LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arratisen dy të arrestuar në Elbasan/ Kapet pas disa minutash 29-vjeçari, në kërkim personi tjetër, policia: Në pranga për vjedhje! U larguan me vrap pasi zbritën nga makina e shërbimit

• Dy të arrestuar ditën e sotme kanë arritur të largohen nga "duart" e policëve në Elbasan. • Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia. • Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se mesditën e sotme vuri në pranga një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar për vjedhje. • Dy të arrestuarit mësohet se janë vënë në pranga pasi kanë grabitur me dhunë një tabakino. • Policia bën me dije se dy të arrestuarit pasi i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave, ata kanë mundur të largohen me vrap. • Më tej bëhet me dije se pas ngjarjes është bërë e mundur kapja e 29-vjeçarit ndërsa janë në kërkim të 33-vjeçarit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Arratisja e dy të arrestuarve në Elbasan, reagon policia: U larguan me vrap pasi zbritën nga makina e shërbimit!

Arratisen dy të arrestuar në Elbasan/ Kapet pas disa minutash
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy të arrestuar kanë arritur të arratisen nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia. Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se mesditën e sotme vuri në pranga një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar për vjedhje. 

Policia bën me dije se dy të arrestuarit pasi i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave ku më pas ata kanë mundur të largohen me vrap. Më tej bëhet me dije se pas ngjarjes është bërë e mundur kapja e 29-vjeçarit ndërsa janë në kërkim të 33-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

1 VITE ME PARE

Godina e Drejtorisë së Policisë po riparohet, a i favorizoi rikostruksioni dy të arratisurit në Elbasan?

Arratisen dy të arrestuar në Elbasan/ Kapet pas disa minutash
Foto

ELBASAN- Dy të arrestuar ditën e sotme kanë arritur të largohen nga "duart" e policëve në Elbasan. Të arrestuarit arritën të arratiseshin nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit pas disa orësh që ishin vënë në pranga për vjedhjen e një tabakinoje. Disa minuta pas arratisjes është bërë ë mundur kapja e njërit prej tyre ndërsa tjetri është ende në arrati.

Ndërkohë raportohet se godina e Drejtoria e Policisë së Elbasanit po rikostruktohet nga kompania e Bujar Shegës, person i cili rezulton në Dosjen e Elbasanit. Duke qenë se godina është duke u rikontruktuar dy të arrestuarit mund të kenë përfituar nga punimet e papërfunduara dhe "dyert e dobëta" në godinë dhe kanë arritur të largohen. Nuk është e sigurt nëse ata kanë përfituar nga rikontruksioni por patjetër lind pyetja a i favorizoi rikostruksioni ata?

Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” pas operacionit të SPAK në Elbasan në nëntor të këtij viti. Biznesmenit iu vunë prangat në Milano të Italisë. Shega, administrator i dy kompanive "Viola Green" dhe "Wonder Green", dyshohet se pastronte para për grupet kriminale. Sipas raportimeve, kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë. Shega, është i njohur për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.

Nga një investigim i"Ina Media" është zbuluar lidhja e Bujar Shegës me një tjetër biznesmen të njohur në Elbasan, Nazif Bajrami, i hetuar për lidhje me trafikun e drogës. Investigimi zbuloi një tender të dyshimtë të kompanisë “Bajrami SHPK”, me pronar Nazif Bajramin, që kishte lidhje me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”. Për këtë tender ka të dhëna se është kërcënuar administratori. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike”, me fond limit 738 milionë lekë, të zhvilluar më 31 janar 2024. Administratori i universitetit është kërcënuar nga Bujar (Marsel) Shega, që tenderi të fitohej nga miku i tij, Bajrami.

1 VITE ME PARE

U arratisën nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, kapet një prej të arratisurve, personi tjetër në kërkim

Arratisen dy të arrestuar në Elbasan/ Kapet pas disa minutash
Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arratisjen e dy të arrestuarve në Elbasan. Dy të arrestuarit mësohet se janë vënë në pranga pasi kanë grabitur me dhunë një tabakino.

Gjithashtu raportohet se njëri prej të arratisurve është kapur nga policia ndërsa personi tjetër është në arrati. Weblajm raportoi se dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh. Mësohet se ka 30 minuta që dy të arrestuarit janë arratisur. 

Policia është vënë në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tyre. Dosja.al ka kontaktuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

1 VITE ME PARE

Ishin vënë pranga para disa orësh, arratisen dy të arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Arratisen dy të arrestuar në Elbasan/ Kapet pas disa minutash
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy të arrestuar janë arratisur ditën e sotme nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Weblajm raporton se dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh. Mësohet se ka 30 minuta që dy të arrestuarit janë arratisur. 

Policia është vënë në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tyre. Dosja.al ka kontaktuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

arratisen dy te arrestuar ne elbasan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen