LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të vrisnin Preng Palucën në 2021, Vlashi e Ndoka u kthyen në makthin e çiftit. PSH: Pritet ekstradimi

• Arrestohen në Madrid dhe Barcelonë Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. • Policia spanjolle njofton se dy shqiptarët ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, që i kërkon për tentativën e vrasjes së Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij. • Të dy thurën dhe vunë në jetë planin për ti vrarë, ku përpjekja e fundit dështoi në dhjetor të 2021. • Policia shqiptare kërkoi asokohe në banesat e tyre ku gjeti dhe zbuloi një arsenal armësh dhe një sasi para kesh prej 90 mijë euro. • Për arrestimin në Spanjë, Policia e Shtetit ka njoftuar vetëm për Ndokën, për të cilin shton se do kryehet ekstradimi. Për Vlashin ende nuk ka një deklaratë. • Arrestimi i Vlashit dhe Ndokës mund të jetë çelësi i zbardhjes së një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në të cilat ata dyshohet se janë të përfshirë. • Tashmë pritet ekstradimi i tyre në Shqipëri për të zbuluar më tej.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO- Planifikoi vrasjen e Preng Palucës, ky është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të
Hektor Ndoka

TIRANË- Personi në foto është Hektor Ndoka, 33-vjeçari i arrestuar nga policia spanjolle pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për planifikimin e vrasjes së Preng Palucës. 33-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, dhe i dyshuar për një seri ngjarjesh të rënda, u vu në pranga nga policia spanjolle në Madrid.

Sipas mediave spanjolle, pas prangosjes së Ndokës, policia i gjeti atij 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

Hektor Ndoka u shpall në kërkim më 8 Dhjetor të 2021. Së bashku me Edmir Vlashin, kishin planifikuar vrasjen e Preng Palucës në Tiranë, ngjarje kjo që nuk u finalizua. Shkak u bë një konflikt për prishje të pazareve të drogës jashtë shtetit.

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku (Ndoka), Edmir Vlashi (Marku) dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre, Nikoll e Marie Marku.

Plani për atentatin u zbulua krejt rastësisht pasi Policia u informua se çifti Marku dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja posedonin arsenal armësh. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e dy personave të cilët do të kryenin vrasjen. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika. Ata kishin ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa më datë 7 u nisën 'ekzekutorët'.

Çifti Marku dhe dhëndrri i tyre Mark Lamkja u vunë në pranga, ndërsa Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka u shpallën në kërkim.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i dy 'killerave' në Spanjë, reagon Policia e Shtetit: Ndoka do ekstradohet drejt Shqipërisë

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e 33-vjeçarit, Hektor Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativën e vrasjes ndaj Preng Lucës, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Në njoftim bëhet me dije se 33-vjeçari, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Ndoka u arrestua bashkë me Edmir Vlashin, përkatëisht në Madrid dhe Barcelonë për tentativën e vrasjes së Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij. Të dy thurën dhe vunë në jetë planin për ti vrarë, ku përpjekja e fundit dështoi në dhjetor të 2021. Policia shqiptare kërkoi asokohe në banesat e tyre ku gjeti dhe zbuloi një arsenal armësh dhe një sasi para kesh prej 90 mijë euro. Për Vlashin nuk ka asnjë detaj nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, nga Policia spanjolle u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi provizor, me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë, i një 33-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar. 33-vjeçari i kërkuar, shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor të koduar “Madrid”, nga Policia spanjolle u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Spanjë, e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: H. N., 33 vjeç, lindur në Lezhë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Shtetasi H. N. është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mataro”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, nga strukturat e DVP Lezhë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar: 2 mina me telekomandë me lëndë eksplozive C4, të përgatitura gati për shpërthim, 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions” me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock” me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcjellës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet, si dhe rreth 90 000 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.
 Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve spanjollë, do të bëhet ekstradimi i këtij shtetasi nga Spanja drejt Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

HISTORIA/ Pazaret u prishën në Belgjikë, ekzekutimi u thur në Shqipëri, si planifikuan Vlashi e Ndoka të vrisnin Palucën, 'njeriu me këmishë' u shpëtoi për të tretën herë  

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të
Preng Paluca

TIRANË- Shqipëria, vendi ku lahen të gjithë ‘haqet’ e prishjes së pazareve të drogës jashtë vendit, u kthye në ‘arenën’ e përgatitjes së vdekjes për Preng Palucën, tre herë rresht. 52-vjeçari ka rënë tre herë pre e atentateve, në dhjetor të vitit 2021, në gusht të vitit 2021 bashkë me gruan dhe në vitin 2018 është sulmuar me lëndë plasëse.

Shkak, pazaret e drogës në Belgjikë e Spanjë.

Por, në të treja rastet, Paluca ka qenë njeri mjaft me fat, ashtu si edhe sot, kur policia soanjolle njoftoi se ka vënë në pranga dy urdhëruesit për atnetatin e organizuar ndaj tij në dhjetor të vitit 2021, Edmir Vlashi (Ndoka) dhe Hektor Ndoka (Sadiku).

Të dy janë arrestuar në Spanjë, por janë të njëjtët që organizuan atentain ndaj Palucës e vëllait të tij, por nuk e realizuan dot. Në lojë u futën dhe tre persona të tjerë, Mark Lamja e Nikoll dhe Marie Marku (burrë e grua).

Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi janë dhëndurë të Nikoll dhe Marie Markut dhe e shfrytëzonin lokalin e tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse. Burrë e grua bashkë me Lamkjën e vunë në pranga krejt rastësisht pasi Policia e Lezhës u sinjalizua se kishin arsenal armësh.

Në këtë mënyrë policia, duke përgjuar telefonat  çiftit dhe të njërit prej dhëndurrëve ra në gjurmët e dy personave që po planifikonin atentatin në Kamëz.

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika dhe kishin ardhur disa herë në Tiranë, për të vëzhguar objektivin e tyre, por plani u dështoi.

Kush i urdhëroi Vlashin e Ndokën? Burimet në atë flisnin për një ortak të vjetër të Palucës që rrintë ne Belgjikë e Spanjë, por emri nuk i është zbuluar, të paktën deri më tani….

3 VITE ME PARE

Zbardhen EMRAT! Të arrestuarit në Spanjë janë Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, si tentuan të vrisnin çiftin Paluca në Kamëz

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të

SPANJË- Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy shqiptarët e arrestuar nga Policia Spanjolle në Barcelonë, pasi akuzohen për atentatin e kryer ndaj Peng Palucës dhe bashkëshortes së tij tij, Antoneta, ngjarje e ndodhur më 7 gusht të vitit 2021 në Kamëz. 

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku (Ndoka), Edmir Vlashi (Marku) dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre, Nikoll e Marie Marku.

Plani për atentatin u zbulua krejt rastësisht pasi Policia u informua se çifti Marku dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja posedonin arsenal armësh. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e dy personave të cilët do të kryenin vrasjen. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika. Ata kishin ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa më datë 7 u nisën 'ekzekutorët'.

Çifti Marku dhe dhëndrri i tyre Mark Lamkja u vunë në pranga, ndërsa Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka u shpallën në kërkim.

 

3 VITE ME PARE

POLICIA SPANJOLLE: Kemi arrestuar dy shqiptarë të superkërkuar, akuzohen për një atentat të 2021

Arrestohen në Spanjë dy 'killerat' që tentuan të

MADRID- Dy shqiptarë të superkërkuar nga Policia e Shtetit janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se dy shqiptarët e arrestuar në Barcelonë dhe Madrid janë arratisur nga Shqipëria pasi kërkoheshin për një atentat të dështuar në vitin 2021. Policia shqiptare ka njoftuar Interpolin në muajin nëntor se ata mund të ndodheshin në Spanjë. Ngjarja për të cilën kërkohen është e bujshme sipas mediave, të cilat nuk japin më shumë detaje por thonë se lidhet me tentativën e vrasjes së anëtarëve të një bande rivale. 

Ata akuzohen për veprat penale të armëmbajtjes, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave. Në Shqipëri gjithashtu kërkohen për një sasi lende plasëse që iu është gjetur. Policia spanjolle i cilëson ata si krerët e një organizate kriminale. Grupi i drejtuar prej tyre po përgatiste një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në trafikun e drogës që po tentonin ti ndërprisnin aktivitetin kriminal grupit. 

Por pavarësisht arrestimit nga policia spanjolle, për ta nuk dihen të dhënat e plota, përveç skedës kriminale në Shqipëri, ku theksohet se njëri prej të arrestuarve ishte i lidhur me zbulimin në Shqipëri të lëndëve plasëse të ndryshme të tipit C-4, pesë armë zjarri automatike, një armë zjarri të shkurtër së bashku me katërmbëdhjetë gëzhoja, disa pajisje celulare dhe 88 990 euro cash.

Ai po hetohej në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi u gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave. Pas përpjekjeve të ndryshme, ai ka mundur të lokalizohet në Turqi me qëllim që të kthehej në Barcelonë, ku ai ishte aktualisht dhe ku u arrestua me uljen në aeroportin e Barcelonës./Dosja.al

edmir vlashi hektor ndoka preng paluca

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale