LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati për qitje, 25 mijë euro cash! Në pranga edhe 3 persona që e strehuan (PAMJE nga arrestimi)

• Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtja. • Në pamje shihet momenti i operacionit policor si dhe momenti kur Flodian Plaku vihet në pranga nga policia. • Në video efektivët e policisë dëgjohen të thonë: “Shpejt shpejt…çuna” dhe në fund “u kap”. • Floridan Plaku, i njohur me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo, iu është gjetur një pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë. • Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën e sekuestruan 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal dhe 7 celularë. • Sipas policisë 42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj. • Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. • Ai dyshohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, krim i ndodhur 15 Mars 2024. • Policia thekson se në hotelin që fshihej Plaku, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës. • Po ashtu, janë arrestuar edhe 3 persona të identifikuar Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut gjatë kohës që ishte në kërkim. • Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën  penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Ndihmonin Flodian Plakun gjatë kohës që ishte në kërkim, ja kush kush janë tre personat e arrestuar nga policia

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati
Flodian Plaku

VLORË- Policia dha detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, operacion i zhvilluar ditën e djeshme në një hotel në Orikum. Bëhet me dije se Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, të cilën u arrestuan dje bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, ndihmonin ekzekutorin e dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga policia.

Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte Plaku i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.

Kush është Flodian Plaku

Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë. 42-vjeçari nga Vlora, mban edhe dy mbiemra të tjerë, Flodian Mamo dhe Flodian Serjani, por që njihej edhe me pseudonimin “Pole Qorri”.

Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Po sipas hetimeve, policia tha se është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, njoftoi policia 1 vit më parë.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.

11 MUAJ ME PARE

"U kap u kap"/ Dalin PAMJET nga aksioni i policisë, ja momenti i arrestimit të Flodian Plakut, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas (VIDEO)

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati
Flodian Plaku

VLORË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtja. Në pamje shihet momenti i operacionit policor si dhe momenti kur Flodian Plaku vihet në pranga nga policia. Në video efektivët e policisë dëgjohen të thonë: “Shpejt shpejt…çuna” dhe në fund “u kap”.

Floridan Plaku, i njohur me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo, iu është gjetur një pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën e sekuestruan 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal dhe 7 celularë.

Sipas policisë 42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj. Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ai dyshohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, krim i ndodhur 15 Mars 2024. 

Po ashtu, janë arrestuar edhe 3 persona të identifikuar Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut gjatë kohës që ishte në kërkim. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën  penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë dhe vëmendjen tuaj!

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me efektivë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, për të ndarë me ju dhe nëpermjet jush, me qytetarët, rezultatet e një pune hetimore proaktive të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Vlorës dhe të Tiranës, me qëllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve, si dhe pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.
Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

•Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

Të dy operacionet “Eterna” dhe “Në Gjurmë” janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së strukturave tona për të zbardhur dhe dokumentuar në mënyrë të plotë krimet më të rënda që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të vijuar pa ndërprerje hetimet dhe operacionet për kapjen e çdo personi në kërkim dhe për goditjen e çdo strukture që mbështet aktivitetet kriminale.

Ftoj qytetarët e qarkut Vlorë dhe më gjerë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo informacion me vlerë, sepse së bashku ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.

11 MUAJ ME PARE

Kishte 4 muaj në Orikum, por u zbulua nga berberi që e qethi/ Ja si u kap në hotel Flodian Plaku

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati
Flodian Plaku

VLORË- Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel "Doko" në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij Julian Aliaj.

Një skuadër operacionale e Policisë së Shtetit e koordinuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, mundën të lokalizonin personin e dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në zonën e Orikumit.

Skuadra është përqëndruar në Orikum, për një periudhë kohe prej 4 muajsh, duke mos arritur ta shquajnë në asnjë moment siluetën e Plakut, megjithëse përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë tregonin se ai ishte në zonë.

Por ditën e djeshme në 3 Gusht 2025, në adresë të Flodian Plakut, niset një berber nga Vlora.

Berberi ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë, i quajtur hotel "Doko".

Agjentët e operacionales kanë ndjekur me përpikmëri berberin, i cili ka hyrë në ambjentet e hotelit, për të qethur Flodian Plakun.

Veprimet e Berberit janë ndjekur nga një çift operacional edhe pasi ka mbaruar punë me qethjen e Flodian Plakut.

Pasi janë bindur për vendodhjen e tij, është kërkuar ndërhyrja e një njësie të repartit RENEA, të cilët hynë BLIC në ambjentet e hotel DOKO në Radhimë, duke mundësuan arrestimin e tij pa bërë asnjë reagim.

Gjatë kontrollit të dhomës ku qëndronte Flodian Plaku, u gjetën dy pistoleta.Ndërsa bashkë me të u arrestuar dhe Julian Aliaj për akuzën e "Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit".

Julian Aliaj, tashmë është proceduar për "Përkrahje të autorit të krimit" dhe "Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit", duke u ndjekur çështja nga prokuroria e Vlorës.

Ndërsa Flodian Plaku është transferuar në Tiranë, ku pritet të dalë para gjykatës së kryeqytetit, ku do njihet me masën e "arrestit në burg", pasi akuzohet si një nga personat që kanë ekzekutuar ish-policin e burgjeve njëherësh mikun e Ervis Martinaj, Gentjan Bejtja.

Për këtë ngjarje më parë u arrestuan dhe dënuan për akuzën e "sigurimit të kushteve për të kryer vrasje", me dy vite burgim Edison Haxhiaj.

Ndërsa në proces gjykimi përfundimtar është miku i tij Ilirjan Brahimi, ky i fundit kunati i Roan Brahimi.

Nga ana tjetër mësohet se Julian Aliaj më parë është arrestuar në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku i njohur si "Pole Qorri".

Edhe Plaku në atë kohë u arrestua asokohe për të njëjtin krim.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

11 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Flodian Plakut/ Policia jep detaje: U kap me armë, gati për qitje, 25 mijë euro cash! Në hotel ishe edhe Julian Aliaj

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati
Drejtori i Policisë së Vlorës

VLORË- Drejtori i Policisë së Vlorës përmes një deklarate ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum. Sipas deklaratës së policisë, Flodian Plaku në momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje, kishte me vete edhe 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Policia thekson se në hotelin që fshihej Plaku, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës.

“Ishte i armatosur, me fishekë gati për qitje. Iu gjetën 17 fishekë, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë. Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin që fshihej, u kap edhe Julian Aliaj (Pashaj), i shpallur në kërkim për vrasjen e Renato Hoxhës”, tha Policia. 

 

 

11 MUAJ ME PARE

FOTO/ Me varëse floriri dhe syze dielli, dalin pamjet nga arrestimi i të akuzuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas

Arrestimin i Flodian Plakut/ Policia: U kap me armë, gati
Flodian Plaku

VLORË- Personi në foto është Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas dhe që është vënë në pranga ditën e djeshme në Vlorë. Arrestimi është kryer në Vlorë nga policia e qytetit bregdetar dhe drejtoria e Krimeve të Rënda. Bëhet me dije se arrestimi i tij vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. 

Flodian dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas. Më herët për këtë është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Kush është Flodian Plaku

Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë. 42-vjeçari nga Vlora, mban edhe dy mbiemra të tjerë, Flodian Mamo dhe Flodian Serjani, por që njihej edhe me pseudonimin “Pole Qorri”.

Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Po sipas hetimeve, policia tha se është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, njoftoi policia 1 vit më parë.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.

flodian plaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet