LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi pushimin se u tmerrua, Olsi është ‘mburoja’ e Amant Josifit

• Kryefjala e çdo takimi të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha është protesta e paralajmëruar e 6 dhjetorit, në ditën kur në Tiranë, ‘zbarkojnë’ dhe liderët e Bashkimit Evropian. Edhe sot, në takimet me demokratët e Tiranës, Berisha është shprehur se qëllimi i protestës së 6 dhjetorit është për të prezantuar Shqipërinë në sytë e Evropës. Ai tha se pjesëmarrja në protestën e 6 dhjetorit është detyrim për të gjithë demokratët dhe se nëse nuk dalin në shesh për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, do të meritojnë gjithçka që u bën kryeministri Edi Rama. • Berisha është shprehur se dita e pushimit që ishte vendosur për administratën më 6 dhejtor, është anuluar nga kryeministri Edi Rama, në mënyrë që punonjësit e administratës të mos dalin të protestojnë me Partinë Demokratike. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se ka shkelur çdo ligj me Portin e Durrësit. Kreu i PD-së u shpreh se Rama kërkon të lumturojë veten dhe klientët e tij dhe se së bashku me një arab kanë përvetësuar 200 hektarë tokë me vlerë 3 mld euro. • Ai ka denoncuar call-centerat që veprojnë në Shqipëri që sipas tij përdoren për mashtrimin e qytetarëve evropianë. Berisha tha se biznesmeni Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga Spanja 'mbrohet' nga Olsi Rama dhe të gjithë bashkë mashtrojnë qytetarët e Evropës. Berisha ka folur për procesin gjyqësor për njohjen e statutit të Partisë Demokratike. Sipas tij, Rama ka urdhëruar gjykatën që ta mbajë pezull këtë process për të “eleminuar” këtë forcë politike.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Votuan natën si robotër buxhetin që duan ta vjedhin. Në 8 muaj grabitën 122 miliardë lekë

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si grabitje të buxhetit, votimin e tij pas mesnate në Kuvend. Në fjalën e tij me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se Opozita bëri 23 amendamente si dhe propozoi një buxhet që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetarëve, por nuk u mor parasysh. Kreu i PD-së tha se amendamentet, nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë.

Fjala e Berishës:

Ju nuk e ndoqët dot buxhetin e lanë natën që të mos e ndiqnit dot. Por ai ishte buxheti i hajdutëve. Ua thashë, hajdeni të bëjmë buxhet për qytetarët, që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetavëre. Jo buxhet hajdutësh. Opozita bëri 23 amendamente, të gjitha anti krizë. A po vuajnë shqiptarët sot, po vuajnë. Po blejnë bukën, qumështin, djathin, vajin, 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së dhe këto janë dhëna statistikore të INSTAT. Blejnë naftën si në Zvicër dhe Gjermani. Pra a janë në një siklet ekonomik. Po janë të gjithë. Atëherë hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që ti çlirojmë. Dhe propozuam 230 milionë, 100 milionë më pak se po vjedhin me rrugën, jo në asnjë mënyrë dhe votuan njëri pas tjetrit, sikur të ishin robotër, njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore, njerëz që nuk mendojnë për të sëmurë, as për të rinj, fëmijë, shkollë, për asgjë, përveç vetes dhe privilegjeve si deputetë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet. Amendamentet nëse do të miratoheshin jepnin një lehtësim serioz të problemeve ekonomike, pasi ulnin TVSH e ushqimeve, përgjysmonin aksizën, hiqnin taksën 23% për profesionet e lira, pra ishte një paketë tërësisht anti krizë. Pse u ndërmor ajo, të ju them unë ju. Në pamje të parë, dikush mund të thotë që ju ua prishnit buxhetin me të. Por jo, përkundrazi, absolutisht nuk bëhej asgjë tjetër, veç se buxheti kthehej nga një magazinë për ta vjedhur qeveritarët paratë, kthehej në dobi të qytetarëve. Sipas KLSH-së, këta kanë vjedhur dhe shpërdoruar, 122 miliardë lekë në 8 muaj. Kanë vjedhur 1.1 miliardë euro në 8 muaj. Dhe ju garantoj se janë më shumë. Disa gjëra që janë të vërteta në atë listën nuk ishte përfshirë. Vetëm naftë këta vjedhin minimumi 250 mijë ton. Pra i hodhën poshtë të gjitha. Kjo e rrogave ishte 15-16% e atyre që vjedhin, të gjitha të marra së bashku ishin 51% e 122 miliardë lekëve që kanë vjedhur në 8 muaj. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm babëzia e papërmbajtur për të vjedhur sa më shumë. Nuk ngopen.

2 MUAJ ME PARE

Qytetari në takim me Berishën: Të çohen burgjet e të përmbyset vendi, i kam dy njerëz të dënuar për vrasje, ja vdekje ja liri

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sokol Nikleka

TIRANË- Një qytetar i identifikuar si Sokol Nikleka ka propzuar që revolta në Shqipëri të nis nga burgjet. I pranishëm në takimin me kryedemokratin Sali Berisha, Mikleka tha se nëse burgjet bëjnë revoltë, qeveria mund të përmbyset. Ai tha se protestat duhet të jenë më të fuqishme dhe pa hapa pas. Qytetari përmendi dhe faktin që dy nga familjarët e tij, i ka ende në burg, të dënuar për vrasje. 

"Përshëndetje doktor Berisha, jam Sokol Nikleka nga Nikaj Mërturi. Dua të flas për kërkesat e këtij populli. Të gjitha zgjidhen me revolucion, o vdekje, o liri. Nuk karrugë tjetër. Unë i kam ndjekur protestat, shko atje, kthehu. Do ikim thote Luli. Ku me shku mer, njerëzit vijnë nga rrethet. Protestat duhet të bëhen të fuqishme, duhet të çohen burgjet në këmb, me u çu burgjet përmbysin vendin, thonë nuk bëjnë zë burgjet, por bëjnë. Unë e kam provuar, i kam njerëzit hala në burg për vrasje, i kam dy,"- tha qytetari. 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Protesta është detyrim madhor, kush nuk del në shesh, meriton gjithçka që bën Rama!

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pjesëmarrja në protestën e 6 dhjetorit është detyrim për të gjithë demokratët. Në takimin me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se nëse nuk dalin në shesh për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, do të meritojnë gjithçka që u bën kryeministri Edi Rama. Ai tha se protestën e 6 dhjetorit duhet ta kuptojnë si një mision për të përfaqësuar vlerat, idealet, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara të shqiptarëve.

Fjala e Berishës: 

Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh, nëse në datën 6 nuk do të jemi të gjithë në shesh, për të mbrojtur të drejt tona dhe për të paraqitur realitetin shqiptar, një realitet krejt tjetër nga ai që e paraqet propaganda e Edi Ramës, nga ai që paraqesin lobistët e Edi Ramës, të cilët duke përdorur dhjetëra milionë euro të taksave tuaja, korruptojnë kudo në vendet e tjera, qëndrime, deklarata që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar. Ndaj dhe protestën në datën 6, duket ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona, idealet që kemi, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara, që ky regjim me padrejtësitë e tij, iu imponojë qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, popullit opozitar.
Këtë protestë, duhet ta konsiderojmë një detyrim madhor, për ata qindra e mijëra të rinj të cilët u larguan nga ne, nga vatrat, familjet e tyre, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk u ofronte atyre në këto kushte në këtë regjim, ato kushte dhe mundësi që u takonin për të shkritë energjitë e tyre dhe për të ndërtuar jetën në vend. Në këtë kontekst, kjo është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha në njësinë 11: Protesta e 6 dhjetorit është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se më datë 6 dhjetor do të tregojnë forcën e një partie politike të vokacionit perëndimor që integroi Shqipërinë në NATO. I pranishëm në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha tha se misioni i Partisë Demokratike është që t'i paraqesin Europës dhe botës të vërtetën e Shqipërinë reale, që sipas tij është e mbuluar nga të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Takohemi së bashku ne një moment, jashtëzakonisht të rëndësishëm për PD, opozitën shqiptare dhe Shqipërinë.
Takohemi së bashku në prag të një samiti të një rëndësie të jashtëzakonshme që mbahet në Tiranë në të cilin vijnë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që vijnë në këtë samit. Njëri prej tyre, duhet të themi të vërtetën është përfaqësuesi më i zi i mafias shqiptare dhe ndërkombëtare, e për fat të keq ky është përfaqësuesi i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndaj dhe ne, forcë politike e vokacionit perëndimor, forcë politike e cila integroi Shqipërinë në NATO dhe bëri hapa të jashtëzakonshëm në integrimin Europian, në datën 6 dhjetor, ditën e samitit do të jemi në protestën tonë më të fuqishme që kemi bë ndonjëherë. Protesta jonë, nuk ka asnjë shenjë proteste përveç se mikpritje ndaj liderëve të BE-së. Por duhet të jemi të vërtetë, protesta jonë ka të bëjë me një armik të vlerave evropiane në Shqipëri, i cili për fat të keq, duke grabitur votën e shqiptarëve, përfaqëson shqiptarët në atë samit dhe ky është Edi Rama. Ne dalim në atë protestë, me misionin për ti paraqitur Europës dhe botës se aty janë të paktën 1 mijë gazetarë, të vërtetën, apo Shqipërinë reale, të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës. Të regjimit të Ramës, i cili duke grabitur votën e qytetarëve dhe aspak me meritë, duke shndërruar shtetin e tërë në një makineri elektorale, duke përdorur miliona narkoeuro për të blerë votën, duke përdorur banda dhe rivendosur sistemin e patronazhistëve që në segmente të caktuara ka funksionuar identik si terroristë të kuq, ai ka grabitur votat e shqiptarëve dhe ulet së bashku me liderët të zgjedhur me votën e lirë të popujve të tyre. Në këtë kontekst protesta jonë është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane dhe kundër një armiku të vlerave Europiane në Shqipëri, që është Edi Rama.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata do të derdheshin në shesh

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se dita e pushimit që ishte vendosur për administratën më 6 dhejtor, është anuluar nga kryeministri Edi Rama. Në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha tha se Rama e ka bërë këtë gjë që punonjësit e administratës të mos dalin të protestojnë me Partinë Demokratike. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6. Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.
Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.
Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist. Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçi. Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty. E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Call-centerat e këshilltarit të ministres Xhaçka zhvasin qytetarët evropianë, pastrojnë paratë e karteleve të Ekuadorit

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar call-centerat që veprojnë në Shqipëri që sipas tij përdoren për mashtrimin e qytetarëve evropianë. Në takimin e tij me qytetarët e Tiranës, Berisha tha se biznesmeni Amant Josifi, i shoallur në kërkim nga Spanja 'mbrohet' nga Olsi Rama dhe të gjithë bashkë mashtrijnë qytetarët e Evropës. Paratë, sipas Berishës, merren si bitcoin, por përdoren më pas për të pastruar lektë e karteleve të drogës që veprojnë në Amerikën Latine. Rrjeti, shtoi kreu i PD-së, bën që të njëjta para të shkojnë drejt Dubait dhe të përkthehen në apartamente në Shqipëri. 

Fjala e Berishës:

Ne duhet të dalim në 6 dhjetor, pasi jemi shndërruar në njerëz të varkave, pasi jemi njerëz të vjedhur, prandaj jemi të varfër dhe prandaj po iki. Kjo është e vërteta, sepse tokë më të pasur se kjo tokë nuk ka. Sepse kur kryeministri merr plaçkë portin mijëravjeçarë, këtë nuk e ka bërë asnjë kolonizator, por ky do të ndërtojë Dubain e tij. Kam 2 javë që denoncoj një vjedhje të jashtëzakonshme që u bëjnë europianëve. Në një aspekt protesta jonë ndaj këtij regjimi është për të gjithë shqiptarët e ndershëm. Çfarë bëjnë këta. Me call centerat e këshilltarit të Olta Xhaçkës, të ministres strategjike ftojnë qytetarët Europianë që blini bitcoin, vendoseni në këtë aplikacion dhe ne do të ua konsiderojmë 25% më shumë. Ka njerëz që besojnë dhe blejnë bitcoin, e vendosin në aplikacion dhe besojnë se e kanë aty, por nuk e kanë kurrë më. Të gjithë këto call centera të patronuar nga Olsi Rama. Punonjësve u thonin mos u shqetësoni se qeveria nuk ju ngacmon. Dhe më pas bitcoin përfundonte në kuletën dixhitale të mafias që organizon këtë. E pastaj ku? Kthehej në para kesh me paratë e pista që sillnin nga kartelet e Ekuadorit, Meksikës dhe të gjitha bandat e kokainës dhe pjesa tjetër që nuk kthehej, përfundonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E shihni se në çfarë cikli, këta pasuroheshin me të gjitha mënyrat. Me ato para duan të shesin apartamentet e Dubait këtyre, për qytetarët votonin amendament për amendament sikur nuk kishte fëmijë, të sëmurë, prindër, të gjithë votonin kundër.
Edhe ne të votojmë në datën 6 në prani të të gjithë Europës kundër kësaj qeverie që plaçkit e vjedh popullin e vet.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Liderëve të BE-së do ju tregojmë Shqipërinë e vërtetë, do dalim në shesh për tu provuar miliona euro lobingje

Berisha: Më 6 dhjetor shpalosim të zezat e Ramës para BE, anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se qëllimi i protestës së 6 dhjetorit është për të prezantuar Shqipërinë në sytë e Evropës. I pranishëm në një takim me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se me ardhjen e liderëve të BE-së, dalja në shesh është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. 

Fjala e Berishës:

Zhvillimi për herë të parë në këtë formë i primareve në Shqipëri dhe natyrisht nuk mund të ndodhte në një parti tjetër përveç Partisë Demokratike. Problemi i dytë, po i një rëndësie të jashtëzakonshme është protesta, e thirrur për popullin opozitar, demokratët, në datën 6 dhjetor, në një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm, në një ditë që në Tiranë, vijnë dhe mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptare. Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës. Ne dalim në shesh, për tu provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa, mbi 1 mijë gazetarë se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në qindra milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi në tërë historinë e tij. Qëndron një komb, të cilit makineria shtetërore, i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën, i ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron pra një komb, defakto në këtë gjendje që është të ardhme nuk ka, sepse e ardhmja po emigron masivisht. Të rinjtë shqiptarë largohen më shumë se sa të rinjtë sirianë që janë në luftë civile. Përveç kësaj, qytetarët varfërohen, çdo vit e më shumë, ndërkohë qeveritarët pasurohen.

sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë