LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe "armiqtë", Basha dhe Ambasada e SHBA i dalin në krah: Të hetohet! (U bashkohet e Rama)

• Sali Berisha, numri një i Partisë Demokratike është grushtuar nga 31-vjeçari Gert Shehu gjatë protestës së opozitës. • Pas tubimit, Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se i riu është agjenti i infiltruar i Policisë Kriminale dhe ishte futur për ta sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. • E ëma e Gertit, Ermira Shehu tha se djali i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që edhe mjeku Sadik Lala e konfirmoi. • "Lumë" reagimesh nga armiq të Berishës, madje dhe kryeministri Edi Rama dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri. • Kërkohet zbardhja e sulmit.

37 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

'Sulmi ndaj Sali Berishës'/ Dhuna ndaj kryetarit të PD, Ambasada Britanike: I papranueshëm

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas sulmit ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së sotme. Në reagim thuhet se akti është një sulm ndaj fjalës së lirë, mirëpo vihet re se Berishën, ata nuk e njohin as si kryetar të PD-së dhe as si deputet. Ata e cilësojnë këtë akt si të papranueshëm, duke shtuar se qëndrojnë në krah të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

POSTIMI I PLOTË:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës.

Çfarë ndodhi sot?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e sotme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

'Mbetet me sy të ZI'/ Daily Mail: Goditet me grusht në fytyrë Sali Berisha gjatë protestës antiqeveritare

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

BRITANI-Sulmi i bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë jehonë në mediat në mbarë botën. Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, shkruan se lideri i opozitës shqiptare, u sulmua sot teksa po zhvillohej një protestë antiqeveritare në Tiranë. Gazeta thekson se Berisha po marshonte drejt vendit ku po mbahej tubimi, kur u godit nga një 31-vjeçar.

Sipas saj, agresori ka precedentë për dhunë dhe trafik droge.

“Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë teksa Shqipëria mbante samitin e parë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit perëndimor, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, shkruan gazeta.

Sipas saj, opozita po protestonte ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për korrupsion, por edhe për kostot e larta të jetesës në vend. Gazeta britanike thekson se opozita po protestonte kundër eksodit masiv të rinisë, e cila po braktis vendin.

Çfarë ndodhi sot?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e sotme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj Berishës, Tritan Shehu: Një provokacion i qartë për opozitën

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit që i ndodhi kryedemokratit Sali Berisha. Sipas ti, ky ishte një veprim i paramenduar dhe i programuar me qëllime të rrezikshme për vendin. 

REAGIMI:

“Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator! Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes. Nje provokacion i qarte per PD e opoziten. Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.

Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard. Diabolizem fund e krye ky. Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.

Nuk i realizoi per dy aresye:

—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.

—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.

Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre. Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

1 VITE ME PARE

Djali i saj i qëlloi me grusht Berishën, nëna jep dëshminë në Polici

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe

TIRANË- Ky është momenti kur nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu, po jep deklarimet e saj në Polici. Ka qenë vetë nëna e cila i ka vënë në dispozicion mediave kartelën mjekësore të 31-vjeçar ku vërteton se ka probleme të shëndetit mendor.

Ajo i ka kërkuar falje Berishës për veprimet e djalit. Për mediat, nëna ka treguar se i biri kurohet prej vitesh pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Çfarë ndodhi sot?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

A do të marrin shpërblim efektivët? Rrumbullaku: Bën detyrën e tyre, motivimi është suksesi

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim. I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.

‘Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses. Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin," tha Rrumbullaku.

1 VITE ME PARE

Dhuna ndaj Berishës, Noka e quan ATENTAT, demokrati: U organizua nga Rama, Çuçi dhe Veliu

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Flamur Noka

TIRANË-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës sot në protestë. Në një njoftim për shtyp, Noka e cilësoi sulmin si një atentat politik ndaj liderit demokrat. Noka shprehet se sulmi ka ardhur nga qeveria, e cila sipas Nokës, ka pasur disa qëllime.

DEKLARATA E NOKËS:

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit.
E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime: Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot. Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë. dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane. Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.
Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë. Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore. Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës. Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzene shqiptaret nga shtepite e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunen fizike kerkon te hakmerret ndaj opozites. Llogarite i ka bere gabim.

1 VITE ME PARE

Muhamet Rrumbullaku: Mjeku i Gert Shehut po jep shpjegime pranë autoriteteve të Policisë Gjyqësore

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës së sulmuesi ndaj tij Gerti Shehu është punonjës i policisë kriminale. Lidhur me kartelën shëndetësore që u shpërnda në media, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se ajo ishte e shpërndarë nga vetë familjarët. Po ashtu, shtoi se mjeku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. 

"Kartela u shpërnda nga vetë familjarët në media. Mjeku Sadik Lala po jep shpjegime pranë autoriteteve të Policisë Gjyqësore,"-tha në fjalën e tij Muhamet Rrumbullaku.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

‘Më fol për atë vajzën’/ I gjuajti grusht Berishës, qarkullojnë video të autorit në Tik-Tok: Iku me elefantin rus ajo

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Gerti Shehu

TIRANË- Personi në foto është Gerti Shehu, 31-vjeçari i cili qëlloi mesditën e sotme me grusht, kryedemokratin Sali Berisha. E gjithë ngjarja u bë e madhe dhe reagimet ishin të shumta, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama. Në rrjet, momenti i grushtit u shpërnda masivisht. Mirëpo jo vetëm kjo. Persona të ndryshëm, kanë postuar video të Shehut, i cili është duke biseduar me një person tjetër. Personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

BISEDA:

Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelura nuk do ti pi më! Këto janë 10 të fundit!

Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!

Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!

Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!

Në një video tjetër, ai shihet duke recituar një vjershë. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Muhamet Rrumbullaku përgjënjestron Sali Berishën: Gert Shehu nuk ka qenë agjent i Policisë Kriminale, po hetojmë aktin e shëmtuar

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se dhunuesi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Ai ka përgënjeshtruar Berishën, i cili e cilësoi autorin “agjent të policisë kriminale”. Po ashtu, shtoi se Muhamet Rrumbullaku u shpreh se janë marrë të gjitha masat për hetimin e incidentit të Berishës.

"Ishin orë të gjatë në krye të detyrës, gjithçka u mbyll me sukses. Punimet u zhvilluan me sukses të plotë. Përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë qytetarët që dëshmuan durim se shumë prej akseve rrugore u desh t'i mbanim të mbyllura për shumë orë. Në lidhje me incidentin e ndodhur me deputetin Sali Berisha, i paprecedentë dhe i dënueshëm. Policia e Shtetit sa u njoh me ngjarjen e shëmtuar e shoqëroi. Po hetojmë për ngjarjen. Në lidhje me deklaratën e Berishës gjatë së cilës pohoi se Gert Shehu është agjenti i Policisë Kriminale, sqarojmë se: Gert Shehu nuk ka qenë dhe nuk ka qenë ndonjëherë agjent i asnjë strukture. Nuk është përdorur asnjëherë si burim informacioni. Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor është vënë në dispozicion nga mediat nga familjarët e tij. Ndërkohë që sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit është e angazhuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,"-tha Muhamet Rrumbullaku.

FJALA E PLOTË:

Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, këto ishin orë të gjata pune në krye të detyrës, por edhe një akt krenarie, pasi një event i rëndësishëm, siç është ky samit, u përmbyll me sukses. Falë masave të sigurisë së lartë, punimet e Samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Gjej rastin të përcjell 2 mesazhe falënderimi, së pari për të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe një falënderim të posaçëm për qytetarët, që treguan durim, pasi shumë akse rrugore që ishin brenda perimetrit të sigurisë, na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë. Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita. Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.

Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj. Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se: Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit. Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.

Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut. Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj Berishën, Ilir Meta: Përshkallëzimin e dhunës Edi Rama e meritonte, do e marrë vesh shumë shpejt kush jemi

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme pas protestës së opozitës teksa deklaroi se sulmi ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha ka thënë se ai veprim ishte një atentat mafioz i orkestruar nga Rama. Në fjalën e tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama do ta marrë shpejt kundërpërgjigjen e opozitës për ngjarjen e ndodhur sot. 

"Nuk ka ç'ndikon më shumë. Kjo vetëm sa në ndërgjegjësoi se armiku i bashkëjetesës është një: Edi Rama. Është zbatuesi më efikas i teorive të Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve përmes spastrimit etnik. Qytetarët janë edhe më të ndërgjegjshëm për t'i dhënë fund këtij regjimi edhe më ë populluar, skizofrenik që edhe në një ditë si kjo guxon të bëjë një provokim të tillë duke menduar se opozita do humbiste qetësinë. Përshkallëzimin e dhunës Edi Rama e meritonte, por shqiptarët nuk e kanë merituar asnjëherë. Edi Rama nuk frikëson asnjë njeri. Mobilizon edhe ata që deri dje ishin indiferentë. Ata që nuk e kishin menduar se skizofrenia mund të arrijë në të tilla nivele. Do e marrë përgjigjen e merituar ashtu siç e ka merituar ai vetë. Nuk kemi çfarë të themi tjetër veçse t'u bëjmë të qartë shqiptarëve që ka bërë ligje mbi kushtetutën që jep urdhër mbi ligjet. Natyrisht për ne opozitarët që e duan këtë vend, si vendin e të parëve. Duhet të përgatitemi për t'i treguar vendin këtij krimineli të marrë peng që kërkon të shbëjë Shqipërinë, shqiptarët dhe t'i përzërë ata se ne jemi një popull shqiponjash. Të jetë i sigurtë që do e mësoj shumë mirë dhe shumë shpejt,"-tha Ilir Meta. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

'Veprim kriminal'/ Dhuna ndaj Berishës, Salianji: Rama ka orkestruar dhe frymëzuar dhunë gjatë gjithë kohës

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Duke e quajtur atë veprim si kriminal, Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se ka orkestruar dhe frymëzuar dhunën përgjatë gjithë kësaj kohe.

Postimi i Ervin Salianjit:

Dhuna e ushtruar ndaj Prof. Dok. Sali Berishës është kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në këtë vend! Një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në cdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve! Zëri i Berishës sot ishte shqetesues për Edi Ramën dhe cdo rast Edi Rama ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal. Ka orkestruar dhe frymezuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë cdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit! Shqipëria duhet të pêrballet me regjimin!

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Berishës, Mediu: Tregues i qartë se situata në Shqipëri është në duart e krimit

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mediu shkruan se ngjarja është skandaloze dhe e turpshme, çka sipas tij është tregues i qartë se situata në Shqipëri është në duart e krimit dhe të dhunës.

“Sulmi ndaj Berishës është një ngjarje skandaloze e turpëshme, që tregon qartë se situata në “Shqipëri është në duart e dhunës dhe krimit. Kjo është dhunë mbi lirinë dhe gjithë opozitën, është dhunë mbi shqiptarët të cilët duan një shtet që ti shërbejë qëllimeve të tyre Europiane dhe jo interesave kriminale dhe korruptive. Ky akt sot ditën që mbahet Samiti Europian në Tiranë tregon qartë sa larg Europës jemi realisht prej saj. Gjuha e dhunës kundër opozitës e manifestuar në parlament deri në eleminimin e opozitës, nga Kryeministri dhe qeveria krijon premisa për akte të tilla dhune. Qeveria ka përgjegjësinë dhe detyrën për të mos lejuar dhunën, garantojë protestën, të mos prek opozitën e për më tepër drejtuesin e saj. Nëse trafikantët e drogës bëjnë ligjin në Shqipëri dhe dhunojnë opozitën kjo është përgjegjësi e qeverisë”, shkruan Mediu në facebook.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Goditja me grusht e Berishës, PDIU: Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Shpetim Idrizi

TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha. Me anë të një mesazhi, Idrizi thekson se: “Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend”.

Reagimi i PDIU

PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje. Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend. Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Berishës, OSBE: Jemi të trishtuar, i urojmë shërim të shpejtë

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Protesta

TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për samitin e BE-së, por dhe për dhunën e ushtruar sot ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, OSBE thekson se ndihen të trishtuar nga sulmi, ndaj bazuar në këtë, ftojnë aktorët të shmangin spekulimet dhe të lënë drejtësinë të thotë fjalën e saj.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

 

1 VITE ME PARE

Kush po tregon të vërtetën? E ëma e të riut që grushtoi Berishën: Para 10 ditësh ishte tek mjeku. Psikiatri: Ka 2-3 muaj që s'ka ardhur

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ermira dhe Gert Shehu

TIRANË- Doktori i Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar se ai është i sëmurë. Sadik Lala pohoi se Gerti kurohej te ai dhe kishte rreth 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë, ndaj dhe aludoi se ndoshta për këtë shkak kishte degraduar dhe gjendja e tij. 

"Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë,"-tha mjeku në prononcimin e tij lidhur me rastin.

Por të kundërtën pretendoi e ëma e 31-vjeçarit, Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu tha se para 10 ditësh, i biri ka kryer vizitën e fundit dhe pi në mënyrë të rregull ilaçet edhe dhëna nga mjeku Sadik Lala. Nëna u shpreh se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.

“Nuk është përdorur djali im. Nuk ka qenë mirë, por nuk është shfrytëzuar nga asnjë. Nuk ka pasur asnjë simpati politike. Ai ka pasur problemet e veta, as për të votuar nuk shkon.  Në protesta nuk ka marrë pjesë. Më vjen keq që shfrytëzojnë fatkeqësitë e tjetrit. Por ashtu i ka thënë sëmundja. Nuk kam takuar akoma djalin, më kanë thënë që është mirë dhe është nën kujdestarinë mjekëve. Nuk ka shfaqur shenja dhune ditët e fundit. Ai kurohet, pi ilaçet por e shikoja të mbyllur. Është vizituar para 1 jave, 10 ditësh ai i jepte ilaçet. Unë djalin kam 5 vite që e shoqëroj për mjekim. Ka qenë me keq dhe tani është duke u përmirësuar,”- u shpreh nëna.

Kush po tregon të vërtetën?

1 VITE ME PARE

Nëna e Gert Shehut: Djali im nuk është kontigjent policie, merrte tegretol, i jepte çrregullime!

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ermira Kaçaçi

TIRANË- Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili sot sulmoi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së Partisë Demokratike. Në fjalën e saj gjatë një intervistë të dhënë për "Euronews", Ermira Kaçaçi tha se i biri konsimonte një ilaç, të cilin e përmend edhe me emër; tegretol.

“Asnjë gjë nuk e vërtetë nga ato që thotë PD dhe epikriza është shumë e vërtetë. Unë në mëngjese e lashë në shtëpi, i qetë m’u duk i qetë në telefon. Sikur ta parandjenja që të mos shkonte aty. Aludimet nuk janë të vërteta. Kontingjent policie nuk është por probleme shëndetësore ka pasur. Diku diku ka hasur edhe një problem. Ka 5 vjet që mjekohet që pi ilaçe dy herë ka shkuar tek urgjenca e psikiatrisë. Njëherë është shoqëruar me polici dhe ambulancë, ilaçet janë tegretol. Mjeku që e ka ndjekur është Sadik Lala”, u shpreh ajo.

Karbamazepina ( CBZ ), e shitur ndër të tjera me emrin tregtar Tegretol është një ilaç antikonvulsant që përdoret kryesisht në trajtimin e epilepsisë dhe dhimbjes neuropatike. Përdoret si një trajtim shtesë për skizofreninë së bashku me medikamente të tjera dhe si një agjent i linjës së dytë në çrregullimin bipolar. Karbamazepina duket se funksionon njësoj si fenitoina dhe valproati për krizat fokale dhe të gjeneralizuara. Nuk është efektiv për mungesë ose konvulsione mioklonike.

Efektet anësore të zakonshme mund të përfshijnë përgjumje, marramendje, dhimbje koke dhe migrenë, dëmtim të koordinimit motorik , nauze, të vjella dhe/ose kapsllëk. Përdorimi i alkoolit gjatë marrjes së karbamazepinës mund të çojë në depresion të shtuar të sistemit nervor qendror. Efektet anësore më pak të zakonshme mund të përfshijnë rritjen e rrezikut të krizave te njerëzit me çrregullime të përziera konvulsive, ritme jonormale të zemrës, vizion të paqartë ose të dyfishtë. 

1 VITE ME PARE

Dhunoi Sali Berishën në protestë, doktori i Gert Shehut: Raportin e kam lëshuar unë, ka sjellje agresive

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Gert Shehu

TIRANË- Doktori i Gert Shehut, Sadik Lila, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Euroneës Albania se ai është i sëmurë. Edhe pse numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor, sërish mjeku pretendon se Shehu kurohej prej tij. Madje shtoi se kishte 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë.

Mjeku, emri i të cilit u bë me herët me dije në Euronews Albania nga nëna e 31-vjeçarit, tha se Gert Shehu shfaqte vazhdimisht sjellje agresive.

"Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë,"-ka bërë me dije mjeku. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. Edhe Berisha, para Homeland Justice, tha se sipas burimeve të tij, Hoxha ishte i infiltruar në xhami nga Policia Kriminale. 

1 VITE ME PARE

E ëma e Gert Shehut: I kërkoj falje Berishës, fatkeqësia e djalit të mos përdoret nga policia

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe

TIRANË- Nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha, i ka kërkuar falje këtij të fundit. Në një intervistë për 'EuronewsAlbania', ajo iu bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike. E ëma nënvizoi se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin që kreu sot djali saj.

“Fatkeqësia e djalit nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur.  Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, u shpreh e ëma.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 VITE ME PARE

Djali i saj grushtoi Berishën, nëna e Gert Shehut: Ai është sëmurë, nuk është agjent

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ermira Kacaci

TIRANË- Nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën gjatë protestës, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë.

Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Ermira Kaçaçi tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh. Ajo mohoi aludimet se djali i saj mund të jetë agjent apo i infiltruar.

“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte. Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

Vërtetimi se Shehu ishte me probleme/ Berisha nxjerr DOKUMENTET: Zyra e Ramës nxorri shkresat, ishte e përgatitur

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i bindur se vërtetimi mjekësor i nxjerrë për Gerti Shehun si një person me probleme, është kryer nga Qeveria. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se dokumenti nxirret me kerkesë informale nga policia për të infiltruarit. Berisha shtoi se Rama kreu këtë akt, mirëpo nuk do mbetet pa marrë përgjigje.

'Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur. Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha i bën premtimin Ramës: Pa përgjigje nuk mund të rri. Se si...do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një premtim kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD-së, Berisha tha se nuk do ta lërë grushtin ndaj tij pa përgjigje, e se si do të kundërpërgjigjet, do ta bëjë me dije. 

"Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve, po deklaron prapë se pa një lëvizje të strukturueshme, shqiptarët nuk kanë vend këtu. Kjo lëvizje është në fillimet e saj, nuk është ajo që duhet. Kjo ka marrë një lëvizje të jashtëzakonshme. Ai pret dhe flet aty, ndërsa bota pa një protestë për çështje politike. Jam i bindur që kjo ka efektin e vetë. Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo. Ndërtësen e Kryeministrisë nuk e planifikuam kësaj here. Do organizonte ndonjë pritje aty. Kjo ishte e para,"-tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

"Akt i pajustifikueshëm, autori do përballet me ligjin" Berisha përballet LIVE me fjalët e Ramës: Ai është organizatori

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përball teksa ishte live me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas sulmit që iu bë në protestën e sotme. Berisha nuk e konsideroi kryeministrin, duke e konsideruar si organizatorin e sulmit të tij. 

"Rama dënoi sulmin? Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve. Reagimi i Ambasadës amerikane? Në betejën e opozitës kam të njëjtat fjalë si aty. është akt i rëndë përdorimi i opozitës,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

1 VITE ME PARE

Protestë tjetër? Berisha: Kam në plan një LËVIZJE kundër këtij krimineli në pushtet

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka gati lëvizjen tjetër të opozitës. Kështu deklaroi ditën e sotme, Berisha, përballë gazetarëve. Ai shtoi se do punojë fort për të bindur demokratët që të kenë bindje për t'ju bashkuar protestës së radhës. Kryedemokrati shton se zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra-tjetrën ndaj do vazhdojnë me protestat. 

'Kam në plan një lëvizje kundër këtij krimineli në pushtet. Po punoj fort që të bind demokratët dhe qytetarët. Do të vijë momenti, e kam bindje absolute. Ky votën nuk e pranon. Por ne do votojmë. Zgjedhjet dhe protestat nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Ne do protestojmë.'- tha Berisha, pas përfundimit të protestës së opozitës. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

'Ramës i dështoi çdo skenar'/ Berisha: Mendoi se nuk do flisja, do e mbyllte me një gjest nga mysliman

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama donte ta shiste sulmin kundër tij si një sulm mysliman që do të injorohej nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama i kishte bërë keq llogaritë me të, pasi kishte pritur se ai do të tërhiqej nga protesta. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

"Edi Rama nuk e kontrollon dot veten dhe donte që Sali Berisha mos të fliste sot në atë tribunë. E pa që i dështoi çdo skenar. Mendoi se nuk do flisja, do e mbyllte me një gjest nga mysliman. Dhe një audiencë e krishterë si samiti do e besonte. Kjo ndodhi edhe me një hotel. Thirrëm ne protestën, ai bëri kundërreagimin. E patë turpin, policë nga të gjitha anët. Por protesta ia ku ishte. Ia dogja pistën islamike si miting. Vrapoi nxorri shkresën, ja e nxorri Fuga shkresën. Pohoi se janë ata vetë. Po mos të dilte pista islamike, nuk e do nxirrte shkresën. Shfrytëzoi samitin me shpresën se nuk do flisja. Por ja që e kam thënë unë, një po mbeti, i dyti jam unë,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

1 VITE ME PARE

Mbështetja e Alibeajt, Bashës e Bardhit pasi u grushtua në protestë, Berisha: Asnjë koment!

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mbështetjen e Enkelejd Alibeajt, Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit pasi u dhunua në protestë sot nga Gert Shehu. Berisha tha në konferencën për shtyp nga selia e Partisë Demokratike se i vetmi që ka lidhje me sulmin është kryeministri Edi Rama.

"Asnjë koment, akti është i lidhur kryekëput me Edi Ramën. Nuk ka lidhje me asnjë tjetër,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

1 VITE ME PARE

Si u gjet SHKRESA e problemeve të shëndetit mendor për Gert Shehun, Berisha: Ishte i infiltruar i Policisë, metodë që ndiqet kudo në botë

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka zbardhur se nga ka dalë dokumenti që u shpërnda në media pas arrestimit të agresorit të tij, Gert Shehut. Në fjalën e tij, Berisha tha se 31-vjeçari ishte i infiltruar i Policisë Kriminale dhe se një dokument i tillë nxjerrej në rast se Shehu do të kishte ndonjëherë probleme me ligjin, nga efektivët e tjerë që nuk kishin dijeni për aktivitetin e tij.

"Tani e dhëna tjetër...burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuat ju në atë format lëshohet me kërkesë informale nga Policia dhe/ose Prokuroria për të infiltruarit. E kishin të gatshëm. Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë nga punonjës policie kur nuk kanë dijeni se është i infiltruar. Ka marrë rinovimin e patentës në vitin 2022 që si i sëmurë mendor nuk mund ta merrte në asnjë mënyrë,"-tha Berisha ndër të tjera. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Berishës, Rama: Akt i pajustifikueshëm, autori do përballet me ligjin

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një akt të pajustifikueshëm dhunimin e kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se dhuna, sipas tij, nuk është mjeti për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit. Kreu i qeverisë kërkon ndëshkimin e autorit. 

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit", thuhet në reagim. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

'Kreva porosinë e një vllau mysliman'/ Sali Berisha ZBULON ç'tha ai që e grushtoi në Komisariat: I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se çfarë tha në Polici 30-vjeçari Gert Shehu. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Berisha tha se ishte rrëfyer se gjestin e kishte bërë pasi i kishte zbatuar porosinë e një vëllau mysliman. Por Berisha, tha se porosia nuk është e askujt tjetër veçse e kryeministrit Edi Rama. 

"Ai që lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018, thotë se episodi i fundit i 10 gushtit 2022 e çuan në urgjencë psikiatrike, ju dëshmoni. Ky ka marrë patentë në vitin 2022. Si i sëmurë psiqik nuk mund ta merrte kurrë patentën. është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Agresori është një me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer Policisë Kriminale ndër besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Është i regjistruar se zbatoi porosinë e një vëllau mysliman. Porosia është e vëllait pa fe, Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Nuk mendoj se është kush tjetër veç Ardi Veliut. Ai është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Shehu është i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë,"-tha Berisha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

1 VITE ME PARE

Berisha: Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe

Berisha: ishte një akt agresiv i çdo personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, kontigjent me minimale, me doza të vogla, në rrethet e trafikantëve. Problem me disa çrregullime. Por fakti që zyra e Endri Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument dhe e kishte gati shkresën tregon se...Ju e dini që këto persona përdoret se një njeri normal nuk e pranon të keqpërdorej. 

1 VITE ME PARE

Kush e qëlloi me grusht Sali Berishën? Policia e Shtetit jep DETAJE për të shkuarën e tij: Ka qenë i dënuar për plagosje, vuan nga çrregullime psikotike

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me 31-vjeçarin e prangosur pasi qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Sipas Policisë, Gert Shehu ishte prangosur edhe më parë për shkaqe të ndryshme duke përfshirë çrregullimet e shëndetit mendor, e po ashtu edhe të plagosjes së narkotikëve. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

 

1 VITE ME PARE

Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon shtëpinë e Gert Shehut

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Kontrolle te shtëpia e Gert Shehut

TIRANË- Policia ka rrethuar banesën e Gert Shehut, 31- vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha, gjatë protestës së organizuar sot. Siç shihet edhe nga pamjet disa efektivë kanë qëndruar pjashtë pallatit ku jeton agresori, e cila ndodhet në një lagje në rrugën e Elbasanit, ndërsa efektivë të tjerë ndodhen brenda ku mësohet se do të marrin në pyetje familjarët e 31- vjeçarit. 

Fqinjët e 31- vjeçarit kanë deklaruar se Shehu njihej si problemtik por disa të tjerë shpehen se kishte probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, për disa banorë të lagjes ai është parë vetëm duke qarkulluar nëpër lagje. 

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
kontrolli te banesa e Gert Shehu

Gert Shehu është arrestuar nga policia, pak pas incidentit të ndodhur ditën e sotme teksa 31- vjeçari ka sulmuar me grusht kreydemokratin Sali Berisha i cili ka rënë përtokë dhe është ngritur me shenjë në fytyrë. Agresori ishte veshur me një bluzë kuq e zi./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Lulzim Basha lë pas të shkuarën, i del në krah kreut të PD: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj Berishës. Kjo ngjarje duhet të hetohet!

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës. Edhe pse në kohët e fundit kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin duke mos i kursyer edhe akuzat, Basha ka kërkuar sot hetimin e plotë të ngjarjes. 

"Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar,"-tha Lulzim Basha.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Dhunimi i kreut të PD-së/ Mediat e huaja pasqyrojnë ngjarjen: Berisha me gjak në fytyrë

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Mediat e huaja kanë pasqyruar dhunën e ushtruar ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e opozitës. 'Reuters', 'Washingon Post', 'Mail Times', 'Apnews', 'Abcnews', 'Todaynews', 'Newsbomb.gr' i ka kushtuar një artikull dhunës së Berishës. Ata shkruajnë se Berisha ishte duke protestuar kundër Qeverisë Rama, në momentin që u dhunua nga një person i rastësishëm. 

'Reuters' shkruanUdhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së. Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërsa Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Berisha kishte gjak në fytyrë, por më vonë duhej të fliste në tubim. Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat.

'Newsbomb.gr' shkruan: Kreu i opozitës Sali Berisha u sulmua nga një kalimtar i cili e goditi me grusht në fytyrë gjatë një demonstrate antiqeveritare.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

1 VITE ME PARE

'Thyhet akulli'! Gazment Bardhi i del në mbrojtje Berishës pas dhunimit: Akt burracak i Edi Ramës, nuk tremb dot askënd!

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dënuar aktin e rëndë që ka ndodhur në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike ditën e sotme. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dhunimi i Berishës është një akt pas të cilit qëndron kryeministri Edi Rama. Bardhi e konsideron të rëndë dhe kërkon që dhunuesit të vihen para drejtësisë. 

"Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit,"- shkruan Bardhi. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

Berisha flet për grushtimin nga selia blu: Kjo ishte protesta e jetës, krimineli Rama bëri gjithçka të mos mbahej

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me dhunimin që iu bë sot në protestën e organizuar paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij nga selia blu, Berisha e konsideroi protestën e jetës këtë të sotme, ndërkohë që shtoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka që të mos mbahej. Berisha e konsideroi Ramën kryekriminel dhe shtoi se kreu i qeverisë i ka bërë Shqipërisë atë që nuk i ka bërë asnjë pushtues i huaj. 

"Ka qenë kryeprotesta e jetës. Ne faktuam që askush në botë nuk na mposht, nuk ka forcë që të na ndalojë, faktuam që në çdo rast ne mbetemi të pamposhtuar ndaj dhe të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi trimërie, të vazhdojmë....të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në të gjithë historinë. Atë që Rama po bën me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen e një armiku të tyre. Protestat, se çfarë mund të bëjmë ne faktuan sot se beteja të mëdha na presin përpara, do fitojmë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

1 VITE ME PARE

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar e skandalizuar pas dhunimit të kryedemokratit Sali Berisha në protestë. Zëdhënësi i ambasadës së SHBA-ve thotë në një prononcim për Euronews se presin që autoritetet ta hetojnë ngjarjen. 

"SHBA reagon për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Nje zedhenes i ambasades se SHBA deklaroi: U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj nje anetari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojne plotesisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirine e fjales ne perputhje me ligjin,"- tha zëdhënësi. 

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

 

 

 

1 VITE ME PARE

Goditja e Berishës në protestë, vjen reagimi i parë nga Qeveria, Balluku: Shpresojmë të jetë mirë

Berisha qëllohet me grusht në fytyrë, reagojnë edhe
Belinda Balluku

TIRANË- Reagon Qeveria për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pasi përfundoi konferencën për Marrëveshjen Roaming nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të shërbimit roaming me vendet e Bashkimit Europian, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u pyet nga gazetarët për atë që i ndodhi Berishës. 

Balluku bëri të ditur se nuk dinte asgjë për atë që kishte ndodhur pasi ishte në samit, mirëpo shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet.

'Lideri i opozitës është gjakosur, Nuk kam informacion, kam qënë në marrëveshje. Aktet e dhunës nuk janë të mira, shpresoj që Berisha të jetë mirë me shëndet.'- tha Balluku. 

Ditën e sotme, në protestën e opozitës, një qytetar goditi me grusht kryedemokratin, Sali Berisha. Më pas, truprojat e Berishës, kapën dhe dhunuan agresorin. Ky i fundit është marrë nga policia, ndërsa Berisha vijon pa ndërprerje protestën. 

sali berisha edi rama protesta e opozites 6 dhjetor 2022 dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?