LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas, ndryshon rendi i ditës, rrëzohen komisionet hetimore të opozitës

•Kuvendi ka zhvilluar mocion me debat për Kosovën për draft-rezolutën për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë. • Rezoluta u miratohet njëzëri, pasi mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë dhe e votuan me 101 vota pro. • Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një interpelancë me deputetin e Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku.• Rama theksoi se kjo draft-rezolutë i takon vetëm Kuvendit të Kosovës për t’ja drejtuar ndërkombëtarëve, por jo Shqipërisë e cila sipas tij është vend i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe ka të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike. • Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën. • Ai tha se Kurti po 'sulmon' qeverinë e Shqipërisë për politikën e tij elektorale. • Po ashtu, Rama u shpreh se qeveria e tij e ka ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, duke thënë se vendi ynë respektohet si e barabartë në çdo instancë dhe rrethanë. • Rezoluta kërkon angazhimin e të gjitha strukturave në Shqipëri, Kosovë dhe ato ndërkombëtare, për hetimin e sulmit, kërkohet që sulmi në Veri të Kosovës të cilësohet si një “akt terrorist”. •  Pas miratimit të rezolutës, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, duke mos lejuar votimin e rendit të ditës së seancës që kaloi. • Ky bllokim ka ardhur, pasi mazhoranca rrëzoi komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se me seancën e sotme, Rama përjashtoi opozitën nga Parlamenti. • Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka theksuar se Rama po merr peng Reformën Zgjedhore.

33 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbyllet me tensione seanca plenare, deputetët demokratë bllokojnë foltoren, rrëzohen komisionet hetimore

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Bllokimi i foltores

TIRANË- Përfundimi i seancës plenare në Kuvend ditën e sotme është shoqëruar me tensione të mëdha. Kjo pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, në mënyrë që të mos lejonin votimin e projejtligjeve të javës së kaluar. 

Deputetët iu drejtuan foltores pasi deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

2 VITE ME PARE

Bardhi reagon pas mbarimit të Kuvendit: Rama mori peng Reformën Zgjedhore

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Gazment Bardhi

TIRANË -Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ditën e sotme. Bardhi sulmoi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për ndërhyrje në punët e brendshme të opozitës.

Bardhi nga ana tjetër ka akuzuar Kryeministrin Rama si përgjegjës për prishjen e Reformës Zgjedhore dhe si pengmarrës të komisionit. 

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT

"Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament."

2 VITE ME PARE

Berisha: I bëj thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje popullit shqiptarë të ngrihet në protesta. Pas përfundimit të seancës plenare, Berisha ka theksuar se populli duhet që të ngrihet një minutë e më parë kundër këtij regjimi. Sipas tij, kjo qeveri po vazhdon qeverisjen me krimin, drogën dhe vjedhjen. 

"Kjo qeveri që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, nuk respekton më asnjë lloj norme dhe parimi, institucional në parlament apo jashtë tij. Koha po vjen për një përgjigje të fuqishme popullore, përndryshe unë ju garantoj se demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit të saj. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës, i cili i damkosur dhe i diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tij. Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve. Ndaj dhe jam këtu, për ti bërë thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, që nuk respekton, por shkelmon çdo ditë, liritë të drejtat e opozitës dhe qytetarëve në tërësi," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Edi Rama faktikisht përjashtoi sot opozitën nga parlamenti, ekzekutoi pluralizmin politik në parlament

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë pas përfundimit të seancës ku u miratua rezoluta që dënon Serbinë dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë fjalës për gazetarët Berisha tha se, sot Edi Rama ka përjashtoi opozitën nga parlamenti dhe ka vrarë pluralizmin në parlament. Berisha u bëri thirrje opozitarëve që të ngrihen në protesta kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij.

"Pas çaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaçërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën. Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën. Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo. Një skenë e tillë mund të ndodhë vetëm në parlamentin e Bjellorusisë. Faktikisht ky është përjashtimi i opozitës nga parlamentit. Faktikisht ky është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Sulmi serb në Kosovë, Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën me 101 vota pro

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutën për të dënuar sulmin serb në Kosovë. Me 101 vota pro, pozita dhe opozita për herë të parë u bënë bashkë në mbështetje të Kosovës. 

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të rezolutës. Ndërkohë që pas votimit të rezolutës, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. 

REZOLUTA

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

· Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;  

· Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

· Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

2 VITE ME PARE

“Ka ca këtu tek ne, gjoja patriot”/ Balla nga Kuvendi: Sikur iu hap barku për Kosovën

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Taulant Balla

TIRANË-Taulant Balla, Ministri i Brendshëm ka folur ditën e sotme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me diskutimin mbi Kosovën. Balla sulmoi nga foltorja opozitën direkt dhe inderekt në fjalën e tij për “gjoja patriotizëm”.

