LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Prokurorisë së Vlorës, në pranga edhe një ish-oficere krimesh dhe dy avokatë (EMRAT)

• Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është vënë në pranga pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme. • Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë te Magjistraturës, ish-oficere policise gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. • Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. • Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar disa dosje në Prokurorinë e Vlorës. • Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. • Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

1 muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u arrestua nga SPAK (Dyshimet për dosjen Toyota Yaris)

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i
Aurel Zarka

TIRANË- Kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka ra në pranga ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Zarka dyshohet se është vënë në pranga për shkak të dosjes 'Toyota Yaris', por SPAK ende nuk ka reaguar për arrestimin.  

Por kush është prokurori Aurel Zarka?

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Aurel Zarka deklaronte pjesë takuese në pasurinë familjare me vlerë 13 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 43.6 milionë lekëve. Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të deklaruar në vlerën e 29.7 milionë lekëve, likujditete bankare me vlerë 12.2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 34.4 milionë lekë, nga të cilat 30% kanë si burim pagën e subjektit, 31% të ardhurat e familjarëve dhe gati 30% nga shitja e pasurive të patundshme. Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.

Ndaj tij kishte gjithsej 4 denoncime të dorëzuara në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit nga qytetarët. Por në seancën e këtij komisioni, Zerka për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin u vlerësua pozitivisht.

1 VITE ME PARE

Dosja "Toyota Yaris" e lidhur me operacionin e SPAK, BIRN: Ja me çfarë akuze u arrestua kryeprokurori i Vlorës

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i
aurel zarka

TIRANË- Të hënën është arrestuar në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës.

Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'

Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.

Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.

Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”./Reporter.al

1 VITE ME PARE

Zbërthimi i SKY ECC e çoi pas hekurave? Zbardhen detaje nga arrestimi i kreut të Prokurorisë së Vlorës, ishte përdorues i aplikacionit

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i
aurel zarka

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK të kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Dyshohet se arrestimi i kryeprokurorit ka ardhur nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC. 

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK, por ka dyshime se Zarka ishte përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokurorisë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë te Magjistraturës, ish-oficere policise gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

1 VITE ME PARE

Në pranga me urdhër të SPAK, zbardhen EMRAT e tre personave që u arrestuan bashkë me kryeprokurorin e Vlorës

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i
spak

VLORË- Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është vënë në pranga pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme. Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë te Magjistraturës, ish-oficere policise gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar disa dosje në Prokurorinë e Vlorës.

1 VITE ME PARE

Arrestohet me urdhër të SPAK drejtori i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në pranga dhe dy të tjerë

SKY ECC e çoi në qeli/ Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i
aurel zarka

VLORË- Është vënë në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK, ndërsa pritet një reagim zyrtar lidhur me arsyet që është kryeprokurori është vënë në pranga.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.

 

aurel zarka spak prokuroia e vlores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet