Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndodhej sot në Korçë me rastin e festë kombëtare greke. • Dule gjatë një komunikimi me gazetarët ka folur edhe për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe arrestimin e Jorgo Goros ku tha se Himara ka nevojë për shqyrtim në çështjen e pronave dhe ata që kanë përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërsa shtoi se në çdo çështje të dënoncuar të këtij lloji, përgjegjës është kryeministri Edi Rama. • Ai gjithashtu tha se Fredi Beleri, duhet sa më parë të kryejë betimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë. • Nga ana tjetër, Këshilltarët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në bashkinë e Himarës përmes një deklarate për shtyp kanë komentur ngjarjet politike të ndodhura javët e fundit pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit. • Sipas deklaratës, ideja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar ish-deputetin socialist, Vangjel Tavon, si kryetar të Bashkisë Himarë, u dëgjua për herë të parë në Krishtlindjet e vitit 2023, por që u refuzuar nga vetë Tavo. • Këshilltarët ngrenë disa pyetje lidhur me dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe arrestimin e Jorgo Goros, i cili drejtoi për 10 muaj bashkinë pas humbjes së tij. • Ata shprehen se deri në lirimin dhe betimin e Fredi Belerit, në krye të bashkisë duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë të kualicionit fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023.
3 artikuj për këtë temë.
HIMARË- Këshilltarët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në bashkinë e Himarës përmes një deklarate për shtyp kanë ngjarjeve ngjarjet politike të ndodhura javët e fundit pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit. Sipas deklaratës, ideja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar ish-deputetin socialist, Vangjel Tavon, si kryetar të Bashkisë Himarë, u dëgjua për herë të parë në Krishtlindjet e vitit 2023, por që u refuzuar nga Tavo vetë.
Këshilltarët ngrenë disa pyetje lidhur me dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe arrestimin e Jorgo Goros, i cili drejtoi për 10 muaj bashkinë pas humbjes së tij. Ata shprehen se deri në lirimin dhe betimin e Fredi Belerit, në krye të bashkisë duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë të kualicionit fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023.
"Ne Himariotët duam si kryetar bashkie njeriun që ne votuam dhe jo atë që i pëlqen Ramës.", thuhet në deklaratë
DEKLARATA E PLOTË:
Gjithçka ka shpjegimin e vet!
Ideja e Ramës për të emëruar ish-deputetin socialist me origjinë nga Dropulli, Vangjel Tavon, si kryetar të Bashkisë Himarë, u dëgjua për herë të parë në Krishtlindjet e vitit 2023. Vangjel Tavo, për nder të tij, e mohoi këtë gjë në atë kohë. Gjithsesi, rezulton se në Shqipëri asgjë nuk është e rastësishtme. Në 3 javët e fundit ka ndodhur si më poshtë:
5 Mars 2024: Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, u dënua në shkallë të parë në një proces gjyqësor pa prova.
14 Mars 2024: Prefekti i Vlorës u zëvendësua papritur nga Vangjel Tavo.
21 mars 2024: Gjykata Kushtetuese legalizoi paraburgimin e Belerit.
23 Mars 2024: Arrestohet i përzgjedhuri i Ramës dhe humbësi i zgjedhjeve vendore, Gjergji Goro, i cili vazhdoi të drejtojë Himarën për 10 muaj pas humbjes së tij.
Shtrohen pyetjet:
- Përse Rama e emëroi Tavon Prefekt nëntë ditë para se Goro të arrestohej? A ishte për t'ia kaluar atij administratën e bashkisë së Himarës pas paraburgimit të Goros? Mos ndoshta për ta caktuar si kandidat për zgjedhjet e pritshme vendore pas dënimit përfundimtar të kryebashkiakut Beleri?
- Përse prokuroria e SPAK priti kaq muaj për të arrestuar Goron? Mos ndoshta priti të përfundonte gjyqi në Gjykatën Kushtetuese?
- Përse prokuroria e SPAK nuk arrestoi edhe Artan Gaçin, bashkëshortin e ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në favor të të cilit u krye falsifikimi për të cilin akuzohet Goro?
- Përse nuk arrestoi prokuroria e SPAK-ut edhe ata që i dhanë Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Xhaçka, statusin e investitorit strategjik për një pasuri të fituar me falsifikim?
Pas këtyre zhvillimeve, a besoni ende në pavarësinë e SPAK-ut dhe të drejtësisë në përgjithësi?
Nga momenti që z. Rama e ka vendosur përfundimisht të shkelë ligjet dhe Kushtetutën e vendit duke mos lejuar kryetarin e zgjedhur të betohet, dëshirojmë t’i kujtojmë se më 22 dhjetor 2023, deklaroi se do të ndiqte “praktikat më të mira europiane” për bashkinë e Himarës. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Kushdo që merr drejtimin e përkohshëm të bashkisë Himarë deri në lirimin dhe betimin e Fredi Belerit, duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë të kualicionit fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023. Nuk mund të jetë dikush pa lidhje me votën e popullit të Himarës dhe aq më tepër nuk mund të jetë nga një zonë tjetër jashtë bashkisë së Himarës. Ne Himariotët duam si kryetar bashkie njeriun që ne votuam dhe jo atë që i pëlqen Ramës.
Himarë 24.03.2024
KORÇË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndodhet në Korçë me rastin e festë kombëtare greke. Dule gjatë një komunikimi me gazetarët ka folur edhe për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe arrestimin e Jorgo Goros.
Dule tha se Himara ka nevojë për çështjen e pronave dhe ata që kanë përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërsa shtoi se në çdo çështje të dënoncuar të këtij lloji, përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Ai gjithashtu tha se Fredi Beleri, duhet sa më parë të kryejë betimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë.
"Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do bëhen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Bejleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kohë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike. Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund.", tha Dule.
Pyetje: Zoti Goro është arrestuar pas denoncimit nga kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri. A janë kët akuza politike sipas jush?
Dule: Asnjë arrestim nuk mund të na sugjestionojë të fokusohemi te pjesa. Jemi të përqendruar dhe vetëdijshëm se tjetërkund fle lepuri. Është Edi Rama ai që mban përgjegjësinë ekskluzive për kasaphanën me pronat në zonën e Himarës.
Pyetje: Kathimerini ka thënë paradisa ditësh se zoti Rama po përgatit për kryetar bashkie në Himarë zotin Vangjel Tavo, të cilin pak ditë më parë e emëroi prefekt të Vlorës. Si e komentoni këtë?
Dule: Nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që zoti Rama po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që të sugjestionojë qytetarët, forcat politike që ia dinë planet diabolike të tij me pronat në Himarë.
Pyetje: Mendoni që arrestimi Goros po bëhet që Rama të qetësojë Brukselin dhe Athinën?
Dule: Nuk mund të qetësohet askush, pa i shkuar të drejtës deri në fund. Është tërësisht në drejtimin e gabuar zoti Rama nëse mendon se mund të krijojë iluzione dhe të fshihet pas gishtit të tij në lidhje me përgjegjësitë e çështjeve të pronave në bregun e Jonit.
HIMARË- Kallëzimi penal i kryer në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri kundër rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, i cili vijonte të ushtronte detyrën, zbuloi bashkëpunimin e këtij të fundit me persona të tjerë për kalimin me anë të dokumenteve të falsifikuara të sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private – që në përfundim kanë kaluar në zotërim të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një komleksi turistik në Himarë, me vlerë 5.5 milionë euro.
Beleri pretendoi në kallëzimin e tij se Goro kishte tjetërsuar në favor të privatëve një pronë që pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.
Ndërkohë që Goro dhe katër persona të tjerë janë ndaluar për këto afera, SPAK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN, nëse është marrw nën hetim edhe Gaçi. Po ashtu, investitori strategjik, Artan Gaçi nuk iu përgjgij deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment që BIRN i drejtoi lidhur me këto rrethana të bëra me dije nga SPAK.
Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili doli humbës në zgjedhjet e fundit vendore, i ndaluar në shtunën më 23 mars për “Shpërdorim detyre”, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se në dy episode të ndryshme, në kundërshtim me ligjin ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private.
“Ky shtetas(Jorgo Goro), në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, citohet në njoftimin që SPAK shpërndau të shtunën.
Sipas prokurorisë, ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. SPAK shpjegoi se aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar me vendim gjykate.
Në epsidoin tjetër Goro akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në këtë njësi vendore, shtetasin J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.
ish-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA.
Sipas SPAK, Jorgo ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë në total prej 10 mijë e 592 m2, të cilat janë kufitare.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë në kohën kur janë kryer këto transaksione, Bilbil Aliaj dhe juristi i këtij institucioni, V.Gj. akuzohen se , me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentet hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M. dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. “Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara”, citohet në njoftim dhe sqarohet se zyrtarët e kadastrës akuzohen për “shpërdorim detyre”.
SPAK ka proceduar për falsikim të dokumenteve, të vulave, stampave ose formularëve shteasin S.M., i cili akuzohet se ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të trashëgimlënësit të tokës shtet të ndodhur në Dhërmi, me sipërfaqe 5512 m2.
“Pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M”, thuhet në njoftim.
Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Jorgo Goros dhe përfituesit të tokës, shtetasit S.M.. Për tre zyrtarët e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg më 5 mars.
Sipas të dhënave të publikuara në Qendër Kombëtare të Biznesit, QKB për objektin e investimit “Dremades Lxury Suites”, të përbërë nga një hotel me pesë yje, i nivelit të lartë, që do të ketë kapacitet prej 106 suitash, shënohet se projekti zë një sipërfaqe prej 10 mijë e 592 m2 – sipërfaqe e njëjtë me atë të shënuar në njoftimin e SPAK për tokën e zotëruar nga shoqëria e Gaçit.
Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management' i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.
Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.
Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.
Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve./BIRN