Ai mbrojti qëndrimin e Kryeministrit dhe theksoi se 24 Shtatori nuk mund të përdoret si instrument për të goditur kryeministrin.

Shqipëria dhe Kuvendi sot dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në Kosovë ky akt është një sulm kriminal dhe është kërcënim për sigurinë me pasoja për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një efektivi në krye të detyrës e bëri këtë akt edhe më të dënueshëm. Sot po përballen me tentativa për të ndërhyrë një të ardhme të begatë. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes Ramës është i duhur. Ka ca këtu te ne, gjoja patriot të madhe që nga inati i ditës e përdorin situatën e 24 shtatorit si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. Njëri kishte 10 minuta kohë sulmoi kryeministrin dhe nuk dënoi sulmin. Sikur iu hap barku. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.Sa më lartë të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria më lart sesa është sot. Orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Shqipëria ka qenë dhe është përkrah Kosovës. Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë tashmë të prezantuar nga kolegia Kodheli është hapi i duhur që duhet të bëjmë”, tha Balla.

2 VITE ME PARE

Spiropali: As Berisha s’është tradhtar, por do më shumë partinë se atdheun

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
elisa spiropali

TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se qeveria e ka ngritur gjithmonë çështjen e Kosovës. 

Spiropali tha askush në sallën e Kuvendit nuk është tradhtar, madje tha se; ‘As Berisha nuk është’, duke shtuar se kreu i PD-së do më shumë partinë se sa atdheun. 

“Pak ditë më parë, një mendje e mbrapsht, një psikikë e sëmurë llahtarisi opinionin publik. Dikush kishte balsamosur një shqiponjë. Simboli shqiptar ishte lënë të thahej në diell, me shpresë për t’u treguar nesër si tërheqje turistike ku shitje mish me tym duhani. Kështu do të desh armiku të ishim, do të thoshin dikur Rilindasit tanë. Kështu do të na desh armiku, të mbërthyer në tela. Mbase do të thoshte secili, nga ata etër të kombit që flisnin për bashkim apo errësirë, edhe kur nxitonim që t’i kthenim fytyrën territ. Ne shpesh iu kemi dhënë shërbesë edhe armiqve. Tashmë po vjen një ditë, fiks disa që ka ardhur sot. Selam Sali se dhe për ty e kam. Kurrë ndonjëherë tjetër nuk ka qenë më e madhe, shqiptaria e dy anëve të Drinit. Si kurrë më parë, vërtetë me një mijë siklete, Shqiptaria është me duart të zgjidhura sot. Sot Shqipëria ulet me dinjitet, aty ku më parë do të ishte e pamendueshme të afroheshim. Java e fundit e shtatorit ishte agresion që frymëzohej nga fashizmi i ethshëm i Millosheviçit. Një polic i Republikës, u vra. Brenda pak orësh policia e Kosovës dha përgjigjen e duhur. Kusuri u largua matanë kufirit. Duke dënuar me forcë agresionin që në ditën e parë, dhe jo siç thonë ça që marrin peng banaqet e mediave. Të ngrihemi mbi retorikën që shihet nga data e zgjedhjeve. Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë. Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar. Për mua, Saliu që është delenxhiu më i madh, s’është tradhtar, por ka dashur më shumë pushtetin e tij. Ai zgjidhet partinë para atdheun dhe Nokën para Flamurit, meqë e pash këtu.”, tha Spiropali.

2 VITE ME PARE

“Fjalimi i shkruar në zyrat e Vuçiçit”, Berisha: Rama portretizoi si "djall me zile" Kurtin

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me tone të ashpra ka reaguar pas deklaratave që bëri sot në Kuvend, Edi Rama.

Ai tha se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin. Sipas Berishë, fjalimi i Ramës kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia.

“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Rama: Shyqyr që Rrugova iku, nuk pa videot propagandë për tradhtinë e tij pa u kryqëzuar si 'axha' i Vuçiç

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Ibrahim Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ai shtoi se Rrugova iku pa u kryqëzuar si 'axha' i Vuçiç dhe nuk pa video propagandë për tradhtinë e tij. 

“E mendoj shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ndërkohë që ai kom përmes Francës dhe Gjermanisë u ka vënë në tryezë një plan, por nuk arrin ti mbajë dot ulur në tavolinë deri kur të dorëzohet Serbia diplomatikisht në tavolinë. Kush ka interes të ikë nga tavolina, Serbia apo Kosova. Kush ka interes që atë tavolinë ta kapë dhe mos ta lëshojë më Kosova apo Serbia, them me vete shyqyr që iku pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij, pa u kryqëzuar si axha i Vuçiç”, tha Rama. 

2 VITE ME PARE

"Do votojmë rezolutën tonë"/ KUSHTI i Ramës për opozitën: Mblidhni ato 7 asambletë dhe gjeni vulën!

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur sot kusht në Kuvend opozitës sa i takon rezolutës për Kosovën. Ai tha se do të votohet rezoluta e thjeshtë, ndërsa ironizoi opozitën.

“Ju ose do të votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, të këtij planeti që i drejtohet institucioneve tona, ose ato rezultatet tuaja mund t’i votoni në ato 7 asambletë e partisë suaj nëse do të gjeni vulën dhe të thërrisni poshtë tradhtari i Shqipërisë. Ne do të votojmë këtë të thjeshtën fare dhe do të votojmë se si duhet të vazhdojmë më tutje, qeveria jonë, në përpjekje të panegocueshme. Gëzuar!”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Fjalimi i Ramës kundër Kosovës dhe Kurtit"/ Salianji: PS nuk pranon rezolutën se bëhet përgjegjës Vuçiç dhe Serbia

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
ervin salianji

TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka marrë fjalë pasi kryeministri Edi Rama përfundoi fjalimin e tij. Salianji e cilësoi gjithë fjalimin e Ramës kundër rezolutës për ngjarjet në Kosovë. Ai shtroi pyetjet për pyetjet pë Ramë: Pse Rama merret me Kosovën, veriun, Kurtin dhe jo me Vuçiçin? Pse nuk merr masa ndaj Serbisë? 

Nikolla i ndërpreu fjalën, ndërsa i akuzoi se po bëjnë terrorizëm qeveritar duke mos i lënë të flasin të lirë. 

"Ju e keni marrë peng kuvendin. Kryeministrit i është bërë ves ta ketë të trukuar dhe debatet dhe Kuvendin. 1 orë e gjyseëm nuk foli për Kosovën, foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën. U detyrua të pranojë rezolutën tonë. Fjalimi i tij ishte kundër kësaj resolute. PS nuk pranonte të votohej për dy arsye, e para se nga rezoluta e Kosovës bëhej përgjegjëse Serbia dhe e dyta se nuk pranon hetim ndërkombëtar.

Tani dy element nga fjala e Ramës: Rama thotë se KFOR duhet të kontrollojë veriun e Kosovës, ndërkohë që KFOR nuk ka kërkuar kontroll në qytete, pasi këtë e bën policia e kosovës. E dyta, Veriu nuk është "no man land", pasi policia e Kosovës ka kontrolll të plotë qytetet.

Pse Rama merret me Kosovën, veriun, Kurtin dhe jo me Vuçiçin? Pse nuk merr masa ndaj Serbisë? Ju bëni tërrorizëm parlamentar, i hiqni fjalën opozitës. Çfarë frike keni nga fjala e lirë?", tha Salianji. 

2 VITE ME PARE

"Ai ka axhendë personale ndaj Kosovës"/ Fjalimi i Ramës në Kuvend, Bardhi: Kishte vetëm mllef

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare. Bardhi thotë se në fjalimin që zgjati më shumë se 1 orë, Rama kishte vetëm mllef ndaj opozitës dhe Kosovës, si tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

REAGIMI I BARDHIT:

E paimagjinueshme!

Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

2 VITE ME PARE

'Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan'/ Rama: Presidentin serb do e takoj gjithnjë, sepse kjo është në interesin tonë!

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama shprehet se do të vazhdojë të takojë presidentin Aleksandër Vuçiç sepse është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë të angazhuar për paqen. Në seancën e sotme në Parlament, ai u shpreh se roli i Shqipërisë është si pjesë e Evropës në Ballkan.

“Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po ti drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj saher ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB. Këto po bën asgjë po bën, kush se kupton dot do e kuptojë për nesër", tha Rama. 

2 VITE ME PARE

“Lufta diplomatike nuk fitohet duke u izoluar nga aleatët”, Rama: Serbia dorëzohet vetëm në tavolinë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Serbia do të dorëzohet diplomatikisht dhe të pranojë Kosovën si një shtet i pavarur vetëm duke u ulur në tavolinë. Ai thotë se lufta diplomatike me Serbinë nuk fitohet duke u izoluar nga aleatët por duke duke ecur dorë për dore me ata që vulosën lirinë e Kosovës.

FJALA E RAMËS:

Mund t’ju shqiten iluzione votuesve për zgjedhjet e radhës duke u marrë mendjen me fabulën politike se si Kosova u çlirua nga Hashimi apo se si po mbrohet në llogore nga Serbia dhe Perëndimorët mendjelehtë që s’e kuptojnë Serbinë dhe që kanë harruar këtë edhe atë, dhe vetë historinë e tyre. Me këto plotformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk do të arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht. Por është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë mirë sot, se për mua nuk ka nder më të madh në raport me Kosovën, se të jem i bashkë akuzuar me Thaçin si tradhtar dhe nuk ka provë më të madhe se sa kjo aktakuzë e përbashkët me Hashimin për dritëshkurtësinë dhe për pa përgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e fitores të lavdishme të UÇK-së, e cila do të jetë krenari shekujsh kur zhgarravitësit e sotëm të saj do të jenë harruar pa nam e pa nishan, kujtojnë se fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët, UCK nuk do ta kishte fituar dot kurrë luftën dhe Kosova nuk do të ishte njohur kurrë si shtet nga thuajse gjysma e botës dhe fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe ndaj meje personalisht, Por as nuk kemi nevojë të marrim leje për të mbështetur kauzën e shtet njohjes së Kosovës me këmbëngulje, urtësi dhe vetëdijen e kësaj kohe që jetojmë, ku historia nuk shquhet me parrula duke parë nga e shkuara por me veprimin strategjik, duke parë nga e ardhmja.

Nuk shkruhet si Oso Kuka dhe i vetëm trim në luftë por dorë për dore dhe me ato aleatë që dorë për dore shkruan historinë e fitores së lirisë me armët e UCK dhe me bombat e regjimit të së keqes së madhe në Beograd. E mendoj shpesh se sa herë mund të rrotullohet në varr i ndjeri Ibrahim Rugova kur sheh se si djem dhe vajza të sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euro atlantik ndërkohë që ai komunitet përmes, Gjermanisë dhe Francës iu ka bënë një tryezë një plan daljeje përfundimtare në dritën e subjekteve shtetërore të Kombeve të Bashkuara por nuk arrin dot t’i mbajë ulur në tavolinë deri në ditën kur Serbia të dorëzohet diplomatikisht. Serbia do të dorëzohet diplomatikisht në tavolinë.

 

 

 

2 VITE ME PARE

KUVEND/ Deputetja e PS vijon 'misionin' në rrjetet sociale, shpërndan dhe ndjek fjalimin e Ramës LIVE në 'FB'

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Deputetja

TIRANË- Deputetja socialiste Mirela Pitushi po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në rrjetin e saj social 'Facebook'. Ajo ka shpërndarë 'LIVE' e Ramës në profilin e saj në 'Facebook'. Edhe pse kreu i Qeverisë po vijon fjalimin në Kuvend, Pitushi ka vendosur të qëndrojë në celular dhe të ndjekë fjalimin përmes këtij rrjeti social.

Epo siç tashmë edhe dihet, çdo postim i kryeministrit pëlqehet, shpërndahet edhe ndiqet nga socialistët, e Pitushi po e kryen këtë 'detyrë' nga salla e Kuvendit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama flet në Kuvend, Berisha dhe disa deputetë të PD-së largohen nga seanca

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
foto nga kuvendi

TIRANË- Prej më shumë se 30 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. 

Ndërsa Rama po fliste deputët e opozitës janë larguar nga Kuvendi. Ishin kreu i PD-së Sali Berisha, deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, që u larguan nga Kuvendi, duke mos ndjekur fjalën e Ramës.

2 VITE ME PARE

'Me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore'/ Rama: Unë Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se me Albin Kurtin kanë divergjenca kuptimore dhe se e ka më shumë mik se Haradinaj. Në seancën e sotme plenare, Rama tha se me kryeministrin Kurti nuk ka patur asnjë problem personal, ndërsa e ka kënaqësi të bisedojë me të. 

"Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam patur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. Gjithashtu fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe. E dini si është puna, Ramush Haradinaj sic do komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë, dhe si cdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambjent privat dhe prap të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze të kohës të Mao ce Dunit duke u futur në rreth si tradhtar i kombit",tha ai. 

2 VITE ME PARE

Dialogu Kosovë-Serbi/ Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
edi rama

TIRANË- Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën.  Madje Rama shkoi më tej duke thënë se Kurti po 'sulmon' qeverinë e Shqipërisë pikërisht për politikën e tij elektorale.

"Të mos harrojë askush kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i të cilit është më i dëgjuar dhe më i respektuar kur flitet për rajonin e sidomos për marrëdhëniet Kosovë – Serbin në Bruksel apo në Washington kjo që bëmë ishte më shumë sesa një deklarim i papritur i Shqipërisë. Ishte një manifestim pakënaqësie e mosdakordësie konstruktive për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e rëndë të asaj ngjarjeje në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta në normalizim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal

Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësëh tani më dhe e them me keqardhje një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisë sonë përmes zërva të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër.

Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së si dhe vetëviktimimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë.", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Lapsusi i Financial Times"/ Rama: Pse nuk është Veriu i Kosovës tokë e askujt? Lulëzon krimi si në Lazarat

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
edi rama

TIRANË- Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times,se “Kosova ishte tokë e askujt”, duke u shprehur se ishte një lapsus në zbardhje i gazetarit britanik.

Rama tha se gazetari kërkoi ndjesë publike dhe se Financial Times “në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën Veri përpara fjalës Kosovë”.

Ai krahasoi veriun e Kosovës me Lazaratin dhe ngriti pyetjen se pse nuk është Veriu i Kosovës tokë e askujt, kur aty lulëzon aktiviteti kriminal.

“S’kam shpresë se këta do të ma lehtësojnë akuzën për tradhtuar përderisa edhe një lapsus i Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korrigjua dhe u kërkua ndjesë. E karakterizova veriun e Kosovës me shprehjen angelze, pse nuk qenka “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur s’ka asnjë kontroll dhe mundësi të parashikosh çfarë vjen nesër”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama: Kosova duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË-  Në seancën e sotme plenare në interpelancë për Kosovën me Kreshnik Çollakun, kryeministri Edi Rama tha se Kuvendi i Kosovës është në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezolutën e kësaj natyre për sa i përket ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit ku humbi efektivët e jetës Afrim Bunjaku. , pas sulmit nga grupi terrorist serb. 

"Cilat vende miratojnë rezolutën e tyre? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Draft-rezoluta të vendit të vendit. Kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori të lëvizshme për debat dhe me sherrnjanë si ajo e barrikadave trupore të seancës së ka kaluar me akuza për tradhtinë e tradhtisë. Ne mund të vetëm fjalën tonë të lirë, e cila nga imponon mban një debat që dihet kush dhe pse kërkon”, tha ai. 

Rama tha se sot do të thotë të vërtetat e tij për Kosovën. Duke u ndalur të sulmit në Banjskë, Rama tha se kriza e nguli në fyt thonjtë dialogut. Ndër të tjera kreu i tha dhe shpreh se Kosova duhet të reflektojë nga kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit. 

e cila bashkëjeton me Serbinë që nga disfata e saj finale në vitin 1999 në Kosovë. Por, Kosova duhet të reflektojë për kritikat e Brukselit dhe Uashingtonit", tha ai. 

2 VITE ME PARE

Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më tha Prishtina mos ta humbasë mundësinë e paqes, siç e humbi Arafati

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin në Izrael-Palestinë. Rama tha se ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

Rama ka rikujtuar edhe herën e fundit kur Clinton ishte në Tiranë ku tregoi që sipas tij i kishte thënë: thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë.

“Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur. Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut.

Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. C’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi.” tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Nuk jemi më të djeshmit'/ Rama: Shqipëria pyetet nga ndërkombëtarët, jemi faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, se deri dje Shqipëria ka qenë faktor pasiv, ndërsa sot është aktiv. Ai shtoi se vendi ynë tashmë është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe botë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Në Tiranë dhe Prishtinë, ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja. Nëse sot respektohet si e barabartë, vlerësohemi për dinjitetin që tregojmë me fjalë dhe vepra. Pyetemi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, çmohemi si vend serioz, që i besohen poste me rëndësi, siç ishte dhe zgjedhja në OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite apo se ata nuk dine se ku të mblidhen, por se e kemi çuar pozicionin tonë në rajon dhe botë në një kah të ri. Jemi faktor paqeje, si anëtar i denjë i komunitetit euroatlantik. Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritarë që thonë; Shqipëria është faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë. Deri dje Shqipëria është faktor pasiv, sot aktiv. Ka një fill të artë amaneti kombëtar që vazhdon. Kjo na kërkon që të bëhemi perëndimorët e Ballkanit dhe jo ballkanasit e radhës. S’kemi luksin që të luajmë me dy porta.

Për ata që duan ta dëgjojnë, një moslinjëzim me politikat e jashtme me BE-në, nuk është një fjalë gojë, pasi jemi vend kandidat për BE. Nuk është as akt heroizmi, por politik kundërshtie. Kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i Shqipërisë, ishte një manifestim dhe mos dakordësie për të dhënë një mesazh të qartë për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Duhet te jetë e qartë që nuk bëmë një gjest konsumi elektoral. Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së qëndrimit të Brukselit, jo vetëm në lidhje me Beogradin, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër. Vetë viktimizim diplomatik i Serbisë, falë dhuratave politike të marra zyrtarisht nga Prishtina në proceset e dialogut, e bëjnë jo të lehtë. 

2 VITE ME PARE

Rama 'thumbon' Kurtin: Rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike me Serbinë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Albin Kurtin, teksa shprehet se “për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e saj”. Rama u shpreh se “të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t'ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër”.

“Ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës, do të shtrëngojë këmbët e republikës së Kosovës, të mos e kuptosh këtë gjë do të thotë të mos duash t'ia dish fare se si duhet të ngrënë. Hapi tjetër, Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë përparim në luftën diplomatike me Serbinë dhe kjo po ndodh për shkak të mosbërjes së asociacionit.

Serbia me asociacionin s'lëviz dot këmbët, këtë e kupton edhe bufi. “I thuaj miqve të mi që të mos e humbasin planin e njohurive franko-gjerman”, më tha Cliton kur erdhi në Shqipëri”, u shpreh Rama.

2 VITE ME PARE

"Kërkon të përfitojë politikisht nga ngjarja në Kosovë"/ Rama sulmon opozitën: Prej 10 vitesh çfarë nuk lëshon nga goja

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvend për çështjen e Kosovës. Rama tha se prej 10 vitesh, opozita ka shpifur, deformuar fjalët e tij, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe për reagimin që ka pasur në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Basnjkë të Zveçanit.

Interesi ynë strategjiik i një paqeje përfundimtare në interes të sigurisë, progresi ekonomik dhe social, të krejt hapësirës ballkanike, është në përputhje të plotë, qoftë me interesin tonë kombëtar, qoftë me interesin strategjik të komunitetit të madh demokratik, ku Shqipëria ka nderin të jetë pjesë dhe nuk ka luksin të mendojë të luajë me dy porta, kurrë. Ku është atëherë halli, andej dhe këtej kufirit? Me qasjen tonë të njohur, strategjike në tërësi, çka dikton ndërtimin e urave, me të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë. Ku është saktësisht problemi me reagimin e Shqipërisë ndaj ngjarjes së Banjskës? Për qametin e madh të mendjeve që tash 10 vjet, çfarë nuk lëshon nga goja drejt nesh, edhe në këtë drejtim, halli është që të mos lihet rast i dhënë apo i shpikur për të masakruar mua apo PS, me lloj lloj fantazish, teorish konspiracioni, shpifjesh, deformimesh të fjalëve, fakteve, akuzave. Ja pse në Prishtinë dhe në Tiranë, nga profile publike, politike, mediatike, ose nga profile fallso pa hesap, u nxit menjëherë pas ngjarjes së Banjskës, furia kinse patriotike e rradhës, kundër meje personalisht si vëllau i Vuçiçit, apo si i kapuri nga Vuçiçi.

I doli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime, në një prej shfaqjeve për mua, më mbreslënëse të trushpëlarjes propagandistike. Ishte e dhimbshme të shikoje në të dy anët e kufirit, daljen aq ashiqare në pah, të synimit të ulët të keqshftyrëzimit të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen elektorale, duke lëshuar në rrugë gjuhët më të përdala”, theksoi ai.

2 VITE ME PARE

Moslinjëzimi i vendit tonë me deklaratën e BE, Rama: S’kemi luksin që të luajmë me dy porta për Kosovën

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij kishte mbajtur një qëndrim korrekt. Ai tha e në asnjë çast nuk ka pasur gjeste të brendshme elektorale si në rastin sipas tij të qeverisë së Prishtinës.

“Në Tiranë dhe Prishtinë, ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja. Nëse sot respektohet si e barabartë, vlerësohemi për dinjitetin që tregojmë me fjalë dhe vepra. Pyetemi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, çmohemi si vend serioz, që i besohen poste me rëndësi, siç ishte dhe zgjedhja në OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite apo se ata nuk dine se ku të mblidhen, por se e kemi çuar pozicionin tonë në rajon dhe botë në një kah të ri. Jemi faktor paqeje, si anëtar i denjë i komunitetit euroatlantik. Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritarë që thonë; Shqipëria është faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë. Deri dje Shqipëria është faktor pasiv, sot aktiv. Ka një fill të artë amaneti kombëtar që vazhdon. Kjo na kërkon që të bëhemi perëndimorët e Ballkanit dhe jo ballkanasit e radhës. S’kemi luksin që të luajmë me dy porta.

Për ata që duan ta dëgjojnë, një moslinjëzim me politikat e jashtme me BE-në, nuk është një fjalë gojë, pasi jemi vend kandidat për BE. Nuk është as akt heroizmi, por politik kundërshtie. Kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i Shqipërisë, ishte një manifestim dhe mos dakordësie për të dhënë një mesazh të qartë për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Duhet te jetë e qartë që nuk bëmë një gjest konsumi elektoral.
Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së qëndrimit të Brukselit, jo vetëm në lidhje me Beogradin, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër. Vetë viktimizim diplomatik i Serbisë, falë dhuratave politike të marra zyrtarisht nga Prishtina në proceset e dialogut, e bëjnë jo të lehtë"

2 VITE ME PARE

Shqipëria doli kundër BE për Kosovën, Rama: Nuk ishte akt heroik, por manifestim për të dhënë një mesazh të qartë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për moslinjëzimin e vendit tonë me deklaratën e BE-së për situatën në Kosovë. Ai u shpreh se veprimi i Shqipërisë nuk ishte akt heroik, por manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh për normalizimin e situatës.

"Nëse agresioni nuk do kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së, ku do dënoheshin organizatorët e ku do kërkohej hetimi ndërkombëtar. Ne nisëm mesazhin për moslinjëzimin me BE, për herë të parë. Dua ta bëj të qartë se një moslinjëzim nuk është një fjalë goje, por një vend kandidat që kërkon anëtarësimin të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet me politikën e jashtme. Nuk është as akt heroizmi por kundërshtie. Kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i së cilës është më i dëgjuar e më i respektuar në rajon, kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i papritur i Shqipërisë, ishte një manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh të qartë për peshën e asaj ngjarje, për normalizim"- tha Rama. 

2 VITE ME PARE

“Propaganda ka helmuar politikën shqiptare"/ Rama: Planeti non grata lëshon mbetje toksike në ajër

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
edi rama

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca për rezolutën mbi ngjarjet dhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në seancë, Rama ka kritikuar draft rezolutën e propozuar duke thënë se është një propagandë e opozitës kundër qeverisë. Sipas tij "planeti non grata" po helmon shëndetin e politikës parlamentare.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në një drejtën e saj, por të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulësen, të gjitha rrugët e komunikimit, ambasadorët e vetë, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua. Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE të miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik. Cili është qëllimi i një nisme të tillë! Përtej audiencave. Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë dhe herë kundër viktimave të Milosheviçit. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancë së shkuar me akuza për tradhti dhe tradhtar. Botës demokratike jo një herë. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi, planeti non-grata. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm. Në fund të fundit, ky është rasti që të shtjellojë gjerësisht dhe troç të vërtetat e mija për Kosovën në udhëkryqin e saj, duke u nisur nga agresioni në Banjskë.”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Agresioni nxorri sërish thonjtë e krizës"/ Ngjarjet në Kosovë, Rama: Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për situatën në veri të Kosovës ku ka dënuar sulmin nga terroristët serbë. Teksa u shpreh se lajmi për vdekjen e policit ishte bombë, Rama u shpreh se agresioni i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli dialogut dhe njohjes së Kosovës.

Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë edhe sot sipas rregullores së kuvendit që na imponon këtë debat ndonëse dihet se nga kush dhe pse kërkohet ky debat. Megjithatë unë do them të vërtetat e mia. Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.

Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.

Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Shqipërinë.’- tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Kosova" në Kuvend/ Çollaku: Teksti i rezolutës i papranueshëm, votën pro nuk e jap

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku gjatë fjalës së tij ditën e sotme seancën plenare, ka thirrur në Interpelancë kryeministrin Rama, të cilit i kërkoi disa përgjigje lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku më 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, sulmoi një patrullë policore të policisë së Kosovës duke vrare një oficer policie dhe plagosur dy të tjerë.

Çollaku e pyeti Ramën nëse mendon se ndarja e veriut të Kosovës do të ishte zgjidhje për tensionet me Serbinë. Ai shtoi se rezoluta për ngjarjet në Kosovë, është e papranueshme dhe fyese. 

“Më datën 19 qershor, në një status në twitter, duke iu shtuar atyre që e kishin vënë në presion Kurtin për të tërhequr forcat speciale nga veri, keni deklaruar se albin dil nga vetizolimi deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, ose në të kundërt rezulton të keni një republika të KFOR në veri dhe at lamtumirë sovranitetit të Kosovës. Më 24 qershor e dini se ca ndodhi, një komande e armatosur serbësh tentuan me një agresion të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës.. po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, që iu i bënit presion, kufirit rrezikonte të ishte në Ibë.

Pas ngjarjes, ju me disa raste dhe në media të huaja keni kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Do ishte një shpallje e padeklaruar, do ishte një hap drejt ndarjes së veriut. Në një intervistë diku, si nëpër radhë, shpresoj nga keqkuptimi, keni deklaruar se veriu është një tokë pa zot. Rama nëse do më thoni të gjitha këtij janë lapsuse apo gafa politike, do tërhiqesha në vend dhe do thoja njerëz ndjesë kryeministri është gabuar.

Ka shumë diplomatë të huaj që janë të familjarizuar me tezën se ndarja e Kosovës mund të jetë zgjidhja permanente e zgjidhjes së krizës. Po ju kryeministër e besoni këtë? Një zgjidhje e qëndrueshme? A besoni se mund të hapej loja e ndarjes së territoreve në Ballkan? A mund t’ia deklaroni këtë shqiptarëve? Apo duhet të sqaroni publikun shqiptar që këto ide do të jenë të papranueshme, për ju Kosovën dhe popullin.

Mësova se në parlament është mbërritur një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën, unë ndihem i fyer, komisioni i politikës së jashtme nuk është mbledhur asnjë orë, nuk e di ku ka mbërritur kjo marrëveshje, unë sot shoh që keni mbërritur me një tekst. Fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, ky është detyrim kushtetues i çdo kryeministri në vend, si mund mos mbështesni Kosovën? Kjo është arritje  e madhe?! Kosova ka mundur të thotë atë që ka mundur të thotë dihet që ka gjëra që i thotë dhe mund mos i thotë, parlamenti duhet të buçasë për Kosovën sepse Shqipëria njihet ndërkombëtarisht, si mundet të fshihet pas rezolutës së Kosovës, edhe këtu ka një lapsus. ‘Akt kriminal të njësie terroriste serbe’, këtë thotë dhe Vuçiç, pikërisht këtë thotë Vuçiç, kjo është poshtë kurajos që ia vënë gishtin Vuçiçit  as sa opozita serbe? Një tekst i heshtjes, nëse ka dakordësi sot është të heshtim. I papranueshëm, fyes, kam propozuar 3 amedamete se mund t’i jepnim pak ngjyrë dhe zë kësaj rezolute. Ju ftoj të hyni në diskutim, unë mendoj se kjo rezolutë ka nevojë, ky tekst mua më fyen dhe një votë pro nuk e jap." tha Çollaku. 

 

2 VITE ME PARE

'S'mund të marrësh peng seancën'/ Salianji i zë vendin Ramës në foltore, kryeministri e pret në këmbë (VIDEO)

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Edi Rama

TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare n ë Kuvend, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji bllokoi për disa minuta foltoren. Ai kërkoi fjalën për procedurë, mirëpo kryetarja e Kuvendit i dha kryeministrit Rama i cili pozhvillon një interpelancë me Kreshnik  Çollakun për Kosovën.

Salinaji: S'mund ta marrësh peng seancën.

Nikolla: Jemi në mes të interpelancës. S'mund ta merrni ju peng interpelancën. Ju lutem uluni. 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot njëzëri rezolutën për sulmin e Veri të Kosovës, duke u miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. /Dosja.al

 

2 VITE ME PARE

FOTO- Seanca nis me një minutë heshtje për viktimat në Izrael, Rama i pranishëm në seancë

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Kuvendi

TIRANË- Ka nisur me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare për shkak të luftës në Izrael. I pranishëm në këtë seancë është edhe kryeministri Rama. Kujtojmë se një ditë më parë, në media u bë e ditur se Rama nuk do ishte i pranishëm në seancë pasi do nisej në një vizitë në Britaninë e Madhe. Mirëpo, duket se vizita nuk do realizohet sot.

Ditën e sotme pritet të miratohet rezoluta e përbashkët e mazhorancës dhe opozitës për Kosovën.

2 VITE ME PARE

Konsensusi mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës, Berisha: Arritje e madhe kombëtare

KUVENDI/ Konsensusi për rezolutën prishet 1 minutë më pas,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar “arritje të madhe kombëtare” arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës për sulmin në Banjskë më 24 shtator nga një grup serbësh.

“Kemi qenë në qëndrime të kundërta për Kosovë. Marrëdhëniet  Shqipërisë me Kosovën duhet të ndërtohen në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Jemi vëllezër, por dy shtetet të pavarura, Respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy vendet është kusht themelor, por kjo s’ka ndodhur.

Konsensusi është arritje e madhe kombëtare, u ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës. Këtë prisnim shqiptarët e Kosovës nga Parlamenti i Shqipërisë, plus dy rekomandime të tjera.

Aq sa mund ta merrni vesh çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij. E rëndësishme është të votohet, është akt i rëndësishëm në një moment të rëndësishëm”, tha Berisha.

seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje