LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon politika! Berisha: Po shembet piramida e krimit falë opozitës! Këlliçi: U prangos me urdhër të Ramës! Kryemadhi: Lista e arrestimeve vazhdon!

• Krybashkiaku, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e kësaj të hëne në Bashkinë e Tiranës. • Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. • Pas arrestimit të tij kanë ardhur dhe reagimet e para të politikës në vend. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar shkurtimisht se falë opozitës është bërë i mundur arrestimi i Veliajt. •Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi thotë se kryeminisitri Edi Rama në panik, prangos Veliaj për të sfumuar lajmin e ardhjes së udhëheqësit të fushatës së Trump në PD. • Këlliçi thotë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri. •Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se arrestimi i Veliajt është me regji. •Ai thotë se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike i kanë denoncuar disa herë aferat që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës me në krye Veliajn dhe arrestimi i tij 8 vite me vonëse është një provë e hapur se sistemi i drejtësisë në vend funksionon me regji.• Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut Veliaj është një uragan që sot i ka marrë para të gjithë. •Sipas saj pas Veliajt lista e arrestimeve vazhdon, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë edhe arrestime të tjera.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon Kryemadhi: Uragan që i ka marrë para të gjithë! Lista e arrestimeve vazhdon, radhën e ka Edi Rama

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon politika! Berisha: Po shembet piramida e
Monika Kryemadhi

TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një postim në rrjete sociale Kryemadhi shkruan se lista e arrestimeve vazhdon.

Kryemadhi ka ndarë një video të Ramës i cili ka hedhur batuta drejt Veliajt, ku deklaronte se “Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë, në një nga ato pemë do të varet”. Lidhur me këtë Kryemadhi thotë që shakaja sado e hidhur të jetë mbetet gjysma e të vërtetës.

Kryemadhi vijon se arrestimi i kryebashkiakut është një uragan që sot i ka marrë para të gjithë. Sipas saj pas Veliajt radhën për tu arrestuar e ka kryeministri Edi Rama. 

Postimi i Kryemadhit:

Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote’

1 VITE ME PARE

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Blushi: Provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”!

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon politika! Berisha: Po shembet piramida e
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reguar pas arrestimit të Kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një deklaratë për shtyp Blushi thotë se arrestimi i Veliajt është me regji.

Teksa liston një sërë akuzash dhe veprash penale për të cilat sipas tij Veliaj është përgjegjës, Blushi thotë se kryebashkiaku duhet të ishte prej vitesh në burg duke vuajtur dënimin. Blushi përmend aferën "5D", Inceneratorin e Tiranës, dhe shprehet se Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai thotë se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike i kanë denoncuar disa herë aferat që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës me në krye Veliajn dhe arrestimi i tij 8 vite me vonëse është një provë e hapur se sistemi i drejtësisë në vend funksionon me regji.

Reagimi i Blushit:

Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama, që teksa u kujdes maksimalisht të ruante sot imazhin e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në anën tjetër rrëmbeu rreth 4 muaj e gjysëm më parë, në mënyrë të paligjshme dhe banditeske, me horra të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi dhe me makina private, në mes të rrugës ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot vijon të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale.

Arrestimi me regji i Erion Veliaj nga struktura kriminale SPAK, që komandohet drejtpërdrejt nga kreu i Ramaformës, Alias Nesti Angoni, pikërisht në ditën kur në Tiranë, udhëheqësi i fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita, e cilësoi Edi Ramën si kukull të Xhorxh Sorosit, nuk është gjë tjetër veçse një provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”, pikërisht nga “Afërmendshi” Altin Dumani i dekoruar personalisht nga Xhorxh Soros si Kampion i Mbrojtjes në fakt të Korrupsionit në nivelet më të larta.

Përpjekja e dëshpëruar e Kreut të Organizatës, Edi Ramës apo “Prindit 1” për të krijuar imazhin e rremë të sundimit të ligjit në Narkoshtetin sorosist të instaluar prej tij, duke shitur “Prindin 2” Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale për aferat e tmerrshme korruptive të kryera në bashkëpunim në Bashkinë e Tiranës, siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj.

Erion Veliaj, i cili është denoncuar së pari nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe është prangosur prej kohësh nga Partia e Lirisë në sallën e Këshillit Bashkiak, duhet të ishte prej vitesh duke vuajtur dënimin për vjedhjet skizofrenike dhe të përbindshme, si dhe për krimet e shëmtuara dhe shumë të rënda që ka konsumuar në krye të Bashkisë së Tiranës, qysh ditën kur u bë publike firma e tij e paligjshme që I hapi rrugën inceneratorit fantazme të Tiranës.
Akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse amnistim nga veprat e rënda penale për të cilat ai do duhet të përgjigjet deri më një.

Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit fantazëm të Tiranës, përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, mbi gjakun e të cilit ndërtoi edhe pasurinë e tij marramendëse të paligjshme, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit, duke future .

Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vite qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndrtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
Erion Veliaj është kreu i organizatës kriminale 5 D, që zhvaste taksat e qytetarëve të Tiranës.
Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

Erion Veliaj është arkitekti dhe përfituesi kryesor i grabitjes me dhunë dhe terror të pronave të ligjshme të qytetarëve të Tiranës, urdhëruesi i shembjeve së qindra banesave me ekspertizë të manipuluar, duke lënë në qiell të hapur mijëra familje.
Erion Veliaj është shkatërruesit i trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës, i Teatrit Kombëtar dhe shumë simboleve të kryqytetit që nën drejtimin e tij u bënë pluhur e hi për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave të drogës.
Erion Veliaj është ortaku i Ndraghetas, që e ktheu Tiranën në lavatriçen gjigande të pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Erion Veliaj është shkatërruesi më i madh i gjelbërimit dhe mjedisit në Tiranë, që e shndërroi kryeqytetin në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën të mitur e të moshuar për shkak të sëmundjeve në mushkëri që prodhon ajri i ndotur.
Partia e Lirisë që denoncoi e para, me qindra dokumente dhe me prova aferën e përbindshme të inceneratorëve ku është përfshirë kokë e këmbë Erjon Veliaj, falenderon të gjithë ata që iu bashkuan aksionit të saj politik dhe opozitar për shembjen e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kryeqytet.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të qënë në ballë të betejës për shkatërrimin përfundimtar të Narkoshtetit dhe shkurtimit të ditëve të mbetura këtij regjimi kriminal, mizor, kleptokrat e përjashtues që ndërtoi Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, orët e të cilët po numërohen mbrapsht.
Shashka me arrestimin e Erion Velisë nuk mund të gënjejë askënd për sundimin e ligjit në Narkoshtetin sorosist të Edi Ramës.

Pas hekurave duhet të jetë një orë e më parë Kreu i Organizatës, Edi Rama, shefi i “Afërmendshit” Altin Dumani, që sot kreu veçse një porosi politike, në përpjekje të dëshpëruar për të pastruar fytyrën e tij dhe të shefit të tij, por që do të marrin përgjigjen më të hidhur nga shqiptarët në 11 Maj.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës/ Këlliçi: Rama në panik, prangos Veliaj për të sfumuar lajmin e ardhjes së udhëheqësit të fushatës së Trump në PD

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon politika! Berisha: Po shembet piramida e
Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Këlliçi thotë se kryeminisitri Edi Rama në panik, prangos Veliaj për të sfumuar lajmin e ardhjes së udhëheqësit të fushatës së Trump në PD.

Ai shton se LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Këlliçi tha se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri. 

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë! Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur! Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë. Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.

Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës. Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri. Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës. Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë.

I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund. Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Erion Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit falë opozitës

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon politika! Berisha: Po shembet piramida e
velia, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një video të siguauar nga Dosja.al, Berisha ka theksuar shkurtimisht se falë opozitës është bërë i mundur arrestimi i Veliajt.  

“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, është shprehur shkurtimisht Berisha.

 

arrestohet erion veliaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje