë me pritjen në Itali të arbëreshëve dhe vazhdon pa rreshtur. Sot ju jeni farkëtuesit e miqësisë, e bashkëpunimit, e afrimit të dy kombeve dhe dy vendeve tona, jeni ambasadorë të shkëlqyer të kombit shqiptar në Shqipëri. Sot ne kujtojmë të gjithë kur shqiptarët e sapoçliruar nga nata e zezë e gjatë e diktaturës staliniste, u dyndën, vërshuan drejt këtij vendi.

Por edhe në ato kohëra, kur ekzistonin paragjykime, ekzistonin stereotipe për një popull refugjatësh, përsëri miq të shquar, burra të shquar të këtij kombi, italiani i shquar Xhorxhio Napolitano, italiani i madh Silvio Berluskoni, qindra e mijëra qytetarë fisnikë italianë qëndruan në anën tuaj, iu dhanë krahë, iu dhanë mbështetje dhe ndërtuat në këtë vend jetën dhe të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë kombin italian, zoti e bekoftë Italinë.

Sot është krenari e madhe të shohësh këtë miqësi midis kombeve dhe vendeve tona, prandaj dhe kam një falënderim, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve në këtë gadishull, të cilët erdhën refugjatë në mënyra nga më të ndryshmet, por në këtë tokë dhe në këtë vend u shndërruan dhe u provuan si qytetarë të ndershëm, punëtorë, të aftë, të zotë. U shkolluan inxhinierë, mjekë, shkencëtarë, akademikë, studentë, artistë, piktorë, këngëtarë, krenari e Shqipërisë, por edhe krenari e Italisë. Ju keni nderuar familjet, keni nderuar kombin dhe flamurin tuaj.

Miq, ky është takimi im i dytë me diasporën, të parin e zhvillova në Romë, të dytin në Parma. Por këto takime provohen të një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto takime po firmosin shpëtimin e Shqipërisë. Po firmosin përmbysjen e narkoshtetit. Kjo sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë, por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve e paparë që nga viti 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë. Të dashur miq, këto takime, ky entuziazëm, kjo energji po bind çdo qytetar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë, të miqve të saj.", u shpreh Berisha. 

1 VITE ME PARE

PD takim me shqiptarët në Parma, Noka: Dy muaj e gjysmë na ndajnë nga çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e korruptuar, vota e diasporës është jetike në këtë proces

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Parma të Italisë. Noka u shpreh se dy muaj e gjysmë na ndan nga çlirimi i Shqipërisë nga qeveria "e korruptuar". Ai u shpreh se në këtë proces vota e diasporës është jetike. 

Më tej, Noka tha se 11 maji do shënojë ndryshimin e kursit politik në Shqipëri dhe se ajo është dita e Partisë Demokratike. Ai ftoi shqiptarët e diasporës të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit në 10 ditët që kanë ngelur. 

"Jemi mbledhur sot në një moment historik. Dy muaj e gjysmë na ndajnë nga çlirimi i Shqipërisë nga një qeveri e korruptuar. Ky është detyrim që e kemi ne dhe ju motra e vëllezër të diasporës. Ndryshimi vjen vetëm kur bëhemi bashkë. Vota juaj është jetike në këtë proces. Vota juaj do mundësojë në 11 maj ndryshimin e Shqipërisë dhe kursit politik në Shqipëri. Ora e ndryshimit të shumë pritur po troket dhe në 11 maj do trokasë për të gjithë ne. Këtij ndryshimi do ti prijë diaspora dhe kryesisht diaspora e Italisë. Kemi dhe 10 ditë kohë të regjistroheni, të kujtoni atë që iu largoi nga Shqipëria. Bashkimi juaj dhe eenergjia e diasporës i ka futur frikën këtij narkoregjimi. Ftoj çdo shqiptar të bëhet pjesë e këtij ndryshimi të madh dhe t'i çelim rrugën të ardhmes së Shqipërisë. 11 maji do të jetë dita jonë.", tha Noka.

1 VITE ME PARE

Berisha takim me emigrantët në Itali: Takim madhështor me bashkatdhetarët tanë në Parma sot

PD takim me shqiptarët në Parma/ "Shpëtimi i
Sali Berisha

ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se takimi do të mbahet me diasporën në Parma të Italisë në orën 15:00.

Postimi i Plotë:

Sot, ora 15:00, takimi madhështor me bashkatdhetarët tanë në Parma, Itali. AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN!

sali berisha ne parma

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje