Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme para durrsakëve kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën. • Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama po bën gjithçka për t’i larguar qytetarët nga Shqipëria. •Kryedemokrati tha se Cara do të sjellë ndryshimin dhe do t’ua kthejë bashkinë qytetarëve. •Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se më 14 maj Durrësi do t’i kthehet qytetarëve. • Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia qeverisë Rama. •Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Durrës, Igli Cara kërkoi votën e qytetarëve durrsakë, me premtimin për t’ja kthyer këtë institucion ‘pronarëve të vërtetë’.
4 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Vangjush Dakos dhe Ardian Çelës, të cilat i ka quajtur “dyshja më mafioze në Shqipëri e Ballkan”. Berisha deklaroi se ata janë “mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri”. Ndërsa i bëri thirrje Vangjush Dakos “durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal”.
“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to.
Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo. Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës"
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Cara i ka të gjitha potencialet e mëdha të këtij rrethi të bekuar do t’i shndërrojë në shërbime për qytetarët e tij. Berisha i ftoi të gjithë të votojnë ndryshimin, duke votuar Carën.
“Mesazhi juaj në këtë ditë të shenjtë dy herë, ditë Ramazani, por edhe prag i pashkëve është një mesazh që tejkalon Durrësin dhe pushton mbarë Shqipërinë. Është një mesazh fantastik, është një mesazh historik. Mesazhi juaj është mesazhi i ndryshimit të Durrësit. Mesazhi juaj është për mbarë shqiptarët, ndryshimi i Shqipërisë, mesazhi juaj është mesazhi i pashuar i shpresës te shqiptarët. Qytetarë të Durrësit ne sot jemi këtu për idealet tona të lirisë. Jemi sot këtu për idealet më fisnike të njeriut, për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, kandidatin e vullnetit tuaj, qytetarin shembullor, intelektualin e shkëlqyer, politikanin e urtë, të vendosur, njeriun që sintezën në një virtytet morale më të mira tuajat, dashurinë e pakufishme për durrsakët, për Durrësin, plazhet, fshatrat, qytezat. Është nderi madh për mua të paraqes para jush Igli Carën, me bindjen më të thellë se Igli Cara me besimin tuaj, me votën tuaj, me mbështetjen tuaj do të dëshmohet një shërbëtor i përulur para jush, një drejtues, zyrtar i përkushtuar para qytetarëve të Durrësit. Igli Cara me mbështetjen tuaj do ndryshojë Durrësin dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë. Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij rrethi të bekuar do t’i shndërrojë në shërbime për qytetarët e tij. Më 14 maj ju me Igli Carën në një mision historik do rivendosni në Durrës pluralizmin. Më 14 maj ju me Igli Carën do t’i thoni ndal së keqes. Mençuria e durrsakëve fton çdo qytetar të votojë ndryshimin”, tha Berisha.
Ai theksoi se Rama po bën gjithçka t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria dhe se të rinjtë durrsakë që mund të ishin të punësuar në turizmin e qytetit të tyre janë larguar në emigracion.
“Një fjalë e urtë popullore thotë, e keqja nuk ka fund, nuk ka të vërtetë më të hidhur se sa kjo. E keqja nuk ka fund vetëm atëherë kur burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e mirë qëndrojnë indiferentë ndaj saj.
Kam bindjen se më 14 maj ju do votoni për ndryshimin e Durrësit, ndryshimin e Shqipërisë. Durrsakët të cilët kanë të regjistruar në memorie çdo muaj, çdo vit të kohërave të Durrësit kam bindjen se në memorien e tyre shfaqen si në filma kohërat kur plazhi juaj vlerësohej dhe cilësohej më i bukuri në Europë. Kjo nuk është një ekzagjerim, por një realitet. Çfarë ndodhi në 23 vite? Në 23 vite plazhi pothuajse u asgjësua, bukuria e plazhit të Durrësit u asgjësua, u betonizua. Çfarë ndodhi në 23 vite janë ndërtuar me qindra e qindra pallate. A është ndërtuar një hotel tjetër i dytë si ai që trashëgohet nga diktatura, asnjë. Jo se nuk janë shpenzuar para, por si ka mundësi të mbetet një relikë në kohërat më moderne, në kohërat e një vrulli të këtij qyteti, të mos ketë një të dytë si ai. Babëzia nuk lejoi, sepse duhej të ndërtohej në çdo moment beton. Më 14 maj të votojmë Igli Carën. Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore, me brigjet, tokat, kodrinat, nuk ka një bukuri më përrallore se ç’është Durrësi dhe përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës. Në vend se të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë e shërbejnë në vende të tjera. Po largohen për shkak një politike gjenocidiale. Edi Rama po bën gjithçka t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria”, tha Berisha.
DURRËS- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka marrë fjalën në takimin elektoral që po zhvillohet në Durrës me praninë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përpara qytetarëve të Durrësit, Igli Cara përmblodhi premtimet bazë të tij si kryebashkiak.
Ai u shpreh se do bëjë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.
"Të gjithë biem dakord që zgjedhjet e 14 Majit kanë rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Durrësit dhe të Shqipërisë. Të gjithë biem dakord që eksodi i viteve 90, shpopullimi i vendit në këto vite të fundit nuk janë e njejta gjë, të gjithë e dimë që fëmijët tanë po ikin dhe duan të ikin. Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor. Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare.
Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie. Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme. Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim! Integrimi i zonave të reja urbane dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukturë"
DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se më 14 maj Durrësi do t’i kthehet qytetarëve. Ai mori pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara. Kreu i 'PL' u shpreh se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia qeverisë Rama.
“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju.
Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 ka paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi. Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën. Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numër”, ka thënë Meta.