LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si Ministre, Bardhi: Antikushtetuese. Presidenca: Është funksion i Kryeministrit

• Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar kryeministrit Edi Rama për formimin e qeverisë ditën e sotme. • Përveç dhe si kryeministër, Edi Rama do të jetë dhe përgjegjës dhe për 'Ministren' e tij virtuale, 'Diella'. • Në nenin 2 të dekretit që Begaj i dorëzoi ditën e sotme Ramës, përveç mandatimit si kryeministër, Rama do të jetë përgjegjës për funksionimin e 'Diellës'. • Dekretin e Begajt, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e ka quajtur qesharak dhe antikushtetues. • Ndërkohë që ka nxjerr dhe nenet në Kushtetutën e vendit, ku përcaktohet qartë se kush mund të vendoset Ministër. • Pas reagimeve në media, Presidenca ka dalë me sqarim, duke theksuar se sot është dekretuar vetëm kryeministri Rama dhe se 'Diella' do të jetë në funksion të tij. 

7 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Presidenca: Sot është dekretuar vetëm Kryeministri

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Presidenca

TIRANË- Presidenca ka reaguar ditën e sotme pas dekretimit të Kryeministrit Edi Rama. Me anë të një njoftimi, Presidenca thekson se sot është deklretuar vetëm kryeministri dhe asnjë ministër. Ndërkohë që shton se 'Diella' është funksion që i ka kaluar kryeministrit Rama. 

Reagimi i Presidencës:

Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.

Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene.

10 MUAJ ME PARE

A po shkel Begaj Kushtetutën me dekretin për zgjedhjen e Ministres virtuale 'Diella'?

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Zgjedhja e ministrit virtual 'Diella' ka bërë bujë mediatike që nga dita e djeshme që Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Por sot, ky ministër virtual ka marrë jetë nga Presidenti Bajram Begaj, në dekretin që i dha kryeministrit për të formuar qeverinë e re.

Në dekret theksohet se përgjegjës për krijimin e kësaj ministre është Kryeministri Edi Rama, i cili ka funksion për ngritjen dhe funksionimin e saj. 

Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, shkruhet në dekretin e Begaj.

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Dekreti

Por a mund të zgjidhet ministër një produkt i Inteligjencës Artificiale?

Në kërkimin që Dosja.al, ka bërë në Kushtetutën e vendit, përgjigja është e prerë: Jo. Sipas Kushtetutës, ligjvënës mund të zgjidhet, kushdo person që është mbi 18 vjeç, mendërisht i aftë si dhe me figurë të pastër penale. 

Neni 45 i Kushtetutës: 

1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2.Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Neni 45

Ndërkohë që, neni 103 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përforcon nenin 45, ku theksohet se Ministër mund të zgjidhet kushdo që ka cilësitë për deputet. 

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Neni 103

Por në asnjë nen të Kushtetuës, nuk thuhet se deputet dhe aq më pak ministër, mund të zgjidhet një produkt virtual. Begaj qartazi dhe hapur fare ndodhet në shkelje të Kushtetutës, që është betuar ta respektojë në momentin që ka bërë betimin për të marrë postin e Presidentit./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Begaj dekretoi Ramën/ Bardhi: Qesharak dhe antikushtetues, po shndërrojnë Republikën në palaçollëk

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për formimin e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se dekreti i Begajt për kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", është qesharak dhe antikushtetues. Më tej, Bardhi thekson se Begaj po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është dhe vetë. 

"Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?! Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë," shkruan Bardhi.

10 MUAJ ME PARE

"Diella" në përgjegjësinë e Ramës/ Çfarë thuhet në dekretin që Begaj ia dorëzoi kryeministrit

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Rama dhe Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë përgjegjës dhe për 'Ministren' e tij virtuale, 'Diella'. Në nenin 2 të dekretit që Begaj i dorëzoi ditën e sotme Ramës, përveç mandatimit si kryeministër, Rama do të jetë përgjegjës për funksionimin e 'Diellës'.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”, shkruhet në dekretin e Begaj.

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Dekreti
10 MUAJ ME PARE

Rama merr dekretin nga Begaj, i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Rama dhe Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë mandatin nga Presidenti Bajram Begaj për formimin e qeverisë së re. Gjatë takimit në Presidencë, Rama i ka dhënë Begajt dhe emrat e kabinetit të tij qeveritar, 'Rama 4'. 

Kuvendi do të mblidhet sërish pasditen e sotme në orën 17:00, në mënyrë që deputetët të bëjnë betimin. 

10 MUAJ ME PARE

Rama mbërrin në Presidencë, i dorëzon emrat e kabinetit Presidentit Begaj

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Rama dhe Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë ditën e sotme. Gjatë takimit të shkurtër me Begajn, Rama i dorëzoi atij emrat e kabinetit të ri qeveritar për të marrë dekretimin nga ana e Presidentit.

Më pas, hapet rruga për formimin e qeverisë së re, i cili pas takimit do të miratohet në Kuvend. Kuvendi do të mblidhet sërish pasditen e sotme në orën 17:00, në mënyrë që deputetët të bëjnë betimin. 

10 MUAJ ME PARE

Formimi i qeverisë së re/ Rama pritet të takohet me Begajn

Begaj dekreton Ramën si Kryeministër & 'Diellën' si
Bajram Begaj dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet që të takohet me Presidentin Bajram Begaj. Mësohet se në takim, Begaj do t'i jap zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re. 

Takimi është thjesht një hap formal që i paraprin nisjes së punës nga kabineti i ri qeveritar, i cili pas takimit do të miratohet në Kuvend. 

edi rama gazment bardhi bajram begaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet