Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti sipas medias Klan kosova është vënë në pranga nga autoritetet turke pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve të Klankosova policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. • Gjithashtu, Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë • Stilisti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Dhënia e pasaportës diplomatike stilistit të njohur hapi shumë diskutime në qershor të vitit 2022, ku dyshohet se kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. •Mediat kosovare njoftuan se stilisti u arrestua në Turqi, por vetë Sahiti ka njoftuar se ndodhet në Dubai. Mediat turke nuk ka në akoma asnjë lajm në lidhje me arrestimin e stilistit të njohur.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Sot u raportua se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi iu gjend një sasi droge. Këto akuza i ka hedhur poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një prononcim për Telegrafin ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, tha Berisha.
Më tej ai theksoi se ka pasur vetëm një ngatërresë të vogël sa i përket një çante, të cilën ai e ka harruar në aeroport.
“Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.
TURQI- Pas lajmit për arrestimin me drogë ka reagur stilisti Valdrin Sahiti. Sahiti me anë të postimeve në 'Insagram', shihet se po shijon pushimet në Dubai dhe nuk po mbahet nga autoritetet e policisë në Turqi.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, stilisti në një postim të parë ka lajmëruar se do të udhëtonte drejt Dubait dhe vetëm disa orë më parë ka ndarë foto duke shijuar kafen në një nga hotelet e Dubait.
"Vitamin D-Dubai"-shkruan Sahiti në një nga postimet e tij.
Ditën e sotme sipas burimeve të KosovaNews u bë me dije se Sahiti është kapur në aeroportin e Stambollit dhe akuzohet për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
KOSOVË- Stilisti Valdrin Sahiti u kap sot me drogë në aeroportin e Stambollit me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë.
Kujtojmë se dhënia e pasaportës diplomatike stilistit të njohur hapi shumë diskutime në qershor të vitit 2022, ku dyshohet se kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Me pasaportë diplomatike pajisen politikanët e vendit, por mes listës gjendej Sahiti, i cili nuk është as president, as kryeministër, as deputet, dhe as person që me ligj i lejohet posedimi i pasportës diplomatike.
Stilisti Valdrin Sahiti është shprehur se: E meritova. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur rrëfeva gjithë historinë e Kosovës për “British Vogue” dhe ata bënë një shkrim për mua.
Në atë periudhë Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, iu drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të stilistit.
Një reagim erdhi edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, ku këshilltari për shtyp Bekim Kupina njoftoi si Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre. Kujtojmë se Valdrini është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj.
TURQI- Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është vënë në pranga nga autoritetet turke pasi është kapur me drogë. KosovaNews bën me dije se Sahiti është kapur në aeroportin e Stambollit dhe akuzohet për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë. Nuk dihet ende sasia e drogës që i është gjetur.
Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj./Dosja.al