LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem! Mandatet u rrëmbyen nga burgjet, Shkodrën e morën bandat

• Kryedemokrati Sali Berisha nuk do të dorëhiqet. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se zgjedhjet janë të vjedhura nga kryeministri Edi Rama dhe bandit që e mbështetën atë, gjë që sipas tij e kanë vërtetuar dhe ndërkombëtarët. • Kreu i PD-së tha se do t’i nënshtrohet votëbesimit dhe se të gjithë bashkë si koalicion do të marrin një vendim. Berisha shtoi se po përpilojnë një raport në të vilin do të paraqesin të gjitha faktet që sipas tij tregojnë se vota është blerë. • Ai përmendi Shkodrën dhe tha se për fitoren e Benet Becit kanë punuar tre palë: Tom Doshi, fisi Bajri dhe Pëllumb Gjoka. Sipas Berishës, Rama ka nxjerrë të dënuarit nga burgu me marrëveshje në mënyrë që të arrinte të merrte dhe Bashkinë e Shkodrës.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Mandatet u rrëmbyen! Burgjet u mbushëm qëllimisht me persona që votonin kundër kandidatëve tanë

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruars e në shumë vende, mandat e Opozitës janë vjedhur përmes votave të të burgosurve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se konkretisht në Rrogozhinë e Dumre janë transferuar të dënuar që nuk kanë lidhje me zonat në mënyrë që të votonin kundër kandidatëve të Opozitës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Janë disa mandate që janë rrëmbyer. Në Rrogozhinë e vodhën mandatin, në burg votuan ata që s'kishin lidhje me Rrogozhinën, sollën të burgosur që nuk kishin lidhje me vendin që të votonin kundër kandidatit tonë. Edhe në Dumre ndodhu e njëjta gjë. Kjo është e vërteta.

3 VITE ME PARE

Nuk tërhiqet, por a e respekton statutin? Berisha e thotë me plot gojë: 100%, s'ka diskutim!

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve tha se statuti do të respektohet pa asnjë lloj ekuioku.

Pyetja; Ju thatë se nuk tërhiqeni, a do respektoni statutin?

Berisha: Po 100%, s'ka diskutim. Statusi do respektohet, kjo nuk ka diskutim. Statuti do respektohet pa asnjë lloj ekuivoku. Ne i qëndrojmë të pathyeshëm në respektin e shtetit ligjor brenda partisë, ajo është kushtetuta jonë, do ta respektojmë”

3 VITE ME PARE

Ulja e numrit të votuesve/ Berisha: Rama zbrazi Shqipërinë, rinia iku në emigracion

 

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

 

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se rënia e numrit të votuesve është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama është përgjegjësi që nga Shqipëria janë larguar një pjesë e madhe e të rinjve, nën moshën 30 vjeç. Kjo gjë, sipas tij, ka sjellë dhe rënien e numrit të të votuesve më 14 maj. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Akuzat mund të jenë të gjitha të vertëta, por nuk thuhen për herë të parë, ju i vini vetes ndonjë faj apo përgjegjësi? Janë 240 mijë votues më pak nga viti 2021 dhe janë rinia që nuk kanë dalë të votojnë

Sali Berisha: Sepse Edi Rama ka përzënë rininë nga Shqipëria, sipas Eurostat, 80% e shquptarëve që kanë ikur janë nën 30 vjeç. Cila është përgjegjësua e Sali Berishës? Berisha ka qenë kryeminustër dhe kur ka ikur e ka lënë Shqipërinë në shtim progresiv. Përgjegjësinë duhet të dimë ta vendosim ku qendron. Ajo që thatë ju është një tregues shumë i rëndë për Edi Ramën që ka përzënë rininë nga Shqipëria. E kam thënë gjithnjë dhe e them, e kam faktuar në vendimet më madhore rezultatin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm por asgjë s'më mposht mua. Le të thotë kush në mbarë vendin se Sali Berisha dhe Opozita...kemi bërë fushatë model, në vlerësimin tim. Unë dhe kanidatët tanë. Qëllimi ishtë të na asgjësonin pa marrë pjesë në zgjedhje. Sepse bandat pushtojnë, janë të fotografuara dhe të filmuara, i hedhin krahun në qafë çdo votuesi që futet të votojë dhe e nxjerrin. Ky squhet votum, quhet batërdi. Ka shumë që fajësojnë Opozitën, por Opozita nuk ra në kurthin e Ramës, në u treguan qytetarëve se si po vidhet vota e tyre. Hymë pa komisuinerë dhe pa numërues. Kujt u takonin numëruesit? T'jua jap me emër e mbiemër? Kjo prapë nuk ishte motiv që të braktisnim numërimin, qëndruam aty. Shikoni pak në Tiranë se çfarë hajni janë në qendrat e numërimit, çfarë turpi. Të gjithë kanë intimiduar zgjedhësit. Ne do të marrim çdo vendim ndaj tij, por shqiptarët, shqiptarët, i ftpj që gjënë e fundit që duhet të mendojnë është të heqin dorë nga përpjekja për të manipuluar votën e lirë të shquptarëve. U përpoqën gazetarët t'i tërhiqnin, përfaqësuesi tha ata janë punët tuaja. Ai i PE-së tha se Shqipëria është e rëndësishme.

vijon....

3 VITE ME PARE

Do pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Berisha: Ishte procesi më i shëmtuar në historinë e vendit! PD dhe koalicioni do marrin VENDIME

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike dhe koalicioni 'Bashkë Fitojnë' do mblidhen e do marrin disa vendime. Kështu deklaroi ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratik Sali Berisha, i cili tha se i gjithë procesi i zgjedhjeve ishte i shëmtuar. Më tej, ai shtoi se opozita qëndroi e fortë para presioneve të mazhorancës.

Pyetja- Ju i cilësuat zgjedhjet 'maskaradë', thatë se faktet kanë gjetur konstatime. A do e njihni rezultatin e zgjedhjeve?

Berisha- Unë po flas qartë se kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit. Një proces ku shqiptarët nuk votuan të lirë, u bënë presione dhe mbi bazën e kësaj PD dhe koalicioni do marrë vendime, të gjitha vendimet. Nuk mundet populli opozitar. Një gjë u faktua, sic e patë, përkundrejt kësaj stihie, të hapur, për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm, dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në cdo përpjekje, përvec se blerje votësh me 300 euro, kur operatori votonte për zgjedhësin, e shoqëronte, etj, etj. Këto ne i kemi të gjitha këto të dokumentara. 

3 VITE ME PARE

Nuk dorëhiqet! Berisha: Kush mendon se tërhiqem para krimit, sheh veshin e tij pa pasqyrë. Në Shkodër i hodhën dhjetëra mijëra euro

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet edhe pasi në zgjedhjet lokale të 14 majit, humbi Bashkinë e Shkodrës. Në një konferencë me gazetarët, pasi është vulosur rezultati në 61 bashkitë, Berisha tha se vota në Shkodër është blerë nga krimi. Ai u shpreh se në kryeqendrën e veriut, janë shpërndarë dhjetëra milionë euro për të blerë vota për kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjia ime për ju.

3 VITE ME PARE

"Kemi në dispozicion qindra fakte dhe dokumente'/ DENONCON Berisha: Rama ndërhyri në fushatë, do paraqesim raport serioz

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama ndërhyri në zgjedhje. Në një dalje për mediat, Berisha bëri të ditur se koalicioni dhe PD do të paraqesin një raport për të gjitha shkeljet që u konstatuan në procesin e zgjedhjeve.

"Kishte pabarazi, dhuna dhe terrori ndaj eksponentëve të opozitës, është përdorur deri në pengmarrjen e ttyre, të gjitha këto kanë 2 konkluzione; Rama është armik i egër i votës së Shqiptrarëve, janë një kushtrim përball popullit opozitar, për cdo shqiptar që beson se shteti ligjor se barazia para ligjit se liritë dhe të drejtat e qytetarit, funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. 

PD ka në disponim me qindra fakte dokumenta me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ka me dhjetra padi në organet që janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri.

Kësaj shëmtire elektorale, opozita do i përgjigjet me një mënyrë shumë të fuqishme, ne nuk do heqim dorë kurrë."

3 VITE ME PARE

Humbi në zgjedhje! Berisha: Trinomi 'Rama-Doshi-Brava' ishte shëmtia më e madhe në këtë proces zgjedhor

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se procesi i zgjedhjeve ishte i shëmtuar. Në një dalje për mediat, kryedemokrati tha se trinomi 'Rama-Doshi-Brava' ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.

'Në këtë kontekst, populli opozitar pa në dritën e diellit, përpjekjen e narkoshtetit për pjesmarrjen në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin por kaloi në aktin më absurd të mohimit të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin, nuk lejoi rregjistrimin. Aleancë krimi, në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor."- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

"Nga blerja e votës deri në presionet e administratës", Berisha: Rama ndryshoi në mënyrë antiligjore rezultatin e votimit!

Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: S'dorëhiqem!
Sali Berisha

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncon PS për rezultatin e zgjedhjeve, ku thekson se ka mbizotëruar blerja e votave dhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të “Bashkë Fitojmë”. Sipas tij, ky ishte një akt tjetër pabarazie.

Berisha vlerëson raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, ku sipas tij, dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion. 

"Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë.
Me këtë rast, unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit".

Berisha shtoi më tej se raporti i OSBE/ODIHR, ndonënëse është paraprak dëshmon për problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, nga blerja e votës deri në presionet e administratës. Ai nënvizoi më tej se kryeministri Rama falë presioneve ndryshoi në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore vullnetin e shqiptarëve.

"Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve shqiptarë nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit.

Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjioze të vëzhgimit të zgjedhjeve në Europë, OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian, dështuan.
Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua, iu qëmtua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit, përpjekjen e narkoshtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo, jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe Kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet, dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë. Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit", tha Berisha.

 

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet