Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur punën ditën e sotme. • Kreu i kësaj force politike, Edi Rama dhe disa nga socialistët kanë mbërritur në vendin e takimit që në orët e para të mëngjesit. • Kryeministri Edi Rama është shprehur se për gjashtë muaj do të jetë gati skuadra e re përfaqësuese "PS 2030". • Rama në Asamble nuk ka ngurruar që të sulmojë dhe Opozitën duke i quajtur ata të rraskapitur. • Kreu i PS ka publikuar edhe listën me drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. Drejtuesit e qarqeve: Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu; Durres- Emiriana Sako; Shkodër- Benet Beci; Lezhe- Ulsi Manja; Kukes- Pandeli Majko; Elbasan- Arbjan Mazniku; Fier- Belinda Balluku; Korce- Niko Peleshi; Gjirokaster- Mirela Kumbaro; Berat- Ervin Demo; Vlorë- Bledi Çuçi; Dibër- Blendi Gonxhe; Diaspora- Taulant Balla. • Kryeministri ka prezantuar edhe përbërjen e drejtimit të Asamblesë së Partisë Socialiste ku si kryetar ka propozuar Blendi Klosin. • Më tej gjithashtu ka prezantuar 14 emrat nga të cilët 10 prej tyre do të zgjidhen nga Asambleja si anëtar Kryesie. • Në listën e burrave janë: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu, Vangjel Tavo. • Në listën e grave janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla.
22 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Asambleja Komnëtare e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot të gjithë organet drejtuese të partisë, për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm. Sot pas përfundimit të asamblesë është votuar dhe kryesia e re nga anëtarët e PS-së.
Por nga lista e anëtarëve për kryesinë e PS-së, Rama ka hequr 6 anëtarë të mëparshëm të saj. Emrat e hequr nga kryesia e PS-së nga vetë Rama, janë Armando Subashi, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Ditmir Bushat, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.
Ndërkohë që janë shtuar në emrat e kryesisë Igli Hasani, Anila Denaj, Toni Gogu, Albana Koçiu, Klodiana Spahiu dhe Etilda Gjonaj.
Kryesia e re e PS-së:
Arben Pëllumbi
Erion Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Kryesia e vjetër e PS-së:
Lindita Nikolla
Pandeli Majko
Erion Braçe
Ditmir Bushati
Ilir Beqja
Arben Pëllumbi
Armand Subashi
Ogerta Manastirliu
Belinda Balluku
Olta Xhaçka
Evis Kushi
Mimi Kodheli
Blerina Gjylameti
DURRËS- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka publikuar emrat e rinj të Kryesisë së PS-së ditën e sotme. Duke folur pas votimit, Klosi theksoi se nga emrat e propozuar nga kryeministri Rama, nuk janë zgjedhur në Kryesi, Pirro Vëngu, Klotilda Bushka, Delina Ibrahimaj dhe Vangjel Tavo. Ndërkohë që emrat që fituan, sipas Klosit do të nisin punën që nesër.
Kryesia e re e PS-së:
Burra të zgjedhur
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Toni Gogu
Gratë e zgjedhura
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka kthyer ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn rreth 4 vite pas, kur për zgjedhjet 25 prillit të vitit 2021, u caktua drejtues i qarkut të Tiranës bashkë me Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin.
Edhe në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, Veliajt iu mor Tirana "e plotë" nga duart ku drejtuese e parë u caktua kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e ndjekur nga kryebashkiaku dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Siç duket dy afera korruptive që shkaktuan skandal, ajo e Inceneratorit të Tiranës dhe "5D", ku nga kjo e fundit tre drejtorë të Bashkisë përfunduan në qeli, e kanë venitur pushtetin e Veliajt dhe zbehur figurën e tij tek kryeministri.
TIRANË- Shtatë burra dhe shtatë gra ishin 14 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ku 10 prej tyre do të votohen nga Asambleja e PS për përbërjen e Kryesisë. Në listën e burrave janë: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu, Vangjel Tavo. Në listën e grave janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla.
Vihet re se nga kjo listë janë përjashtuar gjashtë emra të cilët Rama duket se nuk i do më në radhët e Partisë Socialiste dhe i ka lënë pa asnjë vendimarrje. Në listën e këtyre emrave janë: Armando Subashi, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Ditmir Bushat, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.
Për tre të parët ndoshta arsyeja kryesore e mospërfshirjes në kandidaturat për Kryesinë janë hesapet e palara që treshja ka me SPAK dhe drejtësinë. Madje njëri prej tyre Ilir Beqaj ndodhet në qeli që në datën 4 korrik, për shkak të shpërdorimit të fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.
SPAK ka thirrur po ashtu disa herë në SPAK, Xhaçkën për hetimin mbi shkelje të mundshme në dhënien me qira të bazës detare të Limionit, në periudhën kur zonja Xhaçka drejtonte ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu edhe shpallja e bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik në Himarë, duket se po i jep fund karrierës politike deputetes socialiste, në qeverisjen Rama. Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit gjithashtu po dyshohet si i përfshirë çështjen e Inceneratorit të Fierit. Po ashtu është paditur nga qytetarët e Fierit për abuzim me detyrën.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama pas prezantimit të 14 kandidatëve për përbërjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, ka prezantuar edhe përbërjen e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë. Në pozicionin e tij i palëvizshëm është sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Po ashtu edhe Evis Kushi nuk ka ndryshuar pozicionin e saj nga një vit më parë, si sekretare e Gruas. Romina Kuko, Milva Ikonomi po ashtu janë pozicionet që ishin.
Ndërkohë Damian Gjiknuri ka kaluar sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve, që një vit më parë ishin Ardian Çela tek organizimi dhe Ardian Salianji te zgjedhjet. Roi Bashaj po ashtu ka zëvendësuar Etjen Xhafën si sekretar i Rinisë. Zerina Bruci ndërkohë do të jetë sekretare për Diasporën.
PËRBËRJA E SEKRETARIATIT EKZEKUTIV:
Si është:
Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi
Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve- Damian Gjiknuri
Sekretare e Gruas- Evis Kushi
Sekretare e Programit- Milva Ikonomi
Sekretare për Diasporën- Zerina Bruci
Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare- Romina Kuko
Sekretar i Rinisë- Roi Bashaj
Si ishte:
Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi
Sekretari i Organizimit- Ardjan Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore- Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas- Evis Kushi
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë - Etien Xhafa
Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare- Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore- Ardian Salianji
Sekretare e Programit- Milva Konomi
DURRËS- Një tjetër "viktimë" e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është Olta Xhaçka. Ish-Ministrja, e cila dikur mbante një prej Ministrive më kyç të vendit, atë të Jashtmen, ka ngelur pa asnjë post në PS.
Goditja e parë e Ramës për Xhaçkën ishte heqja si drejtuese politike në qarqe. Më pas ishte marrja e Ministrisë së Jashtme dhe dorëzimi i saj te Igli Hasani.
Por Rama nuk u ndaluan me kaq, pasi vetëm sot i dha një goditje të dyfishtë, që ishte heqja nga lista e sigurtë për mandatet e deputetëve. Vetëm pak minuta më vonë, Rama vendosi dhe ndryshimin e Kryesisë së PS-s, ku emri i Xhaçkës ishte një prej të larguarve.
Me këto ndryshime, shansi i vetëm i Xhaçkës është të marrë vota personale dhe të thyej hersin. Dhe ky shans është vetëm nëse Rama e fut në listë të hapur.
Shpallja e bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik në Himarë, duket se po i jep fund karrierës politike deputetes socialiste, në qeverisjen Rama.
DURRËS- Lista e sotme me emrat e propozuar për anëtar Kryesie nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, ka nxjerrë në pah edhe emrat e përjashtuar përfundimisht nga partia.
Ditmir Bushati është një prej këtyre emrave. Bushati nuk u përmend nga Rama, çfarë do të thotë se automatikisht mbetet jashtë organit më të lartë të kësaj force politike.
Ndryshe nga kjo herë, Ditmir Bushati në 2021 kryesonte listën si kandidati më i votuar në përbërjen e Kryesisë, me plot 204 vota. Përplasjet mes Ramës dhe Bushatit duket se nuk janë tejkaluar dhe kryeministri e ka të pamundur të bashkëjetojë me dikë që mendon ndryshe.
DURRËS- Asambleja e Partisë Socialiste nuk solli asnjë të mirë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Përkundrazi, pushteti i tij në qarkun Tiranë u zvogëlua trefish, me ndryshimet që Rama bëri në prag te nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025.
Rama në ndarjen që i bëri drejtuesve politikë të qarqeve, në Tiranë nga vetëm që ishte Veliaj, i solli dhe dy emra te fuqishëm të PS-s. Në vend të parë si drejtuese politike në Tiranë është lënë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, më pas është vendosur Veliaj së bashku me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Dhe vetë Veliaj nuk e ka pritur mirë ketë ndryshim, teksa shihet ne foton kryesore qe ka ndrydhur fytyrën në momentin që Rama ka ndryshuar rrjedhën politike të qarkut që ai drejtonte deri sot. Ky nuk është një lajm i mirë për Veliajn, pasi i vetmi pushtet që i ka ngelur në dorë është Bashkia e Tiranës. Dhe atë është i detyruar që ta lërë pas 2 vitesh, kur t’i vi fundi qeverisjes së tij prej tre mandatesh.
Veliaj i gjendur mes skandalësh të shumta që nga inceneratori I Tiranës deri te korrupsioni i drejtorëve të tij, ka qënë prej kohësh në përplasje për të forcuar pushtetin e tij. Por vendimi i sotëm i Ramës, vetëm sa po tkurr pushtetin e Veliajt kur ai ka më shumë nevojë për të.
TIRANË- Duket sikur kryetari i PS e ka internuar Ballën duke i hequr drejtimin politik të qarkut të Fierit. Ish-numri 2 i PS, pas goditjes së korrikut, kur iku nga Ministër i Brendshëm vetëm pas 1 viti në detyrë, për të zëvendësuar Spiropalin, u duk sikur mbeti pa gjë, pasi Rama përmendi emrat e drejtuesve politikë.
Nëse nuk do të ishte drejtues politik, nuk do mund të ishte as anëtar kryesie, sepse nuk ishte në listën e propozuar nga kryetari. Por papritur Rama ia ktheu ngjyrën e fytyrës kur u kujtua se Balla do të ishte drejtues politik për diasporën.
Megjithëse e largon jga lidhjet me strukturat e PS në vend, ky vendim i garanton një vend të sigurtë ne Parlament, Taulant Ballës, pasi, sic tha Rama, të sigurtë do jenë vetëm Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtuesi politik i diasporës. Deputetët e tjerë me më shumë se një mandat duhet të luftojnë për të hyrë në listën fituese.
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor. Mësohet se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 28 drejtues mjetesh dhe janë vendosur mbi 9800 masa administrative.Policia bëri të ditur se ka bllokuar 12 automjete, sikundër ka pezulluar lejet e drejtimit për 18 drejtues mjetesh
Njoftimi i Policisë:
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 28 Arrestime dhe procedime penale:
• 8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 6 persona për pa leje drejtimi.
• 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 person u procedua për korupsion aktiv.
• 3 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative:
• 9.858 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,408 në ditë.
• 64 masa për xhama të zinj.
• 842 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 246 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 613 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 375 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 6.409 masa për qëndrim të gabuar.
• 714 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
•18 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•41 raste për tejkalim shpejtësie.
• 24 raste të ndryshme
12 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Një shtesë në listën e Ramës ishte edhe drejtuesi i fushatës politike për Diasporën, i cili ishte Taulant Balla.
Në listat e sotme vihen re edhe ndryshimet e caktuara nga kryesocialisti. Siç duket, Rama ka vendosur t'i heqë nga duart Veliajt "Tiranën e plotë", duke e ndarë edhe me Spiropalin edhe Manastirliun. Nga lista vihet re se e përjashtuara më e madhe nga emrat e Ramës është deputetja Olta Xhaçka.
Kush ikën dhe kush vjen nga drejtuesit e PS në qarqe:
Tirane
Ishte vetëm Erion Veliaj
Është: Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastirliu
Durres
Ishte Ardian Çela
Është Emirjana Sako
Vlore
Ishte Blendi Klosi
Është Bledi Çuçi
Shkodër
Ishte Elisa Spiropali
Është Benet Beci
Lezhë
Ishte Blendi Klosi
Është Ulsi Manja
Kukës
Pandeli Majko – Nuk ka ndryshim
Elbasan
Ishte Damian Gjiknuri
Është Arbian Mazniku
Fier
Ishte Taulant Balla
Është Belinda Balluku
Korçë
Niko Peleshi- Nuk ka ndryshim
Berat
Ishte Bledi Çuçi
Është Ervin Demo
Gjirokastër
Mirela Kumbaro- Nuk ka ndryshim
Dibër
Ishte Belinda Balluku
Është Blendi Gonxhe
Drejtuesi Politik i Diasporës
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i PS, Edi Rama ka propozuar 14 emrat, 7 prej tyre burra dhe 7 gra, të cilët do të garojnë për 10 vende anëtare në Kyesinë e re të partisë. Në listën e burrave janë ministrat Vëngu dhe Hasani, kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo si dhe deputetët Pëllumbi, Braçe, Shalsi dhe Toni Gogu.
Ndërsa në listën e zonjave ish-kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Denaj, Koçiu dhe Ibrahimaj. Rama gjatë fjalës së tij ka prezantuar edhe përbërjen e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë.
Pjesë nga fjala Ramës:
Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla
Sekretariati Ekzekutiv i partisë pak a shumë e dini por me disa ndryshime:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe përbërjen e drejtimit të Asamblesë së Partisë Socialiste ku si kryetar ka propozuar Blendi Klosin.
Propozimet e Ramës:
Kryetar të Asamblesë: Blendi Klosi
Nënkryetarë: Ilva Gjuzi, Besa Spaho
Sekretar: Onid Bejleri,
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mbledhjen e Asamblesë së PS listën me 12 emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.
Tirana si qarku më i madh në vend do të ndahet mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut. Ndërkohë një risi e shtuar, në listën e prezantuar nga kryeministri ishte ministri Taulant Balla që do të merret me fushatën për votën e diasporës.
Drejtuesit e qarqeve:
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu
Durres- Emiriana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhe- Ulsi Manja
Kukes- Pandeli Majko
Elbasan- Arbjan Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korce- Niko Peleshi
Gjirokaster- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi
Dibër- Blendi Gonxhe
Diaspora- Taulant Balla
DURRËS- Kryeministri Edi Rama në në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS foli edhe për bonusin e pensionistëve. Rama u shpreh se pensionistët e dinë se vetëm PS ua rrit pensionet.
Më tej Rama tha se kush nuk deklaron pagat reale, do trajtohet si hajdutët e energjisë elektrike.
Rama: Kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur. Disa thonë se po të vinin ata në pushtet do ndalonin kullat dhe do rrisnin pensionet. Po të ishte kështu do kishim hapur rrugën. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë se kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj na kanë votuar në të gjithë betejat. Këta të doktraturave të Kristalit dhe Facebook, i konsideron si turmë që shkon pas PS. Pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht të lugës, por u japin lugën që kur ata të venë në shtëpi, të kuptojnë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më mirë se o i rrit PS ose nuk i rrisin ata që e shohin Shqipërinë për shesh e përshesh.
Muajin e ardhshëm do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Do të synojë përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, përtej bonusve dhe indeksit. Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë si shtet një goditje domethënëse fenomenit të fshehje të të ardhurave dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. Do bëjmë me kuotat atë që bëjnë me faturat. Ata që nuk paguajnë punonjësit me pagë reale, do ti trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike.
Ka ardhur koha që lufta ndaj këtij fenomeni të ngrihet në nivel tjetër në emër të pensionisteve. Këtu nuk flitet për të rritur taksa, do e mbajmë 0 për biznesin e vogël deri në 2029 por do shtrëngojmë bizneset që bëjnë më shumë se 140 mijë euro në vit duke fshehur të ardhurat dhe dukë mbajtur atë që duhet të shkojë në xhepin e pensionistëve.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj.
Gjithashtu Rama tha se ai projekt do të vijojë deri në fund, pavarisht nëse opozita merr ose jo pjesë.
Rama: E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE. Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë më pak, sesa kori i atyre që e përsërisnin këtë deri 10 vite më parë, prandaj është edhe për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta kur të nxjerrim një ekip drejtues për zgjedhjet. Së shpejti do të bëhet publik “Shqipëria Transparente”, lidhur me vendimarrjet tona në cdo nivel.
.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS komentoi skuadrën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike.
Gjithashtu në vijim të kritikave Rama u shpreh se opozita është një turmë pa kokë fund e krye me humbësa, njëri më i rraskapitur se tjetri.
Rama: Kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Njësoj si mua dhe juve për një moment u iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye me humbësa kronikë. Njëri me i rraskapitur se tjetri. Pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Ramës dhe PS-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo diktatura e Partizanit në basketboll, që kur hyje në nxemje e shihje që të dukeshin më të dobët, por kur fillonte loja ta bënin fushën të dukej sikur ishte më e vogël për ty dhe më e madhe për ata.
DURRËS- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk ka kursyer sulmet dhe ironite ndaj opozitës gjatë fjalës së tij në Asamble. Rama tha se skuadra e re përfaqësuese "PS 2030" do jetë "shëmbëlltyra për Shqipërinë 2030".
Më tej ai u shpreh se kundërshtarët e tij janë të gjithë të njëjtë, ndërsa tha se ata i përkasin rrugës së vjetër ballkanike". Kryeministri shprehu bindjen se PS do të jetë sërish fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Kur them për të rinjtë, nuk e kam veç për moshën, por mendësinë e re dhe forcën e re për ndryshim. Skuadra jonë e re përfaqësuese PS 2030 do jetë shëmbëlltyra jonë për Shqipërinë 2030. Duhet të tregoj eksperiencës e çmuar politike të atyre që i ka shërbyer ideve dhe qëllimeve, programit të PS në Kuvend dhe në komunitet. Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 do jetë skuadra e atyre që po e bëjnë Shqipërinë, përmes angazhimit politik, si aktivist të PS apo jetës qytetare.
Të dashur shok dhe shoqe, dikush thotë që ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marrë votat e se i blejmë, thonë se kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ofrojnë ata vetë alternativa. Madje thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë, ngaqë ne i korruptojmë e ngaqë Evropa nuk na respekton e se SHBA na do për kukulla në rajon, e të tjera budallaqe të guximshme si këto.
Këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje se ato i fitojmë ne, ama nga ana tjetër, të gjithë këta bashkë janë njësoj. I përkasin të njëjtës rrugës të vjetër ballkanike, janë aq njësoj në disa gjëra, sa çdo njeri i arsyeshëm, e kupton fare kollaj se pse ne fitojmë dhe do fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët tanë, vetëm humbin dhe do të humbin sërish. Zgjohen më vonë se ne dhe flenë më shumë se ne, për çdo gjë që flasin dinë më pak sa ne, merren çdo ditë me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin kundër nesh.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS ka komentuar dhunimin për vdekje të Edgli Porgës në Pogradec.
Sipas tij kjo vdekje tragjike u përdor për tu bërë politikë nga ana e opozitës. Duke i dalë në mbrojtje policisë, Rama tha se shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit dhe arritja e ambulancës në vendngjarje është e dokumentuar.
Kryeministri sigurisht nuk la pa përmendur edhe "lidhjet" e Denis Meçes që dhunoi për vdekje 42-vjeçarin, dhe dajës së tij me Partinë Socialiste. Rama tha se PS nuk mbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia, ndërsa shtoi se daja i Meçes është ndarë prej kohësh nga PS.
Edi Rama: U prodhua një film i kronikës së zezë. Komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve mediatike. U tha me të madhë se vrasja kishte ardhur si pasojë e një gjobe të papaguar. Gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë gjobë. U shkrua se në Pogradec ligjin e bënkan bandat kriminale. U vu kuja se policia kishte tentuar të fshihtë krimin. Shpejtësia e policisë në identifikimin e autorit të krimit është ë dokumentuar. Arritja e ambulancës është e dokumëntuar. U përhap fjala se autori kishte mbrojtje politike. PS nuk mbron as ministrat e saj kur kërkohen nga drejtësia. Por ai dajë i autorit prej kohësh nuk ka asnjë angazhim më Partinë Socialiste. Daja i tij është i dënuar për abuzim me detyrën dhe nuk ka asnjë lidhje me PS. I ndjeri ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, por punonjës i OSSHE. Derisa e vërteta të vishte pantallonat, gënjeshtra e bëri 7 herë xhiron. Me ndihmën e një prokurori që nuk ka kryer asnjë hetim e ndryshoi përcaktimin si vrasje nga pakujdesia, duke revoltuar të madh e të vogël. Popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Duke organizuar një protestë mashtruese drejt qeverisë.

DURRËS- Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama është i pari që ka mbajtur fjalën në mbledhjen para socialistëve.
Rama u shpreh se për gjashtë muaj do të jetë gati skuadra e re përfaqësuese "PS 2030". Më tej kryesocialisti shtoi se sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit socialistë ë jenë 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë.
Ai tha se deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat, ku përfshiu dhe veten do të jenë në garë hapur.
Edi Rama: Sot hapim një kapitull të ri të PS. Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese "PS 2030" për "Shqipërinë 2030". Sipas kodit zgjedhor përfaqësuesit tonë do të jenë 187, 140 për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Sot dua të ndaj që më e mirë është që deputetet me më shumë se një mandat, pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve, ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët. Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Sipas raportimeve edhe disa nga socialistë kanë mbërritur në vendin e takimit, ndërsa mbledhja pritet të nisë në orën 11:00. Rama do të jetë i pari që do të mbajë fjalën në mbledhje.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PS tha më herët se sot do të zgjidhet ekipi drejtues i PS, që do të nisë edhe punën për të ndërtuar, siç thotë ai, skuadrën e re përfaqësuese PS 2030.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
DURRËS- Ditën e sotme në qytetin e Durrësit do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ndërsa dje sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbardhur dhe axhendën e takimit.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.