LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON deklaratat e Ahmetajt: Ka mëkatuar, por pa Ramën s'bëhej! Do nxjerr origjinën e dokumenteve

• Sali Berisha vijon akuzat ndaj ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, Dorian Duçkës dhe Agron Nezës. Kësaj here pretendoi se një nga biznesmenët, të cilit i ishte vendosur "gjobë" ishte Ylli Ndroqi. • Por më shumë kohë i dha intervistës së djeshme të Arben Ahmetajt. • Kryedemokrati tha se Ahmetaj i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama, ndërsa premtoi se do të nxirrte kush i dha gazetarit Adriatik Doçit dokumentat e dhomave të hoteleve ku pretendohet se ka ndenjur ish-zv.kryeministri. • Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu shtoi se Arben Ahmetaj ia numëroi aty ku e meritonte Veliajt, pasi sipas tij Ahmetaj nuk kishte firmosur për inceneratorin e Elbasanit, por përgjegjësi ishte Veliaj. • Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes LZHK-së dhe Bindjes Demokratike, duke u shprehur se donin që të provonin veten në zgjedhje, ndërsa PDIU-në e cilësoi si një zonë gri.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aleatët e braktisën, Berisha: PDIU është në ‘zonën gri’, nuk e di a do vijë në koalicion me ne

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes  Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindjes Demokratike, duke thënë se kanë dashur të provojnë veten në zgjedhje. Sa i përket PDIU, Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me Berishën.

"Nuk besoj se kanë zgjedhur një kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Pothuajse çdo forcë politike përpiqet të provojë veten në këshilltarë. Do të dijë rekordin e vet elektoral. Ato i dinë sepse kanë garuar të dyja, por tani së bashku mendojnë besoj se mund t’iu rritet. PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkon. Nuk mund të them se do vijë nga PD apo nga PS,”- tha Berisha.

Ndërsa i bindur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë, Berisha iu përgjigj akuzave që Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit Zhukri, duke thënë se është korruptuar.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon. Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij,”-shtoi Berisha.

3 VITE ME PARE

"E di unë"/ Berisha: Rama është personi më i vështirë për të folur, ai s'ta lëshon telefonin! 

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar "vesin" e kryeministrit Edi Rama për të folur në telefon. Teksa komentonte dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, Berisha tha se të gjithë e konsiderojnë si ‘shtrigë’ të dashurën e ishzyrtarit të lartë të FBI, Allison Guerrero, por sipas tij, ajo është patriote e vërtetë.

“Tani shërbëtorë të Ramës në media thonë se shtriga botërore sipas tyre është një zonjë patriote e vërtetë e vendit të vet. Ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigal dhe ajo ishte e mërzitur. Njeriu më i vështirë për të folur në telefon është Edi Rama. Unë s’kam folur asnjëherë por nuk e lëshon telefonin, të mban dy orë në telefon. Ajo ishte e mërzitur sepse ai fliste gjithë ditën me Kryeministrin dhe ajo mërzitej,”- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Nëse nuk e tregon, unë do të nxjerr faktet se kush ia dha Doçit dokumentet për Ahmetajn

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë me dije se kush i ka bërë publike dokumentet për faturat e paguara të hoteleve për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij, Berisha tha e gjitha është betejë persona dhe e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Ahmetajt. 

"Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë. Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt. Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj. Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot. Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu. Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë. Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denoncojmë!,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Mos bëj gjykatësin'/ Berisha "ç'kodon" deklaratën e Arben Ahmetajt: Është mëkatar, por ka të drejtë, qeverinë mund ta lëvizë vetëm kryeministri

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se intervista e dhënë në mediat e Arben Ahmetajt ishte një mesazh për kryeministrin Edi Rama, duke e ç'koduar kuptimin e fjalëve të përdorura nga ish-zv.kryeministri. Në fjalën e tij, në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha tha se Ahmetaj la të kuptohet se në lidhje me aferën e inceneratorëve, disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Ramës në këtë aferë.

"Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ka të drejtë. Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria. Përveç kryeministrit, askush tjetër nuk mund të lëvizë zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 17 dokumente të firmosura nga zyrtarët në një ditë. Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën. Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë u them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën. Mos bëj gjykatësin, i tha Ramës. Ai zgjodhi këtë argument, në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se përgjegjësia absolute, përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ka të drejtë. Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria. Përveç kryeministrit, askush tjetër nuk mund të lëvizë zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 17 dokumente të firmosura nga zyrtarët në një ditë. Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën. Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë u them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën. Mos bëj gjykatësin, i tha Ramës. Ai zgjodhi këtë argument, në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë, për të cilën institucioni kombëtar i specializuar i thotë se është e paligjshme. Një kryeministër i firmos vetëm kur e ka firmën e vet. Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit. Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës. Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë. Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur. Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën. Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët. Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë. Prandaj e tha ai, ndiqni paratë. E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?

3 VITE ME PARE

Presioni me McGonigal/ Deklarata e Berishës: Dorian Duçka dhe Agron Neza shantazhuan Ylli Ndroqin, i denoncoi në Amerikë!

'Rri kryeministër, mos u bëj gjyqtar'/ Berisha SKANON
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një tjetër biznesmen që sipas tij kishte rënë në "grackën" e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Në konferencën e tij për mediat, Berisha tregoi se si Dorian Duçka dhe Agron Neza i kanë kërkuar biznesmenit dhe pronarit të medias “Ora News”, Ylli Ndroqit para për ta hequr nga lista e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por sipas Berishës, kërkesa është refuzuar nga Ndroqi i cili më pas sipas Berishës ky i fundit i ka denoncuar edhe pranë autoriteteve amerikane.

"Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi. Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës. Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës. Unë e përgëzoj Ylli Ndroqin për qëndrimin e tij të guximshëm dhe burrëror ndaj këtyre mafiozëve, por e përgëzoj edhe për vendimin që mori, pasi unë natyrisht pa autorizimin e tij publik, nuk e bëja, për ta bërë publike këtë ngjarje të shëmtuar në restorantin Padam. SKAP-i i partisë fut kokën nën jorgan. Nuk ka qëndrime më të turpshme se këto. Gjobëvnës që qarkullojnë me lejen dhe autorizimin e kryeministrit. Për SKAP-in, asgjë nuk ka ndodhur,"-tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 24 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet