LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Kryesia e PD-së, Tabaku refuzon propozimin e Bardhit, s'pranon postin e kryetares së komanduar

•Ditën e sotme deputeti Gazment Bardhi mblodhi kryesinë e PD-së që ai drejton për të vendosur se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. • Mirëpo, duket se propozimi i tij që deputetja Jorida Tabaku të ishte kryetare, s'do zbatohet, pasi ajo nuk e ka pranuar postin. Anëtarët e Kryesisë së PD-së të cilët do votojnë janë: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu.  • Por pavarësisht propozimeve të Bardhit, ka diskutime lidhur me mënyrën sesi duhet të ristrukturohet pas dorëheqjeve të Lulzim Bashës dhe më pas edhe të Enkelejd Alibeajt. • Vetë Bardhi është shprehur i gatshëm që të ulet dhe të diskutojë edhe me kryedemokratin Sali Berisha. • Në takimet e djeshme, deputetët kërkuan që PD të bashkohet dhe të negociohet me PD e Berishës e deri atëherë selia të drejtohet nga Jorida Tabaku dhe vetë Bardhi, ndërsa krerët e degëve thonë se partia nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar madje ai duhet të zgjidhet brenda 15 korrikut. • Ndërsa deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga mbështetësit e Berishës.

3 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Bushati: Demokratëve u duhet një kuvend pajtimi me strategji të re, ti bëhemi krah figurave të reja

Mblidhet Kryesia e PD-së, Tabaku refuzon propozimin e Bardhit,
Helidon Bushati

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se ajo çfarë i shërben më shumë demokratëve eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar, nëpërmjet një kuvendi pajtimi. Në këtë Kuvend është me rëndësi strategjia e komunikimit, duke iu drejtuar çdo opozitari dhe qytetari të këtij vendi. Bushati trumbetoi se është koha për të hedhur një hap pas, për t'u bërë krahë figurave të reja që do të përfaqësojnë PD-së, e që do marrin përgjegjësinë për ta ringritur këtë forcë.

“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhë Partisë Demokratike në këto momente, eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një kuvendi pajtimi, me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë, me të cilën i drejtohemi çdo  demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida qarqesh apo në nivel kombëtar, se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne".

9 MUAJ ME PARE

Mbledhja e kryesisë/ Tabaku refuzon propozimin e Bardhit: Nuk do e drejtoj PD (5 PROPOZIMET)

 

Mblidhet Kryesia e PD-së, Tabaku refuzon propozimin e Bardhit,
Jorida Tabaku

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka refuzuar kërkesën e Gazment Bardhit për postin e kryetares së partisë. Tabaku thekson se ka vendosur që të mos pranojë atë propozim, duke shtuar se do që të jetë deputete, duke i dhënë mundësi demokratëve një proces real, e një mundësi bashkimi.

Po ashtu, ajo parashtron disa propozime:

1. Ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë. Kjo duhet të përfshijë dhe një proces ri-anëtarësimi duke pasur parasysh situatën reale në të cilën ndodhet sot PD. Sot askush nuk e di anëtarësinë reale të Partisë Demokratike, dhe nuk pranoj dot të më thoni që anëtarësia është e plotë.

2. Hapjen e procesit të analizës dhe nisjen e një diskutimi me demokratët se ku dhe çfarë gabuam. E këtu kam fjalën një analizë reale politike me çdo kuti për të kuptuar potencialin e humbur dhe atë që mund të rifitojmë. Gjithashtu për të dhënë mundësi reale bashkimi në bazë përmes një proces reflektimi pasi ne nuk mund të jemi të hapur me disa; po bashkimi me të gjithë ato demokratë që për 10 vite janë lodhur duke qenë humbës, është e pafalshme dhe e padrejtë të përsërisim 6 marsin e 14 majin.

3. Dixhitalizimin dhe modernizimin duke synuar shndërrimin e saj në kapilare nga një forcë politike elektorale që kemi qenë këto vite. Përhapjen e Partisë Demokratike tek të rejat edhe të rinjtë duke rivitalizuar dhe rishikuar përmirësimin e strukturave si ajo e FRPD, LDG edhe jo vetëm.

4. Caktimin e 12 drejtuesve për të 12 qarqet të cilët do të fillojnë punën në terren dhe do të jenë në mbështetje të grupit drejtues të përkohshëm.

5. Rënien dakord me një proces që do të na bëjë nder ne, që të prompvjmë njerëz të vjetër e të rinj me integritet, me meritokraci, pa skema e intriga, dhe do t’i japim kohë reale demokratëve të gjykojnë për të ardhmen.

FJALA E SAJ E PLOTË:

Të nderuar kolegë, anëtarë të kryesisë,

Së pari më lejoni të falenderoj z. Alibeaj për punën dhe ngarkesën që ka mbajtur gjatë vitit të kaluar. Ai ka mbajtur peshë të madhe sulmi, përbaltje që duhet respektuar dhe falenderuar. Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për shumë nga ne dhe situata në Partinë Demokratike ka ndikuar njëkohësisht dhe punën në parlament dhe sidomos në terren. Sherri dhe përplasja nga lartë zbritën në terren duke na dhënë pamje të një përplasje tragjike dhe të turpshme.

Jo vetëm kaq, por për një vit secili nga ne me një hierarki pozicioni dhe vëmendje publiku, pra kush më shumë e kush më pak, u kthye në një shënjestër shpifjeje, përçudnimi, përgojimi dhe poshtërimi vetëm se me vetëdije vendosi të mbajë një qëndrim ndryshe. E gjitha kjo, ndikoi në frymën dhe atmosferën e përgjithshme të një beteje politike produkt i së cilës është kjo situatë që shohim sot.

Kam biseduar dy javët e fundit me kolegë deputetë të grupit parlamentar, ish deputetë e dashamirës të Partisë Demokratike. Ata, janë një pjesë me rëndësi e rrugës që mendoj se duhet të ndjekim. Dhe mendoj kështu pasi në fund të ditës deputeti është një person politik me peshë elektorale që padyshim është një zë i rëndësishëm për t’u dëgjuar. Nga gjithë këto diskutime që kam zhvilluar gjatë këtyre dy javëve të fundit, ajo çka kam kuptuar ka qenë pikërisht dështimi i kësaj force politike për t’u përballur realisht me rezultatin e zgjedhjeve, gjthmonë.

Kur them përballjen, e kam fjalën jo për një kuvend partie që mblidhet dhe ka një tabelë qitje edhe përcakton disa faje që i takojnë përherë kundërshtarit tonë. Por, kam fjalën për një përballje siç edhe i takon një force politike me votën e qytetarëve në çdo kuti dhe pse jo me strategjinë e ndjekur.

Kjo, gjykoj na ka hedhur tej paaftësinë tonë për të ndryshuar, për të reflektuar edhe për tu përshtatur me atë që kërkojnë sot njerëzit. Madje për të lëvizur mekanizmat e duhur të forcës sonë politike për t’i marrë maksimumin.

Mospjesëmarrje në zgjedhjet e 2019, largimi nga parlamenti, mos funksionimi si duhet në terren, angazhimi në revolucione dhe premtime që në fakt kishin synim ngritjen e moralit të bazës sonë por që na sillnin humbje edhe më të mëdha. Ndërsa, fatkeqësisht që pas 2021 e shpenzuam kohën tonë për një betejë të brendshme, por kjo jo aq prej fajit tonë më shumë se sa një përgjigje hera herës e padëshiruar ndaj atyre që mendonin se duke na fyer mund të fitonin. Por, sikundër dhe vërtetuan këto zgjedhje askush nuk e pëlqen një forcë politike që ulëret në kundërshti dhe nuk ofron dot një alternativë.

Duke pasur parasysh këto gabime të vazhdueshme, që kanë mbjellë një kulturë pafuqie dhe humbësi (të pamerituar) tek demokratët, mendoj dhe besoj se ne duhet të përpiqemi të paktën kësaj here ku kemi arritur, që t’i bëjmë gjërat ndryshe. E provuam disa herë këtë rrugën dhe rezultati qe katastrofik aq sa dhe Shkodra që i duroi dhe 2019 sot nuk është më e jona.

Kësaj i shtohet dhe lufta e brendshme që na ka shpërbërë dhe shkërmoqur thuajse plotësisht. Mbase ia kemi dalë paq me këtë rezultatin kësaj radhe. Por, kjo nuk është garanci për të vazhduar po njësoj. Prandaj, jemi ne që duhet të ndryshojmë dhe të kemi një qasje tjetër që të jemi shpresë për shqiptarët dhe demokratët. Me pak fjalë të jemi alternativa e një shumice që sot ka votuar me heshtjen e mos-votimit.

Një vit më parë, z. Basha më propozoi që pas dorëheqjes së tij të merrja rolin e kryetares së emëruar të PD. Një mundësi që e refuzova! E risjell në vëmendje këtë ngjarje që mbase pakkush e di, për t’ju evidentuar faktin se nuk po kërkoj sot diçka nga halli im personal apo një ambicie ime e fshehur aty me kujdes. Përkundrazi, qëllimi im është që të nxjerrim nga ky batak ku ka rënë forca jonë politike.

Kam pasur një pozicion në Partinë Demokratike që nga shtator 2021, si zv kryetare e partisë dhe besoj të gjithë e kuptojmë se sa e lehtë ka qënë në situatën ku po operojmë. Mgjs kam punuar e kontribuar shumë, kam menduar se nuk të jep pozicioni rëndësi por të jep puna dhe ndoshta dhe me një modesti të tepruar kam kontribuar shumë e mos pretenduar asgjë.

Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, është njerëzore, por në situatën ku ndodhemi besoj që prevalon interesi i përbashkët më shumë se ai vetjak, e për këtë arsye:

Kam vendosur që të mos e pranoj propozimin e z. Bardhi për drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike.

Por, sa kohë që jam këtu dua t’i japim demokratëve një proces real, e një mundësi bashkimi që gjykoj është i rëndësishëm si dhe një proces riorganizimi për një forcë politike moderne. Për këtë arsye propozoj:

1. Ngritjen e një grupi drejtues me 3 persona me eksperiencë të cilët do të çojnë Partinë Demokratike në zgjedhje nga poshtë-lartë. Kjo duhet të përfshijë dhe një proces ri-anëtarësimi duke pasur parasysh situatën reale në të cilën ndodhet sot PD. Sot askush nuk e di anëtarësinë reale të Partisë Demokratike, dhe nuk pranoj dot të më thoni që anëtarësia është e plotë.

2. Hapjen e procesit të analizës dhe nisjen e një diskutimi me demokratët se ku dhe çfarë gabuam. E këtu kam fjalën një analizë reale politike me çdo kuti për të kuptuar potencialin e humbur dhe atë që mund të rifitojmë. Gjithashtu për të dhënë mundësi reale bashkimi në bazë përmes një proces reflektimi pasi ne nuk mund të jemi të hapur me disa; po bashkimi me të gjithë ato demokratë që për 10 vite janë lodhur duke qenë humbës, është e pafalshme dhe e padrejtë të përsërisim 6 marsin e 14 majin.

3. Dixhitalizimin dhe modernizimin duke synuar shndërrimin e saj në kapilare nga një forcë politike elektorale që kemi qenë këto vite. Përhapjen e Partisë Demokratike tek të rejat edhe të rinjtë duke rivitalizuar dhe rishikuar përmirësimin e strukturave si ajo e FRPD, LDG edhe jo vetëm.

4. Caktimin e 12 drejtuesve për të 12 qarqet të cilët do të fillojnë punën në terren dhe do të jenë në mbështetje të grupit drejtues të përkohshëm.

5. Rënien dakord me një proces që do të na bëjë nder ne, që të prompvjmë njerëz të vjetër e të rinj me integritet, me meritokraci, pa skema e intriga, dhe do t’i japim kohë reale demokratëve të gjykojnë për të ardhmen.

9 MUAJ ME PARE

"S’ka zgjidhje pa përfshirë Berishën"/ Salianji: Basha i padëshirueshëm, duhen figura të reja në parti

Mblidhet Kryesia e PD-së, Tabaku refuzon propozimin e Bardhit,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji mendon se rruga e vetme për bashkimin e demokratëve është ulja e të gjithëve në një tryezë, me qëllim gjetjen e mekanzimave të duhur. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'abcnews', ai tha se deputetët duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita.

“Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve. Ne s’jemi Serbia me Kosovën për negociatorë. Ka një mënyrë për bashkim të gjithë deputetët janë përfaqësues legjitim të zgjedhur nga vota e qytetarëve, duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita. Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë, mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve dhe kjo nuk është rruga e duhur për bashkimin e demokratëve” u shprëh Salianji.

Ai tha se nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij.

“Në këto kushte nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij”

Salianji u shpreh se ish kreu i PD-së, Lulzim Basha është një personazh i padëshiruar tashmë për demokratët.

“Kushtet e PD-së duhej që të uleshin të gjithë bashkë dhe të mundin kundërshtarin me votë por që nuk e duan një gjë të tillë. Ka një person që ka humbur çdo zgjedhje, çdo beteje politike për 9 vite a mendoni se do të votohej dhe do të ishte shpresë për shqiptarët një njeri që ka pasur i treti për nga pushteti. A mendoni ju që njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë dhe nuk kanë asnjë qëndrim do të merrnin vota jo. Këto persona do e çonin siglën e PD-së drejt një konfiskimi dhe nëse do të vijohet kështu do të zhduket logo”

Gjithashtu Salianji kërkon që për të pasur një ringritje të PD-së duhet që të ndryshohen parimet dhe të përfshihen personazhe të rinj.

Pati një humbje të demokratëve në zgjedhje për shkak të përcarjes dhe luftës me njëri tjetrin.  Me 14 maj është humbje për të gjithë partitë, veçanërisht për Partinë e Logos që është një parti e madhe dhe tradicionale që ka dalë pa kandidat dhe pa vota, pa një fushat të koordinuar pa përfshirjen e deputeteve dhe ato që nuk kanë bërë fare beteje duan që të marrin benefitet duke marrë parasysh të gjitha këto dhe deformimin e rezultatin e zgjedhjeve një faj kanë të gjithë drejtuesit e opozitës. PD-ja duhet që të ribëhet nga figurat, nga qasjet dhe duhet që të ribëjnë një opozitë fituese dhe jo qaramane”, ka thënë Salianji./Dosja.al

gazment bardhi pd 6 qershor 2023

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni