LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë/ SPAK: Mori 330 mijë lekë ryshfet! Duro u gjobit edhe nga KQZ

•Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender. •Zyrtarja e lartë e ministrisë së Shëndetësisë është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet. •Në pranga bashkë me Joana Duron ka rënë edhe Laura Shteto, me detyrë specialiste. •Ishte tenderi për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës që çoi në pranga Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialisten e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, në pranga. •Duro mori rryshfet 330 mijë lekë që të favorizonte një prej kompanive.  •Po ashtu, Duro rezulton se është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste. •Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e dy zyrtareve, duke theksuar se ishte vetë PS që hapi kutinë e Pandorës. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO- Kjo është sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë që u arrestua me urdhër të SPAK për ryshfet me tenderin

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Joana Duro

TIRANË- Kjo është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Joana Duro

Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Sipas burimeve të medieve Duro është aarrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore?

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Ministria

TIRANË- Arrestimi i sekretares së përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me urdhër të lëshuar nga SPAK, vjen në vazhdën e disa ndalimeve të zyrtarëve në vend. Duro u arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Përmes një njoftimi të bërë publik ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçmë kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK): Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë të reja për të favorizuar një operator ekonomik në një tender të “Supervizimit për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po sa është vlera e tenderit dhe sa ka përfituar ajo?

Tenderi në fjalë është: Lot.1 “Supervizim i rikonstruksionit të disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” dhe vlera e saj në përditësimin e fundit kap 6 milionë lekë.  

Fondi limit i tenderit ishte 805 mijë e 872 lekë, por kontrata u mbyll me 6 milionë, aq sa vlera e ofertës së kompanisë fituese. Fituesi kishte ofertën 80% sa fondi limit.  

Firma fituese është  “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 6 milionë lekë të vjetra. Pra vlera përfundimtare e tenderit është 6 milionë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 3 milionë lekë, pra sa gjysma.

Ky dokument tregon ofertën e fundit, 6 milionë të vjetra: 

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Tenderi

Duro ka favorizuar njërën nga kompanitë që ka konkurruar, për t'i dhënë tenderin, e për këtë i kanë dhënë 3 milionë lekë, pra gjysmën e vlerës së tenderit. 

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, SPAK: Favorizoi një kompani në tenderin e rikonstruksionit të Qendrave Spitalore

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme doli me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Joana Duros, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas SPAK, ajo u arrestua në flagrancë duke marrë 33 mijë lekë ryshfet nga zyrtarja tjetër, Laura Shteto, për të favorizuar një operator ekonomik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të sigurura nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja Joana Duro, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë së Posaçme, arrestuan në flagrance në datën 02.06.2023 shtetaset Joana Duro dhe Laura Sheto, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja Laura Sheto).

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i sekretares në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro s'është e vetmja zyrtare e lartë që përfundoi në prangat e SPAK

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë dyshuar të përfshirë në aferë.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro u ndalua në flagrancë të premten për veprën penale të “korrupsionit…”. Ndalimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, pas një hetimi të kryer lidhur me një procedurë prokurimi.

Sipas SPAK, operacioni për këtë aferë korruptive vijon për mundësimin e ndalimit dhe identifikimit të personave të tjerë të përfshirë. Ndërkohë nuk u bënë me dije të dhëna të tjera lduke argumentuar se çështja është në hetim.

Kryeministri Edi Rama pretendoi gjatë fjalës së tij në një takim post elektoral se qeveria e kishta hapur këtë “kuti të pandorës”, duke aluduar se zyrtarët e lartë nuk kishin mbrojtje prej hetimeve.

“Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti”, the kryeministri.

Duro nuk është e para zyrtare e lartë e qeverisë që arrestohet pas akuzave të ngjashme. Më herët këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjokuta i ka mohuar akuzat dhe po hetohet me masën “detyrim paraqitjeje”. Po ashtu në hetim dhe e arrestuar është ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi./BIRN


 
 
 
 
 

3 VITE ME PARE

U arrestua me urdhër nga SPAK! Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë u gjobit edhe nga KQZ (ARSYEJA)

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Ministria e Shendetesise

TIRANË- Joana Duro, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar një ditë më parë me urdhër nga SPAK për përfshirjen në tendera, nuk është emër i panjohur për mediat.

Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

Në njoftimin e KQZ-së, thuhej:

KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr.30 dhe vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj z. Enea Hoti, person përgjegjës në Ministrinë e Brendshme, si dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 3.000 lekë ndaj: 

1. zj. Joana Duro, person përgjegjës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
2. zj. Risena Xhaja, person përgjegjës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
3. zj. Edlira Zyfi, person përgjegjës pranë Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve;
4. z. Gazmend Turdiu, person përgjegjës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Arrestimi i sekretares së Ministrisë së

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Për arrestimin e saj, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, ai tha:

“Pak më parë dëgjova një lajm. Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodh. Ana e pëlqyeshme e medaljeve është ajo që kapet një zyrtar që nuk është i vendosur që të qëndrojë në një shtet. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë të tillë. Mungesa e ndjeshme e patriotizmit, detyrave, etikës, në pikën që është një detyrë e rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshme”

joana duro

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër