Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. • Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij nga shkalla e parë e GJKKO-së. • Veliaj kishte kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, gjë që u hodh poshtë nga Apeli për shkak të provave të reja që SPAK ka dorëzuar në seancën gjyqësore. • Avokati i Veliajt, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Veliajt. • Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku Veliaj u la në burg, Haxhia ka deklaruar se kjo masë është absurde. • Bashkë me Veliajn, masat e sigurisë kanë mbetur të pandryshuara dhe për biznesmenet e tjerë nën akuzë, përveç biznesmenit Elban Abule, i cili nga masa e sigurisë 'arrest me burg', është caktuar 'arrest shtëpie'. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la nën masën e sigurisë "arrest në burg". • Veliaj thotë se vendimi i sotëm nuk është ai që donte. Ai shton se do të donte ta kishte fituar këtë betejë dhe të kishte përqafuar të birin për të cilin thotë se e ka marrë malli. • Veliaj thotë se i ngritën edhe një kurth, duke i vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e tij i kthyen në një dosje të re. Ai thotë po ashtu se avokati amerikan, që i siguroi vëllai, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi e dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. • Kryebashkiaku i arrestuar thotë se i ka shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por i duket sikur ka hedhur në det një letër në shishe. • Veliaj thekson se ky nuk është fundi dhe se luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëjë deri në fund.
4 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la nën masën e sigurisë "arrest në burg". Veliaj thotë se vendimi i sotëm nuk është ai që donte. Ai shton se do të donte ta kishte fituar këtë betejë dhe të kishte përqafuar të birin për të cilin thotë se e ka marrë malli.
Veliaj thotë se i ngritën edhe një kurth, duke i vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e tij i kthyen në një dosje të re. Ai thotë po ashtu se avokati amerikan, që i siguroi vëllai, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi e dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”.
Kryebashkiaku i arrestuar thotë se i ka shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por i duket sikur ka hedhur në det një letër në shishe. Veliaj thekson se ky nuk është fundi dhe se luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëjë deri në fund.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq e dashamirës,
Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi. Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli!
Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re! E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit.
A ka diku dikush që duhet të dëgjojë e të shohë se çfarë lebetie është e gjithë kjo?! Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dalë.
Sidoqoftë, ky nuk është fundi dhe s’ka se si të jetë! Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve.
Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore. Faleminderit për çdo mesazh inkurajues e për çdo mbështetje zemre. Ju përqafoj të gjithëve!
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Veliajt. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku Veliaj u la në burg, Haxhia ka deklaruar se kjo masë është absurde. Duke folur për mediat, Haxhia ka theksuar se nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë.
"Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm. Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë” u shpreh Maks Haxhia.
Në deklaratën e tij, Maks Haxhia ka nxjerrë blof mediat pranë Veliajt, të cilat thanë se Joshua Roberts do të jetë avokat i Veliajt.
“Nuk mund të jetë avokat se nuk e lejon ligji shqiptar”, tha Haxhia.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën "detyrim paraqitje" për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u la sërish në burg. Ai kërkoi lirinë nga qelia kundrejt garancisë pasurore.

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Veliaj kishte kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.