LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e Komisioneve Parlamentare

• Deputetët e Opozitës kanë nisur sot me aksionin e tyre parlamentar si përgjigje kundër arrestimit të deputetit Ervin Salianji. • Fillimisht në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane kanë marrë pjesë nga Opozita vetëm kryetarja Jorida Tabaku si dhe deputeti Edi Paloka. • Këta të fundit kanë treguar se Opozita do të bojkotojë çdo mbledhje parlamentare. • Dhe kjo ka ndodhur, pasi në Komisionin për Sterilizimin dhe Check Up-in, Opozita nuk ka marrë pjesë. • Po ashtu dhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Opozita ka vendosur që ta bojkotojë, duke mos marrë pjesë. • Gjatë mesditës deputetët e PD-së do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin. • Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Takimi zgjati vetë një minutë e gjysmë!" Shtyhet mbledhja e Komisionit të Sterilizimit, opozita bojkoton

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e
Plarent Ndreca

TIRANA- Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej mbledhja e radhës e Komisionit për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up, por për shkak të mungesës së opozitës dhe dëshmitarit, kjo mbledhje u shty. Zv.Kryetari i këtij komisioni, Plarent Ndreca, njoftoi se letra e dërguar nga autoritetet për pjesëmarrjen në mbledhje është kthyer mbrapsht. Sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e adresës së gabuar që dëshmitari Mihal Tase kishte dhënë.

Nga ana tjetër opozita kishte paralajmëruar bojkotin në komisione. I vetmi komision ku opozita u paraqit sot me vetëm dy përfaqësues, ishte Komisioni i Integrimit. Ndërkohë, Komisioni për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up është shtyrë sot për në orën 12:00, pasi takimi i parë zgjati vetëm një minutë e gjysmë.

1 VITE ME PARE

Opozita bojkoton Komisionin e Ligjeve, asnjë deputet i pranishëm në mbledhje

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur mbledhjen e sotme pa praninë e Opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që të mos marrin pjesë në mbledhjet parlamentare ditën e sotme, për shkak të arrestimit të kolegut të tyre deputetit Ervin Salianji. 

Gjatë mesditës deputetët e PD-së do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar.

1 VITE ME PARE

Peleshi i drejtohet Tabakut: Mos nëpërkëmb procedurat, nuk mund të mbash peng mikrofonin

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e
Mbledhja

TIRANË- Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur me debate mbledhjen e sotme për shkak një reagimi nga kryetarja e këtij Komisioni Jorida Tabaku. Tabaku u shpreh në fillim të mbledhjes se se në vend balanca e pushtete është në rrezik, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve duhet të trajtohen si të barabartë, referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. 

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, tha se askush nuk mund të nëpërkëmbë procedurat, duke e quajtur deklaratën e Tabakut si politike.  

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha Peleshi.

Edhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj, tha se kjo është hera e parë që Kuvendi diskuton mbi një procedurë të tillë dhe fatkeqësisht dështoi praktika e mirë që mund të aplikohej.

“Çdo deklaratë politike mund të ishte bërë kudo tjetër, por jo në mbledhjen e këtij Komisioni. Kjo mbledhje do të duhej që të zhvillohej brenda konfidencialitetit që e parashikon ligji dhe rregullorja. Për fat të keq vijuat me deklaratat tuaja politike, për këto arsye Ju kërkoj që të zbatoni rregulloren dhe të merrni masa që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura”, tha Gjonaj.

1 VITE ME PARE

"Ka burgosur apo hetuar të gjithë liderët e opozitës!" Paloka: Shqipëria e Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e
Edi Paloka

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti fjalën në nisje të punimeve në Komisionin për Çështjet Europiane pas fjalës që mbajti kryetarja Jorida Tabaku dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Niko peleshi. Paloka njoftoi arsyet përse PD kishte ndërmarrë nismën e re të saj, për bojkotim të Komisioneve, duke renditur sipas tij shkeljet e mazhorancës dhe fakti se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE. Ai shtoi se ata nuk kanë qenë kundër procesit të integrimit, por se ishin para një narkoshteti. Gjithashtu ai tha se një qytetari i duhen 14,6 vite për proces civil dhe 10 vite për një proces penal në dyert e drejtësisë së reformuar.

Pjesë nga fjala e Palokës:

Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së. Për fat të keq nuk plotëson asnjë nga kriteret e BE aktualisht që flasim, kur pritet edhe hapja e negociatave. Reforma elektorale, kushtet e të cilës prej 11 vitesh nuk plotësohen dhe regjimi nuk lejon zgjedhjet e barabarta në Shqipëri, edhe pse i kërkon OSBE-ODIHR.

Kjo drejtësi e kapur dhe në duart e Edi Ramës. Sot në prag të zgjedhjeve të gjithë krerët e partive opozitare janë nën arrest, persekutim apo në çështje penale nga kjo drejtësi e reformuar. Fredi Beleri u arrestua dhe u borgos dhe u zgjodh eurodeputet duke qenë në burg. Një tjetër koleg i yni dy ditë më parë (Ervin Salianji), po si Fredi Beleri, pa dëshmitarë e prova u çua në burg. Po kështu çështjet e inceneratorëve dhe të tjera që publiku i njeh, skandale të qeverisë që drejtësia e re mbyll sytë e që kanë firmën e Edi Ramës.

Ky Parlament nuk zbaton më as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si çështja Xhaçka, që është mjaft domethënëse për të kuptuar realitetin ku jemi dhe sa të gatshëm jemi ne për t’u integruar. E fundit nga pikat që kërkon dhe Bashkimi Europian, është shkelja e marrëveshjes së MSA-së, PPP dhe tenderat ndërkombëtarë dhe që po shkelen me vetëdije.

1 VITE ME PARE

"Balanca e pushteteve në rrezik!" Tabaku në Komisionin për Çështjet Europiane: Mandatet e deputetëve të trajtohen si të barabartë

Arrestimi i Salianjit/ Opozita nis aksionin, bojkotohet çdo mbledhje e
Jorida Tabaku

TIRANA- Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme. Pas fjalës së mbajtur nga kryetarja Jorida Tabaku dhe nga anëtari Edi Paloka, në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji, mbledhja vijon me dyer të mbyllura. Në rend të ditës është shqyrtimi i draft Pozicionit Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për anëtarësimin në BE.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh në deklaratën e saj në fillim të mbledhjes se në vend balanca e pushteteve është në rrezik, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve duhet të trajtohen si të barabartë, referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. Ajo tha se me keqardhje vërejnë se një sërë kriteresh janë të paplotësuara duke shtuar se ka mungesë të vullnetit politik për të reformuar sistemin zgjedhor.

Fjala e plotë e Tabakut:

Të nderuar kolegë,

Ju faleminderit për pjesëmarrjen e në mbledhjen e radhës së Komisionit të Çështjeve Europiane e cila sot çel ditën me diskutimin e Pozicioneve Negociuese për Grup kapitullin e Parë që njihet si Themeloret. Në datën 25 shtator Kryenegociatorja më informoi që Qeveria Shqiptare ka marrë një kërkesë nga presidenca Hungareze për të dorëzuar Pozicionet Negociuese për Grup Kapitullin e Parë që do të thotë që është gati për përgatitja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Për të qenë të ndershëm deri në fund me njëri tjetrin, data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më parë. Asokohe kur iu futëm detit me dallgë në këmbë për të siguruar një tryezë në procesin e anëtarësimit dhe të gjithë biem dakord që kjo bisedë duhet të ishte zhvilluar dhjetë vjet më parë, në vitin 2014 kur Shqipëria kish luftuar në detin me dallgë dhe ia kish dalë. Ndërkohë që ai vendim nuk erdhi kurrë shqiptarët morën detin mes dallgësh e u larguan këmbësh nëpër Europë, duke e lënë politikën në festën e saj të përvitshme të shterpësisë që shitej si hapje negociatash.

Ky është një moment i mirë për Shqipërinë që në këtë dekadë është zhytur edhe më shumë në një udhëkryq në të cilin vazhdon të qëndrojë thuajse pambarimisht me halle dhe shqetësime të vetë shkaktuara nga një tranzicion i gjatë edhe i pashoq me asnjë nga vendet e rajonit; me normën më të lartë të largimit, me probleme që kalojnë nga pastrimi parave e deri tek Krimi Organizuar dhe Korrupsioni. Një vend i cili nuk organizon dot zgjedhje normale, ku balanca e pushteteve është në rrezik. Por thënë këtë, si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe si përfaqësuese e opozitës më duhet të sqaroj se:

Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë. Partia Demokratike e ka nisur këtë proces e ajo do ta përfundojë atë pa rënë pre e provokimeve apo dhe insinuatave se ka një ndarje mes procesit të integrimit; Europës dhe Partisë Demokratike. Ne e konsiderojmë këtë proces si mënyrën e vetme për të ndryshuar e transformuar vendin, për të rritur mbikëqyrjen e llogaridhënien, monitorimin veçanërisht me procesin zgjedhor së afërmi.

Situata gjeopolitike dhe lufta e nxitur nga Rusia në Ukrainë ka risjellë përpara BE-së debatin për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një proces vendimtar për gjeostrategjinë e Bashkimit, por një moment po aq i rëndësishëm për synimin tonë afatgjatë. Ky hap, që është pjesë e një procesi të gjatë dhe reformues, duhet t’u shërbejë shqiptarëve. Një hap më shumë drejt BE-së do të thotë një Shqipëri më pranë ndërtimit të një demokracie perëndimore dhe sundimit të ligjit, respektit të votës së lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha respektimit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve. Me keqardhje vërejmë se detyrimet e vendosura për një Shqipëri perëndimore dhe Europiane ende mbeten të paplotësuara.

1. Fatkeqësisht, në “roadmap”-in e miratuar një javë e pak më parë, kemi parë mungesën e vullnetit politik për një reformë zgjedhore konform këshillave të OSBE-ODIHR. Ky dështim vjen prej vullnetit politik të shumicës që refuzon të pranojë faktet e shprehura në rekomandimet e qarta të OSBE-ODIHR mbi përdorimin e buxhetit dhe qeverisë, si dhe pushtetit për të blerë vota, në shkrirjen e shtetit me pushtetin. Përdorimi i institucioneve shtetërore për të ndikuar në votime dhe zgjedhje, si dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve në ndërtimin e një databaze partiake me qëllim përdorimin e tyre në ditën e zgjedhjeve. Ne propozojmë që kjo të ndodhë brenda vitit 2024, ndryshe sa propozon qeveria mbas zgjedhjeve të 2025.

2. Balanca e pushteteve dhe respektimi i shtetit ligjor janë sot në rrezik Janë mbi 9 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë faktuar përpjekjet antikushtetuese dhe antidemokratike, ku shpesh korrupsioni dhe shkeljet ligjore janë mbrojtur përmes forcës së shumicës parlamentare, duke thyer parimin e ndarjes së pushteteve dhe duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht, akte të tilla shkelin qartësisht kapitujt e sundimit të ligjit dhe provokojnë një krizë kushtetuese të pakuptimtë. Mandatet e deputetëve në Kuvend janë të barabarta dhe nuk mund të trajtohen me standard të dyfishtë.

3. Për herë të parë Shqipëria ka cënuar shkeljen e MSA me mos respektimin e nenit 79 të tij ku kalojnë ligje me porosi që cenojnë konkurrencën dhe procesi prokurues është ndër më korruptivët në vend. Më lejoni të përmend këtu një listë të gjatë të ligjeve me porosi për të cilat kam njoftuar dhe PE dhe Komisionerin duke nisur nga ai i Investimeve Strategjike dhe duke përfunduar tek ai i Zonave të Mbrojtura.
Ndërsa vendi përgatitet të përfshihet në tregun e përbashkët rajonal dhe më tej atë Europian, raportet e ndryshme mbi klimën e mjedisit të biznesit në Shqipëri flasin se bizneset vazhdojnë të përballen me sfida të lidhura me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe problemet që vijnë nga ekonomia informale dhe zbatimi i dobët i kontratave. Gjatë katër viteve të fundit, këto sfida kanë vazhduar të ndikojnë negativisht në mjedisin e biznesit, me investitorët që shpesh citojnë korrupsionin në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike si pengesa kryesore për investimet dhe zhvillimin ekonomik në vend.

4. Korrupsioni sistemik ndikon në mënyrë shumë të thellë strukturat e qeverisjes, duke krijuar varësi të ngushta midis politikës, biznesit dhe grupeve të interesit. Kjo formë e korrupsionit përbën një kërcënim të madh për sundimin e ligjit dhe demokracinë, pasi përqendron pushtetin dhe burimet në duart e pak individëve, duke penguar konkurrencën e ndershme dhe qeverisjen e mirë.
Një shtet i korruptuar është produkt i një lidhjeje të ngushtë mes kapjes së institucioneve të qeverisjes nga grupet kriminale. Lidhjet e tyre të forta me njerëz të rëndësishëm në drejtimin e policisë dhe jo vetëm, dëshmojnë një lidhje të fortë mes krimit të organizuar dhe politikës, që shfaqet si në favore penale ashtu edhe në ato përmes tenderave dhe jo vetëm.

5. Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme në lidhje me flukset financiare të paligjshme (IFF), të nxitura nga korrupsioni i përhapur, rritja e organizatave kriminale, evazioni fiskal dhe pastrimi i parave përmes transaksioneve tregtare. Gjatë periudhës 2020-2022, Shqipëria përjetoi dalje të konsiderueshme të flukseve financiare të paligjshme, që përfaqësonin 2.16% të PBB-së, ndërsa flukset e paligjshme hyrëse përbënin 0.84% të PBB-së.

Abuzimi me pushtetin publik për përfitime personale është një faktor kryesor në gjenerimin e IFF-ve, ku praktikat korruptive janë të rrënjosura në shumë sektorë. Këto praktika shpesh përfshijnë transaksione financiare ndërkufitare, duke vështirësuar luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i nivelit të lartë është veçanërisht i përhapur, me figura politike që shpesh përfshihen në veprimtari korruptive, duke përdorur pasuri të patundshme dhe llogari jashtë vendit për pastrimin e fondeve të paligjshme. Efektet ekonomike të këtyre veprimtarive janë të mëdha, me faturime të rreme në eksportet dhe importet shqiptare që arrijnë mesatarisht në 904 milionë dollarë në vit (10 vjecari i fundit), rreth 6% të PBB-së nominale. Këto tregues nënvizojnë nevojën për reformuar kryekëput operacionet qeveritare.

Për këtë arsye është e nevojshme përafrimi i standarteve dhe praktikave më të mira për të bërin biznes e investimet e huaja të BE për të rikthyer tregun dhe konkurueshmërinë.

Pastrimi i parave në Shqipëri është ngushtësisht i lidhur me skema komplekse që përdoren nga kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar për të maskuar origjinën e fondeve të paligjshme. Këto skema përfshijnë shpesh një rrjet të ndërlikuar transaksionesh financiare, duke përfshirë përdorimin e kompanive fantazmë, llogarive offshore dhe kontratave të falsifikuara, për të zhvendosur dhe fshehur përfitimet e paligjshme. Sektorët më të ndjeshëm ndaj pastrimit të parave janë pasuritë e patundshme dhe turizmi, ku shpesh integrohen të ardhurat e paligjshme në ekonominë formale. Midis viteve 2017 dhe 2019, rreth 60% e firmave të ndërtimit në Tiranë nuk mund të justifikonin burimet e tyre financiare, me një vlerë të vlerësuar prej 1.6 miliardë euro të pastruara përmes sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe.

Sektori i pasurive të patundshme në Shqipëri arriti një nivel rekord të transaksioneve në vitin 2023, me gjithsej 137 miliardë lekë (rreth 1.3 miliardë euro), nxitur nga një bum ndërtimi, veçanërisht në Tiranë. Ky sektor, së bashku me ndërtimin, kontribuoi ndjeshëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke përbërë gati 50% të normës së rritjes prej 3.44%. Megjithatë, shqetësimet për pastrimin e parave janë rritur, pasi disa transaksione përfshijnë fonde të paligjshme, duke kontribuar në një rritje prej 41% të çmimeve të pasurive të patundshme në Tiranë nga viti 2021 deri në 2023.

6. Nxitja e një klime politike pa sulme ndaj opozitës është thelbësore për një demokraci funksionale. Gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të sigurohet trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i të gjitha forcave politike. Kjo përfshin garantimin e proceseve transparente dhe të drejta për të gjithë liderët politikë dhe zyrtarët lokalë, duke forcuar kështu institucionet demokratike.

7. Për të siguruar një sistem drejtësie efikas dhe të drejtë, është e nevojshme të adresojmë sfidat aktuale. Qytetarët përballen me pritje të gjata për vendime gjyqësore, me një mesatare prej 14.6 vitesh për çështjet civile dhe 10 vitesh për ato penale. Masa duhet të merren për të reduktuar stokun prej 139,000 dosjesh dhe për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, duhet siguruar që prokuroria speciale dhe institucionet e tjera të drejtësisë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke trajtuar efektivisht çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar pa ndikime politike apo formulave me komisione speciale që ngrihen për propagandë por funksionin e kanë gjetiu.

Ne nuk mund të kemi një Shqipëri perëndimore dhe një proces integrimi me në qendër qytetarët kur mungon demokracia, sundimi i ligjit, reformat në shtetin ligjor dhe mbrojtje politike ndaj anëtarëve të mazhorancës, ndërsa goditet politikisht opozita duke e sulmuar dhe eklipsuar padrejtësisht dhe pandershmërisht atë.
Prandaj më lejoni të përshëndes Presidenten e Komisionit Europian, Komisionerin veçanërisht Parlamentin Europian e kryetare e Komisionit të çështjeve të Jashtme (të cilët janë të gjithë të EPP) që kanë qëndruar atje në mbështetje jo të qeverisë, por të Shqipërisë e shqiptarëve.

komisionet parlamentare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje